Ajodhja
Ajodhja
अयोध्या Saketa | |
---|---|
Qytet | |
Nofka(t): | |
Koordinatat: 26°47′57″N 82°12′16″E / 26.79917°N 82.20444°E | |
Vendi | India |
Shteti i federatës | Uttar Pradesh |
Divizioni | Ajodhja |
Distrikti | Ajodhja |
Qeveria | |
• Lloji | Korporatë Bashkiake |
• Trupi | Korporata Bashkiake e Ajodhjas |
• Kryetari i bashkisë | Girish Pati Tripathi[4] (Partia Bharatiya Janata) |
• Deputet | Lallu Singh (Partia Bharatiya Janata) |
• Asamblea Legjislative e Uttar Pradeshit | Ved Prakash Gupta (Partia Bharatiya Janata) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 120,8 km2 (466 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 93 m (305 ft) |
Popullsia (2011[5]) | |
• Gjithsej | 55 890 |
Emri i banorëve | ajodhjavasi, avadhvasi |
Gjuha | |
• Zyrtare | hindi[6] |
• Zyrtare shtesë | Gjuha urdu[6], anglishtja |
• Rajonale | Gjuha avadhi[7] |
Zona kohore | UTC+05:30 (Koha Standarde Indiane) |
Kodet postare | 224001, 224123, 224133, 224135 |
Prefiksi | +91-5278 |
Targat | UP-42 |
Faqja zyrtare | ayodhya |
Ajodhja e njohur gjithashtu si Saketa,[8] është një qytet i lashtë i Indisë, që besohet se ka qenë vendlindja e Ramës[9] dhe vendndodhja e eposit Ramajana. Ndodhet 8 km nga qyteti i Faizabadit, në bregun e djathtë të lumit Sarayu, në jug të shtetit indian të Uttar Pradeshit. Ka një ngritje mesatare mbi nivelin e detit prej 93 metrash. Ajodhja ishte kryeqyteti i mbretërisë së lashtë Kosala. Për shkak të besimit si vendi i lindjes së perëndisë Rama, Ajodhja është konsideruar si një nga shtatë vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit hindu (qytetet e konsideruara Sapta Puri). Besohet se vendi i lindjes së Ramas u shënua nga një tempull, që u shkatërrua me urdhër të Perandorit Mogul Babur dhe në vend të tij u ndërtua një xhami. Mosmarrveshja e Ayodhyas ka lidhje me aktivizmin e grupeve hindu për të rindërtuar një tempull të Ramës në atë vend.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas një versioni etimologjik, "Ajodhja" thuhet se rrjedh nga emri i mbretit "Ajudh", të përmendur në shkrimet hindu si paraardhësi i perëndisë Rama. Sipas etimologjisë së pranuar më gjerësisht, fjala "Ajodhja", 'A-ja' është mohorja femërore e fjalës Jodhja që rrjedh nga rrënja Judh (të luftosh). A (mohore) + Jodhja (i mposhtshëm) + ā (mbaresë femërore). Kështu, fjalë për fjalë, emri përkthehet "qyteti i pamposhtshëm" ose "e pamposhtshmja". Gjatë kohës së Gautama Budës, ishte një qytet i quajtur Ajoxhhā në gjuhën pali dhe Ajodhjā në sanskritisht, pranë brigjeve të Gangut. Ai nuk ka lidhje me Ajodhjan e sotme[10] Në kohën e Budës, Ajodhja e sotme quhej Saketa. Śāketa ose 沙奇 (në gjuhën kineze - Shāqí) ishte pushtuar nga perandori Kushan/Yuezhi, Kanishka rreth vitit 127 të e.s., që e bëri atë qendrën administrative të territoreve të tij lindore.[11][12] Emri haset përsëri te Faxiani si 沙祗 (në gjuhën kineze: Shāzhī) në fillimin e shekullit të V. Nga koha e vizitës së Xuan Zangut, murgut udhëtar kinez rreth vitit 636, qyteti ishte i njohur si Ajodhja. Nën sundimin Mogul, qyteti ishte qendra e provincës së Avadhit, që besohet se është një variat i emrit "Ajodhja". Gjatë sundimit britanik qyteti ishte i njohur si Ajodhja ose Ajodhia dhe ishte pjesë e Provincave të Bashkuara të Agras dhe Oudhit. Ishte gjithashtu selia e një shteti të vogël 'talukdari'.[13] Qytetet e Ajutthajas në Tailandë dhe Jogjakarta në Indonezi janë emërtuar sipas qytetit të Ajodhjas.
Mitologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky qytet është i lidhur ngushtësisht me Raman, mishërimi i shtatë i Vishnut. Sipas Ramajanas, qyteti ësthë 9,000 vjeçar dhe u themelua nga Manu, burri i parë (gruaja e parë ishte Shatarupa) në botë sipas vedave. Burime të tjera konsiderojnë se ajo u themelua nga mbreti Ajudh, emërdhënësi i saj. Thuhet se ishte kryeqyteti i dinastisë diellore, mbreti më i shquar i të cilës ishte Rama. Në atë kohë Ajodhja ishte e njohur si Kaushaldesa. Skanda Purana dhe puranat e tjera e listojnë Ajodhjan si një nga shtatë qytetet më të shenjta të Indisë, pasi ka qenë sfondi i shumë shkrimeve hindu. Sot është kryesisht një destinacion fetar me domethënien dhe tempujt e saj të shenjtë historikë. Atharvaveda e përshkroi Ajodhjan si "një qytet i ndërtuar nga zoti dhe që është i begatë si vetë parajsa". Mbreti i saj i parë sundues ishte Ikshvaku, i dinastisë diellore dhe djali më i madh i Vaivasvata Manusë. Mbreti i gjashtë i kësaj linje, Prithu, etimologjikisht ka rrjedhur nga fjala "Prithivi" që do të thotë tokë. Mandhatri ishte një mbret më i vonë i rajonit dhe mbreti i 31-të i pasardhësve të tij ishte Harischandra, i njohur për vërtetësinë e tij ose Sathya-sandhatan. Prejardhja e tij ishte nga Surya Vamsa, të njohur për ndershmërinë e tyre si sundues. Raxha Sagari i të njëjtës dinasti kreu Asvamedha Jaxhnan dhe sipas legjendës stërnipi i tij, Bhagiratha pruri lumin Gang në tokë nëpërmjet argjërimit pendestar. Më vonë erdhi mbreti i madh Raghu, pas të cilit dinastia u quajt Raghuvamsa. Nipi i tij ishte Raja Dasharatha, i Dinastisë Kausala dhe babai i Ramas. Në Ajodhja kanë lulëzuar mjaft besime njëkohësisht, ashtu si dhe në periudha të ndryshme. Në qytet gjenden elemente të Hinduizmit, Budizmit, Xhainizmit dhe Islamit. Sipas besimit xhainist, për shembull këtu kanë lindur pesë tirthankara (shenjtë të hyjnizuar), duke përfshirë Adinathin, tirthankara i parë,[14] Ajitnathi, tirthankara i dytë,[15] Abhinandanathi, tirthankara i katërt,[16] Sumatinathi, tirthankara i pestë,[17] dhe Anantnathi, tirthankara i katërmbëdhjetë.[18] Ayodhya paraqet kulturën Ganga-Jamuni në Tempullin Hanumangarhi, të ndërtuar nga Nawabi i Awadhit. Sipas Agamëve xhainistë, është qyteti i dytë i përjetshëm pas Shikharjit dhe nuk do të zhduket kurr gjatë ndryshimit të epokave.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historikisht, Saketa është e njohur si një qytet i rëndësishëm i Qytetërimit Indian nga shekulli i VI p.e.s.. Gjatë kohës së Budës sundohej nga Pasenadi (sanskritisht: Prasenajit), kryeqyteti i të cilit ishte në Shravasti. Saketa vazhdoi të ishte e rëndësishme gjatë sundimit Mauryan dhe pësoi një sulëm rreth vitit 190 të e.s. nga një ekspeditë greko-baktriane në aleancë me Panchalan dhe Mathuran. Pas rënies së Dinastive Maurya dhe Shunga, qyteti ra nën sundimin e mbretërve Deva dhe Datta. Një mbishkrim i gjetur në Ayodhya përmend një mbret Dhanadeva, që pohohet se ishte pasardhësi i gjashtë i Pushyamitra Shungas.[19] Nën sundimin Gupta, Ayodhya arriti rëndësinë e saj më të madhe politike. Udhëtari kinez Fa-Hsien e vizitoi qytetin në shekullin e V të e.s., duke e përmendur atë si "Sha-chi". Gjatë mbretërimit të Kumaraguptas ose Skandaguptas, kryeqyteti i perandorisë ishte zhvendosur nga Pataliputra te Ajodhja. Emri i vjetër "Saketa" tani është zëvendësuar nga emri "Ajodhja" dhe identifikohet në mënyrë të pagabueshme si kryeqyteti i Ramas. Nën Narasimhaguptan, perandoria u shkatërrua nga hunët. Menjëherë pas kësaj në shekullin e VI, qendra politike e Indisë Veriore u zhvendos në Kanauxh dhe Ajodhja ra në një harresë relative.[19] Sipas indologut Hans T. Bakker, domethënia e vetme fetare e Ajodhjas në mijëvjeçarin e parë të e.s. qe e lidhur Gopratara tirthan, që besohet se është vendi i ku Rama hyri në ujërat e lumit Saryu në mënyrë që të ngjitej në parajsë. Vetë qyteti i Ayodhyas nuk konsiderohej si një qendër pelegrinazhi. Dinastia Gahadavala që erdhi në pushtet në Kanauxh në fillim të mijëvjeçarit të dytë, me nisjen e sulmeve Ghaznavide në Indinë Veriore, përkrahu Vaishnavizmin. Ata ndërtuan mjaft tempuj të Vishnut në Ayodhya, pesë nga të cilët mbijetuan deri në fundin e mbretërimit të Aurangzebit. Hans Bakker argumenton se mund të ketë qenë një tempull në vendin e supozuar të lindjes së Ramas i ndërtuar nga Dinastia Gahadavala. Në vitet pasuese, kulti i Ramas u zhvillua brenda Vaishnavizmit, me Raman e konsideruar si avatarin më të shquar të Vishnut. Për rrjedhojë, rëndësia e Ajodhjas si qendër pelegrinazhi u rrit.[20]
Në vitin 1226, Ajodhja u bë kryeqyteti i provincës së Avadhit (ose "Oudhit") brenda Sulltanatit të Delhit. Historianët myslimanë pohojnë se zona ishte pak më shumë se e egër para kësaj kohe. Pelegrinazhi tolerohej, por taksat mbi pelegrinët siguronin që tempulli nuk mund të grumbullonte shumë të ardhura. Tempulli që mund të ketë qenë në vendin e supozuar të Ramas u zëvendësua nga një xhami në vitin 1528, e ashtuquajtura "Babri Masxhid". Pas vdekjes së Aurangzebit në vitin 1707, pushteti qendror u dobësuar dhe Avadhi u bë praktikisht i pavarur, me Ajodhjan si kryeqytetin e tij. Megjithatë, sunduesit u bënë gjithëmonë e më shumë të varur nga fisnikët vendorë hindu dhe kontrolli mbi tempujt dhe qendrat e pelegrinazhit u lehtësua. Sunduesit e Ajodhjas ishin shiitë. Grupet sunite filluan të protestojnë kundër sjelljeve librale të qeverisë. Britanikët ndërhynë dhe e shtypën rezistencën sunite. Në vitin 1857, britanikët e aneksuan Oudhin (Avadhin) dhe e riorganizuan atë në Provincat e Bashkuara të Agras dhe Oudhin.[21]
