Jump to content

Zajazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zajaz)
Zajaz
Зајас
Qytezë
Popullsia
 • Gjithsej4.712
{{{postal_code_type}}}
6253
TargatKL

Zajaz, (maqedonisht: Зајас/Zajas) është qytezë në komunën e Kërçovës, Maqedoni.

Zajazi është një krahinë në vetë, e madhe dhe krenare që graviton një popullsi etnogjene, që shtrihet në veriperëndim të Kërçovës, jugperëndim të Gostivarit, dhe në lindje të Dibrës së Madhe.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 4712 banorë nga të cilët 4682 ishin Shqiptarë, 4 Maqedonas, 4 Serbe dhe 22 të tjerë.[1]

Banorët e Zajazit janë 97% me besim musliman sunni.


SH.K.A"KRENARIA E ZAJAZIT"

SH.K.A "KRENARIA E ZAJAZIT" filloi aktivitete kulturore me Nentore te vitit 2012. Shfaqja e pare: manifestimi i 100 vjetorit te pavarsise se shtetit Shqipetar ne Zajaz Teqe.

Aktivitetet e deritanishme:

1. Manifestimi i 100 vjetorit te pavarsise se shtetit Shqipetar ne Zajaz Teqe

2. Manifestimi i dites se pavaresise se Kosoves i mbajtur me 17 Shkurt 2013 ne Pallatin e kultures, Kercove

3. Pjesemarrje aktive ne programin "Oda Kercovare" e organizuar nga RTV Gurra

Ushtrimet udhehiqen nga koreografet Tasim Useini dhe Liridona Useini. Grupi momentalisht numeron 16 antare me tendenca per rritjen e numirt. Ushtrimet mbahen 3 here ne javet duke perfeshire 4 ore per cdo dite, ne Zajaz.

Qellimi: Ruajtja e melosit burimor Kercovar dhe folklorit te pasur shqipetar.

Synimet: Pjesemarrje neper koncerte, manifestime kulturore dhe ahengje te ndryshme familjare ku do te mundohemi qe sa me denjesisht te prezentojme traditen tone.

Motivi: TE KENDOJME DHE VALLEZOJME SHQIP! --46.217.95.22 17 prill 2013 00:50 (CEST)--46.217.95.22 17 prill 2013 00:50 (CEST)

Këngët e kaçakeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këto këngë ndeshim edhe shumë vargje liriko-epike, ngandonjëherë edhe krejtësisht lirike. Një lirizëm i dukshëm ekziston edhe në përshkrimet e personifikuara si "Mali i kaçakut", "Kroj i kaçakut", "Shpellë e kaçakut" etj.

Momentet specifike nga jeta familjare janë motive më të rëndësishme në këto këngë popullore. Kënga e Sulltanës së Qafës është një këngë mjaft simpatike, për shkak të pjesëmarrjes së vajzës së re gjatë një konflikti me komitat e Brodit, për të i ndihmuar babait dhe bashkëfshatarëve. Është kjo bija Sulltana, e cila po kështu i ndihmon babait si burrat. Një natë, në vitin 1913, hordhitë serbe e bullgare, të udhëhequra nga krimineli Mikajl i Brodit, që në popull njihet si Vojvoda i Brodit, hynë në fshatin shqiptare Qafe të Gostivarit dhe bisha të egra vranë e masakruan popullsinë e pafajshme.

Fshataret të paarmatosura, të zëne në gjumë, nuk mund t`u përballonin sulmeve barbare të këtyre çetave mizore. Ndermjet tymit e zjarrit, këta gjakpirës, gostitshin me gjakun e shqiptarit, duke shfry mërinë sidomos mbi shtëpinë e Mazllam Qafa, që ishte një nga luftëtaret më të denje për realizimin e idealeve kombëtare në këto anë. Mazllami, që kishte luftuar trimërisht në radhët e para, prej dritareve të shtëpisë së tij e vijonte zjarrin dhe qëndroje burrërisht deri sa pati fishekë. Ndërkohë, i mashtruar, ra në duart e armikut dhe në oborrin e shtëpisë së tij u vra mizorisht, në praninë e së bijës pesëmbëdhjetëvjeçare, te cilën armiqtë e detyruan të shikonte se si i masakrohej i ati.

