Sotir Capo
Sotir Capo | |
Lindi më: | 10 qershor 1934 |
Lindi në: | Tiranë |
Vdiq më: | 3 Mars 2012 |
Vdiq në: | Filadelfia SHBA |
Kombësia: | shqiptar |
Profesioni: | piktor |
Sotir Capo (10 qershor 1934-3 Mars 2012) është një piktor shqiptar me titullin "Artist i Merituar",
Sotir Capo u lind në qytetin e Beratit në 10 qershor 1934 në lagjen e Përroit. I ati i tij Thoma Capo punonte si ekonomist në bashkinë e Beratit, dhe për një periudhe ka qënë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë së Urës Vajgurore dhe e ëma Eleni Gjini ka qënë shtëpiake.
Fillimet e mësimeve në vizatim i mori ne shkollën shtatëvjeçare “7 nëntori” (sot Mangalem) nga mësuesi i vizatimit artisti Dhimitër Çani dhe me pas në kursin e pikturës në Shtepinë e Kultures nga artisti shkodran Vladimir Jani. Capo ashtu si edhe shokët e tij të fëmijërisë si Llazar Myzeqari, Grigor Ikonomi, Yzedin Shelegu kanë pasur për mësues vizatimi dy mjeshtrit e arsimuar në perëndim Dhimitër Çani dhe Vladimir Jani. Nëvitet 1949 – 1953 ai kreu Liceun Artistik. “Jordan Misja” në Tiranë në atelierin e pikturës nën drejtimin e Artisteve të Popullit Sadik Kaçeli, Nexhmedin Zajmi dhe Abdurrahim Buza.
Në vitin 1953 mbaroi Shkollën e Mesme Artistike "Jordan Misja". Nga viti 1953 deri në vitin 1960 punoi si piktor në gazetat "Rinia" dhe "Pionieri", si skenograf në Teatrin Popullor dhe më vonë në Pallatin e Kulturës në Berat.
Në vitin 1961 filloj studimet e larta ne Institutin e Lartet ë Arteve në Tiranë dhe i perfundoi në vitin 1965.
Pas studimeve ai punoi në Berat në Pallatin e Kulturës si skenograf si dhe mësues vizatimi në shkollat tetëvjecare të Beratit. Në vitet 80 punoi si mësues i pikturës në Shkollën Artistike “Ajet Xhindole” deri në vitin 1989 ku doli edhe në pension. Që prej vitit 1996 ai jetoi me familjen e tij në Filadelfia, Pennsylvania, SHBA.
Sotir Capo është shquar si një nga portretistët më të njohur të Shqipërisë. Ai ka punuar portrete të figurave të shquara kombëtare, gjithashtu punime të tijat janë zgjedhur dhe pozojnë edhe sot e kësaj dite në ambiente dhe institucione të rëndësishme të Shqipërisë (Si shembuj mund të marrim: Presidencën, salla të ndryshme mbledhjesh, zyra të ndryshme etj.)
Pikturat e tij janë vlerësuar nga kritikë të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Për 40 vjet ai udhëhoqi jetën e arteve pamore në Berat si dhe një nga më aktivët në rang kombëtar. Në vitin 1979 merr titullin e lartë ARTIST I MERITUAR.
Vdiq më 3 Mars 2012 në Filadelfia.