Talat Pallaska
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Talat Pallaska, (lindur më 1930 në Gjakovë, vdiç më 25 qershor 2011 në Prishtinë, Kosovë), ishte mjek shqiptar, i specializuar për sëmundjet e veshëve, hundës dhe fytit, ORL-og (otorinolaringolog), profesor i Univerzitetit të Prishtinës.
Pallaska shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prishtinë në vitin 1951. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i regjistroj në Universitetin e Beogradit në vitin akademik 1951/52, ku dhe diplomoi në vitin 1958. Pas kryerjes së stazhit të obliguar në spitalin e përgjithshëm në Prishtinë, pranohet në këtë institucion në Repartin e Otorinolaringologjisë në vitin 1959. Vitin e fundit të specializimit e kreu ne Beograd, në Klinikën e Otorinolaringologjisë dhe të Kirurgjisë Cervicale. Specializoj sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit, më 1964. Në këtë vit u kthye në Prishtinë dhe u zgjodh shef i repartit të ORL-së në Spitalin e Përgjithshëm. Shumë vite me rradhë udhëheqi repartin, duke shkolluar kuadër të rinjë shqiptar për sëmundjet e veshit,hundës dhe fytit. Nën udhërrëfimet e tij shumë mjekë shqiptarë, jo vetëm nga Kosova, specializuan dhe ushtruan detyren e specialistit jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë. Në vitin 1972, zgjedhet drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Prishtinë, ku për meritat që kishte mori titullin "Primarius".
Talat Pallaska ishte nxitës dhe aktivist i hapjes së Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, i cili filloi punën në vitin 1969. Në Fakultet të Mjekësisë u zgjodh ligjerues më 1972. Pas dy vite më 1974, morri titullin "Docent" në lëndën e otorinolaringologjisë, pas katër viteve u zgjodh "Profesor inordinar". Pas punës shkencore-edukative, avansoj dhe i plotësoj kushtet për tu zgjedhur "Profesor ordinar", në vitin 1983/1984. Ishte Prodekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë gjatë viteve 1972/74, ndërsa në vitin shkollor 1979/81 ushtroi detyrën e Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Shumë kohë ishte drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe udhëheqës i katedrës së ORL-së.
Me ardhjen e masave të dhunshme serbe në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1990, me që ishte nënshkrues i Apelit 215, Talat Pallaska u detyrua të jap dorheqje në postin e drejtorit të Klinikës së ORL -së në Prishtinë. Më vonë, në vitin 1991, u largua nga puna me dhunë nga okupatorët serbë, mirëpo edhe më tutje, por në kushte shumë të vështira ushtroj detyren e mësimdhënësit në Fakultetin e Mjekësisë. Në atë kohë mësimi mbahej në shtëpi private. Në Klinikë të ORL-së u kthye në qershor të vitit 1999, në detyrë të Kryeshefit të repartit operativ me njësinë intesive. Talat Pallaska u pensionua në vitin 2001. Edhe pas pensionimit vazhdoj bashkpunimin me Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, deri në vitin 2003.
Gjatë gjithë kohës Talat Pallaska u angazhua si në shëndetësi, në arsim si dhe shkencë. Së bashku me kolegët tjerë mjekë pedagogë u angazhuan për krijimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë, sidomos me diplomimin e një numri të madh të mjekve shqiptarë, të cilët punojnë në Kosovë dhe gjithë andej në botë. Shumë nga ata sot janë arsimtarë me thirrje të larta shkencore dhe zëjnë vend me rëndësi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Pallaska në vitin 1972 habilitoi në temën: " TRAUMAT KRANIOCEREBRALE GJATË VITEVE 1968/72 NË REPARTIN E KIRURGJISË DHE OTORINOLARINGOLOGJISË NË PRISHTINË DHE RROLI I TRAKEOTOMISË NË SHËRIMIN E TYRE ". Më vonë, më 1977, në Fakultetin e Mjekësisë mbrojti tezën e doktoranturës: " NDRYSHIMET PATOLOGJIKE NË RRUGËT E LARTA TË FRYMËMARRJËS DHE PREVALENCA E BRONSHITIT KRONIK TE PUNËTORET E EKSPONUAR NOKSËS NË VENDIN E PUNËS ". Disertacioni i tij ishte kontribut origjinal në literaturëne mjekësisë. Ishte kontribut i çmuar në konceptin fiziologjik e klinik të lidhëshmërisë së rrugëve të larta e të poshtme të frymëkëmbimit e poasqërisht të shfaqjës së sëmundjes obstruktive të mushkërive. Në vitin 1994 për studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, botoj tekstin universitar Otorinolaringologjia. Si koautor i librit morri pjesë s ë bashku me kolegët nga Zagrebi e Rijeka në botimin e tekstit universitar Otorinolaringologjija, gjithashtu libër në gjuhën shqipe, dedikuar për studentët jo vetëm të Kosovës por edhe më gjërë.