Qeverisja vendore e Ajodhjas dhe Korea Jugore njohën lidhjen dhe zhvilluan një ceremoni për të ngritur një statujë të princeshës në brigjet e lumit Sarayu. Emri i përshtatur korean i princeshës është Heo Hwang-ok, mbretëresha e parë e Dinastisë Geumgwan Gaya dhe paraardhësja e familjes koreane Kim të Kimhaes dhe Heos.[22][23][24] Në shekullin e VI, Xuan Zang (Hiuen Tsang), murgu shëtitës kinez, përshkroi shumë tempuj hindu në Ayodhya. Në eposin Ramajana, qyteti i Ajodhjas përmendet si vendlindja e hyjnisë Sri Rama, një perëndi hindu që adhurohej si mishërimi (avatari) i shtatë e Vishnut. Ajodhja u bë një destinacion i famshëm pelegrinazhi në shekullin e XV kur mistiku hindu Ramananda, krijoi sektin kushtuar Sri Ramas. Gjatë shekullit të XVI Ajodhja pa një zhvendosje të pushtetit duke rënë nën sundimin e Perandorisë Mogule si dhe qytetet e tjera indiane. Me sunduesit myslimanë të vendosur përreth qytetit nën Mohammed Ghorin, ajo e humbi rëndësinë e saj strategjike dhe ekonomike ndaj Laknaut dhe Kanpurit. Saadat Ali Khani, Navabi i Avadhin, dha riyasatin e Ajodhjas ushtarit të tij besnik brahmin, Dvixhdeo Mishra i Kasjapa gotras, për shtypjen e mospaguesve të taksave në Mehendauna Uttar Pradeshin Lindor. Tempulli Hanumangarhi u ndërtua nga Navabi i Avadhit.[25] Në vitin 1856 Ajodhja u aneksua nga britanikët. Midis viteve 1857 dhe 1859, ajo ishte një nga qendrat kryesore ku u përhapën luftimet e para për pavarsinë, më vonë duke çuar në një kryengritje kombëtare kundërt British East India Company.[26]
Periudha Gupta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në konë e Budës (600 p.e.s.) Ajodhja e sotme quhej Saketa dhe ishte një nga 6 qytetet më të mëdha të Indisë Veriore. Gjatë Periudhës Gupta, Kumaragupta ose Skandagupta e bënë atë kryeqytetin e tyre, pas të cilës filloi të quhej Ajodhja. Kalidasa këtu shkroi Raghuvamsan dhe e përmend si Gopratara tirtha (Guptar Ghati), ku Rama besohej se kishte hyrë në ujërat e lumit Saryu në ngjitjen e tij në parajsë. Sipas një tradite vendore të regjistruar nga Francis Buchanan dhe Alexander Cunningham, Ajodhja u braktis pas ngjitjes së Ramas në parajsë dhe "Vikramaditya" e rigjallëroi atë (Te Raghuvamsa atë e rigjallëroi djali i Ramas, Kusa). Prabhavatigupta, vajza e Chandraguptas së II, ishte një besimtare e përkushtuar e Ramas. Djali i saj, Pravarasena i II shkroi Sethubandhan, në të cilën Rama konsiderohej si identik me Vishnun. Ai ndërtoi gjithashtu një tempull për Raman në Pravarapura (Paunari pranë Ramtekut) rreth vitit 450 të e.s.[27]
Periudha Gahadavala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas sundimit të Dinastisë Gupta, kryeqyteti i Indisë Veriore u zhvendos në Kannauj dhe Ajodhja ra në neglizhim relativ. Ajo u rigjallërua nga Dinastia Gahadavala, që erdhi në pushtet në shekullin e XI. Dinastia Gahadavala ishte besimtare Vaishnavite (sekt i Hinduizmit). Ata ndërtuan mjaft tempuj të Vishnut në Ajodhja, pesë nga të cilët mbijetuan deri në fund të mbretërimit të Aurangzebit. Hans T. Bakker argumenton se mund të ketë qenë një tempull në vendin e supozuar të lindjes së Ramas i ndërtuar nga Dinastia Gahadavala. Në vitet pasues, kulti i Ramas mori një zhvillim të madh brenda Vaishnavizmit, me Raman të konsideruar si avatari më i shquar i Vishnut. Për rrjedhojë, rëndësia e Ajodhjas si një qendër pelegrinazhi u rrit. Në vecanti, versionet e shumëfishta të Ajodhja Mahatmjas (Fuqitë Magjike të Ajodhjas) përshkruanin celebrimin e Ram Navamit (ditë lindja e Ramas).[19][20]
Periudha Mogule
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kohët moderne, një xhami gjendej në vendin e supozuar të lindjes së Ramas, që është mbi një pirg të madh mbetjesh në qendër të Ajodhjas, të quajtur Ramadurg ose Ramkot (fortesa e Ramas). Xhamia mbante një mbishkrim që pohonte se u ndërtua në vitin 1528 nga Mir Baqi me urdhër të Baburit. Sipas një teksti të fillimit të shekullit të XX të shkruar nga Maulvi Abdul Ghaffari dhe burimet e afërta historike të shqyrtuara nga historiane Harsh Narain,[Shpjegimi 1] Baburi i ri erdhi nga Kabuli në Avadh (Ajodhja) i maskuar, i veshur si një kalandar (asketik sufi), me gjasa si pjesë e një misioni fakt-mbledhës. Këtu ai takoi shenjtët sufi Shah Xhalal dhe Sajid Musa Ashiqan dhe bëri një betim në kthim për bekimin e tyre për pushtimin e Hindustanit. Betimi nuk është paraqitur në botimin e vitit 1981 të librit të Ghaffarit, por është bërë i qartë se është në përmbushje të këtij betimi që ai ndërtoi Xhaminë Babri pasi pushtoi Hindustanin.[28] Libri origjinal u shkrua në gjuhën persiane nga Maulvi Abdul Karim, një pasardhës shpirtëror i Ashiqanin dhe u përkthye në gjuhën urdu nga nipi i tij Maulvi Abdul Ghaffari me komente shtesë. Botimet e vjetra të librit të Ghaffarit përmbajnë më shumë detaje që duket se kanë ekzistuar në botimin e vitit 1981. Studiuesi Harsh Narain, duke ju referuar faqes 40 të një botimi të mëparshëm, thotë: "Dhe tani ata e quajnë atë Xhanmasthan dhe Rasoi-i Sita xhi. Duke pasur shkatërruar këto struktura, Baburi ndërtoi një xhami madhështore. Arsyeja për ndërtimin e kësaj xhamie do të jepet në vijim".[29][30] Lala Sita Ram-i, që kishte shqyruar botimin më të vjetër të vitit 1932 shkroi: "Fakirët u përgjigjën se ata do ta bekonin atë nëse ai premtonte të ndërtonte një xhami pas shkatërrimit të tempullit Xhanmasthan. Baburi e pranoi ofertën e fakirëve dhe u rikthye në atdheun e tij".[31][32][33] Fakti që Baburi erdhi i maskuar si një kalandar është konfirmuar te Tarikh-i Dawudi i Abdullahut, ku është përshkruar se ai u takua me sulltanin Sikandar Lodhi në Delhi në të njëjtin maskim.[34] Mbishkrimi në Xhaminë Babri vetë e përmend atë si Babur Kalandar.[35] Varri i Musa Ashiqanit është vendosur pranë sitit të Xhamisë Babri, faltorja e të cilit përdor dy nga kolonat prej bazalti të zi me skalitje hindu të përdorura në Xhaminë Babri, duke treguar për rolin e tij në shkatërrimin e tempullit të mëparshëm.[32][36] Ndërsa kishte një xhami që përmbante një mbishkrim që tregonte se ajo ishte ndërtuar me urdhrin e Baburit në vitin 1528, nuk ka të dhëna të xhamisë nga kjo periudhë. Babarnama (Kronikat e Baburit) nuk përmendin as xhami as shkatërrim të një tempulli. Tulsidasi, që filloi të shkruante Ramcharit Manasin në Ajodhja mbi ditëlindjen e Ramas në vitin 1574 (duke ardhur nga rezidenca e tij e zakonshme në Varanasi) përmendëte "festën e madhe të ditëlindjes" në Ayodhya por nuk përmend një xhami në vendin e lindjes së Ramas.[37] Abu'l-Fazl ibn Mubarak, që shkroi Akbarnaman, duke hartuar volumin e tretë Ain-i Akbari në vitin 1598, përshkruan festën e ditëlindjes në Ayodhya, "rezidenca e Ramas" dhe "vendi më i shenjtë në lashtësi", por nuk përmend një xhami.[38][39] William Finch, udhëtari anglez që vizitoi Ayodhyan rreth vitit 1611 dhe shkroi rreth "rrënojave të kështjellës Ranichand (Ramachand) dhe shtëpitë" ku hindutë besonin se zoti i madh "u mishërua për të parë tamashan e botës". Ai gjeti panda (priftërinj brahminë) në rrënojat e fortesës, që ishin duke regjistruar emrat e pelegrinëve, një praktikë që thuhet se rrjedh që nga lashtësia.[40]
Periudha e vonë Mogule
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përmendja e parë e njohur e xhamisë shfaqet në librin Sahifa-I-Chihil Nasaih Bahadur Shahi, që thuhet se është shkruar nga një vajzë e perandorit Bahadur Shah I (dhe mbesa e Aurangzebit) në fillim të shekullit të XVIII. Ai përmend xhamitë që ishin ndërtur pas shkatërrimit të "tempujve të hinduve idhujtarë të vendosur në Mathura, Banaras, Avadh etj". Hindut thuhet se i quanin këta tempuj të shkatërruar Avadh "Sita Rasoi" (kuzhina e Sitas) dhe "Banesa e Hanumanit".[41][42] Ndërsa në këtë përshkrim nuk përmendet Baburi, Xhamia e Ajodhjas kishte qenë pranëvendosur me ato të ndërtuara nga Aurangzebi në Mathura dhe Banaras. Xhai Singhu i II (në mënyrë popullore i quajtur "Savai Xhai Singh", 1688-1743) bleu tokë dhe ngriti Xhaisinghpurat në të gjitha qendrat fetare hindu në Indinë Veriore, duke përfshirë Mathuran, Vrindavanin, Varanasin, Allahabadin, Uxhainin dhe Ajodhjan. Dokumentet e këtyre veprimtarive kanë qenë ruajtur në koleksionin Kapad-Dvar në Pallatin e Muzeut të Qytetit në Xhaipur. Profesor R. Nath, që ka shqyruar këto përshkrime, argumenton se Xhai Singhu kishte blerë tokën e Rama Xhanmasthanit në vitin 1717. Pronësia e tokës i atribuohej perëndisë. Titulli i trashëguar i pronësisë u njoh dhe përforcua nga shteti mogul nga viti 1717. Ai gjeti gjithashtu një letër nga një gumastha Trilokchand, të datuar nga viti 1723, që pohon se, ndërsa nën administrimin mysliman njerëzit kishin qenë parandaluar të bënin një banjë rituarle në lumin Sarju, ngritja e Xhaisinghpuras ka hequr të gjitha ndalimet.[43] Prifti jezuit Joseph Tieffenthaler, që vizitoi Awadhin në vitet 1766-1771, shkroi se "Perandori Aurangzeb shkatërroi fortesën e quajtur Ramcot dhe ngriti një tempull mysliman, me kube të trefishta, e ndërtuar në të njëjtin vend. Të tjerë thonë se ishte ndërtuar nga 'Babori'. Katërmbëdhjetë kolona në gur të zi me 5 këmbë të larta, që kishin ekzistuar në sitin e fortesës, janë parë aty. Dymbëdhjetë nga këto kolona tani mbanjë harkadat e mbrendshme të xhamisë".[44] Kjo paqartësi midis Aurangzebit dhe Baburit mund të jetë domethënëse.[Shpjegimi 2] Tieffenthaler shkroi gjithashtu se hindutë adhuronin një kuti katrore të ngritur 5 inçë mbi tokë, që thuhet se quhej "Bedi, d.m.th., djepi". "Arsyeja për këtë është se dikur këtu ishte një shtëpi ku Beschani [Vishnu] kishte lindur në formën e Ramës". Ditëlindja e Ramës thuhej se zhvillohej çdo vit, me një grumbullim të madh njerëzish, që ishte "kaq e famshme në të gjithë Indinë".[45][46]
Arkeologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkeologjia e Ajodhjas ka të bëjë me gërmimet dhe gjetjet në qytetin Ajodhja në shtetin indian të Uttar Pradeshit. Shumë nga këto janë në vendin që rrethon Xhaminë Babri.
