Spektri i autizmit
Spektri i autizmit | |
---|---|
Emra të tjerë | Çrregullimi i spektrit të autizmit |
Një djalë 18 muajsh me autizëm duke i vendosur kanaçet | |
Specialitet | Psikologjia |
Simptomat | Probleme me komunikimin, bashkëveprim shoqëror, interesat e kufizuar, sjelljen përsëritëse[1] |
Komplikimet | Izolimi social, problemet e punësimit, stresi në familje, ngacmimi, vetë-dëmtimi, vetëvrasjet[2][3][4] |
Fillimi | Që nga mosha 3 vjeç[5] |
Kohëzgjatja | I përjetshëm[6] |
Shkaktar(ë) | E panjohur[6] |
Faktor rrezikues | Mosha e përparuar e prindërve, ekspozimi ndaj valproate gjatë shtatëzanisë, pesha e ulët e lindjes[1] |
Metoda diagnoztifikuese | Bazuar në simptoma[6] |
Trajtimi | terapi e sjelljes,[7] ilaçe psikotrope[8] |
Shpeshtësia | 1% e njerëzve[1] (62.2 milion 2015)[9] |
Spektri i autizmit gjithashtu i njohur si çrregullimi i spektrit të autizmit është një çrregullim neurozhvillimor që përfshin autizmin dhe kushtet e lidhura me të. Tek individët e diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit, janë të pranishëm dy lloje simptomash: probleme në komunikimin shoqëror dhe bashkëveprimi shoqëror, dhe modelet e përsëritura të sjelljes, interesave ose aktiviteteve. Simptomat zakonisht shihen midis moshës një deri në dy vjeëare të fëmijës.[1] Çështjet afatgjata mund të përfshijnë vështirësi në krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve, mbajtjen e një pune dhe kryerjen e detyrave të përditshme.[10]
Shkaqet e spektrit të autizmit janë të paqarta.[6] Faktorët e rrezikut përfshijnë të paturit e një prindi më të vjetër, historinë familjare të gjendjes dhe kushteve të caktuara gjenetike.[6]
Përpjekjet e trajtimit zakonisht individualizohen në gjendjen e personit. Medikamentet mund të përdoren për të ndihmuar në përmirësimin e problemeve të lidhura me to. Megjithatë, dëshmitë për të mbështetur përdorimin e medikamenteve nuk janë shumë të forta. Spektri i autizmit vlerësohet të prekë rreth 1% të njerëzve (62.2 milionë sipas të dhhënave në vitin 2015).[1][9] Meshkujt diagnostikohen më shpesh se femrat.[10]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekzistojnë disa disa pretendime, gati kontradiktore, lidhur me etimologjinë e çrregullimeve të spektrit të autizmit. Në vitet 1950, "teoria e nënës frigorifer" doli si një shpjegim për autizmin. Hipoteza u bazua në idenë se sjelljet autike rrjedhin nga ftohtësia emocionale, mungesa e ngrohtësisë, largësia, sjellja e refuzimit të nënës së fëmijës.[11] Natyrisht, prindërit e fëmijëve me një çrregullim të spektrit të autizmit e ndjenë veten fajtorë, sidomos kur teoria u përqafua nga institucioni mjekësor dhe shkoi në masë të madhe të papërkulur në mesin e viteve 1960. Teoria e "nënës frigorifer" që nga ajo kohë vazhdon të hetohet në literaturën shkencore, duke përfshirë një rishikim sistematik të vitit 2015, sipas të cilit nuk ka lidhje midis bashkëveprimit të përkujdesjes dhe rezultateve gjuhësore në ASD.[12]
Një pretendim i diskutueshëm sugjeron që shikimi i shumtë i televizionit mund të shkaktojë autizëm. Kjo hipotezë u bazua kryesisht në hulumtimet që sugjeronin se normat në rritje të autizmit në vitet 1970 dhe 1980 ishin të lidhura me rritjen e përdorimit të televizorit në këtë kohë.[13]
Simptomat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Simptomat kryesore të çrregullimit të spektrit të autizmit janë problemet me komunikimin shoqëror dhe bashkëveprimi.[14]
Shenjat e autizmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vonimi i të folurit (p.sh flasin më pak se 50 fjalë në moshën 2 vjeç) ose nuk flasin asgjë.
- Nuk përgjigjen kur i drejtohesh në emër, edhe pse kanë dëgjimin e mirë.
- Reagojnë jashtëzakonisht negativisht kur u kërkohet të bëjnë diçka nga dikush tjetër.
- Kanë pak interes të bashkëveprojnë me njerëzit, përfshirë fëmijët e të njëjtës moshë.
- Preferojnë të luajnë vetëm sesa t'i kërkojnë dikujt të luajë me të.
- Rrallë përdor gjeste ose shprehje të fytyrës gjatë komunikimit.
