Jump to content

Diskutim:Kongresi i Manastirit

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kongresi i Manastirit. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

kjo faqe esht shum cool ok?deri ktu ne rregull por ama ka gjera qe mungojne ose gjera qe nuk kan lidhje te parendesishme ok?u futa nje dite per te kerkuar te dhena per kongresin e manastirit dhe ca me del?asgje gjera jo m lidhje.un dua formimin e kongresit p.sh sepse vet faqja kete emer ka jo KONGRESI I MANASTIRIT por qe nuk flet per te.ca behet kshu njrez?do vini informacione apo jo?nese jo na i thoni te pakten mos te lodhemi kot duke kerkuar ok? ciao

Nëse keni vërejtur në fillim të artikullit ka informacion i cili tregon qartë se artikulli është i pa formuar mirë, nuk ka referenca dhe i nevojitet përmirësim. Gjithashtu në atë tabelën sipër jeni të njoftuar se gjersa këto përmirësime të mos bëhen artikulli nuk mund të merret i sakt.
Sa i përket plotësimit dhe përmirësimit të atikullit , këtu askush asgjë nuk ka përsipës. Të gjithë punojnë vullnetarisht, pra gjersa ndokujt nuk i kujtohet të e përmirësojë dhe të e plotësojë me referenca atëherë për kush e di se sa kohë do të mbetet si i till, ose mund të ndodh edhe ky material i pa rregulluar të griset. Puntori 17 Nëntor 2008 21:46 (CET)
                        Lëvizja protestante dhe bërja e Kongresit të Manastirit
                          ALFABETI SHQIP IKONA MA E MADHE E KULTURËS SHQIPTARE
                                   Shkruan: Pastor Dr. Femi Cakolli

Në gjashtë shekujt e fundit të historisë së popullit shqiptar, me sa hetoj, këto janë katër ikonat më të mëdha nacionale: Skënderbeu, Meshari, Alfabeti dhe Pavarësia e Shqipërisë si dhe kjo tani e Kosovës. Të flasësh për njërën nga ngjarjet më të mëdha të popullit tonë, atë të Kongresit të Alfabetit shqip, mbajtur në Manastir prej datës 14-22 nënto Kohëve të fundit në kulturën apo mos-kulturën tonë të debatimit në arenat e ndryshme të komunikimit publik po venerohet shpeshherë një prirje për fragmentarizimin e historisë kombëtare, prirje për dezintegrim, prirje për përmbysje vlerash shekullore, prirje për fetari ekstreme, prirje për sektarizim të historisë etj. Megjithëse në historinë tonë ka vende për plotësime dhe korrigjime. Këtu tani përfshij edhe çështjet lidhur me atë se kush e bëri Alfabetin shqip më shumë sesa tjetri duke e shmangur gjithë të vërtetën. Jo vetëm se disa nga katolikët shqiptarë po krekosen me këtë gjë, por kam dëgjuar po ngjashëm madje edhe nga klerikë myslimanë shqiptarë. Shumë kanë kontribuar. Dikush më pak e dikush më shumë. Por sipas një letre të Gjergj Qiriazit, nënkryetari i Kongresit dhe nikoqiri kryesor del se gjithë punën kryesore të Alfabetit e bën protestantët, kurse meritat i morën të tjerët për shkaqe të stilit të “jaranisë shqiptare”. Dihet shumë mirë prej përplot dokumenteve se në këtë Kongres fillimisht kryetar ishte zgjedhur Luigj Gurakuqi dhe jo Mit’hat Frashëri. Dihet shumë mirë se në këtë kongres u fjalosën, u përlan, u shtyn e gati sa nuk u rrahën Gjergj Fishta e Ndre Mjeda, që te dy priftërinj të lartë katolikë. Madje thuhet në një dokument se Mjedja ishte edhe i dehur. Dihet po ashtu se Kongresin dy ditët e para nuk e drejtoi M. Frashëri por Gjergj Qiriazi, në cilësinë e nënkryetarit të Kongresit. Dihet po ashtu shumë mirë se himin e Kongresit e shkroi Parashqevi Qiriazi, e cila ishte edhe sekretare e këtij kongresi.