Sulltan, pasi arriti disi të shpëtoje prej duarve mizore, iku në shtëpi, mori një palë gërshëre për qethjen e dhenve dhe me të në doreiu sul armiqve. Dy i vrau, ndërsa një tjetër e plagosi rende. Dhe të tjerët do të i kishte shtrirë për tokë, po të mos e kishin rrezuar me plumba revolveri.

Sulltana ishte një nga vashat më të bukura të kësaj anë, prandaj cubat kishin vendosur t`ia jepnin njërit prej shokëve të tyre për të bere me të një nane serbe. E hodhën në një grope bashke me të vrarët e tjerë, por më parë i hoqën prej qafe një varg me xhevahire, duke ia lëne në dorë gërshërët gjakmarese.

Mbe këtë ngjarje të tmerrshme, vjeshtari i popullit ka qëndisur një elegji që nuk ka shoqen dhe që në zemrat tona tingëllon me zë hyjnor.

Kënga e Qafës (Sulltanës) Variant i Zajazit
Këto komita, jalla, c`jan termou
Njer në Cafe derrat dun me shku
Burrat e Cafes, jalla i kan termou
Ne shpi t`Mazlamit, jalla, dun me i cou, vaj 5
Na duel Sulltana besa n`at dollap
Na ju ra durve, cycja, me t`perflake
-Cycja bre nën, ene, ne të bohet nji xhak
N`bohet një xhak mori nane, një xhak i zi
Ne vriten burra, ne priten grani, vaj 10
Cù kthy Sulltana, heyni në shpei
Naj mori gershenet cycja, i shtiu ne në xhi
Na dul Sulltana besa, moun mor në shkalle
-Gajret bre date mos u lidh i gjalle-e
Ty be Sulltana s`ta le xhakun pa mare, vaj 20
-Gajret Sulltanë he Zoti mo t`frykt
Se bashke me daten në shkojmë shehit !
Kecei Sulltana bes, dul more në leme
Ja guli komitit besa në xhabadan
Ja citi derrit, besa, tej more m`at ane, vaj
Hiken komitat, besa, tu qellu mrapa
Hikni bre shoke se na faroj Cafa
Na faroj, jimi të marrou
Sa një tre vete mor naj ka vramun nji gru, vaj
Gajrét Sulltane, moj e bije xhalit
sa meir ja bone, moj, xhalit Mikajlit
Oj, bre, erdh haberi, mor në karakolle
Ne karakolle besa n`ate Gostivare
Caj Mazllam Cafa bon treimnei-o me gra, vaj.

________________________________________

Kënga e Kalosh Danit

Kënga për Kalosh Danin ka një rendësi të madhe për historinë e lëvizjes sonë kombëtare, sidomos për trevën e Kerçovës.

Kjo këngë i ka kaluar kufijtë kërçovare dhe ka marre përmasa me të gjera, spese dhe veprimtaria e vete Kaloshit nuk ka qen e kufizuar vetëm në trevën e Kërçoves :

Pi në Dibër, more, në Tiranë
Na ka dalë, more, nji kapida !
Kapidani, more, Kalosh Dani
Pret ke Gara, mor, permy Bukujqan

Pos në Kërçovë edhe në Dibër, ceta e Kaloshit qysh nga viti 1919 vepronte në një territore të gjere në Maqedoni, saqë në veri arrinet deri në Shkup.

Përvec se në Maqedoninë Perëndimore, kjo cete vepronte edhe në territorin e shtetit shqiptare, si për shembull në Lure, në Tiranë e tjerë.

Kaloshi ka pasur lidhje edhe me Prizrenin, me njëfarë Sali Aga të cilin e ka pasur mik të ngushte dhe shume here ka qene në konak tek ai.

Ceta e Kaloshit kishte ithtare dhe përkrahje në me shume treva, si për shembull në Dibër të Epërme, në Gollberde, në rrethien e Galicnikut.

Kënga e Kalosh Danit

Pine Dibër, oh more në Tiranë
Na ka dale, hej more, një kapida !
Kapidani, oh more, Kalosh Dani,
Pret ke Gara, permy Bukojcane ;
Abidinit, or bomni Selam
Pret Kaloshi, mor, prmy Bukojcan.
Mun ke Gara, oh more, n`ate perru
Pret vojvoden, hej ore, me liftou
Ky Kaloshi, mor, nji burrë i unjet
Male e fushe, mor, na shkon si flutur
Shkon si flutur, more shkon hava
N`male të Brodit, oh, more na ka ra
N`male të Brodit, mor, na u boka nami
Ke liftonte, mor, kalosh Ramadani
Shumë imnat, mor na i ep Latami.
-Jalla c`u bone, Lazam, bre vëlla
Se dibranet, mor, jan`tuj na vra
Tu na vra, mor dun me na zene.

