Mandiri i Durgës në Varanasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mandiri i Durgës në Varanasi
दुर्गा मंदिर
Durga Temple gate.JPG
Hyrja kryesore e Mandirit të Durgës
Emra alternativ Tempulli i Durga Kundës, Tempulli i Majmunëve
Informacion i përgjithshëm
Statusi në funksion
Tipi Tempull
Vendndodhja Durga Kund, Bhelupur, Varanasi
Qyteti Varanasi
Shteti India
Koordinatat 25°17′19″V 82°59′57″L / 25.288622°V 82.999279°L / 25.288622; 82.999279Koordinatat: 25°17′19″V 82°59′57″L / 25.288622°V 82.999279°L / 25.288622; 82.999279
Lartësia 85
Hapja shek. i XVIII
Lartësia 85

Mandiri i Durgës (në gjuhën hindi: दुर्गा मंदिर), i njohur edhe si Mandiri Durga Kund, Tempulli i Durgës si dhe Tempulli i majmunëve, është një nga tempujt më të njohur në qytetin e shenjtë të Varanasit. Ky tempull ka rëndësi të madhe fetare për Hinduizmin dhe i është kushtuar Maa Durgës. Mandiri i Durgës u ndërtua në shekullin e XVIII Bengali Maharani (mbretëresha e Bengalit).[1] Arkitektura e Mandirit të Durgës është një shtembull i rafinuar i stilit Nagara të tempujve hindu, që është stili tipik i Indisë Veriore. Tempulli, që zakonisht quhet ‘Tempulli i majmunëve’, ka një depozitë uji drejtkëndore të quajtur Durga Kund ("Kund" do të thotë pellg ose pishinë). Tempulli ka kulla shumë katëshe dhe është i ngjyrosur në të kuqe okre, që përfaqson ngyrën e kuqe të Durgës. Kundi fillimisht ishte i lidhur me lumin kështu që depozita mbushej automatikisht. Ky kanal më vonë u mbyll, duke e ndërprerë furnizimin me ujë, që tashmë realizohet vetëm nëpërmjet shiut ose kullimit nga tempulli. Çdo vit me rastin e Nag Panchamit, në kund kryhet akti i paraqitjes së Vishnut të shtrirë mbi gjarprin mistik të përdredhur që quhet "Shesha". Mandiri i Durgës është një nga tempujt më të ngarkuar në qytet, që qëndron në sektorin jugor të tij mbi një depozitë të madhe drejtkëndore të quajtur Durga Kund. Tempulli ndodhet në rrugën kryesore nga Stacioni Hekurudhor për te Banaras Hindu University, pak përpara Tempullit të Tulsi Manas dhe Sankatmochan. Ky tempull u ndërtua në shekullin e XVIII me gurë të kuqë. Literatura puranike e vendos Durga Ji-në (siç quhet aty ajo) në vendin e tanishëm dhe e ka mbajtur këtë vend për shumë shekuj. Ajo thuhet se e mbron Varanasin nga jugu, si një nga hyjneshat e rrepta gardiane (Chandikat) të zonës së shenjtë. Mandiri i Durgës është plotë me majmunë, që e kanë bërë folenë e tyre në Shikharan dhe portikët e tempullit, duke përgjuar dhe bezdisur vizitorët.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Mandiri i Durgës u ndërtua në shekullin e XVIII nga Bengali Maharani (mbretëresha e Bengalit). Tempulli i është kushtuar hyjneshës Durga. Pranë tempullit ndodhet një ujëmbledhës (kund) që më parë ishte i lidhur me lumin Gang. Zanafilla e këtij tempulli shpjegohet te adhyaya (kapitulli) 23 i Devi-Bhagavata Puranas. Sipas këtij teksti, Kashi Nareshi (mbret i Varanasit) u thirr për një Swayamvar për martesën e vajzës së tij Sashikala. Mbreti më vonë mësoi se princesha kishte rënë në dashuri me princin vanvasi, Sudarshan. Kështu Kashi Nareshi e martoi vajzën e tij fshehtas me princin. Kur mbretërit e tjerë (që ishin të ftuar për Swayamvarin) morën vesh për martesën, ata u zemëruan dhe i shpallën luftë Kashi Nareshit. Sudarshani atëherë iu lut Durgës, që erdhi mbi një luan dhe luftoi për Kashi Nareshin dhe Sudarshanin. Pas luftës, Kashi Nareshi iu lut Durgës që të mbronte Varanasin dhe me këtë besim, u ndërtua ky tempull.[1] Hyjnesha Durga konsiderohet si hyjnesha e Forcës dhe Fuqisë që qeverisë të gjithë botën. Besohet se statuja ekzistuese e hyjneshës nuk është bërë nga ndonjë njeri, por është shfaqur vetëvetiu (svayambhu) në tempull.[2][3]