Kongresi i Manastirit u thirr nga Shoqëria “Bashkimi” nga qyteti i Manastirit, por ka dëshmi se kjo u bë nga Mit’hat Frashëri. Kongresi u mbajt në lokalet e shtëpisë “Bashkimi” të Manastirit si dhe në shtëpinë e familjes Qiriazi. Familja Qiriazi ishte kthyer në besimin protestant në fund të viteve 70-ta të shek. XIX. Kurrë nuk arrit që të dihet saktësisht se sa delegatë pati ky kongres, pasi variojnë shumë lista. Kërkesa origjinare për të pasur një alfabet unik për shkrimin shqip mori platformë ekskluzive nga ata që përkthenin tekstet e shenjta në shqip dhe ata që shkruanin e që botonin tekste shkollore, letrare e shkencore prej fillimit të shek. XIX. E kush shkruante dhe botonte në Shqipëri ato kohë? Gati askush tjetër pos Shoqatës Biblike Britanike, Bordit Amerikan dhe ungjillorëve shqiptarë.

Figura qendrore e Kongresit të Manastirit ishte Gjergj Qiriazi, vëllai i cili zuri vendin e Gjerasimit pas vdekjes. Në vitin 1906 Gjergji ishte aktivisti më i zjarrtë i komitetit “Për lirinë e Shqipërisë” e Bajo Topullit. Gjergj Qiriazi, i cili përfaqësonte Shoqërinë Biblike Britanike, si dhe Gregor Cilka, pastor i Kishës Ungjillore ishin dy protestantët që ishin edhe anëtarë të Komisionit të Alfabetit. Gjergji ishte nënkryetar i Shoqërisë “Bashkimi” të Manastirit si dhe themelues i gazetës “Bashkimi i Kombit” më 1909 në Manastir. Po në këtë shtëpi u vendos edhe shtypshkronja. Varri i Gjergjit është në Manastir. Vëllai tjetër i Gjerasimit Konstatini ishte ai i cili mbante korenspodencë me Jeronim De Radën. Pesë delegatë protestantë me të drejtë vote në Kongres ishin: Gjergj Qiriazi, Parashqevi Qiriazi, Grigor Cilka, Sami Pojani, Petro Nini Luarasi, kurse dy delegate ishin vëzhguese: Violet Kenedi dhe Fillomena Bonati. Këta shtatë persona përfaqësonin Kishën Ungjillore, Shoqërinë Biblike si dhe Bordin Amerikan.

Prandaj mbështetur në këto të dhëna për Kongresin e Manastirit shtrohet pyetja me modesti dhe me pragmatizëm se kush në të vërtetë ishte në krye të kësaj valleje? Historia shqiptare, me përjashtime shumë të vogla, edhe pas 100 vjetëve ende e symbyll rolin e lëvizjes protestante shqiptare për funksionin kyç në bërjen e alfabetit shqip, për kulturën, letërsinë dhe identitetin e kombit tonë, sidomos në shek. XIX dhe në çerekun e parë të shek. XX. Historia shqiptare është shkruar gjatë komunizmit dhe aty ka probleme të sistemit dhe të metodologjisë. Komunizmi nuk i dha shumë rëndësi Kongresit të Alfabetit.

Pyetje tjetër me shumë interes është kjo: po pse u mbajt Kongresi i Alfabetit në Manastir, dhe jo në një qytet tjetër? Çfarë meritash kulturore, etnike, historike dhe gjeografike paraqiste Manastiri në krahasim p.sh. me Shkodrën, Elbasanin, Korçën, Beratin apo qytete tjera të Shqipërisë? Manastiri në këto kohë ishte qendra më e organizuar e e kulturës shqiptare dhe e krishterimit protestant dhe se kjo bërthamë kombëtare ishte foleja ku u lind Kongresi i Shkronjave. Për të gjithë protestantët shqiptarë, duke filluar nga Gjerasimi si dhe misionet ungjillore amerikane kishin preferenca të vazhdueshme që Manastiri të mbetej qendra e krishterimit protestant, por Shoqëria Biblike Britanike ishte në favor të krijimit të qendrës së këtillë në Korçë. Një tjetër qasje ndryshe mes protestantëve shqiptarë dhe ShBBH kishte të bënte lidhur me alfabetin e botimeve. Protestantët sugjeronin alfabetin latin sipas traditës së veriut, kurse SHB mendonte se me këtë alfabet mund të botoheshin soll shkrimet në gegërisht, kurse me alfabet kryesisht grek për botimet në toskërisht.