Nga këngët popullore, por edhe nga rrëfimet në terren, del se vrasësit ishin disa persona nga Dibra, të ndihmuar nga vojvoda i Brodit, po ai i njëjti që masakroje Qafen e Sulltanës Kreshnike.

Prapa kësaj vrasjeje nuk qëndronte vetëm dora e pushtetit të atëhershëm serb, por në këtë vrasje duket se me e shumti i kishte përzier duart pushteti i Afmet Zogut, i cili në atë kohë u angazhua mjafte për shkatërrimin e Lëvizjes Kaçake, me këtë rast shpeshherë thirrte Kaloshqe që të dorëzoje armët, por ky kurrë nuk e beri një gjë të tillë, sepse ishte i vetëdijshëm së Zogu ka për qëllim të përforcoje absolutizimin e tij.

Dy vargje e fundit dëshmojnë më së miri, dhe besoj se ka vend ta mbështesim së Kalosh Dani me të Vellan Lazamin janë vra nga dora e Dibraneve mbështetës të Zogut.

Zajazi për kah trimëritë është dukur që nga mesi i shek. 18, për të cilën dëshmon kënga - epika popullore, gojëdhënat, poashtu edhe shtypi turk dhe ai serb. Zajazin më së miri e ka njohur Vilajeti i Manastirit, dhe Kosova në veçanti. Një veteran i Bajram Currit, nga Lumthati i Dardanisë, mbasi kuptoi se jam nga Zajazi, m'u afrua, megjithëse ishim të rrethuar nga komunist dhe spiunia të UDBës. Ai me zë të lart më tha : "Gëzohem që njohë një trim nga ata trimat, miqtë e mij nga Zajazi, të cilët vinin o bacë, shpesh në Kosovë. Ata ishin Vëllezërit Lazam dhe Kalosh Ramadani që udhëhiqnin Lëvizjet Kacake në Kërçovë". Ishte viti 1964, ku e takova në një darsëm në Bllacë të Dullës së Prizrenit, besoj se emri i tij do të ishte Baca Ramë, në mos jem gabim. Ai më porositi që të shkruaj për këta fatosa kur t'i vijë koha. Ai shtoi : "Për trimëni njohim Veleshtën e Strugës, Drenicën e Kosovës dhe Zajazin e Kërçovës". Dritë past, ai veteran që më frymëzoj që të them më shumë se dy fjalë për këta kreshnikë të krahinave tona të lavdishme.

Zajazi njehë në periudhën turke, Mehmed Begun e Kollarës, Hasan Brahaj, Nezir Koxhën, ky i fundit, një veteran i pashoq i dy periudhave : turke e serbe. Osman Gjini, Murat Dulla dhe Sefer Hysë Zajazi, që ky i fundit është një ndër imazhet më të dalluara në Kërçovë, që luftoi turqit dhe komitat bullgarë më 1903 në Betejën e Karbunicës, ku mbeti edhe dëshmor. Ali Drogomishti - Ali Beqir Ala si prijës i Kërçovës, që kishte zënë armët për të mbrojtur nderin e atdheut. Ky luftëtar është veteran i vitit 1912, kur po shpaloste flamurin 500 vjeçar të fatosit tonë të të gjithë kohëve - Skënderbeut. Sulltana Legjendare, heroina e Gostivarit dhe e Kërçovës, e cila i la namë historisë kombëtare në Qafën e martizuar (1913), për të cilët kam përgatitur disa faqe të tëra, ku do të përmblidhen në një vëllim të veçantë.

