Tahir Zajazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tahir Zajazi (1940, Zajaz) është profesor universitar dhe didakticien shqiptar nga Maqedonia e Veriut.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tahir Zajazi lindi në Zajaz të Kërçovës, ku mori edhe arsimin fillor. Kreu Normalen e Shkupit pas së cilës vazhdoi studimet për pedagogji në Universitetin e Shkupit. Doktoroi në Universitetin e Zagrebit, përkatësisht të Tiranës. Për qëllime studimore qëndroi në disa qendra universitare dhe studimore jashtë vendit. Fillimisht, ishte mësues, pastaj kryeshef i arsimit në Tetovë, mësimdhënës në gjimnazin e këtij qyteti, përkatësisht në Akademinë Pedagogjike të Shkupit, këshilltar i arsimit. Ai ishte njëri nga themeluesit, mësimdhënës dhe dekan në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe mësimdhënës në Universitetin e Evropës Juglindore në këtë qytet. U mor me çështje profesionale pedagogjike, sidomos të didaktikës. Mori pjesë në konferenca dhe aktivitete të ndryshme shkencore-profesionale. Hartoi dhe botoi disa vepra profesionale.[2]

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Efekti i mësimit të programuar laboratorik" (1994),
  • "Pedagogjia e arsimit" (1997),
  • "Metodologjia e mësimdhënies dhe mësimnxënies" (2003),
  • "Perfeksionimi i vazhdueshëm i absolventëve të diplomuar të Fakultetit Pedagogjik në UEJL" (2007),
  • "Metodologjia e hulumtimeve shkencore në shkencat shoqërore" (2017),[3]
  • "Skicë e rrugëtimit pedagogjik të një jete në arsim" (2018)

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kraja, Mehmet (red.). "Fjalori enciklopedik i Kosovës II L-ZH". botimpex.com. fq. 1783-1784. Marrë më 2024-03-28.
  2. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). "Fjalor enciklopedik i edukimit II M - ZH". botimpex.com. fq. 1696. Marrë më 2024-03-28.
  3. ^ Zajazi, Tahir. Metodologjia e Hulumtimeve Shkencore në Fushat Shoqërore. Tahir Zajazi. ISBN 978-608-245-238-8.