Diskutim:Arsim N. Muzaqi
Appearance
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Arsim N. Muzaqi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Fotoja nuk është e licensuar
[Redakto nëpërmjet kodit]File:Arsim Nazmi Muzaqi me qifteli.jpg nuk është licensuar, ose të paktën origjina e vet nuk është deklaruar. Sipas rregullave të Wikimedia Commons, ajo mund të fshihet automatikisht brenda një jave nëse s'deklarohet leja. @Albanian02, prej nga vjen fotoja? Kur e bëj një kërkim mbrapsht përmes Google-it, nuk tregon asnjë burim ku është përdorur ajo. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 17 dhjetor 2024 20:41 (CET)
- Është një foto që i përket familjarit tim dhe mund ta gjeni vetëm në Facebook. Albanian02 (diskutimet) 17 dhjetor 2024 21:19 (CET)
- nëse është familjari juaj që e ka zënë foton, a e keni një lidhje familjare me subjektin? poashtu, a është profili i atij familjari publik? do të na duhet një metodë për ta deklaruar autorësinë dhe lejen e përdorimit të fotos Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 18 dhjetor 2024 01:46 (CET)
- Pershendetje,
- po eshte agji i im qe ka postuar foton dhe eshte vellai i Arsim Nazmi Muzaqit ketu eshte linku: https://www.facebook.com/share/p/19bViebgyJ/ Albanian02 (diskutimet) 18 dhjetor 2024 09:58 (CET)
- A është e mundur që Blerim Muzaqi ta ndryshojë postimin ose të shtojë një koment dhe të shkruajë Pranoj ta publikoj këtë foto sipas licencës Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International? Nëse do të kesh probleme në Commons, mund të të ndihmoj ta ngarkojmë këtu në Wikipedian shqip. Olsi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 10:16 (CET)
- Meqenëse paska një lidhje familjare, ju kisha lutë që ta ndaloni redaktimin e faqes menjëherë meqenëse këtu bëhet fjala për një konflikt interesi. Artikujt këtu duhet të shkruhen nga një perspektivë e paanshme, dhe një marrëdhënie e tillë familjare thelbësisht e cënon paanshmërinë. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 18 dhjetor 2024 11:47 (CET)
- nëse është familjari juaj që e ka zënë foton, a e keni një lidhje familjare me subjektin? poashtu, a është profili i atij familjari publik? do të na duhet një metodë për ta deklaruar autorësinë dhe lejen e përdorimit të fotos Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 18 dhjetor 2024 01:46 (CET)