Pse dhe kur filloi që të hesht historia shqiptare për protestantët shqiptarë jo vetëm për rolin e tyre në bërjen e alfabetit shqip por edhe për ndikimet e tjera që ata i kanë sjellë kulturës shqiptare. Mbreti Zog më 1933 e ndaloi veprimtarinë protestante në Shqipëri nën akuzën se ata janë spiunë të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe. Kurse regjimi komunist këtë e kishte bukë të gatuar. Pra heshtja ka ndodhur ose edhe sot ndodh për shkak se ne si shqiptarë kemi lejuar që dikush të na krijojë artificialisht harta ose qarqe kuazi-kulturorogjike, harta kuazi-politike, harta të biznesit, harta fetarësie në popullin tonë.

Qe vlerësimi i M. Gramenos për babain e protestantizmit ndër shqiptarët: “Kurrë nuk duhet harruar shërbimet e mëdha që i ka sjellë çështjes një “fole kombëtare” e cila ishte një qendër dhe një fortesë ku mblidheshin edhe që ku përhapeshin ndjenjat e shkëndijat kombëtare. Kjo fole ishte shkolla e vajzave në Korçë, e themeluar prej të pavdekurit dërgimtar kombëtar Gjerasim Qiriazi, emrin e të cilit historia e Shqipërisë do ta shkruajë me shkronja të arta duke u mburr me veprat edhe me shërbimet e tij ta paçmuara që ka sjellë mbi altarin e atdheut”

Ja çka thotë një raport statistikor mbi protestantët në Perandorinë Osmane, duke u përfshirë këtu edhe trojet shqiptare, i janar të vitit 1894: kishte 892 shkolla misionare ku mësonin 23.027 nxënës; ishin 484 misionarë të huaj; kishte 1817 shërbestarë ose punëtorë vendës; ishin 202 kisha protestante të organizuara; kishte 21.312 pjesëmarrës nëpër shërbesa; dhe në total kishte mbi 84.000 protestantë.

Në shekullin XIX tek shqiptarët në Ballkan protestantët e gjetën rrethanën e përshtatshme historike për të bërë dritë për popullin shqiptar. Xhevat Lloshi lidhur me këtë thotë “ai që ndihmonte shqipen në shekullin e kaluar (XIX), të Rilindjes sonë, e kishte historikisht të fituar betejën”.

Kongresi i Manastirit në fakt nuk doli me rezultate shumë të qarta. U miratua që të përdoreshin dy alfabete: ai i Manastirit dhe i Stambollit. U vendos që pas dy vjetësh të mbahet edhe një kongres tjetër, i njohur si Kongresi i dytë i Alfabetit, mbajtur në prill të vitit 1910 në Manastir. Pas publikimit të rezultateve të Kongresit të parë, por edhe atij të dytë, pati shumë kundërshtime e përkrahje, si dhe mitingje e kundërmitingje të njohura si mitingjet e shkronjave. Të zhgënjyer kishte nga të gjitha anët sikurse edhe nga komunitet fetare tradicionale shqiptare. Komuniteti i vetëm që ishte i kënaqur ishte ai protestant.

Ndikimet kulturore protestante në bërjen e Alfabetit shqip

Këto janë ndikimet e pashlyeshme që i bëri Lëvizja protestante ungjillore në historinë dhe kulturën shqiptare e që lidhen kryesisht me bërjen direkte ose indirekte të Kongresit të Manastirit, duke filluar prej vitit 1824-1908:

1. Hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri sikurse në Manastir, Korçë, gjimnazin “Zosimea” në Janinë etj. Shkollë për vajza nuk kishte askund tjetër në Europë por kjo gjendej në Korçë si vizioni më madh i Gjerasimit. 2. Formimi i kishës uniate shqiptare në Elbasan ishte një reflektim i drejtpërdrejtë i kishës ungjillore në popullin shqiptar si ide që të unifikohej kombi. Prej kësaj i ka rrënjët ideja e autoqefalitetit të KOSh. Vizioni për kërkesa të bashkimit dhe lirisë të kombit ishte lajtmotivi që e mishëruan të gjithë rilindësit tanë. 3. Veprimtaria ungjillore (fetare) ishte e para lëvizje që ishte në përputhje të drejtpërdrejtë edhe me arsimin dhe interesin kombëtar të shqiptarëve. Sipas një dokumenti të janarit 1899 shihet se patriarku grek kishte kërkuar që në të gjitha kishat ortodokse të predikohet se “gjuha shqipe duhet çrrënjosur përgjithmonë nga zemrat e shqiptarëve ortodoksë pasi gjuha shqipe është gjuhë e protestantëve”. 4. Formimin e shoqërive shqiptare në Shqipëri si për shembull “Vëllazëria Ungjillore” që ngjalli përhapjen e ungjillit dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. 5. Fillimi i botimit dhe i shtypit të gazetës në Shqipëri “Letra e Vëllazërisë” 6. Shkrimin dhe botimin e librave në Shqipëri dhe jashtë saj të zhanreve të ndryshme (libër këngësh, me vjersha, me përmbajtje shkollore, tregime, fjalorë, gramatikë, literaturë biblike etj.) me porosi të “dashnorëve të dritës”. 7. Përpjekjet e para për një marrëveshje se me çfarë alfabeti të botoheshin të gjitha librat shqipe del qysh në gjysmën e shek. XIX në krye me Kristoforidhin dhe Thomsonin, e pastaj edhe me Gjerasim Q. të cilët kishin preferenca për përdorimin e alfabetit latin, përkatësisht të atij alfabeti me të cilën ishin shkruar librat e qarkut kulturor verior. Këtu kemi idenë: një popull – një alfabet! 8. Bërjen e alfabetit shqip; Drejtues të lëvizjes ungjillore ishin në krye të Kongresit të Manastirit. Kristo Dako, kujton: “shqiptarë të ditur, myslimanë, katolikë, ortodoksë dhe protestantë erdhën së bashku si vëllezër”. 9. Botimi dhe ribotimi i të gjitha teksteve sidomos në shek. XIX bërë nga lëvizja ungjillore pati një ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek botimet tjera jashtë truallit shqiptarë, qoftë tek diaspora, qoftë tek arbëreshët e Italisë sikurse edhe tek botimet e albanologëve të huaj që nisin interesimin për gjuhën dhe kulturën shqiptare prej botimit të Dhiatës së Re në vitin 1827. Botimet protestante i përdorën edhe këta albanologë të njohur: Falmerajeri, Hani, Bopi, Kamarda, Gustav Majeri etj. 10. Hapja e shtypshkronjës në Manastir “Bashkimi i Kombit” ishte një indikim tjetër potenciali se kush ishte bërthama e Alfabetit. Drejtor i shtypshkronjës ishte Gjergj Qiriazi. 11. Duke botuar libra shqip u ringjall dhe shtohej dashuria për gjuhën shqipe, për popullin shqiptar, për çlirimin e Shqipërisë dhe formimin e kombit shqiptar, si dhe në zgjidhjen përfundimtare të alfabetit shqip. 12. Premisa e parë për një gjuhë letrare që mund ta kuptonin të gjithë shqiptarët vinte nga lëvizja protestante ungjillore pasi në disa raste ata në vend që botimet e tyre t’i bënin në toskërisht dhe në gegërisht ata kërkonin që të bëheshin në të folmen e Elbasanit për të gjithë shqiptarët. 13. Premisa të krijimit të filozofisë së shkollimit kombëtar me bazë sekularizmin. 14. Që femra të përfshihej në shoqëri (edukim, arsim, bamirësi) ishte kërkesë ekskluzive e Gjerasimit dhe kjo ndoshta më së mirë u konkretizua kur u formua Shoqëria letrare për gratë “Ylli i Mëngjesit”. Një shoqatë e tillë nuk ekzistonte në Europë. 15. Teatri shqip për femrat zë fill nga shfaqja e dramës “Vilhelm Teli”, e cila u përgatit nga P. Qiriazi. 16. Botimi i gramatikës së parë shqipe nga një shqiptar në Shqipëri – Kristoforidhi. 17. Shqiptarët myslimanë dhe të krishterë, shtresat e gjëra, nuk kishin takime të përbashkëta publike ndërmjet tyre pasi osmanët i kishin ndarë shqiptarët në popullin (miletin) mysliman dhe në popullin (rajën) e krishterë - por “foleja kombëtare” protestante e theu këtë barrierë anadollake për herë të parë duke i bashkuar këta njerëz. Kështu shkruan në përkujtimet e saj Parashqevia. Këtu kemi pragmatizmin protestant se ata nuk i shikonin shqiptarët sipas përkatësisë fetare por sipas asaj etnike ose gjuhësore. 18. Sot është shumë aktuale, si shtet e shoqëri në Kosovë a në Shqipëri, për të bashkëpunuar me amerikanë dhe anglezë, por kjo gjë ishte bërë para më shumë se 130 vjetësh përmes protestantëve, në fakt shkaku pse ata erdhën mes nesh ishte ungjilli, pasi askush prej nesh nuk i kishte ftuar, dhe këtu e shoh atë kontaktin e parë në këto lidhje shumë të çmueshme dhe tejet të rëndësishme. Kështu u hapën lidhjet e para shqiptare mes këtyre dy popujve. 19. Prej vitit 1824/27 kur u bën botimet e para e deri kur ndalohet veprimtaria protestante ungjillore nga Zog, më 1933, ka 56 tituj të ndryshëm që kanë ndikuar në gjithë letërsinë, kulturën dhe historinë tonë.

