Tempulli i Durgës në Ramnagar
Tempulli i Durgës në Ramnagar | |
---|---|
दुर्गा मंदिर | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | funksionues |
Tipi | tempull hindu |
Vendndodhja | Ramnagar |
Qyteti | Varanasi |
Shteti | India |
Koordinatat | 25°16′55″N 83°02′26″E / 25.2819349°N 83.0405957°E |
Përfundimi | shek. i XVI |
Pronar | Familja Mbretërore e Varanasit |
Tempulli i Durgës në Ramnagar (në gjuhën marathi: दुर्गा मंदिर) është i vendosur në Ramnagar të Varanasit (ose Banaras), ku ndodhej selia e mbretërve të Varanasit, që e ndërtuan atë.[1] Mendohet se ai është ndërtuar 500 vjet më parë, në shekullin e XVI dhe tashmë është nën kontrollin e familjes mbretërore të Varanasit. Ky tempull i është kushtuar perëndeshës hindu Durga që konsiderohet si hyjnesha e Forcës dhe Fuqisë që qeverisë të gjithë botën. Tempulli ka një pellg të ndërtuar me gurë pranë tij. Tempulli i Durgës në Ramnagar vlerësohet për punimet e mrekullueshme të gurit, që janë një shembull mjeshtëror i artit të punimit të gurit në Indinë Veriore. Përveç këtij tempulli brenda qytetit të Varanasit ndodhet një tempull tjetër i Durgës, Mandiri i Durgës, i ndërtuar në shekullin e XVIII pranë një ujëmbledhësi të njohur si Durga Kund.[2]
Struktura e tempullit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli i Durgës është ndërtuar në stilin Nagara të Arkitekturës tempullore hindu, arkitektura tipike e tempujve të Indisë Veriore. Planimetria e tempullit është bazuar mbi një formë katrore, i vendosur në një kampus po ashtu katror. Ndërtesa kryesore e tempullit është ndërtuar mbi një platformë katrore dhe vetë torma e ndërtesës është gjithashtu katrore. Tempulli përmban dhoma, që përdoren për nevojat e stafit të tempullit dhe ndonjëherë për Yajna. Kampusi i tempullit është i gjelbër për shkak të pranisë së pemëve dhe bimëve. Në këtë kampus vizitorët mund të ecin përreth ndërtesës së tempullit kryesor. Kjo ecje është një ritual i zakonshëm në hinduizëm. Tempulli ka një pellg të stërmadh katror (Pushkarni) përballë tij. Pellgu është i pajisur me shkallë guri në të gjitha anët dhe kulla vëzhgimi në çdo kënd. Në një anë të këtij pellgu ndodhet një tendë prej guri. Punimet në gurë në muret e tempullit vënë gjithashtu në dukje format e tij katrore. Muret e tempullit kanë dizajne në formën e blloqeve katrore dhe shkrime zbukuruese.
Legjenda e hyjneshës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas legjendave puranike tregohet se si hyjnesha e mori emrin Durga. I dituri Agastya donte të dinte nga hyjnia Kartikeya sesi hyjnesha e mori emrin. Kartikeya tregoi, se dikur ishte një demon i quajtur Durgasur që kreu lutje intensive për mjaft vite të gjatë dhe arriti fuqi që asnjë njeri nuk mund ta mundëte. Për shkak të kësaj dhe bazuar te arroganca e madhe ai filloi të shqetësonte të gjithë njerëzit fetarë, dhe mori nën kontroll mjaft botë. Ai shkatërroi Gurukulë të ndryshëm (shkolla rezidenciale), Yagya Shala (vende ku kryheshin rituale Yagya/zjarri), burgosi krerë të ndryshëm fetarë si dhe Rishi Patna të ndryshme (gra asketikësh). Lumenjtë filluan të rridhnin në drejtimin e gabuar, të korrat filluan të jepnin lloje të ndryshme prodhimesh. Të gjithë hyjnitë qiellore dhe qeniet njerëzore iu afruan perëndisë Shiva dhe kërkuan të strehoeshin. Shiva kuptoi fuqitë e Durgasuras, veçanërisht se ky i fundit nuk mund të vritej nga një burr. Ai i sugjeroi Devit ta bënte këtë. Devi dërgoi emisarin e saj, Kalratri, bashkë me disa zonja për të paralajmëruar Durgasurën. Kalratri arriti vendbanimin e Durgasurës dhe ia përcolli mesazhin. Ajo i kërkoi atij që të mos i shqetësonte njerëzit fetarë, të rikthente tokën dhe gjërat e tjera të rrëmbyera dhe të shkonte diku tjetër, ndryshe hyjnesha Devi do ta vriste atë. Me arrogancë të madhe Durgasura i kërkoi luftëtarëve të tij të kapnin Kalratrin dhe ta burgosnin atë. Kur luftëtarët iu afruan asaj, Kalratri nxori një ulërimë që prodhoi topa flake dhe mijëra luftëtarë u vranë. Kjo e nxehu më tepër Durgasurën, që urdhëroi më tepër luftëtarë për të luftuar atë. Kalratri fluturoi menjëherë në qiell, arriti vendbanimin e hyjneshës pranë maleve Vindhyachal dhe i tregoi të gjithë ngjarjen asaj. Shpejt Durgasura arriti në vendin ku qëndronte hyjnesha dhe nisi një betejë të ashpër. Gjatë procesit, Devi lëshoi të gjitha shaktit e saj që morën forma luftëtaresh të ndryshme me fuqi të jashtëzakonshme. Hyjnesha me fuqitë e saj të jashtëzakonshme, e vrau Durgasurën dhe të gjithë ndjekësit e tij. Pati një gëzim të madh në të gjithë botën dhe paqja me lumturinë u rikthyen përsëri. Rrëfenja është përshkruar me hollësi te Kashi Khanda.[3] Të gjitha hyjnitë qiellore dhe të tjerët mësuan për këtë dhe e lavdëruan hyjneshën duke recituar Vajra Panchakamin. Hyjnesha u kënaq dhe mori emrin Durga Devi (për shkak të vrasjes së Durgasurës).
Galeri pamjesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Pamje këndore
-
Pamje e Shikharës
-
Pamje ballore
-
Skalitje në muret e tempullit
-
Skalitje në muret e tempullit
-
Skalitje në muret e tempullit
-
Elefant i skalitur në murin e tempullit
-
Yajna në tempull
-
Pamje anësore
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://varanasi.nic.in/history/ramnagar.html
- ^ "Temples of Varnasi". Varanasi Official website.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|publisher=
(Ndihmë!) - ^ Vinay (2016). "71". Kashi Khanda (në anglisht). Diamond Pocket Books Pvt Ltd. ISBN 81-288-2277-2, 9788128822773.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Tempujt e Durgës në Varanasi. |