Studime të hershme historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1767, prifti jezuit Joseph Tieffenthaler regjistroi hindu duke adhuruar dhe festuar Ramanavamin në sitin e xhamisë. Në vitin 1788, vepra frëngjisht e Tieffenthalerit u publikua në Paris, e para që sugjeronte se Xhamia Babri ishte vendosur mbi vendin e lindjes së Ramas,[47] duke thënë se "Perandori Aurangzeb shkatërroi fortesën e quajtur Ramkot dhe ngriti në të njëjtin vend një tempull muhamedan me tre kupola" e pretenduar nga hindutë nëpërmjet luftrave të shumta pas vdekjes së Aurangzebit në vitin 1707 pasi ata e kishin fortifikuar atë gjatë sundimit të Xhahangirit si Ramkot. Gjatë shekullit të XIX, hindut në Ajodhja u regjistruan si vazhdues të një tradite të adhurimit të Ramas në kodrën Ramkot. Sipas burimeve britanike, hindutë dhe myslimanët nga zona e Faizabadit adhuronin bashkarisht në kompleksin e Xhamisë Babri në shekullin e XIX deri rreth vitit 1855. P. Carnegy në vitin 1870 shkroi:
Është thënës se deri në atë kohë, hindutë dhe muhamedanët me gjasa adhuronin në xhaminë-tempull. Që kur sundimi britanik ka vendosur një kangjellë për të parandaluar grindjet, brenda saj, në xhami muhamedanët luten, ndërsa jashtë kangjellave hindutë kanë një platformë të ngritur mbi të cilën vendosin ofertat e tyre.
— [48]
Kjo platformë e hinduve ishte jashtë strukturës së debatuar por brenda rrethimeve. Në vitin 1858, muezini i Xhamisë Babri në një peticion për qeverinë britanik tha se oborri kishte qenë përdorur nga hindutë për qindra vjet.[49] Britanikët e njohën tensionin fetar dhe politik midis myslimanëve dhe hinduve. Një census i hershëm, i bërë në vitin 1869, konstatonte se banorët hindu përbënin 66.4 përqind të popullsisë së përgjithshme në Ayodhya dhe pak më shumë se 60 përqind në Faizabadin e afërt. Britanikët pretendonin se zona e Ayodhyas ishte së pari hindu, jo bazuar mbi këtë cënsus, por bazuar mbi domethënie e rëndësishme shpirtërore të vendit të lindjes së Ramas.[50]
Studimet e Periudhës Britanike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 1862-63, Alexander Cunningham, themeluesi i Archaeological Survey of India (ASI), zhvilloi një shqyrtim arkeologjik në Ajodhja.[51] Cunnigham e identifikoi Ajodhjan me Sha-chin e përmendur në shkrimet e Fa-Hsienit, Visakhan e përmendur në shkrimet e Xuan Zangut dhe Saketën e përmendur në legjendat hindu dhe budiste. Sipas tij, Gautama Buda kaloi gjashtë vjet në këtë vend. Megjithëse Ayodhya është përmendur në mjaft tekste të lashta hindu, Cunningham-I nuk gjeti struktura të lashta në qytet. Sipas tij, tempujt brahmanik që ekzistonin në Ayodhya ishin me origjinë relativisht moderne. Duke ju referuar legjendave, ai shkroi se qyteti i vjetër i Ayodhyas duhet të ketë qenë braktisur pas vdekjes së Brihadbalas "në luftën e madhe" rreth vitit 1426 p.e.s. Kur mbreti Vikramāditya i Uxhainit vizitoi qytetin rreth shekullit të parë të erës sonë, ai ndërtoi tempuj të rinj në vendet e përmendura nga Ramajana. Cunninghami besonte se nga koha që Xuan Zangu e vizitoi qytetin në shekullin e VII, tempujt e Vikramadityas "tashmë ishin zhdukur"; qyteti ishte një qendër budiste dhe kishte mjaft monumente budiste.[52] Objektivi kryesor i Cunninghamit në shqyrtimin arkeologjik të Ayodhyas ishte të zbulonte këto monumente budiste.[53]
Në vitet 1889-91, një skuadër e ASI-t e drejtuar nga Alois Anton Führer zhvilloi një tjetër shqyrtim arkeologjik në Ayodhya.[51] Führeri nuk gjeti ndonjë statujë, skulpturë ose kolonë të lashtë që të shënonte site të tjera të lashta. Ai gjeti "një mas të vogël të parregullt pirgu mbetjesh", materiali i të cilit kishte qenë përdorur për ndërtimin e qytetit të afërt mysliman të Faizabadit. Strukturat e vetme të lashta të gjetura nga ai ishin tre pirgje mbetjesh në jug të qytetit: Maniparbati, Kuberparbati dhe Sugribparbati. Cunninghami i identifikoi këto pirgje mbetjesh me sitet e manastireve të përshkruara në shkrimet e Xuan Zangut. Si Cunninghami, edhe Führeri përmendi qytetin e periudhës së legjendës së Ramajanas që u shkatërrua pas vdekjes së Brihadbalas dhe rindërtimin e tij nga Vikramaditya. Ai shkroi se tempujt ekzistues brahmanikë dhe xhainistë në qytet ishin modernë, megjithëse ata gjendeshin në sitet e tempujve të lashtë që kishin qenë shkatërruar nga myslimanët. Pesë tempujt xhainistë të sektit Digambara kishin qenë ndërtuar në vitin 1781 për të shënuar vendet e lindjes së pesë tirthankarave, që thuhet se kanë lindur në Ajodhja. Një tempull xhainist i sektit Svetambara kushtuar Ajitanathas ishte ndërtuar në vitin 1881. Bazuar në rrëfimet folklorike vendore, Führeri shkroi se Ajodhja kishte tre tempuj hindu në kohën e pushtimit mysliman: Xhanmasthanami (në vendin ku kishte lindur Rama), Svargadvarami (në vendin ku ishte kremuar Rama) dhe Treta-ke-Thakuri (në vendin ku Rama kishte kryer një flijim). Sipas Führerit, Mir Khani e ndërtoi xhaminë Babri në vendin Tempullit Xhanmasthanam në vitin 930 të hixhras (viti 1523). Ai pohonte se shumë kolona të tempullit të vjetër kishin qenë përdorur nga myslimanët për ndërtimin e ‘’Xhamisë Babri’’: këto kolona ishin në gur të zi, të quajtur kasauti nga vendasit. Führeri shkroi gjithashtu se Aurangzebi kishte ndërtuar xhamitë tani të rrënuara në sitet e tempujve Svargadvaram dhe Treta-ke-Thakur. Një mbishkrim fragmentar i Xhajaçhandras së Kannauxhit, i datuar nga viti 1241 Vikram Samvat (viti 1185) dhe një regjistrim i ndërtimit të një tempulli të Vishnut ishin rekuperuar nga xhamia Treta-ke-Thakur e Aurangazebit dhe u mbajtën në muzeun e Faizabadit.[54]
Studimet arkeologjike në vitet 1960 dhe 1970
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Awadh Kishore Naraini i Banaras Hindu University drejtoi një gërmim në Ajodhja gjatë viteve 1969-70. Ai e datoi themelimin e Ajodhjas në fillim të shekullit të XVII p.e.s. dhe vuri gjithashtu në dukje se kishte të dhëna të pranisë së fortë budiste në zonë.[55] B. B. Lali drejtoi një studim më të detajuar të ASI-t të zonës në vitet 1975-76.[55] Megjithëse rezultatet e këtij studimi nuk u publikuan në atë periudhë,[56] midis viteve 1975 dhe 1985 një projekt arkeologjik u zhvillua në Ajodhja për të shqyrtuar disa site të përmendura nga Ramajana ose që i përkisnin traditës së saj. Siti i Xhamisë Babri ishte një nga katërmbëdhjetë sitet e shqyrtuara gjatë këtij projekti. Pas një pushimi prej disa vjetësh që nga gërmimet, një artikull në revistën e Rashtriya Swayamsevak Sangh, Manthan në tetor të vitit 1990 nga B.B. Lali- drejtoi skuadrën e Archaeological Survey of India (ASI) që pohohet se ka gjetur bazat e kolonave të asaj çfarë mund të ketë qenë një tempull në sitin që duhet ti ketë përkitur një ndërtese më të madhe se sa Xhamia Babri. Skuadra e arkeologëve të ASI-t, të drejtuar nga ish drejtori i përgjithshëm i ASI-t (1968–1972), Braj Basi Lal në vitet 1975–76, punoi mbi një projekt të titulluar "Arkeologjia e Siteve të Ramajanas", që gërmoi pesë site të lidhur me Ramajanan në Ajodhja, Bharadwaj Ashramin, Nandigramin, Chitrakootin dhe Shringaverapuran.[56] Në Ajodhja, skuadra gjeti rreshta me baza kolonash që duhet ti përkisnin një ndërtese më të madhe se sa Xhamia Babri. Në dëshminë e vitit 2003 në Gjykatën e Lartë të Allahabadit, Lali pohoi se plotësoi një raport paraprak me shtatë faqe për ASI-n, duke përmendur zbulimin e "bazave të kolonave", menjëherë në jug të strukturës së Xhamisë Babri në Ajodhja. Më pas, të gjitha shërbimet teknike u tërhoqën dhe megjithë kërkesat e përsëritura, projekti nuk u rinis për 10-12 vitet pasues. Kështu raporti përfundimtar nuk u plotësua kurr, raporti paraprak u publikua vetëm në vitin 1989 dhe në volumin e Indian Council of Historical Research mbi historicitetin e Ramajanas dhe Mahabharatas.[56] Më pas, në librin e tij të vitit 2008 Rama: His Historicity Mandir and Setu, ai shkroi se "Bashkangjitur me kalatat e Xhamisë Babri, ndodheshin dymbëdhjetë kolona guri, që përmbanin jo vetëm motive dhe modelime tipike hindu, por gjithashtu edhe figura të hyjnive hindu. Ishte e vetë-kuptueshme se këto kolona nuk ishin pjesë përbërëse e xhamisë, por ishin të huaja për të"’[57] Në këtë mënyrë, gjetjet arkeologjike të bazave të kolonave të bëra prej tullash të pjekura, pak metra nga xhamia, tregonin se një tempull i madh qëndronte në pozicionin e Xhamisë Babri që nga shekulli i XI.[58] Në një trashe në një largësi prej katër metrash nga xhamia, u gjetën rreshta paralelë themele kolonash të përa prej tullash dhe gurësh.[59] Profesor Gupta, më vonë, mbi gjetjet e bëra përpara vitit 1990 komentoi: "Mjaft nga kolonat e tempullit ekzistonin në xhami dhe bazat e kolonave të zbuluara në gërmimet e zhvilluara në jug të xhamisë (megjithëse në pjesën e afërt të terrenit) tregojnë të njëjtin rreshtim drejtimor. Kjo do të bindëte çdo student të arkitekturës se dy sete mbetjesh materiale i përkasin të njëjtit kompleks".
