Jump to content

Sylë Tahirsylaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sylë Tahirsylaj (15 gusht 1949, Isniq, Deçan - 16 qershor 2024, Prishtinë)[1] është fizikan, meteorolog dhe profesor universitar nga Isniqi i Deçanit, Kosovë. [2]

Sylë Tahirsylaj lindi në fshatin Isniq, ku kreu shkollën fillore, ndërsa Shkollën e Mesme Teknike, drejtimin e makinerisë, e kreu në Prishtinë (1968). Studimet për fizikë i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të Prishtinës (UP) në vitin 1977. Studimet pasuniversitare i filloi në Fakultetin e Fizikës Teknike të Universitetit të Beogradit, por i përfundoi për fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës në vitin 1993. Tezën e doktoratës e mbrojti në të njëjtin universitet, nga fusha e fizikës së atmosferës - meteorologjisë (1996). Zgjidhet docent në Fakultetin e Bujqësisë të UP-së (1997). Ka qenë drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (1999-2013), si dhe përfaqësues i parë nga Kosova në Organizatën Botërore të Meteorologjisë (WMO). Është autor dhe bashkautor i disa punimeve shkencore të botuara në botën e jashtme dhe në vend.[3]

  • “Protection against hail and hail clouds forming in Kosovo 1987-1990”, Tirana 1996.
  • “System and the effects of anti- hail protection in Kosovo”, Bulletin of the Faculty of Sciences in Tirana, 1997.
  • “The impact of the Argjenit iodide in the of Mathematics and Natural Sciences”, Tirana, 1999.
  • State of Polarization of the ligh Pasing through two uniaxial crystal plates, Bulgarian Journal of Physics, Sofia, 2000.
  • “Menagment Resource water, Soil and aer in Kosovo. Bulletin of the World Organization of globalization issue of natural resources, Prague, 2002.
  • “Natural environmental disturbances from 18 Sitnica River, 01 . until 21.02.2003”, Dardanica Science Prishtina, 2003. (bashkëautor)
  • "Depedence of the Azimuth of the Eliptic on the Thickness of Plates, After the Pasing of the Linearly Polarozoid TW light through uniaxial Crystal Plane – Parallel Plates, sent to Japan edition, 2004. (bashkëautor)
  • “Pollution of surface water by the Kosovo Basin (2000-2003)”, Dardania scence number 4, Pristina, 2004. (bashkëautor)
  • “Pollution of surface water in the basin of the White Drin April-August 2004”, Published in the journal magazine “ACOUA” Miliniumi of Peja, 2004. (bashkëautor)
  • “Water Resources in Kosovo”, Bilten of Balwois, Ohrid, 2004. (bashkëautor)
  • Air pollution particles from suspenduarta in the Mitrovica region,; Technologists and Bulletin of Kosovo, Pristina – Kosovo, 2005. (bashkëautor)
  • “Monitoring of water resources in Kosovo”, REC, Bulletin17, Pristina, 2005.
  • “The use of wind power and renewable sources like the sun in Kosovo”, Bulletin of the Ministry of Energy and Mines, Pristina, 2005
  1. ^ Zhugolli, Vanesa (2024-06-16). "Ndërron jetë eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj". Klan Kosova. Marrë më 2024-06-18.
  2. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalor Enciklopedik i Kosovës, L-ZH [Encyclopedic Dictionary of Kosova, L-ZH]. Vëll. 2. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1640. Marrë më 2024-06-18.
  3. ^ Drini.us (2023-02-20). "Më 28 shkurt 2023 , meteorologu Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj shpallet Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit". DRINI.us. Marrë më 2024-06-18.