Stampa:26 mars
Appearance
- 1879 - Lidhja e Prizrenit vendosi dërgimin e një delegacioni të kryesuar nga Abdyl Frashëri në Evropë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
- 1827 - Vdiq në Vjenë një nga kompozitorët më të mëdhenj të muzikës perëndimore, Ludwig Van Bethoven. Ai i ka kompozuar shumë nga veprat e tij më të mira pas shurdhimit të plotë.
- 1828 - Kompozitori austriak Franc Shubert dha në Vjenë koncertin e tij të parë dhe të vetëm në publik.
- 2000 - Disa kuti me 55 statujat e zhdukura të çmimit “Oscar” të lara në ar, u gjendën të hedhura në një kosh plehrash në Los Angeles.
- 2001 - U njoftua nga zyrtarët e Qeverisë indiane se popullsia e Indisë në këtë muaj arriti në 1 miliard e 27 milion banorë, duke zënë vendin e dytë në botë që kalon shifrën 1 miliard pas Kinës.
- 2002 - Më shumë se 1.800 të vdekur, 4 mijë të plagosur e 20 mijë të pastrehë si pasojë e një tërmeti shkatërrimtar, që goditi një rajon në pjesën veriore të Afganistanit.
- 2005 - Vdiq në Prishtinë aktorja numër një e Teatrit të Prishtinës, Melihate Ajeti. Ajo lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë. Ndoqi shkollën e aktrimit në Prishtinë. E nisi punën si aktore kur ishte 16 vjeç, më 1951, në Teatrin Krahinor të Kosovës dhe realizoi në skenë 180 role kryesore, me të cilat dëshmoi talentin, bukurinë e kapacitetin e madh prej artisteje. Mban çmimin më të lartë të punës prej vitit 1976 dhe është cilësuar – Doajene e Teatrit Kombëtar të Kosovës - Primadona e skenës shqiptare. (Figura)
Kjo stampë nuk përmban udhëzimet e përdorimit. Ju mund të ndihmoni duke i shtuar ato. |