qershor-korrik 1992
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 1992, tetë arkeologë të shquar (midis tyre ishte drejtorët e ASI-t Dr. Y.D. Sharma dhe Dr. K.M. Srivastava) shkuan në kodrën Ramkot për të shqyruar dhe vlerësuar gjetjet. Këto gjetje përfshinin skulptura fetare dhe një statujë të Vishnut. Ata thanë se kufiri i brendshëm i strukturës së kundërshtuar, të paktën në një anë, mbi një strukturë që ekzistonte më herët, që “mund ti ketë përkitur një tempulli më të hershëm”.[60] Objektet e shqyrtuara nga ta përfshinin gjithashtu imazhe hindu prej terrakote të Periudhës Kushane (100-300 i e.s.) dhe objekte të skalitura në gurin ranor të vërdhemë që paraqisnin imazhe të hyjnive Vaishnavite dhe Shiva-Parvatit. Ata konkluduan se këto fragmente i përkisnin një tempulli në stilin Nagara që i përkiste viteve 900-1200. Prof. S.P. Gupta mbi zbulimet komentoi: "Skuadra gjeti se objektet ishin të datueshme nga periudha që varionte nga shekulli i X deri në shekullin e XII, d.m.th., periudha e Pratiharave të vona dhe Gahadvalëve të hershëm. (....) Këto objekte përfshinin një numër amakalash, d.m.th. hallkat e elementeve arkitekturore të tipit të rrotës, që kurorëzonin shikharat bhumi ose majëzat e faltoreve dytësore, ashtu si dhe kreun e kullave ose Shikharave kryesore ... Kjo është një karakteristikë dalluese e të gjithë tempujve veriorë të Indisë të fillimit të periudhës mesjetare (...) Kishte dëshmi të tjera — të kornizave, kapiteleve të kolonave, modanaturave, kornizave të dyerve me modele floreale dhe të tjera — që linin pak të dyshoje rreth ekzistencës së një kompleksi tempullor të shekullit të X-XII në sitin e Ajodhjas."
Gjetjet arkeologjike të vitit 2003
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dëshmitë më të fundit arkeologjike vijnë nga studimi i stitit pas shkatërrimit të xhamisë Babri. Gërmimet, e zhvilluara nga Archaeological Survey of India (ASI) midis 12 marsit dhe 7 gushtit të vitit 2003, zbuluan një larmi objektesh, duke përfshirë një statujë 3.7 m të lartë të Hanumanit dhe monedha që datojnë nga fillimi i kohëve historike dhe objekte të tjera historike. Ata argumentuan se një tempull i lashtë kishte qenë shkatërruar ose modifikuar për të krijuar Xhaminë Babri në kohën e Baburit.[61][62][63][64] Buddha Education Foundation i Udit Raxhit pretendonte se struktura e gërmuar nga ASI në vitin 2003 ishte një stupë budiste e shkatërruar gjatë dhe pas pushtimit mysliman të Indisë.[65]
- Periudha 1000 p.e.s. deri në 300 p.e.s.
Gjetjet sugjerojnë se një kulturë e Enëve të Zeza të Lëmuara Veriore ekzistonin në sitin e xhamisë midis viteve 1000 p.e.s. dhe 300 p.e.s.. Në vend janë gjetur një emblemë me një legjendë në shkrimin brahmi ashokan, figurina terrakote hyjneshash me karakteristika arkaike, rruaza prej terrakote dhe qelqi, rrota dhe fragmente depozitash kushtimore.[66]
- Periudha Shunga, 200 p.e.s.
Në vend janë gjetur figurina tipike prej terrakote të hyjneshës nënë, njerëzish dhe kafshësh, rruaza, karfica, qeramikë (që përfshinë enë të vizatuara me të zezë, të kuqe dhe gri) si dhe struktura prej guri dhe tullash të Periudhës së Perandorisë Shunga.[66]
- Periudha Kushane, 100-300 i e.s.
Nga kjo shtresë janë gjetur figurina prej terrakote njerëzore dhe kafshësh, fragmente depozitash kushtimore, rruaza, fragmente byzylykësh, qeramika me enë të kuqe me struktura të përmasave të mëdha që shtriheshin në njëzet e dy linja.[66]
- Periudha Gupta (320-600 i e.s.) dhe post-Gupta
Në vend janë gjetur figurina tipike terrakote, një monedhë bakri me emrin e Sri Chandras (Gupta) dhe fragmente qeramike ilustruese të Periudhës së Perandorisë Gupta. Në murin verior është gjetur gjithashtu një faltore me tulla të rrumbullakta me një hyrje nga lindja dhe një depozitë uji.[66]
- Shekulli i XI - XII
Në këtë shtresë është gjetur një strukturë e stërmadhe prej të paktën 50 metrash në orientimin veri-jug. Vetëm katër nga pesëdhjetë bazat e kolonave i përkasin kësaj shtrese. Sipër kësaj shtrese qëndronte një strukturë e ndërtuar në të paktën tre faza, që kishte një sallë të stërmdhe me kolona.[66]
Shqyrtimi me radar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janarin e vitit 2003, gjeofizikanti kanadez Claude Robillard kreu një shqyrtim me një radar që penetronte tokën. Përfundimet e shqyrtimit ishin si vijon: "Nën xhami ndodhen disa struktura. Strukturat varionin nga 0.5 deri në 5.5 metra thellë që mund të lidheshin me struktura të lashta dhe bashkëkohore si kolona, mure themelesh, pllaka dyshemeje, që shtriheshin mbi një pjesë të madhe të sitit". Claude Robillard, krye gjeofizikanti pohoi si vijon: "Nën sitin e gjetur ndodhen disa anomali që lidhen me disa veçori arkitekturore. Ato mund të lidhen (anomalitë) me kolona, ose dysheme, ose betonin e dyshemeve, murin e themeleve ose diçka. Këto anomali mund të lidhen me veçoritë arkeologjike, por deri sa ne gërmuam, nuk mund ta them me siguri çfarë ndërtimi është nën xhaminë."[67][68]
Mbishkrimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbishkrimi Vishnu-Hari: Gjatë shkatërrimit të Xhamisë Babri në dhjetor të vitit 1992, u gjetën tre mbishkrime në gurë. Më i rëndësishmi është mbishkrimi Vishnu-Hari i shkruar në një pllakatë 1.10 x .56 metra me 20 linja që përkohësisht u datua rreth vitit 1140. Mbishkrimi përmendëte se tempulli i ishte kushtuar "Vishnut, vrasësit të Balit dhe një prej dhjetë-kokëshve". - Rama është një mishërim i Vishnut që thuhet se ka mundur Balin dhe Ravanan.[69] Mbishkrimi është shkruar në shkrimin Nagari Lipi, një shkrim sanskrit i shekullit të XI dhe të XII.[69] Ai u shqyrtua nga epigrafistë të nivelit botëror dhe studiues të sanskritishtes, mes të cilëve dhe prof. A. M. Shastri.[69] Ajay Mitra Shastri, drejtuesi i Epigraphical Society of India dhe një specialist në epigrafi dhe numizmatikë, e shqyrtoi mbishkrimin Vishnu-Hari dhe pohoi: "Mbishkrimi është i kompozuar në vargje elokuente sanskrite, përveç një pjese të vogël në prozë dhe është i gdhendur në shkrimin e thjeshtë dhe klasik Nagari të shekullit të XI dhe XII. Ishte i vendosur dukshëm në murin e tempullit, ndërtimi i të cilit është regjistruar në tekstin e shkruar në të. Linja 15 e këtij mbishkrimi, për shembull, na tregon qartësisht se një tempull i bukur i Vishnu-Harit, i ndërtuar me pirgje gurësh (sila-samhati-grahais) dhe me një majëz të bukur të artë (hiranya-kalasa-srisundaram) i pakrahasueshëm nga ndonjë tempull tjetër i ndërtuar nga mbretërit e mëparshëm (purvvair-apy-akrtam krtam nrpatibhir) ishte ndërtuar. Ky tempull i mahnitshëm (aty-adbhutam) u ndërtua në qytetin tempull (vibudh-alaayni) të Ayodhyas të vendosur në Saketamandala (distrikti, linja 17) (...). Linja 19 përshkruan hyjninë Vishnu si shkatërrues i mbretit Bali (dukshëm në paraqitjen e Vamanas) dhe personazhin me dhjetë koka (Dasanana, d.m.th., Ravana)."[69]
Kolonat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bazat e kolonave u zbuluan në fillim nga ish drejtori i përgjithshëm i ASI-t, Braj Basi Lal, në vitin 1975. Në Xhaminë Babri ndodheshin të paktën katërmbëdhjetë kolona guri që janë datuar nga fillimi i shekullit të XI dhe më shumë kolona u gjetën gjatë gërmimeve të mbuluara në terrenin pranë xhamisë. Dy kolona të ngjashme u gjetën gjithashtu të vendosura kokë ngulthi nga ana e varrit të Fazle Abbasit të quajtur Musa Ashikhan. Ky shenjtë mysliman ishte personi që shtyti Mir Baqin të shkatërronte Tempullin Janmasthan dhe të ndërtonte një xhami në të.[70]
Mbetjet kafshërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gërmimet e mëparshme kishin zbuluar kocka kafshësh dhe madje mbetje njerëzore që mund të kenë qenë aty nëse vendi do të ishte në fakt një tempull. Prania e kockave kafshërore nënkuptonte se ishte një zonë rezidenciale (dhe jo një faltore) e banuar nga një bashkësi jo-vegjetariane. Dhe se ishte në atë habitat mysliman që një xhami u ngrit në vitin 1528 ose më pas. Raporti i ASI-t i përmend kocakt, por nuk shpjegon se si ato gjendeshin aty.[71]
Raporti i vitit 2003 i ASI-t
