Jump to content

Tempulli i Annapurna Devit

Coordinates: 25°19′04″N 82°58′26″E / 25.317645°N 82.973914°E / 25.317645; 82.973914
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tempulli i Annapurna Devit
अन्नपूर्णा देवी मंदिर;
அன்னபூர்ணா தேவி மந்திர்;
अन्नपूर्णा देवी मंदिर
dhe অন্নপূর্ণা দেবী মন্দির.
Annapurna duke i dhënë ushqim Shivës
Informacion i përgjithshëm
Statusifunksionues
Tipitempull hindu
VendndodhjaVisheshwarganj, Varanasi
QytetiVaranasi
ShtetiIndi
Koordinatat25°19′04″N 82°58′26″E / 25.317645°N 82.973914°E / 25.317645; 82.973914
Lartësia80.985[1]
Përfundimi1729
Lartësia80.985[1]

Tempulli i Annapurna Devit (në gjuhën hindi: अन्नपूर्णा देवी मंदिर; në gjuhën tamile: அன்னபூர்ணா தேவி மந்திர்; në gjuhën marathi: अन्नपूर्णा देवी मंदिर dhe në gjuhën bengaleze: অন্নপূর্ণা দেবী মন্দির. I njohur edhe si Mandiri i Annapurna Matas dhe Mandiri i Annapurnas), është një nga tempujt më të famshëm në qytetin Varanasit. Ky tempull ka rëndësi të madhe fetare në hinduizëm dhe i është kushtuar hyjneshës Annapurna Devi. Annapurna Devi është një hyjneshë e ushqimit (anna do të thotë ushqim, ndërsa purna i plotë ose tërësor) dhe një formë (avatar) e hyjneshës Parvati dhe është e njohur edhe si Kashipuraadeeshwari ("Mbretëresha e Kashit"). Tempulli i Annapurnas u ndërtua në shekullin e XVIII nga Maratha Peshwa Baji Rao.[2][3][4][5]

Tempulli i Annapurna Devit është i vendosur në zonën e Visheshwarganjit në Varanasi. Ai ndodhet në Annapurna Gali, në Jnanavapi në koordinatat 25°18.634′N 83°00.576′E / 25.310567°N 83.009600°E / 25.310567; 83.009600 dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 0.02 hektarësh. Ai është i vendosur në rrugën Dashashwamedh, Vishwanath Gali. Ai gjendet 15 metra në veri-perëndim të Tempullit të famshëm Kashi Vishwanath, 350 metra në perëndim të Ghatit Manikarnika, 5 kilometra në jug-lindje të stacionit hekurudhor të Varanasit dhe 4.5 kilometra në veri-lindje të Banaras Hindu University.[6]

Gjatë shekujve të VII-IX Bhavani ishte hyjnesha kryesore dhe qendra e saj ishte një nga vendet më të rëndësishme të adhurimit. Ajo përshkruhej si energjia e lëngshme e hyjnisë mbrojtëse Vishvanatha te Kashi Khanda, një tekst i shekullit të XIV-XV.[7] Ajo është lavdëruar si Maha Gauri. Sipas një tjetër përshkrimi te Kashi Rahasya,[8] ajo përfaqëson edhe Annapurnan. Tristhalisetu (1585) e lavdëron Annapurnan dhe Bhavanin si e njëjta hyjneshë. Nga përshkrimi puranik është e qartë se Annapura ishte shumë popullore dhe adhurohej me emra të ndryshëm. Në vijim të pushtimit mogul, me urdhër të perandorit mogul Aurangazeb u shkatërrua edhe ky tempull si shumë të tjerë. Tempulli i tanishëm i Annapurnas (“Hyjnesha e bollëkut të ushqimit”) u ndërtua në vitin 1729 nga Balaji Bajirao Peshva.[4] Statuja e tanishme e Annapurnas brenda shenjtërores është e re, e vendosur dhe shenjtëruar në janarin e viti 1977 në një seri ritualesh prana-pratishta, “frymë-përçuese”, të drejtuara nga Shankaracharya i Shringerit. Shkrimtari i famshëm Raja Rao ka shkruar vargje lutëse për të.

Sipas legjendave puranike, Mahagauri është forma e tetë e hyjneshës Durga dhe ajo është me ngjyrë të bardhë dhe shumë e bukur. (Maha,महा = e madhe, tepër; Gauri गौरी = e bardhë). Ajo mban veshje të bardha dhe kalëron një dem po ashtu të bardhë.[9] Sipas mitologjisë hindu, ka dy legjenda popullore të lidhura me origjinën e këtij tempulli.

Mahagauri humbet Gauri Rupan e saj

Sipas një legjende, njëherë Mata Parvati i mbylli të tre sytë (Dielli, Hëna dhe Zjarri) e perëndisë Shiva. Për shkak të kësaj, e gjithë bota y zhyt në errësirë për shkak të shpërbërjes (pralaya) që u përhap. Mata Parvati humbi gjithashtu Gauri Rupan (ngjyrën e bardhë) e saj dhe i kërkoi Shivës ndihmë në rifitimin e Gauri Rupas. Asaj Shiva i kërkoi të dhuronte ushqim (anna) në Varanasi. Kështu ajo mori formën e Annapurna Devi Rupas me një enë të artë dhe garuzhden bëri anna daan në Varanasi dhe kështu Mata Parvati e rifitoi përsëri Gauri Rupan.