  • * *

Kaluan ato kohëra të errëta ; filloi lufta e dytë. Këtë radhë populli shqiptar i kësaj ane do të duhej të ishte më i pjekur, dhe ai me të madhe tregoi një pjekuri të jashtë - zakonshme. Për fat të keq, po bëhej një propagandë e tmerrshme : luftë antifashiste, antinaziste, ku mandej do të siguroheshin të drejtat etnike - legjitime të popujve të pushtuar : "pritë gomar të bij barë". Kështu lindën parulla, ideologji pa logjikë për të ardhmen mjeruese të popullit tonë. Atë botë, përsëri vegjëlia rroku armët, drejtoi masën, i tregoi rrugën popullit, historinë qindvjeçare të sunduesve sllavë, dhe mos besimi ndaj tyre, se ata ndërrojnë politikë e fjalë si tu dojë interesi i tyre. Prap Zajazi lindi njerëz të peshuar, jo me arsim dhe edukatë por me një përvojë të gjatë e të hidhur. Ngjarjet e shëmtuara të vitit 1913 nuk kishin të harruar ; tre bunarët në Zajaz, ende s'ishin tharë nga gjaku i vëllezërve, baballarëve, gjyshërve. Të internuarit gjatë lëvizjeve kaçake në Zajaz e gjetkë, ende s'ishin kthyer në vatrat e tyre. Me padyshim ata kishin vdekur në vetminë e tyre nën qiellin hapësinor në Orizar dhe vende të tjera të mallkuara bullgare të Maqedonisë lindore pa u mbuluar ndër varre. Si të mundte që ky popull aq i vuajtur të harronte ato kohëra të vrazhda, ato shtrëngata që varruan popullin tok kreshnik. Si mund të hiqeshin nga mendja ato burra që me një guximtari të pashoqe të asgjësojnë komunat serbe, duke shpresuar se një ditë do të hynë nën administratën shqiptare. Ata burra viganë u zhdukën në Osllomej, në Rashtan, në Midincë, në Zajaz etj. Si mund të harrohen ngjarjet e Qafës, Sopit, Breqanit, këta dy të fundit të zhdukur fare nga harta gjeografike. Si mund të shkilet mbi gjakun dhe trupin e Sulltanës legjendare, dhe, sot t'i shtrijmë dorën e pajtimit, serbëve, maqedonasve sllavë, për të luftuar gjermanët apo italianët. Ishte e pamundur !

Pas kapitullimit të Italisë fashiste, në Kërçovë si veprimtar të "nacionalçlirimtares" për Maqedoni kishin dërguar një far togeri Ymer Domni, në popull njihej si Ymer Luma. Ymer Luma ka qenë një burrë i shkathët, gojmbarë, dhe kishte veti të mira për të zgjidhë disa probleme, ngatërresa që ekzistonin ndër shqiptarë të këtij vendi, që kishin mbet si trashëgim i mbrapshtë dhe mjerues.

Në Zajaz, Ymer Luma mbledhë parinë e vendit, dhe me të madhe u shpjegon qëllimet e tija, rrolin e "luftës nacionalçlirimtare", dhe, bashkëpunimi me arradhët partizane maqedonas. Aty për aty i hasi sharra në gozhdë. Mefahil Shehu, një prijës, që më vonë në krye të Ballit të Kombit ; shkurt ia preu : "Na si popull i kombit të shtrenjtë shqiptar duam të bashkojmë hutat me Shqiptarët e Shqipërisë Politike kundër sllavo-maqedonas, armiqve tonë shekullor, ndërsa gjermanët si kanë ardhur ashtu edhe do të shkojnë. Gjermanët as në luftën e parë dhe as tani s'kanë për t'na vrarë. Por, ata që na kanë vrarë dhe do na vrasin janë maqedonët, dhe këtë radhë, siç duket se edhe ju të Shqipërisë së Vjetër do të jeni në krahë të tyre. Na po luftojmë për t'ia bashkuar këta pjesë Shqipërisë, dhe ju na bëni kryq për të mbetur ndër këto "shkje" përgjithmonë. Na duam Shqipërinë etnike, kurse ju, jeni kundër kauzës kombëtare". Ymer Luma mbeti me gisht në gojë, i cili mbas mbarimit të luftës deklaron : "Na u thaftë goja që mësuam mbrapshtë këtë popull krenar me aq prirje luftarake e kreshnike, ku pa ndihmën tonë qoftë fizike dhe politike, ata luftuan partizanët maqedonas edhe për gjashtë muaj të tjera, mbasi gjermanët ishin larguar nga Kërçova, për derisa hyri dhe u erdhi në ndihmë Brigada e 18-të Shqiptaro-Partizane, arradhës partizane maqedone. Cetat vullnetare të Ballit Kombëtar të Kërçovës, që nuk deshin të luftonin kundër gjakut shqiptar, me një injorancë kundër vetvetes, mjerisht lëshuan armët për dhe, pos komandantëve. Kështuqë, 400 vullnetarë, djem të rijë u pushkatuan në "Telat e Gostivarit", u mbytën në Xhaminë e Zajazit, dhe ata që shpëtuan, i dërguan në "Frontin e Sremit", atje mbetën pa nam e nishan.