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Archaeological Survey of India (ASI) gërmoi në sitin Ram Xhanm Bhoomi me udhëzim të trupës së Laknaut të Gjykatës së Lartë të Allahabadit në Uttar Pradesh në vitin 2003. Arkeologët raportuan gjithashtu të dhëna për një strukturë të madhe të shekullit të X e ngjashme me një tempull hindu që kishte ekzistuar para Xhamisë Babri. Një skuadër prej 131 punëtorësh, duke përfshirë 52 myslimanë — u angazhua në gërmime. Më 11 qershor 2003 ASI lëshoi një raport të ndërmjetëm që vetëm listonte gjetjet e periudhës midis 22 majit dhe 6 qershorit 2003. Në gusht të vitit 2003 ASI dorëzoi një raport me 574 faqe në trupën e Laknaut të Gjykatës së Lartë të Allahabadit. ASI, që shqyrtoi sitin, hartoi një raport të gjetjeve të periudhës midis 22 majit dhe 6 qershorit 2003. Ky raport thoshte se: Midis strkturave të listuara në raport janë mjaft mure tulle ‘në orientimin lindje-perëndim’, mjaft me ‘orientimin veri-jug’, ‘dysheme të dekoruara me ngjyra’, mjaft ‘baza kolonash’ dhe një ‘kolonë 1.64-metra e lartë (e thyer) e dekoruar me figuranat yaksha në të katër këndet’ ashtu si dhe "mbishkrime sanskritishte të vargjeve të shenjta mbi gurë".[72] Raportet e mëparshme të ASI-t, bazuar mbi gjetjet e mëparshme, përmendin gjithashtu mes të tjerave edhe një palë shkallë dhe dy kolona bazalti të zi ‘që përmbanin skalitje dekorative të rafinuara me dy figura me këmbë të kryqëzuara në baso-reliev mbi një lule zambaku me një pallua pendët e të cilit janë të ngritura’. Gërmimet dhanë gjurmë të gjera që ndodhej një strukturë e stërmadhe para-ekzistuese nën strukturën me tre kube të Xhamisë Babri. Perimetrat e lashtë nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug kanë qenë zbuluar nën strukturën e Xhamisë Babri. Tullat e përdorura në këta perimetra janë më të hershëm se koha e Baburit. Pjesë të bukura të skalitura në gurë përmbajnë zbukurime hindu si zambakë, xhevahirë Kaustubh, façata të dhëmbëzuara etj., ishin përdorur në këta mure. Këto pjesë arkitekturore dekorative u bashkangjitën me saktësi në pjesë të ndryshme të mureve. Një pjesë e vogël e një pllakate guri është dukshëm në një vend 6.1 metra poshtë njërës prej gropave. Pjesa tjetër e pllakatës qëndron e mbuluar në mur. Pjesa e dalë përmban një mbishkrim me pesë gërma në shkrimin Devanagari, që del se është një emër hindu. Sendet e gjetura poshtë 6.1 metrave duhet të jen të paktën 1,500 vjeçare. Sipas arkeologëve rreth 0.3 metra shtresë e lymi grumbullohet në krye të tokës çdo qind vjet. Balta primare nuk u gjet madje edhe deri në një thellësi prej 10 metrash. Ajo ofroi të dhëna për ekzistencën e disa strukturave në atë vend, të paktën 2,500 vjeçare. Më shumë se 30 baza kolonash janë gjetur në shtrirje të barabarta. Bazat e kolonave janë të vendosura në dy rreshta që janë paralelë. Rreshtat e bazave të kolonave janë të vendosur në drejtimin veri-jug. Një mur është i vendosur sipër një tjetër muri. Të paktën tre shtresa dyshemeje janë të dukshme. U gjet gjithashtu një vend i shenjtë zjarri (Jagna Kund) në formë tetëkëndore. Këta fakte provojnë përmasat e stërmëdha të strukturës para-ekzistuese. Surkhii ka qenë përdorur si një material ndërtimi në Indi për mbi 2,000 vjet dhe në ndërtimet në Janma Bhumi, Surkhii ka qenë përdorur gjerësisht. Tulla të modeluara në forma të rrumbullakta dhe në forma dhe përmasa të tjera nuk ishin në modë as gjatë mesjetës as sot. Ishin në modë vetëm 2,000 vjet më parë. Shumë pjesë zbukuruese prej xhasperi (gurë Kasauti) kolonash janë gjetur gjatë gërmimeve. Janë gjetur figura fetare prej terrakote si gjarprinj, elefantë, kalorës, shenjtë etj. Edhe sot, figurat prej terrakote përdoren në adhurimin gjatë festimeve të Divalit, pastaj vendosen në shenjtëroret e tempujve për të kërkuar bekimet hyjnore. Në gërmime janë gjetur tulla të Periudhës së perandorive Gupta dhe Kushane. Gjatë gërmimeve janë gjetur gjithashtu mure prej tulle të Periudhës Garhwal (shekulli i XII). Megjithatë deri tani nuk është gjetur asgjë që të provoi ekzistencën e banesave rezidenciale në këtë vend. Gërmimet sugjerojnë një panoramë të një kompleksi të stërmadh që bujtëte një strukturë të vetme të shquar dhe madhështore të përdorur për qëllime fetare dhe jo atë të një kolonie ose Mohalla që konsistonte në shtëpi të vogla. Ishte një vend i pazakonshëm dhe tepër i nderuar dhe jo një vend për banimin e njerëzve të zakonshëm. Pelegrinët hindu e kanë vizituar atë vend prej shumë kohësh. Madje edhe sot përreth atij vendi ka tempujt dhe sendet e gjetura gjatë gërmimeve vërtetojnë ekzistencën e një strukture të shenjtë në stilin Arkitekturor të Indisë Veriore në atë vend.
Polemikat rreth gjetjeve arkeologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjetjet e ASI-t janë diskutuar nxehtësisht.[73] Në fakt, dy varre myslimane u gjetën gjithashtu gjatë gërmimeve, siç raportohet në gazetën e përjavshme Outlook. Ndërsa varret u filmuan dhe fotografuan nga ASI më 22 prill, ai nuk kreu një analizë të detajuar të tyre. Skeletet e gjetura në sit nuk u dërguan për datimin nëpërmjet karbonit dhe as u matën.[74] Anirudha Srivastava, një ish arkeolog i ASI-t, tha se në disa trashe, u zbuluan disa varre, terrakotë dhe llaç gëlqeror dhe surkhi, që tregonte gjithashtu banesa myslimane. U hamendësua gjithashtu se disa xhami ekzistonin në sit dhe se Babri ishte ndërtuar në sitin e një tjetër xhamie.[75] Richard M. Eaton, një historian amerikan i Indisë mesjetare, dokumentoi fazat kryesore të shkatërrimit të tempujve hindu midis viteve 1192 dhe 1760.[76] Eaton arrin në një tërësi prej tetëdhjetë rastesh shkatërrimi tempujsh. Ai nuk pretendonte gjithësesi se kjo lishtë ishte shteruese. Për më tepër, secili nga këto tetëdhjetë raste përfaqësonte shkatërrimin jo thjeshtë të një tempulli, por deri të një numri të madh tempujsh. Për shembull një prej këtyre tetëdhjetë rasteve, “rasti i ushtrisë Ghuride në vitin 1094 në Benares”, referon ushtrinë mbretërore Ghuride që “shkatërroi afërsisht një mijë tempuj dhe ngriti xhami në themelet e tyre”. Shifra e Eatonit prej tetëdhjetë rastesh nuk përfshin një tempull të Ramas në Ajodhja. Në vazhdim të pohimeve se mbishkrimi Hari-Vishnu i korrespondon një mbishkrimi kushtuar Vishnut që supozohej se mungonte në Muzeun Shtetëror të Laknaut që nga vitet 1980, drejtori i muzeut Jitendra Kumar pohoi se mbishkrimi nuk kishte munguar kurr nga muzeu, megjithëse nuk ishte në ekspozim. Ai e tregoi mbishkrimin e mbajtur nga muzeu i tij në një konferencë shtypi që ta shikonin të gjithë. Ishte i ndryshëm në formë, ngjyrë dhe përmbajtje tekstore nga mbishkrimi Vishnu-Hari.[77] Pati gjithashtu përpjekje nga mbështetësit e Xhamisë Babri për të ndaluar gërmimet në sitin e diskutuar. Peticioni i Naved Yar Khanit në Gjykatën Supreme për të ndaluar të gjitha gërmimet arkeologjike në sitin e xhamisë u rrëzuan.[78] Në mënyrë të ngjashme, u ngritën pikëpyetje se në çfarë niveli duhet të arrinin gërmimet arkeologjike — duhet të ndalonin ato kur u gjetën dëshmi të një tempulli hindu? Si budistët ashtu dhe xhainistët kërkuan që gërmimet të vazhdonin më tej për të mësuar nëse ata, gjithashtu mund të ngrinin pretendime për këtë sit.[79] Raporti i Braj Basi Lalit për gërmimet e vitit 1975 i dha një nxitje të madhe kauzës së tempullit të Ramas. Megjithatë ai u kritikua nga arkeologu D. Mandal. Në gërmimet e vitit 2003, pesëdhjetë prej "bazave të kolonave" u nxorën përsëri. Megjithëse ato duken të rreshtuara, konkluzioni i D. Mandal me teorinë arkeologjike pohonte se "bazat e kolonave" i përkisnin periudhave të ndryshme; që do të thotë se ato nuk kishin ekzistuar kurr së bashku në ndonjë pikë të kohës; ato nuk ishin me të vërtetë të rreshtuara me njëra-tjetrën; ato madje nuk ishin as baza kolonash, gjymtyrë muresh, bazash të kolonave peshë-mbajtëse në nyjat e mureve.[80]
Pretendimet budiste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Budistët e kanë pretenduar gjithashtu sitin e Ayodhyas. Sipas Buddha Education Foundation të Udit Rajit, struktura e zbuluar nga ASI në vitin 2003 ishte një stupë budiste e shkatërruar gjatë dhe pas pushtimit mysliman të Indisë. Përkrahë raportit të vitit 2003 të ASI-t, Raji e ka bazuar pretendimin e tij edhe mbi raportin e vitit 1870 të arkeologut britanik Patrick Carnegie. Sipas Carnegie, kolonat Kasauti në sitin e Ayodhyas ngjajnë shumë me ato të viharave budiste në Sarnath dhe Varanasi.[65]
Mosmarrveshja e Ayodhyas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka pasur një mosmarrveshje në Indi përreth xhamisë Babri, të ndërtuar në themelet e tempullit Ram Janmabhoomi në Ayodhya, që nga hindutë besohet si vendlindja e hyjnisë Rama. Xhamia u emërtua sipas Baburit, themeluesit të Dinastisë Mogule në Indi. U hodhën pretendime se adhurimi zhvillohej mbi një platformë të quajtur "Ram Chabutara" përpara pavarësisë. Sipas burimeve britanike, hindutë dhe myslimanët e kishin zakon të adhuronin së bashku në strukturën e diskutuar në shekullin e XIX deri rreth vitit 1855. Në vitin 1870 P. Carnegy shkruante:
Thuhet se deri në atë kohë, hindutë dhe muhamedanët në mënyrë të njëjtë adhuronin në xhaminë-tempull. Që kur sundimi britanik ka vendosur një kangjell për të parandaluar mosmarrveshjet, brenda të cilës, në xhami muhamedanët luten, ndërsa jashtë rrethimit hindutë ngritën një platformë mbi të cilën bëjnë ofertat e tyre.
