Arkitektura post moderne: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary |
SieBot (diskuto | kontribute) v roboti ndryshoj: he:אדריכלות פוסט-מודרנית |
||
Rreshti 32: | Rreshti 32: | ||
[[fy:Postmodernisme (arsjitektuer)]] |
[[fy:Postmodernisme (arsjitektuer)]] |
||
[[gl:Arquitectura posmoderna]] |
[[gl:Arquitectura posmoderna]] |
||
[[he:אדריכלות פוסט |
[[he:אדריכלות פוסט-מודרנית]] |
||
[[it:Architettura postmoderna]] |
[[it:Architettura postmoderna]] |
||
[[ja:ポストモダン建築]] |
[[ja:ポストモダン建築]] |
Versioni i datës 25 shkurt 2010 17:26
Nga mesi i viteve gjashtëdhjetë të shek. XX e më tej, arkitektët dhe kritikët e artit, pasardhës të stilit modern, zhvilluan tendenca, për të cilat nuk u gjet emërtim më i mirë sesa Arkitektura Postmoderne. Pavarësisht se Postmodernizmi nuk është një lëvizje kohezive, e themeluar prej një aksiome apo parimi të ndryshëm prej atij të stilit paraardhës, siç ndodhi me Arkitekturën Moderne, mund të thuhet se vetia e përbashkët e postmodernistëve është vlerësimi i individualitetit, madje shpeshherë dhe humorit apo ironisë në veprat e tyre.
Në kohët e sotme, brenda stilit postmodern veprojnë:
- Arkitektura Neo-Tradicionaliste, me përfaqësues si Michael Grave, Charles Moore, etj
- Stili Ndërkombëtar, me përfaqësues si Norman Foster, Renzo Piano, Ming Pei, etj.
- Arkitektura Organike me përfaqësues si Santiago Calatrava, Friedensreich Hundertwasser, etj.
- Dekonstruktivizmi me përfaqësues si Frank O. Gehry, Daniel Libeskind, Peter Eisenman, etj.
Një tendencë e përgjithshme në vitet e fundit është ruajtja e vlerave natyrore ose ekologjike, që merr parasysh zvogëlimin e parametrave të smogut dhe trafikut, p.sh. duke përdorur elemente natyrale, si parcela toke e pemësh si elemente të brendshme të ndërtesave dhe komplekseve ndërtimore. Arkitektura e sotme i kushton rëndësi të madhe cilësisë, estetikës, krijimit të ndërtesave mbrojtëse, që e bëjnë më tërheqëse dhe më të dobishme ndërtesën. Gjithashtu, në metropolet e mëdha, mungesa e hapësirave, kostoja shumë e lartë e tokës, shndërrimi i qyteteve në qytete të industrializuara dhe qendra shërbimi kanë bërë që të shfrytëzohet një tjetër mundësi: ripërshtatja e sipërfaqeve të mëdha industriale të lëna në harresë.
Vepra të përmendura të arkitekturës postmoderne
-
Llixha, Bad Blumau, Austri, nga Friedensreich Hundertwasser