Shqiptarët e Maqedonisë (Yllirridës) formuan cetat e tyre me vullnetarë, aty mbas shkatërrimit të Jugosllavisë kraliste. Ndër ata që i dhanë puls luftës së ardhshme, që do tu prijë me dinjitet vullnetarëve shqiptarë të Ballit Kombëtar të Kërçovës ; në skenë u dukë kryekreshniku i Zajazit, Mefahil Shehu.

Mefahil Shehu lindi në Teqe Mëhallë të Zajazit, më 1897, i cili ishte i pari në Kërçovë që përqafoi flamurin kombëtar, dhe me atë flamur ndjekë komunistat maqedono-shqiptarë, këmba këmbës, për deri sa ra po nën atë flamur në fillim të vitit 1945. Ai si gjithmonë këshillonte turmën që mos ndjekin parulla partizanie sepse, do të dëmtojnë lëvizjen e tyre, ballin e Ballit Kombëtar. Sllavët kurrë se kanë mbajtur fjalën, prandaj hiquni profkave sllavo-komuniste, u thonte trimi. Propaganda proruse, propagandat e çdo llojit, bënte çmos që vullnetarët e Ballit Kombëtar, atdhetarët e zellshëm të tërhiqen nga ballina e luftës kombëtare, siç ishte inkuadruar Xhemë Hasa dhe Mefahil Shehu. Propagando fallse, propagando mjeruese së gjoja dëbojmë gjkermanët dhe pastaj territoret të përcaktohen simbas kriterit etnik, për të cilën gjë nuk ishte nënshkruar asnjë dokument ndërkombëtar. Mefahili thonte me plotëbindje : Fjalët e Shkjaut nuk i han Shqiptari i mençur. Xhema dhe Mefahili, nuk pajtohen aspak me këto parulla, prandaj edhe nuk gabohen dhe ishin të bindur se me këto parulla partizanie maqedono-serbe komuniste, gatuhej maja për vdekje dhe u përgaditnin varret shqiptarëve siç ua kishin bërë tërë kohën, gjatë sundimit të tyre.

Zoti Stjepan Gjurekoviq, një shkrimtar e historian kroat, autor i romanit "Bijt' e Shqipeve", thotë se propaganda komuniste jugosllave kishte për qëllim që të tjerët (Shqiptarët) të vdesin për serbët, siç u vranë e lanë kockat partizanët e Enver Hoxhës në frontin e Sremit kundër gjermanëve, duke i nxjerrë shqiptarët në vijën e parë të zjarrit. Mefahili dhe Xhema i paramendonin këto marifete jugosllave, serbe, dhe humnerën për luftëtarët shqiptarë, prandaj ata kurrë s'u bashkëngjitën pallavrave të tyre. Mefahili luftoi partizanët e Svetozar Vukmanoviq Tempos, që udhëhiqte arradhët maqedone në Kërçovë, Maqedoni. Për derisa Mefahili ishte i gjallë, Tempoja nuk bëhej i gjallë, por fshihej si mini fushor. Ai u printe vullnetarëve betejë pas beteje, duke pasur krahë të djathtë dhe instruktor ushtarak Xhemën ; kurrë su largua nga ballina e luftës. Ai u priu vullnetarëve Ballëllor në Majën e Malit Bukoq, ku shkatrroi deri në një brigadat partizane maqedone ; dërrmoi cetat maqedone të Galishnikut ; puqi pushkë në Berikovë, Tuhinë, Kastriot, Garanë ; eliminoi cetat armike të Kopackës ; ngadhnjeu në Betejën e Kalasë së Kërçovës, dhe vendosi djemtë - burrat e vendit në kazermat ushtarake.

Atje poshtë nën kala baheshin luftime të ashpëra. Cetat armike janë të shtrënguar që të tërhiqen në jug të qytetit. Nga zhurmat e pushkëve dhe mitralezave buçiste qyteti sikur po binin daullet-lodrat e mëdha të Kërçovës, e jo se po bëhej një luftë e hatashme, një luftë për vdekje a liri ! Ata ishin trimat e Halim Mangupit. Atje kah mesi i qytetit, në xhaminë e madhe, ku minareja po dukej nga çdo kënd të qytetit, sikur të ishte oxhaku i ndonjë fabrike moderne ; një ndër trimat me zë të Zajazit, dora e djathtë e kryekomanarit, Mefahil Shehut ; pararoja e luftës nacionaliste, Begzat Vuli, u ngjitet shkallëve të xhamisë, dhe u bërtet luftëtarëve me zërin e tij si vetëtima, që përçohej kënd më kënd : "Përpara vllazën ! Me dorë, me dorë ! Përqafoni fitoren, Kërçova është e juaja, kjo është Shypneja që kemi ëndërruar !"