— P. Carnegy: A Sketch of Lucknow in 1870[48]
Botimi i vitit 1986 i Encyclopædia Britannica raporton se "Vendlindja e Ramas ëshë e shënuar nga një xhami, e ngritur nga perandori mogul Babar në vitin 1528 mbi sitin e një tempulli të mëparshëm".[81] Në vitin 1989, Gjykata e Lartë e Allahabadit hapi portën kryesore dhe restauroi sitin për tu përdorur. Megjithatë, kur hindutë kërkuan modifikime të strukturës së rrënuar të stilit islamik të ndërtuar nga gjenerali Mir Banki dhe bënë një Shilanyas, ose inaugurim të një tempulli të ri të propozuar, pati përleshje civile në shumë pjesë të Indisë. Që atëherë, pastaj çështja ka qenë pushuar. Në vitin 1984 nisi një lëvizje nga partia Vishwa Hindu Parishad për të pretenduar sitin për një tempull të Ramas fëmijë, Ramlala. Shumë organizata myslimane shprehën indinjatë në shkatërrimin e xhamisë.[82] Kjo platformë ishte jashtë strukturës së diskutuar por brenda rrethimit të saj. Hindutë thonë se ata kanë kërkuar rikthimin e sitit për shekuj dhe përmendin përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë gjatë sundimit mogul në Indi. Xhamia u shkatërrua në vitin 1992 kur një tubim i krahut të djathtë nacionalist hindu u shndërruan në një rebelim, duke përfshirë një turmë prej mijëra vetësh. Në distriktin Faizabad të Ajodhjas (tashmë i emërtuar distrikti Ajodhja) pati mjaft xhami të mëvonshme të ndërtuara. Për shkak të izolimit të saj relativ, Ajodhja ka një popullsi të vogël myslimane, megjithëse ka më shumë myslimanë në qendrën e afërt të distriktit, në Faizabad.[83] Xhamia Babri në Ajodhja u bë e famshme përmes kundërshtive, me hindutë që kryenin oferta Puxha për hyjninë Ramlala për vite. Në Ram Xhanmabhoomi ndodhet një mandir i sajuar me një Ram Lalla, që paraqet Raman si fëmijë, duke buzëqeshur mbi një zambak. Hyjna 690 mm i lartë është skalitur në mermer të bardhë nga nëntë miniera të Makranas në Raxhastan dhe i zbukuruar me ar. Palankini është bërë prej palisandre të stazhionuar të sjell nga pyjet e Karnatakas. Statuja u dhurua nga Chandresh Pandey i Xhaipur Pandei Idol Museum.[84] Nën qeverinë indiane asnjë nuk u lejua pranë sitit për 200 jardë dhe porta u mbyll për jashtë. Pelegrinët hindu, megjithatë filluan të hyjnë përmes një dere anësore për të ofruar puxha.
Fillimi i mosmarrveshjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shembujt e parë të regjistruar të dhunës fetare në Ayodhya ndodhën në vitet 1850 mbi një xhami të afërt në Hanuman Garhi. Xhamia Babri u sulmua nga hindutë në procesion. Që atëherë, grupet vendore hindu bënë kërkesa të përsëritura që ata duhet të kishin procesionin në sit dhe që ata duhet të lejoheshin të ndërtonin një tempull në sit, kërkesa që ishin mohuar të gjitha nga qeveria koloniale. Në vitin 1946, një degë e Hindu Mahasabha e quajtur Akhil Bharatiya Ramayana Mahasabha (ABRM) filloi një agjitim për procesionin e sitit. Në vitin 1949, Sant Digvijay Nathi i Gorakhnath Mathës iu bashkua ABRM-së dhe organizuan një recitim 9-ditor të vazhdueshëm të Ramcharit Manas, në fund të të cilit nacionalistët hindu u futën me dhunë në xhami dhe vendosën brenda saj idhujt e Ramas. Njerëzit u bënë të besojnë se idhujt ishin shfaqur në mënyrë të mrekullueshme brenda xhamisë. Data e ngjarjes ishte 22 dhjetor 1949.[85][86][87] Jawaharlal Nehru insistoi se idhujt duhet të hiqeshin. Megjithatë, zyrtari vendor K. K. K. Nair, i njohur për lidhjet e tij me nacionalistët hindu, refuzoi të zbatonte urdhërat duke pohuar se kjo do të çonte në revolta të përgjithshme. Policia mbylli portat kështu që publiku (si hindut ashtu dhe myslimanët) nuk mund të hynin. Megjithatë, idhujt mbetën brenda dhe priftërinjtë lejoheshin të hynin për të kryer adhurimin e përditshëm. Kështu, xhamia u shndërrua de fakto në një tempull. Si Sunni Wakf Board ashtu dhe ABRM-ja kryen padi civile duke mbështetur pretendimet e tyre respektive për sitin. Toka u shpall nën diskutim dhe portat mbetën të mbyllura.[88] Christophe Jaffrelot e ka quajtur krahun Gorakhnathi të nacionalizmit Hindu `shafrani tjetër', që ka mbajtur ekzistencën e tij në mënyrë të veçuar nga rryma kryesore e nacionalizmit hindu të Sangh Parivarit. Pasi Vishva Hindu Parishadi u formua në vitin 1964 dhe filloi agjitimin për sitin e Xhamisë Babri, dy rrymat e `politikanëve të shafranit' u bashkuan.[89] Magjistrati i distriktit K. K. K. Nair, që refuzoi të zbatonte urdhërat, dha më pas dorëheqjen, por u bë një hero vendor dhe për rrjedhojë një politikan i Bharatiya Jana Sanghut.[90]
Shkatërrimi i Xhamisë Babri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 1980, Vishwa Hindu Parishadi (VHP), që i përkiste familjes së rrymës kryesore të nacionalizmit Hindu, Sangh Parivar, nisi një lëvizje të re për "rimarr" sitin për hindut dhe për të ngritur një tempull kushtuar Ramas fëmijë (Ramlala) në këtë vend. Partia Bharatiya Janata (PBJ), e formuar në vitin 1980 nga të mbeturit e Jana Sanghut, u bënë fytyra politike e fushatës. Në vitin 1986, një gjykatës i distriktit vendosi që portat duhet të rihapeshin dhe hindutë duhet të lejoheshin të adhuronin brenda, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme lëvizjes.[87] Në shtatorin e vitit 1990, lideri i PBJ-së L. K. Advani filloi një "rath jatra" (procesion pelegrinazhi) për në Ajodhja në mënyrë që të gjeneronte mbështetje për lëvizjen. Advani më vonë, në kujtimet e tij, pohoi se "Nëse myslimanët janë të grumbulloheshin në një atmosferë islamike në Mekë dhe nëse të krishterët grumbullohen në një atmosferë të krishterë në Vatikan, pse është e gabuar për hindutë të presin një atmosferë hindu në Ajodhja?" Jatra rezultoi në revolta të përgjithshme në shumë qytete me nisjen e saj, duke i kërkuar qeverisë së Biharit të arrestonte Advanin. Megjithatë, një numër i madh 'kar sevakësh' ose aktivistësh të Sangh Parivarit arritën në Ajodhja dhe u përpoqën të sulmonin xhaminë. Ata u ndaluan nga policia e Uttar Pradeshit dhe forcat paramilitare, duke krijuar një përleshje në të cilën u vranë mjaft kar sevakë. Duke akuzuar qeverinë qendrore të drejtuar nga V. P. Singhu se ishte e dobët, PBJ-ja e tërhoqi mbështetjen e saj për të, duke kërkuar zgjedhje të reja. Në këto zgjedhje, PBJ-ja fitoi shumicën në Asamblenë Legjislative të Uttar Pradeshit, dhe e rriti numrin e anëtarëve të saj në Lok Sabha (Kuvendi).[91]
Më 6 dhjetor 1992, VHP-ja dhe aleatët e saj, duke përfshirë edhe PBJ-në, organizuan një tubim ku u përfshinë 150,000 kar sevakë të VHP-së dhe PBJ-së në sitin e xhamisë. Ceremonitë përfshinë fjalime nga prijësit e PBJ-së ashtu si dhe Advani, Murli Manohar Joshi dhe Uma Bharti.[92] Turma u egërsua përgjatë fjalimeve dhe e sulmoi xhaminë menjëherë më pas. Një kordon policie i vendosur aty për të mbrojtur xhaminë ishte qartësisht e pakët. Xhamia u sulmua me mjete të sajuara në çast dhe u rrafshua në pak orë.[93][94] Kjo ndodhi pavarësisht angazhimit nga qeveria shtetërore ndaj Gjykatës Supreme Indiane që xhamia nuk do të dëmtohej.[95][96] Më shumë se 2000 veta u vranë në revoltat që ndoqën shkatërrimin.[97][98] Revoltat shpërthyen në shumë qytete të rëndësishme indiane duke përfshirë Bombein, Delhin dhe Hajderabadin.[99] Më 16 dhjetor 1992, u krijua nga Qeveria e Indisë Komisioni Liberhan për të hetuar rrethanat që çuan në shkatërrimin e Xhamisë Babri.[100] Qe komisioni më i zgjatur në historinë e Indisë me mjaft zgjatje të dhëna nga qeveri të ndryshme. Raporti i komisionit konsideronte një numër njerëzish përgjegjës për shkatërrimin, duke përfshirë edhe prijësit e PBJ-së si Atal Bihari Vajpayee, Lal Krishna Advani, Murli Manohar Joshi, kryeminstrin e atëherëshëm të Uttar Pradeshit, Kalyan Singh, Pramod Mahajanin, Uma Bhartin dhe Vijayaraje Scindian, ashtu si dhe prijësit e VHP-së si Giriraj Kishore dhe Ashok Singhali. Prijës të tjerë të rëndësishëm politikë të konsideruar përgjegjës nga komisioni përfshinin kryetarin fundit të Shiv Senas, Bal Thackeray dhe ish prijësin e RSS-së K. Govindacharya. Duke u mbështetur në dëshmitë e mjaft dëshmitarëve okularë, raporti pohonte se shumë nga këta prijës kishin bërë fjalime provokuese në kangjella që provokuan shkatërrimin. Pohohej gjithashu se ata mund ta kishin ndaluar shkatërrimin nëse do të kishin dashur.[101] Shumë organizata myslimane kanë vijuar të shprehin indinjatën e tyre për shkatërrimin e strukturës së pretenduar. Në korrik të vitit 2005, terroristët sulmuan tempullin e sajuar në sitin e xhamisë së shkatërruar. Në vitin 2007, M. N. Gopal Dasi, drejtuesi i atëhershëm i Tempullit të Ramës, mori telefonata kërcënuese kundër gruas së tij.[102] Shumë sulme terroriste nga degë të ndaluara xhihadiste si Muxhahedinët Indianë përmendin shkatërrimin e Xhamisë Babri si një justifikim për sulmet terroriste.[103][104][105][106] Çështja ligjore vijoi në lidhje me terrenin të cilin e kontrollonte qeveria.[107]
Sulmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 5 korrik 2005, pesë terroristë sulmuan sitin e tempullit të sajuar të Ramlallas në Ajodhja. Të pesë terroristët u vranë në luftimet në vazhdim me forcat e sigurisë dhe një civil vdiq në shpërthimin e bombës të shkaktuar pasi ata u përpoqën të çajnë murin ndarës.
