Sultan Kösen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sultan Kösen

Sultan Kösen (lindi më 10 dhjetor 1982) është fermer turk me origjinë kurde[1] i cili mban rekordin në librin e Genisit si njeriu më i gjatë në botë.[2] Rritja e tij rezultoi nga gjendja e akromegalisë, e shkaktuar nga një tumor që ndikon në gjëndrën e tij të hipofizës.[3] Shtat e tij është e tillë që përdor paterica për të ecur.[4]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2009, Kösen jetoi me prindërit, tre vëllezërit dhe motrën e tij. Ai nuk mundi ta përfundoj shkollimin për shkak lartësisë së tij, kështu që punoi si fermer.[5]

Duke filluar nga viti 2010, Kösen mori trajtimin Gamma Knife për tumorin e tij të hipofizës në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Virxhinias dhe u pajis me ilaçe për të kontrolluar nivelet e tepërta të hormonit të rritjes. Është konfirmuar në mars 2012 se trajtimi ka qenë efektiv në ndalimin e rritjes së Kösen.[6]

Në tetor të vitit 2013, Kösen u martua me Merve Dibo, e cila është dhjetë vjetë më e re se ai.[7] Në një intervistë, ai thotë se problemi i tij më i madh me gruan është komunikimi. Ai thotë se ai flet kurdish dhe turqisht, por gruaja e tij flet vetëm arabisht.[8]

Më 13 nëntor 2014, Kösen takoi për herë të parë njeriun më të shkurtë në botë, Chandra Bahadur Dangi, në Londër.[9]

Rekordi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 25 gusht 2009, lartësia e Kösen ishte 2.46 metra, duke kaluar lartësinë e Bao Xishun i cili ishte 2.361 metra.[10] Kösen gjithashtu mban rekordin për duar më të gjata (27.5 cm) dhe këmbët më të gjata në 36.5 cm (këmba e djathtë) dhe në 35.5 cm (këmba e majtë).[10]

Më 9 shkurt 2011, Kösen u mat nga Rekordi i Librit Genist në 251 cm dhe gjithashtu i rivlerësoi duart e tij në 28 cm që thyen rekordin e tij të mëparshëm.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ English, Basnews. "Kurdish Tallest Man on Earth Going to Hollywood - basnews". Marrë më 9 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Tallest man - Living". guinnessworldrecords.com. Rekordet në Librin e Genisit. Marrë më 10 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ [1]
  4. ^ "Bodyshock - Episode Guide - All 4". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 15 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "World's tallest man September 2009". The Age. Melbourne. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Jaslow, Ryan (13 mars 2012). "World's tallest man, 29, finally stops growing with help from Va. doctors". CBS. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2012. Marrë më 13 mars 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "You may lean to kiss the bride: The tallest man on earth, Sultan Kösen, gets married". Hurriyet Daily News. 28 tetor 2013. Marrë më 28 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Sultan Kösen: Yalan haberler yüzünden yıpranıyorum". ILHA Agency. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 31 dhjetor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "World's tallest man comes eye to eye with world's smallest man for Guinness World Records' Day". Telegraph.co.uk. 13 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b "World's tallest man over 8ft high". BBC News. 17 shtator 2009. Marrë më 18 dhjetor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)