Sotir Gjika
Sotir Gjika (Shtikë, 1889 - Verona, 1927) ka qenë gazetar dhe botues shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi më 10 tetor 1889 në fshatin Shtikë të kazasë së Kolonjës, dhe u rrit nga e ëma Lena pasi ngeli jetim herët.[1] Karrierën si gazetar e nisi në moshë fare të re, që kur ishte 22-vjeç, duke publikuar shkrimet e tij fillimisht tek “Dielli” (Boston, SHBA) më 1911, e për të vijuar me shpërnguljen e tij në Milano (Itali), në të përditshmen e Barit “Corriere delle Puglie” për të vijuar tek “Atdheu” (1912-1914), (Kostancë, Rumani), më tej tek “Përlindja e Shqipëniës”, (Vlorë), tek “Liri e Shqipërisë” (1911-1915), (Sofje, Bullgari), me të cilën bashkëpunoi për rreth dy vjet e gjysëm, për të vijuar me “Kuvendi”, (Romë), “Agimi”, “Shqiptari i Amerikës”, (Korçë) dhe në fund në “La Gazzetta di Puglia”. U nda nga jeta në moshën 38 vjeçare, në një spital në Verona nga një sëmundje e pashërueshme më 12 prill 1927.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Eugjen Merlika (6 shtator 2008). "Përtej mjegullës së historisë". zemrashqiptare.net. Marrë më 2 mars 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)