Tapia (Kuçovë)
Tapia |
---|
Tapia është një fshat në Rrethin e Kuçovës në Shqipëri.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tapia ndodhet në anë të rrugës Ura Vajgurore - Kuçovë. Ajo ka reliev fushor dhe një shtrirje karakteristike me një rregullsi të mirë për sa i përket organizimit të shtëpive të cilat ndodhen në të dyja anët e rrugës dhe ka tre rrugë prej rreth 1 km secila. Pranë fshatit kalon lumi Osum i cili në afërsi me fshatin bashkohet me lumin Devoll duke krijuar një nga lumenjtë më të gjerë në Shqipëri, lumin Seman. Klima është normale me katër stinë të dallueshme, me një dimër të butë me pak borë dhe me një verë të nxehtë, karakteristike kjo edhe për qytetin e Kuçovës që ndodhet pranë. Fshati ndodhet shum pran Aeroportit ushtarak te Kucovës , ne hyrje ajo kufizohet nga nje Kanal ndertuar nga Enver Hoxha njohur nga banoret si Kanali i madh ne veri ka disa bunkier dhe vende per vendmajtje fishekesh tani te cilat jane te braktisura. Ne ate zone jane serat e banoreve te cilet permes nje rruge te ngushte prej guri te cilen e rrethon gjelbersia te çon ne fshatin Çiflik i cili ka edhe kufizim me ane te lumit Osum, keto ndodhen ne Tapi te vogel. Ne fund te Tapise se vogel ne krahun tjeter esht Shkolla 9 vjecare dhe 1 klinik e vogel , nga aty fillon me pas Tapia e madhe e cila karaterizohet nga pemet e shumta dhe rrugicat e ngushta.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tapia mund të jetë i përbërë prej 500-1000 banorë numer i cili ka patur renje pershkak te emigrimit te shumt te banoreve ne qytete te tjera edhe jasht vendit. Tapia banohet nga 100% Shqiptarë. Ne Tapi mund te gjenden banor qe i perkasin seciles fe por edhe thjesht qe nuk besojn ne zot , gjithsesi ne fshat nuk ka asnje objekt kulti. Dialekti dominues total esht Toskërishtja.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia e Tapisë bazohet kryesisht në bujqësinë, ku dallohet prodhimi i perimeve dhe frutave si pjeshkët, kakitë, kumbullat etj. Gjithashtu në prodhimin e perimeve përdoren edhe shtretërit me ngrohje diellore (serat). Blegtoria bazohet kryesisht në rritjen e lopëve,pulave dhe bagëtive të imëta
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas banoreve lagja njohur si Tapia e madhe ka pasur 7 shtëpi ndersa lagja e njohur si Tapia e vogël ka pasur 5 ne kohen Osmane andaj kane ardhur emrat. Rruget ne fshat kan qen teresisht prej guri te perpunuar si ai qe mund te shihen ne Berat por keto u hoqen ne vitet ne 90 dhe rrug prej asfalti u ndertuan ne vend.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Perondi |
---|
Goraj · Magjati · Perondia · Polovina · Rreth Tapia · Tapia · Velagoshti |
redaktoni kutinë |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- AL-gjeo-cung
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Kuçovës
- Fshatra në komunën Perondi