Sateliti natyror

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shumica e 178 sateliteve natyrale te njohur jan hëna të parregulta, ndërsa vetem 19 janë mjaft të mëdha për të qenë të rrumbullakët. Ganimedi, pasuar nga Titani, Kallisti, Io dhe Hëna e Tokës janë satelitet natyrale më te mëdha të Sistemit diellor.

Sateliti natyror është trupi qiellor që rrotullohet rreth një planeti. Sistemi diellor përmbanë gjashtë sisteme planetare satelitore me 178 satelite natyrale.[1][2]

Satelitët e planetëve të sistemit diellor[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Toka ka vetëm një satelit natyror ajo është Hëna. Ajo nuk ka atmosferë dhe asnjë aktivitet tektonik. Ne diskun e hënës dallohen dy tipa sipërfaqesh : zonat e ndriçuara "kontinentet" qe janë zona me kratere te madhësive e thellësive te ndryshme dhe zonat e errëta, "detet" që janë zona te sheshta pa uje. Mendohet që para se të ushtohej forca e gravitetit mbi Hënë ato kanë qenë të mbushura me ujë. Faqja e fshehur hënës është eksploruar me sonda hapësinore.
  • Marsi (planet) ka dy satelitë që quhen Fobos dhe Deimos. Janë shumë të vegjël dhe kanë formë të parregullt, gjenden shume afër Marsit, nuk kane atmosferë dhe asnjë aktivitet tektonik, kane ngjyrë shumë te errët.
  • Jupiteri ka 17 satelite, ndër më të mëdhenjtë janë katër, Io, Europe, Ganimed dhe Kalisto, zbuluar nga Galileu. Io është shumë aktiv nga pikëpamja tektonike, tetë vullkane janë ende aktive. Europa përkundrazi, është një satelit shumë i lëmuar. Ganimed është më i madhi nga satelitet e Jupiterit dhe dhe ka një reliev mjaft te pasur, kurse Kalisto ka një sipërfaqe te mbushur me kratere.
  • Saturni ka 18 satelite, ndër te cilët shquhen tre: Hiperioni, Zhapeti dhe Titani. Hiperioni i vogël me formë të çrregullt turbullohet në lëvizjen e tij nga satelitet e tjerë dhe kryen lëvizje kaotike. Është i vetmi satelit i sistemit diellor qe mund t'ia ktheje te gjitha pamjet planetit te tij. Zhapeti shquhet për dy faqet e tij krejt te ndryshme, njëra sterrë e zezë, kurse tjetra e bardhë si dëbora. Ngjyra e zezë e njërës faqe vjen nga goditjet qe ka marrë nga copat e sateliteve tjerë të Saturnit. Titani është shumë i njohur për nga cilësitë e tij te përafërta me tokën : atmosferë azoti, trysni atmosferike gati sa e tokës, e cila përmban dhe molekula organike komplekse, gati për te dhëne forma jete, vetëm se temperatura është shumë e ulët -200 gradë C!
  • Urani (planet) ka 15 satelitë, ndër te cilët dallohet Miranda.
  • Neptuni ka tetë satelitë, veçohet Tritoni.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Sheppard, Scott S. "The Giant Planet Satellite and Moon Page". Departament of Terrestrial Magnetism at Carniege Institution for science. Marrë më 2012-09-11. 
  2. ^ "How Many Solar System Bodies". NASA/JPL Solar System Dynamics. Marrë më 2012-01-26.