Sateliti natyror: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.5.63 (diskutimet) në versionin e fundit nga Xqbot.
No edit summary
Rreshti 89: Rreshti 89:
[[zh-classical:衛星]]
[[zh-classical:衛星]]
[[zh-yue:衞星]]
[[zh-yue:衞星]]


Satelitët artificialë
Nje satelit është një objekt që është vendosur në hapësirë nga njerëzit. Këto objekte quhen satelite artificialë për ti dalluar nga satelitet natyralë si puna e hënës.
Sateliti i parë Sputnik u lëshua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1957. Që atehere janë lëshuar mijëra satelitë të tjerë rreth Tokës. Pak satelitë janë lëshuar drejt Hënës, Afërditës,Marsit,Jupiterit dhe Saturnit duke bërë që edhe këta të kenë satelitë artificialë.
Satelitët përdoren për disa qëllime. Shumica e tyre janë satelitë ushtarak për vëzhgime tokësore, satelitë komunikimi, satelitë navigimi, satelitët për parashikimet e motit dhe satelitë kërkimi. Stacione hapësinorë në orbita janë gjithashtu satelitë.

Versioni i datës 7 nëntor 2010 18:36

Sateliti natyror është trupi qiellor që rrotullohet rreth një planeti. Deri në vitin 1970 njiheshin vetëm 32 satelitë, sot numri i tyre është mbi 60.

Satelitët e planetëve të sistemit diellor

  • Toka ka vetëm një satelit natyror ajo është Hëna. Ajo nuk ka atmosferë dhe asnjë aktivitet tektonik. Ne diskun e hënës dallohen dy tipa sipërfaqesh : zonat e ndriçuara "kontinentet" qe janë zona me kratere te madhësive e thellësive te ndryshme dhe zonat e errëta, "detet" që janë zona te sheshta. Faqja e fshehur hënës është eksploruar me sonda hapësinore.
  • Marsi (planet) ka dy satelitë që quhen Fobos dhe Deimos. Janë shumë të vegjël dhe kanë formë të parregullt, gjenden shume afër Marsit, nuk kane atmosferë dhe asnjë aktivitet tektonik, kane ngjyrë shumë te errët.
  • Jupiteri ka 17 satelite, ndër më të mëdhenjtë janë katër, Io, Europe, Ganimed dhe Kalisto, zbuluar nga Galileu. Io është shumë aktiv nga pikëpamja tektonike, tetë vullkane janë ende aktive. Europa përkundrazi, është një satelit shumë i lëmuar. Ganimed është më i madhi nga satelitet e Jupiterit dhe dhe ka një reliev mjaft te pasur, kurse Kalisto ka një sipërfaqe te mbushur me kratere.
  • Saturni ka 18 satelite, ndër te cilët shquhen tre: Hiperioni, Zhapeti dhe Titani. Hiperioni i vogël me formë të çrregullt turbullohet në lëvizjen e tij nga satelitet e tjerë dhe kryen lëvizje kaotike. Është i vetmi satelit i sistemit diellor qe mund t'ia ktheje te gjitha pamjet planetit te tij. Zhapeti shquhet për dy faqet e tij krejt te ndryshme, njëra sterrë e zezë, kurse tjetra e bardhë si dëbora. Ngjyra e zezë e njërës faqe vjen nga goditjet qe ka marrë nga copat e sateliteve tjerë të Saturnit. Titani është shumë i njohur për nga cilësitë e tij te përafërta me tokën : atmosferë azoti, trysni atmosferike gati sa e tokës, e cila përmban dhe molekula organike komplekse, gati për te dhëne forma jete, vetëm se temperatura është shumë e ulët -200 gradë C!
  • Urani (planet) ka 15 satelitë, ndër te cilët dallohet Miranda.
  • Neptuni ka tetë satelitë, veçohet Tritoni.


Satelitët artificialë Nje satelit është një objekt që është vendosur në hapësirë nga njerëzit. Këto objekte quhen satelite artificialë për ti dalluar nga satelitet natyralë si puna e hënës. Sateliti i parë Sputnik u lëshua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1957. Që atehere janë lëshuar mijëra satelitë të tjerë rreth Tokës. Pak satelitë janë lëshuar drejt Hënës, Afërditës,Marsit,Jupiterit dhe Saturnit duke bërë që edhe këta të kenë satelitë artificialë. Satelitët përdoren për disa qëllime. Shumica e tyre janë satelitë ushtarak për vëzhgime tokësore, satelitë komunikimi, satelitë navigimi, satelitët për parashikimet e motit dhe satelitë kërkimi. Stacione hapësinorë në orbita janë gjithashtu satelitë.