Lista e botimeve shqip 1824-1895

Kjo është lista e botimeve dhe e ribotimeve shqip të Dhiatës së Re si dhe pjesë të tjera të Shkrimit të Shenjtë nga protestantët prej vitit 1824-1895 si njëra nga shtysat kryesore në bërjen e alfabetit:

1824 Ungjilli i Mateut (shqip dhe greqisht; botimi i parë shqip i një libri të Shkrimit; përkthyer nga Vangjel Meksi më 1819-21;); 1827 Dhiata e Re (shqip dhe greqisht; botimi i parë shqip i tërë Dhiatës së Re; përkthyer nga V. Meksi. Ky botim i DHR në Ballkan është i pari nga gjuhët tjera: dy vjet para atij bullgar; 20 vjet para atij rumun; 60 vjet para atij serb etj. E folmja e shqipes këtu është labërishtja); 1835 Dhiata e Re (disa pjesë të DHR nga 1827 tek fjalori gjermanisht-shqip dhe gramatika shqipe nga Ksilanderi); 1838 Dhiata e Re (DHR përkthimi i Meksit; kishte dëshmi sipas J. Vretos se ishte bërë një ribotim edhe këtë vit); 1844 Dhiata e Re (një dëshmi nga Jani Vreto dhe dëshmi nga një shkrimtar bullgar se Naum Veqilharxhi kishte përkthyer dhe botuar DhR. Naumi ishte në lidhje me SHBBH për shumë kohë. Ishte takuar në Konstadinopojë me Kristoforidhin. Sipas burimeve rumune ai ishte ndër të rrallët që kishte pasaportë britanike. Ky fakt sikurse edhe fakti që na thotë Dh. Shutereqi se “ E vështirë, në mos e pamundur, që protestantët të botonin diçka nga një shkrimtar që nuk kishte koncepte të njëjta me ta”); 1858 Dhiata e Re (shqip dhe greqisht; ribotim i përkthimit të Meksit të vitit 1827; 843 fq. Ky botim pati ndikim të madh tek arbëreshët); 1866 Ungjijt dhe Veprat (përkthimi KK; 420 fq.); 1868 Psalteri (përkthyer nga KK; 122 fq.); 1868 Ungjilli i Mateut (arbërisht; Sicili; përkthimi Piano De Greci, 116 fq.); 1869 Dhiata e Re (përkthimi i KK; 346 fq.); 1870 Ungjilli i Mateut (gegnisht; Skutari; përkthimi Françesko Rossi; redaktue nga Gaspër Krasniqi, Mirëditë; 115 fq.); 1872 Dhiata e Re (përkthimi dhe redaktimi KK; 491 fq.); 1872 Ungjijt dhe Veprat (ribotim nga përkthimi KK; 287 fq.); 1872 Psalteri (përkthimi i KK me redaktim; 126 fq.); 1878 Ungjilli i Mateut (përkthim i KK i redaktuar); 1879 Dhiata e Re (shqip dhe greqisht; redaktim i përkthimit të V. Meksit nga KK; 724 fq.); 1879 Ungjijt (shqip dhe greqisht; redaktim i përkthimit të Meksit nga KK; 423 fq.); 1879 Ungjilli i Markut (në shqip dhe greqisht; përkth. KK; 423 fq.); 1880 Zanafilla dhe Dalja (KK; në gegërisht; 188 fq.); 1882 Deutoronomi (toskërisht); 1884 Zanafilla dhe Dalja (KK; 188 fq.);1884 Ligji i Përtërirë (përkth.KK; fq.70); 1884 Fjalët e Urta dhe Isaija (përk. KK; Konstadinopojë; 150 fq.); 1886 Ungjilli i Mateut (Shqip dhe greqisht; Konstadinopojë; 92 fq.); 1886 Luka (rishikuar nga Pandeli Sotiri); 1889 Zanafilla (përgatiti dhe mbikëqyri nga GjQ; Bukuresh; shkronja të reja – latine; 253 fq.); 1890 Bibla (dëshmi se ishte përkthyer dhe përgatitur tërë Bibla në gjuhën shqipe); 1889 Ungjilli i Mateut (përgatiti dhe mbikëqyri GJQ; Bukuresht; 154 fq.); 1895 Psalteri (redaktimi dhe përgatitja nga Gjerasim Qiriazi dhe A. Thompson; -botuesi Konstadinopojë; me karaktere të vjetra; 241 fq.)

