Tefta Cami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Tefta Cami lindi më 15 Gusht të vitit 1940ViçishtDibrës, Shqipëri, është politikane shqiptare, Ministre e Arsimit dhe Kulturës.

Edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1959, mbaroi shkollën pedagogjike në Peshkopi, kurse në vitin 1964 diplomoi në Tiranë në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe.

Në vitin 1972, mbaroi kursin e lartë të filozofisë.

Në vitin 1988, mbrojti gradën shkencore “Kandidate e Shkencave”.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga viti 1964 deri në 1967, mësuese, n/drejtoreshë dhe drejtoreshë në shkollën e mesme të përgjithshme “Demir Gashi”, në Peshkopi.

Në vitet 1967-1969, redaktore e z/vendëskryeredaktore në gazetën lokale “Ushtima e Maleve”.

Në vitet 1969, përgjegjëse e gruas në rrethin e Dibrës.

Në vitet 1970, 1976, sekretare e Komitetit të Partisë në Dibër. Në vitin 1976, sekretare e Parë e Komitetit të Partisë të rajonit Nr.1 në Tiranë.

Nga viti 1976-1987, ministre e Arsimit dhe e Kulturës të R.P.S.Sh.

Gjatë viteve 1987-1991, drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Partisë “V.I.Lenin”.

Gjatë viteve 1993-2006, kryetare e një shoqate dhe kryetare bordi e një shkolle të mesme artistike.