Ribotimi i këtij libri u bë edhe në vitin 1990. Në revista të ndryshme profesionale dhe shkencore, nga lëmia e otorinolaringologjisë ka publikuar shumë punime. Më shumë se 85 punime shkencore janë botuar në "Praxis medica", në "Praxys medica Yugoslavica" e botime tjera të shtypura në formë të përmbledhësit të punimeve nga materiali me rastin e kongreseve të ORL-së në Kosovë, ish Jugosllavi, simposiume, seminare e tubime tjera të ngjashme shkencore. Në Prishtinë më 1988 organizoj Kongresin e trembëdhjetë të otorinolaringologëve në ish Jugosllavi. Me këtë rast i tërë materiali u botua në tre libra të përkthyera në gjuhen shqipe. Me rastin e shënimit të 30 vjetorit të Klinikës së Otorinolaringologjisë në Prishtinë, që u mbajt në nëntor të vitit 2003, ishte një nga organizatorët. Me këtë rast për rriten dhe zhvillimin e Klinikës u botua Monografia.
Talat Pallaska ishte kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. Ishte kryetar i Shoqatës së arsimtarve universitar të ish Jugosllavisë. Ishte anëtar i këshillit redaktues të revistës shkencore "Sinopsia ORL Yugoslavica" dhe një nga kolegët që kontribuoj në organizimin e revistës "Praxis medica", anëtar i Këshillit redaktues i se cilës ishte një kohë.
Për punën e palodhëshme në ngritjen e nivelit shëndetësor e në veçanti të shërbimit otorinolaringologjik në Kosovë e më gjërë, të arsimimit të kuadrave të reja në shëndetësi e arsim dhe të zhvillimit të shkencës medicinale në trojet tona dhe jasht tyre, Talat Pallaska është bartës i shumë dekoratave, mirënjohjeve dhe i meritave të mëdha jo vetëm në hapësirat tona por edhe jasht. Pallaska është pionieri dhe doajeni i lëmisë së Otorhinolaringologjisë në Kosovë.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tekste shkollore
- Otorinolaringologjia për studentët e Fakultetit të mjekësisë, tekst shkollorë i lejuar nga Këshilli shkencor - mësimor i Kuvendit të Universitetit të Prishtinës, me vendim No 165-52 të datës 29/09/1993. Libri është botuar në Prishtinë në vitin 1994.
- Otorinolaringologjia - Grup autorësh (T. Pallaska e tj.). Otorinolaringologjia. Katedra e Klinikes së Otorinolaringologjisë, "Sestre Miloserdnice", Zagreb, Katedra e Otorinolaringologjisë, Shalata 4, Zagreb, Katedra e Otorinolaringologjisë, Prishtinë, Katedra e Otorinolaringologjisë, Rijekë, botim në gjuhen kroate dhe në gjuhen shqipe në Prishtinë, 1983. Teksti është ribotuar në vitin 1990, Zagreb, fq. 127-128.
- Publikimet tjera
- Karakteristikat klinike dhe morfologjike të limfomave në qafë në materialin e Institutit të Anatomisë Patologjike në Prishtinë gjatë viteve 1981-1987. T. Pallaska, H. Maloku, A. Limani, R. Sopa Përmbledhes i punimeve shkencore, libri I, Prishtinë, 1988, fq. 95-102.
- Lëndimet kraniocerebrale në periudhën 1968-1972 në repartin e Kirurgjisë dhe të Otorinolaringologjisë në aspektin e trakeotomisë në shërimin e tyre, punim habilitues, T. Pallaska, Prishtinë. qershor, 1974.
- Rëndesia e laringomikroskopisë në diagnostikimin dhe terapinë e tumoreve në laring. Permbledhës i punimeve shkencore, T. Pallaska, B. Sllamniku, N. Vasiq, D. Nikollovski, Prishtinë, 1973, fq. 96.
- Prevencat e neoplazmave të traktit respirator në kushtet e ndotjës së lartë të ajrit të qytetit industrial. Përmbledhës punimesh, D. Popovac, T. Pallaska, M. Kovaqeviq, Beograd 1971, fq. 53
- Ndryshimet patologjike në rrugët e larta të frymëmarrjës dhe prevenca e bronkitit kronik te punetorët nën ndikimin e noksës së jashtme, T. Pallaska, D. Nikollovski, B. Sllamniku, R. Ramku, Prishtinë, permbledhës i punimeve 1977, fq.89.
- Terapia kirurgjikale bashkëkohore e karcinomes së laringut, përmbledhës i punimeve, B. Sllamniku, T. Pallaska, D. Nikollovski, Prishtinë, 1977, fq.198.
- Otoantritet te fëmijet motak. T. Pallaska, D. Nikollovski, Prishtinë Supplement 1. 69,1974.
- Klinicki utisak promena na laringsu laringomikroskopijom u odnosu na histolosku dijagnozu, Symposia ORL Yugoslavica, B.Sllamniku, T.Pallaska, V.Haxhijaha, A.Limani, vol. 19, br. 3, 259-266 Zagreb-1984.
- Disturbances PF geometry of upper airways and the frequence in nasal septum deformities. M. Haxhiu, T. Pallaska, B. Sllamniku, International Symposium "Otorhinolaryngology 1986", Zagreb, 1986.
- Analysis of flow volume curves in patients with paralysis of the vocal cords. B.Sllamniku, T. Pallaska, M. Haxhiu. International Symposium "Otorhinolaryngology 1986", Zagreb 1986