Maya (iluzioni)

Sipas një tjetër legjende, njëherë Mata Parvati (që është gjithashtu hyjnesha e ushqimit) u inatos shumë kur Shiva i tregoi asaj se e gjithë bota (duke përfshirë ushqimin) është maya (iluzion). Në mënyrë që ti tregonte rëndësinë e ushqimit Shivës, ajo bëri që i gjithë ushqimi në tokë të zhdukej. E gjithë bota filloi të vuante nga uria dhe pastaj bëri një kuzhinë për adhuruesit e saj në Varanasi. Shiva vetë në fund shkoi te Mata Parvati dhe i tha asaj se e kuptonte se bota lëndore nuk mund të mënjanohej kurr si iluzion. Mata Parvati u bë e lumtur, i dha ushqim me duart e saj Shivës

Përshkrimi dhe domethënia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli është ndërtuar në stilin Nagara të Arkitekturës hindu dhe ka shenjtërore me verandë të madhe me kolona, që bujt imazhe të hyjneshës. Ai bujt dy idhuj të hyjneshës Annapurna Devi; njëri i bërë prej ari dhe tjetri prej tunxhi. Idhulli prej tunxhi përdoret për darshana (ritual adhurimi hindu) të përditshme, ndërsa idhulli prej ari përdoret vetë një herë në vit për darshana; ditën përpara divalit (dita e Annakutës).[4] Vetë Tempulli qëndron në oborrin e kompleksit, një shenjtërore e vogël me një verandë të madhe me kolona. Brenda tempullit ndodhen idhujt e Mahagaurit (Hyjnesha e Madhe e Bardhë), Ganeshës, Gauri Shankaras dhe Hanumanit. Tempulli ka një kullë me një kube, të skalitur dhe zbukurar në stilin hindu. Annapurna është e njohur si forca femërore e Bhavas, “Qenies”, një nga emrat e Shivës. Ajo është quajtur “Nëna e Tre Botëve”, që atyre që vijnë te ajo, u premton çfarë vetëm një nënë mund të japi, ushqim natyror falas. Mata Parvati ka emra të ndryshëm që adhurohen nga adhuruesit e saj në botë. Annapurna Shatanama Stotram-i ka 108 emra dhe Annapurna Sahasranam-i paraqet njëmijë emra të Annapurna Matas.

Festat dhe praktikat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Besimtarët duhet e adhurojnë këtë perëndeshë me ofrimin e teshave, gurëve të çmuar, luleve, temjanit, kandilëve etj.. Kashi Khanda, tekst puranik i shekullit të XIV-XV, pohon se besimtarët duhet të rrotullohen 108 herë rreth Bhavanit (Annapurnas) në muajin e Chaitras, Shukla Paksha Ashtami. Kjo konsiderohet e barasvlefshme me rrotullimin ritual rreth të gjithë maleve, deteve, ashramëve hyjnorë dhe të gjithë ishujve. Ata duhet të rrotullohen në mënyrë rituale tetë herë në ditë duke adhuruar Annapurnan. Darshana e Annapoornas shoqëron gjithmonë atë të Shiva Vishvanathit. Besimtarët e adhurojnë këtë hyjneshë si një formë të Durgës në Nav Durga Yatra gjatë Navratrit që bie në shtator-tetor. Festa e madhe e lidhur me hyjneshën lidhet me prodhimin e drithit (anna). Festa Annakuta (“Mali i Ushqimit”) zhvillohet gjatë ditës së parë të dyjavëshit hënor të muajit të vjeshtës Karttika (tetor-nëntor). Tempulli i Annapurnas vizitohet nga një masë e madhe pelegrinësh me rastin e Festës së Annakutit. Festa e Annakutit zhvillohet në Indi çdo vit pas divalit. Gjatë Annakit shpërndahen monedha për të gjithë adhuruesit. Besohet se kushdo që do të adhuroi këtë monedhë, do të bekohet nga Annapurna Mata me begati dhe sukses. Gjatë festës së dytë në Margashirsha (nëntor-dhjetor), Annapurna dekorohet me lastarë të gjelbër orizi dhe kjo jepet si ushqim i bekuar. Çdo vit nga Dhantera, Triyodashi përpara Deepavali Amavasyas një ditë pas Amavasyas (në tërësi katër ditë), idhulli i artë i Annapurnas vendoset në katin e sipërm të Tempullit të Annapurnas për darshana (adhurim ritual) nga besimtarët. Besimtarët nga India e Jugut përgjithësisht kombinojnë Deepavali Darshanin për idhullin e artë të Annapurnas, Ganga Snaan-in dhe Vishwanath Darshanin. Tempulli i Annapurnas është i hapur nga ora 4:00 e mëngjesit deri në orën 11:30 të paradites dhe nga ora 7:00 mbasdite deri në orën 11:00 të natës. Në tempullin e Mata Annapurnas, në mesditë ofrohet ushqim si një ‘Prasad’ për të gjithë të moshuarit, të pamundurit dhe adhuruesit e saj në mënyrë të përditshme. Rituali i aartit kryehet në orën 4.00 të mëngjesit.

  1. ^ "Elevation". Elevation finder. Marrë më 1 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Annapurna Devi Mandir". Varanasi.org. Marrë më 1 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Bhavani Devi". Varanasi Temples. Marrë më 1 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c "Annapurna Temple in Varanasi". Temple Travel. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2015. Marrë më 1 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Annapurna Temple, Varanasi". My Temples India. Marrë më 1 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Location". Google Maps. Marrë më 1 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Karunapati Tripathi (red.). "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. 132, vargu61.130. {{cite book}}: Problem me |script-title=: mungon parashtesa (Ndihmë!)
  8. ^ "Kāshi Rahasya". ब्रह्मवैवर्त पुराण Brahmavaivarta Purana. Kalkuta: Gurumandala Granthamalaya. 1957 [shek. XVI]. fq. vargjet 16.10, dhe 20.102. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Problem me |script-title=: mungon parashtesa (Ndihmë!)
  9. ^ "Mahagauri". Mahagauri.com. Marrë më 1 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)