Përdoruesi diskutim:Saklanan gerçekler

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Saklanan gerçekler. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Zhvendosja: Lojërat Olimpike Antike -> Lojërat Olimpike e lashtë[Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo zhvendosje nuk bën kuptim ne shqip. Megjithese Wikipedia mirepret kedo, bej kujdes me keto lloj nderhyrjesh. Rrespekto punen e bere me pare nga perdoruesit e tjere! -- Euriditi  9 mars 2020 12:11 (CET)[përgjigjuni]

Pershendetje. Pothuajse i kontrollova te gjitha artikujt tuaj, te kisha keshilluar me zhvendosjet te kesh me kujdes, qe ti besh ato sigurohu te maresh gjith informacionin e mundshem, perndryshe je shum mire. Nese vazhdon te kontribosh po me kete ritem te siguroj se do maresh edhe ti statusin e kontrolluesit.Gjithe te mirat – Tiimiii (diskutimet) 3 prill 2020 22:54 (CEST)[përgjigjuni]

Heqja e titullit "Papa"[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje! Kontribute te tilla si kjo nuk jane te mirepritura! Ne shqip perdoret titulli Papë se bashku me emrin. Se pari per veprime te tilla duhet te pyesesh ne Kuvend, ndryshe shkel punen e perdoruesve te tjere. Ky eshte paralajmerimi i fundit, ne shkelje te tjera te ngjshme kjo llogari do te bllokohet! -- Euriditi  22 qershor 2020 16:22 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje!

Në lidhje me zhvendosjet e fundit: "Web" është mirë të përkthehet "rrjet", jo "ueb". Edhe pse të paktën "ueb" s'ka shkronja të huaja.

Puna e mbarë! :) - Klein Muçi (diskutimet) 3 korrik 2020 15:52 (CEST)[përgjigjuni]

Pershendetje. Pashe qe ke ridrejtuar nenllojin e luanit Panthera leo leo te Luani verior? Se pari, ju lutem, para se te beni ridrejtime te tilla eshte me mire ta hedhesh ne diskutim me editoret aktive se faqes. Se dyti, kjo faqe ka ekzistuar me emrin Luani Verior, me V kapitale. Ju lutem, te ndryshosh titullin e nje faqeje nuk eshte nje vendim qe e merr secili me vete. Un po e kthej ridrejtimin, do ju lutesha qe te pakten per keto faqe kryesore, tu besh ping disa edituesve te faqja e diskutimit ne lidhje me artikullin. Ja kalofsh mire! - Alban (diskutimet) 12 gusht 2020 09:13 (CEST)[përgjigjuni]

Shqipërimi i emrave të njerzve[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje! :)

Megjithëse personalisht e vlerësoj shqipërimin e emrave, më duhet të të kërkoj të tregosh kujdes e përgjegjëshmëri në përshtatjet që bën. Nuk ka ende një zgjidhje përfundimtare, një rregull a një standard të rregulluar për mënyrën si duhet vepruar për shqipërimin e tyre. Megjithatë përdorues të caktuar shfaqin pakënaqësi ndaj shumë prej përshtatjeve të tua. Sidomos prej përdorimit të shkronjës Q në vend të Ç. Të lutem personalisht të fillosh të marrësh pjesë në diskutime për të zgjidhur sa mundni këto pakënaqësi. Ky është lajmërimi i fundit që do të marrësh në lidhje me këtë çështje. Mungesa e përgjigjes ndaj përdoruesve të tjerë në lidhje me këtë çështje në të ardhmen mund të shoqërohet me bllokime. Shpresoj në mirëkuptim! :) - Klein Muçi (diskutimet) 13 shtator 2020 15:22 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje! :)

Shkronja ç është shkronjë shqipe. Shkronja e katërt e alfabetit. E ke shndërruar vazhdimisht në q duke dhënë shpjegimin se po shqipëron. Çfarë po bën në fakt është kthimi i artikujve në formën dialektore gege. Për këtë ekziston tashmë një projekt më vete: Shikoje këtu. Këtu përdorim gjuhën letrare standarde. Konsideroje këtë paralajmërimin e fundit në lidhje me temën. Në rast përsëritjeje do të jem i detyruar të vazhdoj me bllokimet. - Klein Muçi (diskutimet) 17 nëntor 2020 10:38 (CET)[përgjigjuni]