Ndërtimi[redakto | përpunoni burim]

Mandiri i Durgës u ndërtua në shekullin e XVIII (data e saktë e ndërtimit nuk dihet) nga Bengali Maharani (mbretëresha e Bengalit). Tempulli u ndërtuar në Stilin Indiano-Verior Nagara të arkitekturës tempullore. Tempulli është i ngjyrosur me okër që ti përputhet ngjyrave të idhullit kryesor të Durgës. Brenda tempullit, gjenden mjaft gurë të skalitur në mënyrë të rafinuar. Tempulli përbëhet nga shumë shikhara të vogla të bashkangjitura.[2]

Vendndodhja[redakto | përpunoni burim]

Mandiri i Durgës është i vendosur në rrugën Sankat Mochan, pranë Durga Kundit, 250 metra në veri të Tempullit të Tulsi Manas, 700 metra në veri-lindje të Tempullit Sankat Mochan Hanuman dhe 1.3 kilometra në veri të Banaras Hindu University.[4]

Legjenda e Mandirit të Durgës[redakto | përpunoni burim]

Dikur, mbreti i Ayodhyas, Dhriva Sandhi kishte dy gra të njohura si Manorama dhe Lilavathi. Ai kishte dy djem të quajtur Sudarsana (nga Manorama) dhe Satrijith (nga Lilavathi). Të dy djemtë po edukoheshin shumë mirë. Një ditë, mbreti Dhriva Sandhi shkoi në gjueti dhe u vra nga një luan. Ministri i mbretit kishte vendosur ta pasonte Sudarsana në fron, por gruaja tjetër e mbretit e kundërshtoi atë. Yathajithi (babai i Lilavathit) për një pla për të vrarë Sudarsanan dhe Manorama ishte friksuar. Ajo iku nga mbretëria me djalin e saj dhe shkoi te shenjti Bharadwaja në Trikutaadri në mënyrë që të shpëtonte fëmijën e saj. Një herë, Sudarsana po luante me shokët e tij dhe dëgjoi fjalën Kleeba (që do të thotë impotent). Pas disa ditësh ai e harroi fjalën e saktë dhe thoshte gjithmonë Kleem. Shenjti e kishte edukuar atë të adhuronte Vaishnavin (hyjnesha e adhuruar nga Kama Beejakshara). Ai filloi të adhuronte hyjneshën Vaishnavi dhe njëherë Ajo iu shfaq atij. Ajo ishte e lumtur me të dhe i dha bekimin shpirtëror dhe shigjetat për të fituar gjithmonë në fushën e betejës. Sasikala (vajza e mbretit të Kashit, Subahu) kishte rënë në dashuri me Sudarsanan, pasi kishte dëgjuar për të. Një natë, Mata Vaishnavi i erdhi në ëndërr dhe i tha asaj të martohej me Sudarsanan. Sudarsana shkoi te Swayamvara i Sasikalas me nënën e tij. Satrijithi ishte gjithashtu në Swayamvara me gjyshin; Yathajithi. Ai shpalli dhe e paralajmëroi Sasikalan se ajo duhet të zgjidhte Satrijithi si burrin e saj ndryshe ai do ti vriste të dy. Babai i Sasikalas ishte shumë i friksuar dhe u përpoq të binte dakord me vajzën ta martonte me Satrijithin. Por ajo nuk pranoi dhe i tha babait të saj se Mata Vaishnavi do ti mbronte ata. Subahu e martoi vajzën e tij me Sudarsanan atë natë. Duke e dëgjuar këtë, Yathajithi erdhi me ushtrinë e tij në kufirin e Kashit për të luftuar me Sudarsanan. Kur beteja e ashpër midis tyre kishte filluar, Hyjnesha Durga u bë e padukshme përballë tyre dhe i vrau të dy (Yathajithin dhe Satrijithin). E gjithë ushtria u friksua dhe ia mbathi nga fushë-beteja. Në këtë mënyrë Sudarsana e fitoi betejën. Duke e ditur këtë, Subahu u bë gjithashtu ndjekës i hyjneshës Vaishnavi dhe e adhuroi atë shumë. Hyjnesha Vaishnavi u kënaq me këtë dhe e pyeti atë për të marr një bekim nga ajo. Subahu iu lut asaj të qëndronte në Kashi dhe ti mbronte ata. Hyjnesha Vaishnavi pranoi dhe qëndroi në bregun e Durga Kundas, ku Subahu ndërtoi një tempull. Pas fitores, Sudarsana shkoi në Ayodhya dhe filloi të sundonte atje.