Po flas vetëm për trimëritë e Kërçovës dhe të Gostivarit. Sikur të kishin luftuar e të ishin të organizuar jo më shumë se këto dy vende, pjesët tjera të Shqipërisë etnike, mendoj se çdo qytet shqiptar, qoftë i Shqipërisë Politike dhe asaj etnike, me siguri që luftën do ta kishim fituar, dhe sot do të ishim të bashkuar. E keqja po e ndjek popullin tonë mbrenda këtyre 90 vjetëve. Serbët komunista gjetën menden qysh në ditët e hershme për t'i dhënë dritë një kombi që në luftërat ballkanike e copëtuan dhe e refuzuan si komb e si popull (fjala është për shtetin dhe kombin maqedon), për t'iu kundërvënë interesave shqiptare. Nga ana tjetër, komunistat shqiptar duke besuar komunizmin ndërkombëtar, se gjetën dot mendjen për të punuar nën rogoz, për të bashkuar kombin e tyre, të cilën e humbën po n'ato lufta ballkanike, dhe tashmë pritën minutën e fundit së çfarë sihariqi do tu jepte "internacionalisti i madh i Ballkanit" shoku Tito. Për ndryshe, kishin shpallur luftë vëllavrasje, e cila shkonte në dobi të tjetërkujt.

Sot kudo po ndihet ndër trojet tona për luftën e humbur, për trojet e humbura. Por populli shqiptar i Maqedonisë nuk humbi dot besimin tek martirët që u flijuan gjatë luftës së dytë. "Pra, Xhemë Has Gostivari dhe Mefahil Zajazi, bashkuan gurrat e pastërta të lumenjve të ndërgjegjes kombëtare, të cilat u derdhën në lumin e madh të revolucionit popullor shqiptar". "Kurrë e kurrës mos u besoni përrallave të shkjeve, sepse ata gjithmonë në besë na i kanë ngul thikën mbas shpine, prandaj çdo premtim (nxotje) ata bëjnë, kinse për barazinë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare (për t'ia arrirë qëllimeve të tyre të kësaj lufte të kobshme) janë fjalë boshe - fjalë shkjau" - Mefahil Zajazi.

Ndjenjat kombëtare tek Shqiptarët e Maqedonisë, nuk janë shuar, ndër turmat popullore gjithmonë ka qenë e gjallë - dëshmojnë faktet historike, këngët - epika ! janë burimi, gurra e dokumentuar që gjallëron në gjakun e tyre arbëror. Pra, baballarët e tyre kanë vepruar ashtu si dijtën, dhe si veprimtar kanë qenë gjithmonë në vazhdën e asaj veprimtarie. Tashmë në Maqedoni jemi një milion ! Fatkeqësisht armiqtë tanë, qofshin të huaj apo të tanë, kanë qenë të pashpirt që edhe sot e kësaj dite bëjnë të njëjtat trumbetime kundra bashkimit tonë, njësimit tonë kombëtar, që e kanë mbytur dhe po e mbytin zërin e shqiptarit.

Fryma e luftës çlirimtare të cetave vullnetare të komandant M. Sheut dhe Xh. Hasit, që humbën davanë për 60 vjet, sot ato kreshnkë në fjalë frymëzojnë ndjenjën kombëtare të populli tonë, që të jenë më të vendosur për ardhmërinë e fateve të tyre.

Stampa:Komuna e Zajazit

"Mefahil Shehu - Zajazi dhe Xhemë Has Gostivari bashkuan gurrat e pastërta të lumenjve të ndërgjegjes kombëtare, të cilat u derdhën në Lumin e Madh të Revolucionit të Popullit Shqiptar".

Shkurtimisht do të orvatem për të dhënë të vërtetën historike mbi Zajazin e Kërçovës. Në këtë shkrim do t'i lejë anësh, për tjetër herë, Kreshnikët e periudhës turke, dhe ish mbretërisë jugosllave. Do të përqendrohem vetëm për Luftën e Dytë Botërore.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=311&film_ID=4&slide_ID=17