Libra shkollore dhe letrare 1866-1912

Këtu po listojmë botimet shkollore dhe letrare që ishin shkruar (botuar) nga autorë protestantë ose me ndihmën e protestantëve. Abetarja, nga Kristoforidhi, në gegërisht, e para Abetare në shqip (me ndihmën e Tomsonit); Katekizmi; Abetarja, nga Kristoforidhi, në toskërisht; Histori e shkrimeve të shenjta, në gegërisht; Histori e shkrimeve të shenjta, në toskërisht; Gramatika e gjuhës shqipe, nga Kristoforidhi; Pengu i kaçakëve, më 1892 i Gjerasim Qiriazit, roman; Fizika, Gjergj Qiriazi; Gjahu i malësorëve, Kristoforidhi; Kristomaci, Gjerasim Qiriazi; Fjalori, Kristoforidhi; Këngë të shenjtëruara; Abetare, Parashqevi Qiriazi etj.


Përfundime

1. Era protestante tek shqiptarët fillon prej vitit 1816 me anë të letrës së Robert Pinkertonit, dhe kështu gati po bëhen 200 vjet. 2. Kisha protestante ndër shqiptarët zuri vend kryesisht për shkak se kisha katolike dhe ajo ortodokse, sikurse edhe feja islame, i kishin lënë asaj terren të mjaftueshëm e të paprekshëm duke e shpërfillur botimin, predikimin dhe lutjen në gjuhën e popullit – gjuhën shqipe! 3. Gati gjithë shekulli XIX ishte shekulli i botimeve protestante në gjuhën shqipe, si dhe i hapjes së shkollave shqipe e që së bashku përfituan përbërësit kryesor që shtyn jo vetëm bërjen e alfabetit shqip, por edhe realizimin e shumë ideve dhe të përpjekjeve të tjera shqiptare si popull i lirë, i qytetëruar dhe i modernizur. 4. Protestantët shqiptarë ishin nikoqir të Kongresit, ishin në kryesi të Kongresit, ishin disa delegatë me të drejtë vote dhe disa me jo këtë të drejtë, ishin në Komitetin e Kongresit dhe botuan të parët libra me këtë alfabet menjëherë pas Kongresit. Po këta persona e përgatitën edhe Kongresin e Dytë të Manastirit më 1910.

Burimet

Foleja Kombëtare (40 vjetori i Institutit KYRIAS, 1931, Tiranë); Fletë nga historiku i shkollës sonë (materiale dhe dokumente, 1963, Tiranë); Cilët janë protestantët; Korçë, 1931; Kristomacia, Sofje, 1902; Xh. Kuanrud, Besë Shpresë dhe Dashuri, Tiranë, 1998; E. Jacques, Shqiptarët, Tiranë, 1997; A. Thomson, Shtigje biblike në Shqipërinë e Rilindjes Kombëtare, Prishtinë, 2001; M. Krasniqi, Shqiptarët dhe Shoqëria Biblike, Prishtinë, 2008; Dh. Shuteriqi, Shkrimet shqipe, Prishtinë, 1978; Xh. Lloshi, Kristoforidhi përmes dokumenteve, Tiranë, 2005; H.N. Brailsford, Macedonia: Itc race and their future, London, 1906.

Oh sa me gezim e pritem . Kete liri te cmuar. Qe me shekuj te tere vetem kishim enderruar . Feston mbare Shqiperia se

kete muaj erdhi pavarsia .

Muaj i shenjte eshte ky nentor

se shume trima luftuan me shpat ne dore .

Lirine me shekuj paraardhesit nuk e shijuan . Por guximin e mori nje Kastriot dhe solli lirine qe ne ta gezojme sot.......... Vendlindja ;Shqiperi ............................Jetesa ; Hollande ose ndonjehere

vizitojm Ameriken

Nenese ; MEGI Mosha ;10 vjece KENGETARE

KOMENTO ME POSHTE

Start a discussion about Kongresi i Manastirit

Nis një diskutim