Legjenda e hyjneshës[redakto | përpunoni burim]

Sipas legjendave puranike tregohet se si hyjnesha e mori emrin Durga. I dituri Agastya donte të dinte nga hyjnia Kartikeya sesi hyjnesha e mori emrin. Kartikeya tregoi, se dikur ishte një demon i quajtur Durgasur që kreu lutje intensive për mjaft vite të gjatë dhe arriti fuqi që asnjë njeri nuk mund ta mundëte. Për shkak të kësaj dhe bazuar te arroganca e madhe ai filloi të shqetësonte të gjithë njerëzit fetarë, dhe mori nën kontroll mjaft botë. Ai shkatërroi Gurukulë të ndryshëm (shkolla rezidenciale), Yagya Shala (vende ku kryheshin rituale Yagya/zjarri), burgosi krerë të ndryshëm fetarë si dhe Rishi Patna të ndryshme (gra asketikësh). Lumenjtë filluan të rridhnin në drejtimin e gabuar, të korrat filluan të jepnin lloje të ndryshme prodhimesh. Të gjithë hyjnitë qiellore dhe qeniet njerëzore iu afruan perëndisë Shiva dhe kërkuan të strehoeshin. Shiva kuptoi fuqitë e Durgasuras, veçanërisht se ky i fundit nuk mund të vritej nga një burr. Ai i sugjeroi Devit ta bënte këtë. Devi dërgoi emisarin e saj, Kalratri, bashkë me disa zonja për të paralajmëruar Durgasurën. Kalratri arriti vendbanimin e Durgasurës dhe ia përcolli mesazhin. Ajo i kërkoi atij që të mos i shqetësonte njerëzit fetarë, të rikthente tokën dhe gjërat e tjera të rrëmbyera dhe të shkonte diku tjetër, ndryshe hyjnesha Devi do ta vriste atë. Me arrogancë të madhe Durgasura i kërkoi luftëtarëve të tij të kapnin Kalratrin dhe ta burgosnin atë. Kur luftëtarët iu afruan asaj, Kalratri nxori një ulërimë që prodhoi topa flake dhe mijëra luftëtarë u vranë. Kjo e nxehu më tepër Durgasurën, që urdhëroi më tepër luftëtarë për të luftuar atë. Kalratri fluturoi menjëherë në qiell, arriti vendbanimin e hyjneshës pranë maleve Vindhyachal dhe i tregoi të gjithë ngjarjen asaj. Shpejt Durgasura arriti në vendin ku qëndronte hyjnesha dhe nisi një betejë të ashpër. Gjatë procesit, Devi lëshoi të gjitha shaktit e saj që morën forma luftëtaresh të ndryshme me fuqi të jashtëzakonshme. Hyjnesha me fuqitë e saj të jashtëzakonshme, e vrau Durgasurën dhe të gjithë ndjekësit e tij. Pati një gëzim të madh në të gjithë botën dhe paqja me lumturinë u rikthyen përsëri. Rrëfenja është përshkruar me hollësi te Kashi Khanda.[5] Të gjitha hyjnitë qiellore dhe të tjerët mësuan për këtë dhe e lavdëruan hyjneshën duke recituar Vajra Panchakamin. Hyjnesha u kënaq dhe mori emrin Durga Devi (për shkak të vrasjes së Durgasurës).

