Jump to content

Teatri i Operas dhe Baletit Odessa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Teatri i Operas dhe Baletit Odessa

Teatri Kombëtar Adademik i Operas dhe Baletit Odessa (ukrainas: Одеський національний академічний театр опери та балету) është teatri më i vjetër në Odessa, Ukrainë. Teatri dhe Shkallët Potemkin janë ndërtimet më të famshme në Odessa.[1]

Opera e parë është hapur në vitin 1810 dhe u shkatërruar nga zjarri në vitin 1873. Ndërtesa moderne është ndërtuar nga Fellner & Helmer në stilin neo-barok (Baroku i Vjenës) dhe u hap në vitin 1887. Arkitektura e sallës luksoze të audiencës ndjek stilin e vonshëm francez rococo. Akustika unike e sallës të projaktuar në formë të patkoit, mundëson që të përçoi edhe një ton të ulët pëshpëritës të zërit nga nga skena në çdo pjesë të sallës. Renovimi i fundit i teatrit ka përfunduar në vitin 2007.

Skena kryesore e teatrit.
Sala e audiencës së teatrit.

Arkitekti i Shën PetersburguutThomas de Thomon projektoi teatrin e parë të operas, ajo u hap më 10 shkurt 1810. Teatri aktual është pothuajse në të njëjtin vend në të cilin ishte teatri i parë, 200 vjet më parë. Hyrja kryesore me kolonadë e saj përball detit. Nuk kishte holl.[2][3]

Në natën e 2 janarit 1873, ndërtesa u shkatërrua nga zjarri.[4]

Një fushatë për mbledhjen e fondeve filloi menjëherë.. Qyteti njoftoi një konkurs ndërkombëtar për projektimin më të mirë të teatrit. Dyzet projekte u dorëzuan, por asnjë nuk u zgjodh.[2][5] Përfundimisht, projekti ishte hartuar përgjatë vijave të Semperoper të Dresden-it e ndërtuar në vitin 1878, me hollin jo-tradicional duke vazhduar edhe me lakimin e auditoriumit.[6]

Në vitin 1925 ndërtesa u dogj përsëri nga zjarri.[7]

Ka një histori se, kur njerëzit nga Odessa mësuan se kostoja e ndërtimit ishte 1.3 milion rubla ari, ata u shtangën, por kur ata e panë teatrin e ri, ata u shtangës sërish, këtë herë në admirim.[2]

Gjatë Luftës së dytë Botërore, Nikita Hrushovi, ishte i shqetësuar për gjendjen e qytetit, dhe e vizitoi Odessën menjëherë pasi ai u çlirua. Hrushovi raportoi se vetëm një cep i ndërtesës kishte qenë i dëmtuar nga një predhë e armikut.[8]

Teatri u rimodelua në vitet 1960.[7]

Teatri ndodhet mbi një terren të lëvizshëm dhe është në rrezik të shembet. E çara e parë në themel u shfaq pothuajse menjëherë pasi teatri u hap. Gjysma lindore e teatrit është varur pothuajse shtatë inç në tre vitet e para, dhe gjashtë muret e saj filluan të anohen. Gleb Dranov, një ish këngëtar i operës që këndoi në teatër për 25 vjet dhe që ka punuar pesë vjet si gjeologjist, po ndihmon në riparimin e ndërtesës.[7][9]

Fasada e ndërtesës është e dekoruar në stilin barok italian. Në qoshe janë bustet e Mikhail Glinka, Nikolai Gogol, Alexandr Griboyedov dhe Alexander Pushkin. Arkitektët pajisën hollin me njëzetekatër dalje, për të shmangur tragjedinë në rast të ndonjë zjarri. Në anën e teatrit është një lëndinë me lule të freskëta dhe shkurre..[10]

  1. ^ Bel Kaufman; Oleg Gubar; Alexander Rozenboim; Nicholas V. Iljine; Patricia Herlihy (2004). Odessa Memories. Seattle: University of Washington Press. ISBN 0-295-98345-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Kononova, G. (1984). Odessa: A Guide. Moscow: Raduga Publishers. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 14 prill 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Karakina, p. 68 Lists the architect's name as Toma de Tomana.
  4. ^ Karakina, Yelena; Tatyana Samoilova; Anna Ishchenko (2004). Touring Odessa. BDRUK. ISBN 966-8137-01-9. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2009. Marrë më 14 prill 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Karakina, p. 67 States: There were forty three entrants, and.
  6. ^ Buildings for Music, Michael Forsythe, Cambridge University Press, p. 344
  7. ^ a b c Kaufman, p. 14.
  8. ^ Khrushchev, Nikita (2004). Sergei Khrushchev (red.). Memoirs of Nikita Khrushchev: The Commissar, 1918-1945. Penn State Press: Pennsylvania State University. ISBN 0-271-02332-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Wines, Michael (1 nëntor 1999). "An Aged Beauty Gets a Facelift From a Geologist". The New York Times: 4. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 14 prill 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Herlihy, Patricia (1991) [1987]. Odessa: A History, 1794-1914. Cambridge, MA: Harvard University Press. ISBN 0-916458-15-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) p. 266-7

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]