Veridikti i Gjykatës së Lartë të Allahabadit, 2010
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara vitit 2003, nuk ishte provuar se tempulli origjinal hindu ishte shkatërruar ose modifikuar në mënyrë dramatike me urdhër të perandorit mogul Babur dhe një xhami ishte ndërtuar në vend të tij. Një proces mbi sitin e kundërshtuar u nis në vitin 2010, në të cilin u vendos se, mbi bazën e besimit popullor, terreni i diskutuar ishte vendlindja e hyjnisë Rama. Më 30 shtator 2010, trupa e Laknaut të Gjykatës së Lartë të Allahabadit shpalli verdiktin e saj mbi procesin e Ajodhjas. Trupa prej tre gjyqtarësh vendosi me shumicë 2 me 1 se një e treta e terrenit të diskutuar duhet ti jepej Sunni Muslim Central Board of Waqfs, një e treta Nirmohi Akharas dhe një e treta partisë hindu për 'Ram Lallan'. Gjykata vendosi gjithashtu se zona ku idhujt e Ramas janë të pranishëm ti jepen hinduve në verdiktin final, ndërsa pjesa tjetër e terrenit duhej të ndahej në mënyrë të barabartë mes tre pjesëve.[108][109]
Traditat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajodhja e Ramajanas ishte kryeqyteti i mbretërisë hindu Kosala dhe përshkruhet se shtrihej në një sipërfaqe prej 250 km2. Gjendet në brigjet e Gangut, një lum ujërat e të cilit besohet se pastrojnë të gjitha mëkatet dhe në bregun e djathtë të lumit Ghagra (Sarayu). Dinastia Ikshvaku e linjës diellore (surjavansha) ishte dinastia e saj sunduese sipas mitologjisë. Qyteti ishte oborri i Dasharathas së madh, mbreti i 39-të i dinastisë diellore, djali i të cilit ishe avatari Rama. Te Atharvaveda, Ajodhja thuhet se ishte "një qytet i ndërtuar nga zotat dhe që ishte i begat si vetë parajsa". Te Garuda Purana, thuhet se ajo ishte një nga shtatë vendet më të shenjta të Hinduizmit në Indi, me Varanasin që është më i shenjti nga të gjithë.[110] Valmiki thuhet se filloi ta shkruaj Ramajanan në Ajodhja. Kapitujt e tij hapës përshkruajnë madhështinë e qytetit, lavditë, virytet dhe pasurinë e mbretërve të tij, ashtu si dhe ndershmërinë e banorëve të tij. Tulsidasi ritregoi një version të zakonshëm të Ramajanas të quajtur Ramacharitamanasa, në të cilin ai lartësonte gjithashtu qytetin. Mjaft alvarë tamilë e përmendin qytetin. Konsiderohet gjithashtu si vendlindja e Jadabharatas, Chakravartinit të parë, Bahubalit, Brahmit, Sundarit, Padaliptasurisvarjit, Harishchandras dhe Achalbharatas. Ajodhja ka domethënie historike për ‘‘Bashkësinë Xhainiste’’ po ashtu. Është vendlindja e dy tirthankarave të rëndësishëm dy mijë vjet më parë. Agamat xhainiste regjistrojnë po ashtu vizitën e Mahaviras, tirthankara i fundit i xhainizmit. Qyteti është gjithashtu vendlindja e pesë tirthankarave, duke përfshirë të parin, Rishabhan dhe Ganadharan e nëntë të Mahaviras. Qyteti është i rëndësishëm edhe për trashëgiminë Budiste, me mjaft tempuj, monumente dhe qendra mësinmi budiste të ndërtuara këtu gjatë Perandorisë Mauryane dhe asaj Gupta. Buda besohet se e ka vizituar më shumë se një herë qytetin, megjithëse për këtë nuk ka të dhëna në shkrimet e tij. Faxiani, murgu kinez shkroi për mjaft manastire budiste që gjendeshin aty. Ajodhja e arriti kulmin e tregtisë gjatë sundimit të Dinastisë Gupta. Ajodhja është 'Mokshdayani Puris', ose 'Vendi i bekimit shpirtëror dhe çlirimit nga karma bandhani', bashkë me Varanasin dhe Dvarkan. Shkrimet hindu si Ramcharitmanat, Vishnu Purana dhe Shrimad Bhagvat Mahapurani rekomandojnë pelegrinazhin në qytet, duke shkruar se ai rrit Punyan, ose virtytin dhe pakëson Paapin, ose të keqen.
Vende interesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hanuman Garhi, një fortesë masive katërkëndëshe me bastione rrethore në secilin kënd dhe një tempull i Hanumanit brenda, është faltorja më popullore në Ajodhja. E vendosur në qendër të qytetit, është e arritshme nga 76 shkallë. Legjenda e saj është se Hanuman jetonte këtu në një shpellë dhe ruante Xhanambhumin, ose Ramkotin. Tempulli kryesor përmban statujën e Maa Anjanit me Bal Hanumanin të ulur në prehrin e saj. Një vizitë në faltore thuhet se plotëson dëshirat e besimtarëve. Kanak Bhavani është një tempull i dhuruar për Sitan nga nëna e saj me martesën e saj me Raman dhe që përmban statujat e Sitas me burrin e saj. Ramkoti është vendi kryesor i adhurimit në Ajodhja dhe siti i kështjellës së lashtë me të njëjtin emër, që qëndron mbi një terren të ngritur në perëndim të qytetit. Megjithëse nga pelegrinët përgjatë gjithë vitit, ajo tërheq besimtarë nga e gjithë bota gjatë "Ram Navamit", dita e lindjes së Ramas. Ram Navami zhvillohet me pompozitet të madh në muajin hindu të Chaitras, që bie midis marsit dhe prillit. Svarg Dvari besohet se është vendi i kremimit të Ramas. Mani Parbati dhe Sugriv Parbati janë pirgje të lashta dheu, i pari i identifikuar nga një stupë e ndërtuar nga perandori Ashoka dhe i dyti është një manastir i lashtë. ‘‘‘Treta ke Thaku’’’ është një tempull që qëndron në sitin e Ashvamedha Jaxhnjas së Ramas. Tre shekuj më parë, Raxhai i Kulusë ndërtoi një tempull të ri aty, që u përmirësua nga Ahiljabai Holkari i Indores në vitin 1784, në të njëtën kohë u ndërtuan Ghatet e afërta. Idhujt fillestarë në gurë të zi ranor u rekuperuan nga Sarayu dhe u vendosën në tempullin e ri, që ishte i njohur si ‘‘‘Kaleram-ka-Mandir’’’. ‘’’Chhoti Devkali Mandiri’’ është tempulli i hyjneshës Ishani, ose Durga, Kuldevi i Sitas.
Xhamia Babri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia Babri (në gjuhën urdu: بابری مسجد; Xhamia e Baburit), ishte një xhami që gjendej në Ajodhja të distriktit të Faizabadit 26°47′44″N 82°11′40″E / 26.7956°N 82.1945°E, e konsideruar si një nga xhamitë më të mëdha në shtetin e Uttar Pradeshit. Sipas mbishkrimeve të xhamisë, ajo ishte ndërtuar në vitin 1528–29 (viti 935 i hixhrës) nga Mir Baqi, me urdhër të perandorit mogul Babur (sipas të cilit është emërtuar). Xhamia gjendej mbi një kodër të njohur si Ramkot ("fortesa e Ramas"). Sipas hinduve, mogulët shkatërruan një strukturë që shënonte vendin e lindjes së (Ram Janmabhoomi) për të ndërtuar xhaminë, një konsideratë e kundërshtuar nga myslimanët. Debati dhe mosmarrveshja politike, historike dhe shoqëroro fetare mbi historinë e sitit dhe nënse ishte shkatërruar ose modifikuar një tempull i mëparshëm për të ndërtuar atë, është bërë i njohur si Mosmarrveshja e Ayodhyas. Duke nisur nga shekulli i XIX, kishte mjaft konflikte dhe kontestime midis hinduve dhe myslimanëve mbi xhaminë. Më 6 dhjetor 1992, Xhamia Babri u shkatërrua nga grupet ekstremiste hindu[111] duke shkaktuar revolta në të gjithë Indinë, që çoi në rreth 2,000 të vdekur. Emri "Xhamia Babri" rrjedh nga emri i perandorit mogul Babur, që thuhet se urdhëroi ndërtimin e saj.[112] Përpara viteve 1940, ajo quhej ‘’’Masjid-i-Janmasthan’’’ ("xhamia e vendit të lindjes"), duke përfshirë dokumentet zyrtare si regjistrat e të ardhurave.[113][114]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sunduesit e Sulltanatit të Delhit dhe pasuesit e tyre, Mogulët, ishin përkrahës të mëdhenj të artit dhe arkitekturës, duke ndërtuar shumë varre, xhami dhe medrese të rafinuara. Këto kanë një stil dallues që përmban ndikime nga arkitektura e vonë e Dinastisë Tughlaq. Xhamitë përgjatë gjithë Indisë u ndërtuan në stile të ndryshme; stilet më elegante u zhvilluan në zonat ku traditat e artit vendas ishin të forta dhe artizanët vendorë ishin tepër të zotë. Kështu stilet rajonale ose provinciale të xhamive u zhvilluan nga stilet e tempujve ose banesave vendore, që ishin të kushtëzuara nga ana tjetër nga klima, terreni, materialet, duke krijuar në këtë mënyrë ndryshime të mëdha midis xhamive të Bengalit, Kashmirit dhe Guxharatit. Xhamia Babri ndoqi stilin arkitekturor të Sulltanatit të Jaunpurit. E parë nga krahu perëndimor, ajo ngjante me Xhaminë Atala në Xhaunpur.[115] Arkitektura e xhamisë është një imitim i xhamive të Sulltanatit të Delhit. Ato ishtin xhami të një stili të veçantë, të ruajtur kryesisht në arkitekturë, i zhvilluar pas Sulltanatit të Delhit e vendosur në rrethinën jugore të qytetit të fortifikuar të ‘’Gaurit’’ dhe ‘’’Xhamia Xhamali Kamili’’’ e ndërtuar nga Sher Shah Suri. Ky stil ishte pararendësi i stilit Indo-Islamik të adoptuar nga Akbari.