- Pësërit fjalët ose shprehjet, por nuk i kupton se si të përdorë ato.
Shkaqet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çrregullimi i spektrit të autizmit nuk ka ndonjë shkak të njohur.[15] Duke pasur parasysh kompleksitetin e çrregullimit dhe faktin që simptomat dhe ashpërsia ndryshojnë, ka shumë shkaqe. Por, gjenetika dhe mjedisi mund të luajnë një rol të rëndësishëm.
- Gjenetika - Disa gjene të ndryshëm duket se janë të përfshirë në çrregullimet e spektrit të autizmit. Për disa fëmijë, çrregullimi i spektrit të autizmit mund të shoqërohet me një çrregullim gjenetik, siç është Sindroma Rett ose Sindroma e brishtë X; sidoqoftë 2% e njerëzve me ASD kanë sindromën e brishtë X. Për fëmijët e tjerë, ndryshimet gjenetike (mutacionet) mund të rrisin rrezikun e çrregullimit të spektrit të autizmit. Gjenet e tjera mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit ose mënyrën se si komunikojnë qelizat e trurit, ose mund të përcaktojnë ashpërsinë e simptomave. Disa mutacione gjenetike duket se janë të trashëguara, ndërsa të tjerat ndodhin spontanisht.
- Faktorët e mjedisit - Hulumtuesit po studiojnë nëse faktorë të tillë si infeksionet virale, medikamentet ose komplikimet gjatë shtatëzanisë ose ndotësit e ajrit luajnë një rol në nxitjen e çrregullimit të spektrit të autizmit.
Parandalimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar çrregullimin e spektrit të autizmit, por ka mundësi të trajtimit të tij. Diagnoza dhe ndërhyrja e hershme është më e dobishme dhe mund të përmirësojë sjelljen, aftësitë dhe zhvillimin e gjuhës. Megjithatë, ndërhyrja është e dobishme në çdo moshë. Megjithëse fëmijët zakonisht nuk i kalojnë simptomat e çrregullimeve të spektrit të autizmit, ata mund të mësojnë të funksionojnë mirë.[15]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e American Psychiatric Association (2013). "Autism Spectrum Disorder. 299.00 (F84.0)". Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders, Fifth Edition (DSM-5) (në anglisht). Arlington, VA: American Psychiatric Publishing. fq. 50–59. ISBN 978-0-89042-559-6.
- ^ "Autism spectrum disorder - Symptoms and causes". Mayo Clinic (në anglisht). Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ Ruggieri, V (2020). "[Autism, depression and risk of suicide]". Medicina (në anglisht): 12–16.
- ^ Richa, S; Fahed, M; Khoury, E; Mishara, B (2014). "Suicide in autism spectrum disorders". Archives of suicide research : official journal of the International Academy for Suicide Research (në anglisht) (4): 327–39.
- ^ "F84.0 Childhood autism" (PDF). The ICD-10 Classification of Mental and Behavioural Disorders – Clinical descriptions and diagnostic guidelines (në anglisht). Geneva: World Health Organization. fq. 198.
- ^ a b c d e "Autism Spectrum Disorder". NIMH (në anglisht). tetor 2016. Marrë më 22 janar 2018.
- ^ Case-Smith J, Arbesman M (2008). "Evidence-based review of interventions for autism used in or of relevance to occupational therapy". The American Journal of Occupational Therapy (në anglisht) (4): 416–29.
- ^ Accordino RE, Kidd C, Politte LC, Henry CA, McDougle CJ (2016). "Psychopharmacological interventions in autism spectrum disorder". Expert Opinion on Pharmacotherapy (në anglisht) (7): 937–52.
- ^ a b GBD 2015 Disease and Injury Incidence and Prevalence, Collaborators. (8 tetor 2016). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht) (10053): 1545–1602.
{{cite journal}}
:|first1=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ a b Comer, Ronald J. (2016). Fundamentals of Abnormal Psychology (në anglisht). New York: Worth /Macmillan Learning. fq. 457.
- ^ Kanner L (1949). "Problems of nosology and psychodynamics in early childhood autism". American Journal of Orthopsychiatry (në anglisht) (3): 416–426.
- ^ Tager-Flusberg, Helen (2015). "Risk Factors Associated with Language in Autism Spectrum Disorder: Clues to Underlying Mechanisms". Journal of Speech Language and Hearing Research (në anglisht). 59 (1): 143–154.
- ^ Waterhouse L (2008). "Autism overflows: Increasing prevalence and proliferating theories". Neuropsychological Review (në anglisht) (4): 273–286.
- ^ "Symptoms of autism spectrum disorder (ASD)" (në anglisht). Autism Speaks.
- ^ a b "Causes of autism spectrum disorder (ASD)" (në anglisht). Klinika Mayo.