Sully Prudhomme
U lind më | 16 mars 1839 Paris, Francë Franca |
---|---|
Vdiq më | 7 shtator 1907 Châtenay-Malabry, Francë |
Kombësia | Franceze |
Sully Prudhomme – emri i vërtetë René François Armand Prudhomme, (16 mars 1839 - 7 shtator 1907), shkrimtar francez nga koha e lëvizjes Parnassiane, lëvizje e cila tentoi ta përtërijë elegancën romantike në poezinë franceze. Në vitin 1901 është fitues i parë Çmimit Nobel për Letërsi.
Prudhomme ka studiuar për shkencë, por për shkak të sëmundjes së babait nuk mundi t’a vazhdojë karrierën. Së pari filloi të punojë në uzinë, por më 1860 filloi të studijoi drejtësinë. Në vitin 1865 fillon të shkruaj poezi melankolike i inspiruar nga dashuria. Stances at poemes (1865) përmbanë poemën më të njohur Lidhja e thyer. Trials dhe Solitude janë gjithashtu të shkruara në fillim në stilin e vetë sentimental.
Prudhomme më vonë i kushtohet tërësisht lirikës Parassiniste duke shkruar vepra që përfaqësojnë filozofinë e koncepteve në stilin e kundërt. Veprat më të njohura në atë seri janë Drejtësia” (poezi) (1878) dhe Fati” (poezi) (1888). Këto vepra më vonë u popullarizuan në mënyrën faustike të dashurisë. Në Akademinë franceze është pranuar më 1881.