Adhurimi, ritualet dhe festat[redakto | përpunoni burim]

Sipas legjendës hyjnesha Durga, pas vrasjes së demonit, u tregoi njerëzve se besimtarët duhet të recitonin Vajra Panchakamin që do ti ndihmonte ata në tejkalimin e çdo lloj vështirësie. Gjatë Asthamit dhe Chaturdasit, veçanërisht nëse me këto ditë kombinohet e marta, besimtarët duhet të adhurojnë Durga Devin në Varanasi. Hyjnesha do ti bekoi besimtarët me pastërtinë e mendimeve dhe veprave. Besimtarët duhet të kryejnë lloje të ndryshme puxhash për të kënaqur Durga Devin. Gjatë festave të Sharad Navaratrit dhe Vasanth Navaratrit, besimtarët duhet të kryejnë Yatran e Durga Devit. Gjatë Navratrit, besimtarët duhet të kryejnë banjë te Durga Kundi dhe të adhurojnë Durga Devi. Me këto veprime, besimtarët do të pastronin të gjitha mëkatet e grumbulluara gjatë gjithë jetës. Kashi Khanda përmend se besimtarët duhet të ofrojnë Bali (flijim kafshësh). Kohë më parë thuhet se Bali ofrohej dhe se pranë tempullit gjendej një vend për atë qëllim. Por në ditët e sotme Bali është i ndaluar nga qeveria. Beimtarët e adhurojnë Durga Devin gjatë Navratrit që bie në shtator-tetor dhe kjo hyjneshë është konsideruar si Kooshamanda Devi. Megjithëse është një praktikë një hyjneshë duke filluar nga dita e parë, ka një dyndje të besimtarëve në të gjitha ditët e të dy navratrëve. Besohet se Durga Mata e mbron Varanasin gjithmonë nga problemet. Në hinduizëm besohet se Mata Durga është mishërimi i Shaktit, që do të thotë fuqia femërore. Mata Durga vishet me të kuqe dhe kalëron mbi një luan dhe është tërësisht e armatosur me tridentin e Shivës, diskun e Vishnut, shpatë etj. Tempulli është i hapur nga ora 04.00 e mëngjesit deri në orën 01.00 të drekës dhe nga ora 03.00 e drekës deri në orën 11.00 të darkës. Ky është një nga tempujt e mirëmbajtur me idhujt e hyjneshave Lakshmi, Saraswati dhe Kali të pranishme në kompleks.

Shiko edhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "Durga Mandir". Varanasi.org. Marrë më 1 mars 2015. 
  2. ^ a b "History". Eastern UP Tourism. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 1 mars 2015.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  3. ^ "Durga Temple". Varanasi City website. Marrë më 1 mars 2015. 
  4. ^ "Location". Google Maps. Marrë më 1 mars 2015. 
  5. ^ Vinay (2016). "71". Kashi Khanda (në anglisht). Diamond Pocket Books Pvt Ltd. ISBN 8128822772, 9788128822773.