Xhelal Koprëncka: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 12: Rreshti 12:
|Nacion = [[Shqiptar]]
|Nacion = [[Shqiptar]]
|}}
|}}
'''Xhelal bej Koprencka''' ([[Koprencka|Koprenckë]], [[1876]] - Dëllinjë, [[21 tetor]] [[1919]]) ka qenë ushtarak akademist shqiptar i [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], pjesëmarrës në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] dhe [[Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë|firmëtar i shpalljes së pavarësisë]].<ref name=":0">{{Cite web|url=https://www.corovodaonline.com/2017/10/saga-e-bejlereve-te-koprenckes-2-kush.html|title=Saga e bejlerëve të Koprenckës (2)|language=sq|date=6 tetor 2017|website=corovodaonline.com|author=Fatjon Kaloçi}}</ref>
'''Xhelal bej Koprëncka''' ([[Koprencka|Koprenckë]], [[1876]] - Dëllinjë, [[21 tetor]] [[1919]]) ka qenë ushtarak akademist shqiptar i [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], pjesëmarrës në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] dhe [[Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë|firmëtar i shpalljes së pavarësisë]].<ref name=":0">{{Cite web|url=https://www.corovodaonline.com/2017/10/saga-e-bejlereve-te-koprenckes-2-kush.html|title=Saga e bejlerëve të Koprenckës (2)|language=sq|date=6 tetor 2017|website=corovodaonline.com|author=Fatjon Kaloçi}}</ref> I cilësuar si reaksionar nga historiografia komuniste, duke shtuar edhe pushkatimin e nipit që mbante [[Xhelal Koprëncka|emrin e tij]], emri i tij u fshi nga lista e nënshkruesve të pavarësisë.<ref>{{Cite web|url=http://www.gazetatema.net/2018/03/10/historia-e-panjohur-si-u-vra-firmetari-i-pavaresise-xhelal-koprencka-per-hakmarrje-dhe-fati-tragjik-i-pasardhesve-te-tij/|title=Historia e panjohur: si u vra firmëtari i pavarësisë Xhelal Koprëncka për hakmarrje dhe fati tragjik i pasardhësve të tij|author=Roland Qafoku|date=10 mars 2018|website=gazetatema.net|language=sq}}</ref>


== Biografia ==
== Biografia ==

Versioni i datës 10 shkurt 2021 19:05

Stampa:Biografia-Box Xhelal bej Koprëncka (Koprenckë, 1876 - Dëllinjë, 21 tetor 1919) ka qenë ushtarak akademist shqiptar i Perandorisë Osmane, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës dhe firmëtar i shpalljes së pavarësisë.[1] I cilësuar si reaksionar nga historiografia komuniste, duke shtuar edhe pushkatimin e nipit që mbante emrin e tij, emri i tij u fshi nga lista e nënshkruesve të pavarësisë.[2]

Biografia

U lind në Koprenckë të kazasë së Skraparit, i biri i Dalip bej Mançes dhe Dekos së Veli beut të Gostënckës. Nga kjo martesë lindën Xhelali, Hasani, Samiu dhe Abdyli. Xhelali mësimet fillore i mori në Korçë, më pas ndoqi "Robert College" në Stamboll dhe akademinë ushtarake po në kryeqytet. Pas përfundimit të akademisë, u caktua me shërbim në Selanik, ku u njoh me botuesin e Kalendarit Kombiar dhe Lirisë së Selanikut, Mid'hat Frashërin dhe merrte gjithashtu Rrufenë e Jani Vretos. Më 1911 u caktua komandant xhandarmërie në Janinë.[1]

Mori pjesë në kuvendin e mbajtur në Vlorë nga Ismail Qemali, ku nënshkroi deklaratën e pavarësisë. Më pas ndihu Mehmet pashë Derallën në organizimin e xhandarmërisë.[1]

Veprimtar i luftës për çlirim kombëtar, sidomos me një të afërm të tij, Ali Koprëncka. Të dy pjesë e komitetit të fshehtë “Për lirin’ e Shqipërisë”, ushtronin veprimtarinë e tyre patriotike në Korçë dhe Manastir, në klubin e shqiptarëve të atjeshëm. U kujdes për shkollën shqipe të Korçës, atë të vashave dhe djemve. Anëtar i shoqërive patriotike jashtë vendit. Si delegat i Skraparit, merr pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmon dokumentin e independencës me siglën “Xhelal Ko”. Më 1918 mori pjesë në Kongresin e Durrësit., si delegat nga Skrapari. I ndjekur nga elementë antikombëtarë, Koprëncka u vra pabesisht në vitin 1919.

Referime

  1. ^ a b c Fatjon Kaloçi (6 tetor 2017). "Saga e bejlerëve të Koprenckës (2)". corovodaonline.com.
  2. ^ Roland Qafoku (10 mars 2018). "Historia e panjohur: si u vra firmëtari i pavarësisë Xhelal Koprëncka për hakmarrje dhe fati tragjik i pasardhësve të tij". gazetatema.net.