Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore : (shtator 1943-nëntor 1944)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull dyshohet nga vërtetësia pasi nuk ka mjaft referenca ose nuk ka asnjë referencë.
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet.


Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore : (shtator 1943-nëntor 1944). Autori: Arben Muka. Botim i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, gusht 2011. Faqet e librit 140.

Në qendër është performanca dhe ndikimi i medias në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste, jo vetëm evidentimi i elementëve më kryesorë të mënyrës sesi e mbuloi media vendore e kohës pushtimin e nazistëve gjermanë, jo vetëm për të nxjerrë në pah gjithë galerinë e ngjyrimeve në aspektin e pozicionimit të saj, por duke bërë dhe një vështrim krahasues mes dy procesve pushtuese të njëpasnjëshme. Në punim ndiqet e tërë dinamika e ngjarjeve më pikante nga vjeshta e vitit 1943, kur njëra ushtri e alarmuar hyri në territorin shqiptar dhe tjetra e dërmuar materialisht dhe psikologjikisht largohej; kjo në funksion të përshkrimit të mënyrave të perceptimit dhe vlerësimit mediatik në gjithë këtë proces dramatik për aktualitetin dhe perspektivën e Shqipërisë, për fatin e ekzistencës së saj, në një rajon dhe botë të trazuar nga ethet dhe temperatura e lartë e luftës.