Popojani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Popojan
Поповјани
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej399
TargatKL
Faqja zyrtare[1]

Popojan edhe Popojon, (maqedonisht: Поповјани) është fshat në komunën e Kërçovës, Maqedoni. Kërçova ndodhet rreth 13 km në jug të fshatit.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky fshat ka një pozitë shumë të volitshme gjeografike meqenëse është i rrethuar nga male tepër të lartë siç është Ujmiri që pasurojnë këtë fshat me lumin e fshatit i cili e ndan fshatin në dy pjesë. Kështu është e mundësishme për fshatarët që të punojnë tokat tepër pjellore ndër të cilat veçohen tokat ne jug të fshatit të ashtuquajtura Llagu. Në veri kufizohet me fshatin Jagoll, në lindje me fshatrat Tuhin dhe Aranjell, kurse në jug me fshatin Zhubrinë.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesa veriore e fshatit dhe lumi.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 399 banorë nga të cilët 397 ishin Shqiptarë dhe 2 Maqedonas.[1] Ashtu siç fshatrat tjerë në rrethinën e Kërçovës, poashtu edhe ky fshat është tepër i goditur nga mërgimi dhe si rezultat popullsia është zvogluar kohëve të fundit.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumica e popullsisë merret me bujqësi dhe blektori. Një pjesë tjetër shumë e madhe gjendet në gurbet dhe gjatë sezonit të verës kthehet në vendlindje dhe pikërisht gjatë kësaj sezone ekonomia lokale përfiton më së shumti. Sikurse fshatrat tjerë e komunës së Osllomesë, poashtu edhe ky është lënë pas dore nga qeveria e udhëhequr nga maqedonët e cila ende përdor diskriminimet e palejuara në botën e shekullit të XXI. Si shembull i thjeshtë mund të përdoret fabrika në TE e Osllomesë në të cilën prej më se 1000 punëtorëve, 95% janë Maqedonë, ndonëse popullsia e komunës së Osllomesë është përkundrazi. Si rezultat popullsia Shqiptare e këtij rajoni ka shkatrrimin e fushave nga ana TE e Osllomesë dhe ndotjen e ajrit. Pas kërkesave të shumta nga popullsia Shqiptare që të punësohen më shumë punëtorë në këtë fabrikë, popullsia lokale ka vendosur që të organizojë protesta me bllokimin e rrugës kryesore Kërçovë- Osllome.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stadiumi i fshatit.
Xhamia e fshatit.

Fshati Popojan ka një traditë të jashtëzakonshme sportive mbase është edhe vendlindja e pelivanit legjendar Rexhep Elezi. Rinia e këtij fshati është shumë aktive dhe më së shumti merret me sport. Si sport më i popullarizuar është patjetër fudbolli. Ky fshat ka edhe ekipin e vet në këtë sport i quajtur "Teuta" me të cilin ekip ka pas shumë suksese nëpër turniret të zhvilluar në sezonën e verës. Pra, ndonëse është një fshat i vogël sipas popullsisë në krahasim me fshatrat tjerë të rrethinës së Kërçovës, ekipi i këtij fshati në fudboll të vogël ka pasur shumë suksese nëpër turniret të organizuar gjatë viteve 1990-ta. Ekipi i Teutës konsiderohet si një ndër ekipet më të suksesshëm në rrethinën e Kërçovës. Një ndër turniret më të famshëm që e ka firuar ky ekip mund të dallohet turniri i madh në fudboll të vogël i organizuar në verë të vitit 1996 në fshatin Sërbicë ku morrën pjesë më se 16 ekipe. Në finale luajtën ekipi i Sërbicës kundër këtij ekipi dhe në fund "Teuta" e mundi kundërshtarin me rezultat 2-0 (me gola të shënuar nga Vesel Veseli dhe Idrizi) edhepse ekipi i Sërbicës luante me lojtarë të zgjedhur nga të gjitha fshatrat tjerë.


Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]