- Sistemi akustik dhe i ajrimit
"Një pëshpërimë nga mihrabi i Xhamisë Babri mund të dëgjohet qartësisht në skajin tjetër, 60 m larg përgjatë gjatësisë dhe gjerësisë së oborrit qendror" sipas Graham Pickford, arkitektit të Lord William Bentinck (1828–33). Akustika e xhamisë u përmend nga ai në librin e tij Historic Structures of Oudhe ku ai thotë se "për një ndërtesë të shekullit të XVI shpërndarja dhe projektimi i zërit nga pulpiti është mjaft i përparuar, shpërndarja unike e tingullit në këtë strukturë do ta mahnisë vizitorin". Arkitektët modernë ia kanë atribuar këtë veçori intriguese akustike një tërheqjeje të madhe në murin e mihrabit dhe mjaft tërheqjeve në muret rrethues që funksiononin si rezonatorë; Ky dizajn ndihmonte çdokënd të dëgjonte folësin në mihrab. Guri ranor i përdorur në ndërtimin e Xhamisë Babri kishte gjithashtu cilësi rezonuese që kontribuan në akustikën unike. Stili Tughluquid i Xhamisë Babri integronte komponente dizajni dhe teknika të tjera, si sistemi i freskimit të ajrit i paraqitur në elementet arkitekturore islamike si harqet, kupolat dhe kubetë. Në Xhaminë Babri një sistem pasiv i kontrollit të mjedisit përfshinte tavanet e larta, kubetë dhe gjashtë dritare të mëdha me grila. Sistemi ndihmonte në mbajtjen e brendësisë të freskët duke lejuar ajrimin natyror ashtu dhe dritën e diellit.
Mosmarrveshja shiito–synite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1936, qeverisja britanike nxori aktin U.P. Muslim Waqf Act për administrimin më të mirë të pronave vakëfe në shtet. Në përputhje me këtë akt, Xhamia Babri dhe varrezat e saj të afërta (Ganj-e-Saheedan Qabristan) u regjistruan si Waqf no. 26 Faizabad me U.P. Sunni Central Board of Waqfs. Shiitët e kontestuan pronësinë Synite të xhamisë, duke pretenduar se siti u përkiste atyre pasi Mir Baqi ishte shiit.[116] Komisioneri i vakëfeve nisi një hetim të mosmarrveshjes. Hetimi doli në konkluzionin se xhamia u përkiste synitëve, pasi ishte porositur nga Baburi, që ishte një synit. Raporti përfundimtar u publikua në një gazetë zyrtare në datën 26 shkurt 1944. Në vitin 1945, Shia Central Board e ankimoi këtë vendim në gjykatë. Më 23 mars 1946, gjykatësi S. A. Ahsan vendosi në favor të Sunni Central Board of Waqfs.[117]
Tempulli i Nageshvarnathit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli i Nageshvarnathit u ndërtua nga Kusha, djali i Ramas. Sipas legjendës Kusha humbi byzylykun e tij ndërsa po lahej në Saraju dhe u mor nga një Nag-Kanja që ra në dashuri me të. Duke qenë se ajo ishte një besimtare e Shivës, Kusha i ndërtoi asaj këtë tempull. Ishte tempulli i vetëm që mbijetoi kur Ajodhja u braktis deri në kohën e Vikramaditjas. Ndërsa pjesa tjetër e qytetit ishte në rrënoja dhe i mbuluar nga pyje të dendura, ky tempull i mundësoi Vikramaditjas të identifikonte qytetin. Festa e Shivratrit zhvillohet këtu me shkëlqim të madh.
Chakravarti Mahraj Dashrath Mahali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Chakravarti Mahraj Dashrath Mahali, i njohur si Bada Asthani dhe Badi Jagahu, është një Ramkot të Ajodhjas në Faizabad të Uttar Pradeshit. Ai është i hapur për publikun nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12 të mesditës dhe nga ora 4 pasdite deri në orën 10 të darkës çdo ditë. Ram Vivahu, Deepawali, Shravan Mela, Chaitra Ramnavami dhe Kartik Mela janë ditë të veçanta kur numri i besimtarëve rritet disafishë. Duke përmbajtur kaq shumë vende dhe faltore fetare, në Ajodhja është një vendi i adhuruar se ka qenë nderuar nga të gjitha fraksionet besimit hindu. Ky vend i shenjtë është i lidhur me hyjninë Rama, heroin e eposit të madh të Ramajanës. Të gjitha vendet në Ajodhja janë në njëfarë mënyre të lidhura me këtë sundues legjendar, që konsiderohet si një ikonë e virtytit, të vërtetës dhe përkushtimit. Chakravarti Maharaja Dasrath Mahali nuk është një përjashtim nga ky fenomen i përgjithshëm. Është vendi ku Maharaxhai Dasharatha besohet se qëndroi me miqtë dhe të afërtimit e tij. Tani vendi bujt një tempull, që paraqet Raman, Sitan dhe Lakshmana Bharat Shatrughanin si hyjnitë kryesore. Megjithëse faltorja nuk është shumë e madhe në përmasa, mjedisi i saj mundëson një ndjesi të madhe qetësie dhe prehjeje që besimtarët ndihen të aftë të ndjejnë praninë e perëndisë Rama.
- Angad Tila
- Tempulli Shri Rama Xhanaki Birla
- Tulsi Smarak Bhavani
- Ram ki Paidi
- Kaleramji ka Mandiri
- Datuvan Kundi
- Xhanki Mahali
- Gurudvara Brahma Kundi
- Tempulli Xhainisti i Rishabhadeos
- Brahma Kundi
- Tempulli Amavan
- Tulsi Chaura
- Laxman Quila
- Ram Katha Museum
- Valmiki Ramayan Bhavani
- Mandiri Sunder Sadan (përballë sitit kontrovers)
Gjeografia dhe klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajodhja ka një klimë të lagësht subtropikate, tipike e Indisë Qendrore. Verat janë të gjata, të thata dhe të nxehta, duke zgjatur nga fundi i marsit deri në mesin e qershorei, me temperatura mesatare ditore pranë convert 32 °C. Stinët e verës ndiqen nga stinët e mosuneve që zgjasin deri në tetor, me reshje vjetore prej afërsisht 1067 mm dhe temperatura mesatare prej rreth 28 °C. Dimri fillon në fillim të nëntorit dhe zgjat deri në fundin e janarit, i ndjekur nga një pranverë e shkurtër në shkurt dhe në fillimin e marsit. Temperaturat mesatare janë të buta, pranë 16 °C, por netët mund të jenë më të ftohta.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas censusit indian të vitit 2001, Ajodhja kishte një popullsi prej 49,593 banorësh. Meshkujt përbënin 59% të popullsisë ndërsa femrat 41%. Ajodhja ka një raport mesatar alfabetizmi prej 65%, më i lartë se mesatarja kombëtare prej 59.5%; me 72% të meshkujve dhe 62% të femrave të alfabetizuara. 12% e popullsisë është nën moshën 6 vjeçare.[118]
Transporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për të arritur në Ajodhja, aeroportet më të afërta janë ai i Faizabadit, 5 km larg, ai i Amausit në Laknau, 134 km larg dhe aeroporti i Allahabadit, 166 km larg. Qyteti është në zonën Hekurudhave Veriore me binarë të gjerë të linjës Mughal Sarai në linjën kryesore të Laknaut me stacionet hekurudhore të Ajodhjas dhe Faizabadit. Ajo është e lidhur me rrugë me mjaft qytete dhe qyteza të rëndësishme, duke përfshirë Laknaun (134 km), Gorakhpurin (132 km), Xhhansin (441 km), Allahabadin (166 km), Shravastin (109 km), Varanasin (209 km) dhe Gondan (51 km).
Galeri pamjesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Ayodhya Ghaat në bregun e lumit Ghaghara.
-
Lumi Ghaghra, i njohur vendorisht si Saryu, në Faizabad.
-
Tempulli i famshëm i Hanuman Garihut, një prift i ri duke kryer Darshanin.
-
Mandiri Swaminarayan në Ayodhya
-
Lumi Saryu, me domethënie të lashtë, i përmendur te vedat dhe te Ramayana. Gjatë Ram Navamit, festës që celebron ditëlindjen e perëndisë Rama, mijëra njerëz zhyten në lumin Sarayu në Ayodhya.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ burimet e cituara nga Harsh Narain: Karim, Maulvi Abdul (1885). Tarikh-i Parnia Madinatul Awliya [Historia e qytetit Parnia të sufive] (në persisht). Lucknow.; Ghaffar, Maulvi Abdul (1981) [1932]. Gumgamashtah Halat-i Ajodhya [Ngjarjet e Harruara të Ajodhjas] (në urduisht). Laknau: Nami Press.; Sita Ram, Avadh-vasi Lala (1932). Ayodhya ka Itihasa [Historia e Ajodhjës] (në indisht). Allahabad.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Disa studiues argumentojnë se çfardo gjëje që ndërtoi Baburi ajo u braktis dhe ishte në rrënoja në kohën e Akbarit dhe hindutë vazhduan të adhurojnë aty. Xhamia e parë në kohët e tanishme duhet të ketë qenë ndërtuar nga Aurangzebi.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ayodhya decked up for 'Vikas Deepotsav'; over 9 lakh earthen lamps to illuminate temple town" (në anglisht). nëntor 2021. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2021. Marrë më 3 nëntor 2021.
- ^ "Frenzied spiral grips Ayodhya, temple town turns festive burlesque ahead of Ram Mandir consecration". The Telegraph (në anglisht). 21 janar 2024. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2024. Marrë më 21 janar 2024.
- ^ "The Voices Of Ayodhya - Watch NDTV Special Episode From Temple Town". NDTV (në anglisht). 20 janar 2024. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2024. Marrë më 21 janar 2024.
- ^ "Meet Ayodhya's new mayor: A former UPSC aspirant and Mahant of a city mandir". Hindustan Times (në anglisht). 13 maj 2023. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2023. Marrë më 21 maj 2023.
- ^ "AYODHYA in Faizabad (Uttar Pradesh)". citypopulation.de (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2020. Marrë më 1 gusht 2020.
- ^ a b "52nd Report of the Commissioner for Linguistic Minorities in India" (PDF). nclm.nic.in (në anglisht). Ministry of Minority Affairs. fq. 49. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 maj 2017. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Awadhi". Ethnologue (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2019. Marrë më 7 maj 2019.
- ^ Cunningham, Alexander (1871). The Ancient Geography of India, I. The Buddhist Period, including the Campaigns of Alexander, and the Travels of Hwen-Thsang (në anglisht). Trubner and Company. fq. 405–6.
- ^ Maria Misra (2008). Vishnu's Crowded Temple: India Since the Great Rebellion (në anglisht). Penguin Books Limited. isbn1 0-14-104091-2, isbn2 9780141040912.
- ^ Pheṇāpiṇḍūpama Sutta, pjesa SN, kapitulli 22.95
- ^ Hill, John E. (2009). Through the Jade Gate to Rome: A Study of the Silk Routes during the Later Han Dynasty, 1st to 2nd centuries CE (në anglisht). fq. 33, 368–71.
- ^ Hill, John E. (2004). The Peoples of the West from the Weilüe 魏略 by Yu Huan 魚豢: Third Century Chinese Account Composed between 239 and 265 CE (në anglisht).
- ^ "Ajodhya State, and Town". The Imperial Gazetteer of India (në anglisht). 5: 174-5. 1909.
- ^ "Birth of Adinath in Ayodhya" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2012. Marrë më 3 prill 2012.
- ^ "Birth of Ajitnath in Ayodhya" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2012. Marrë më 3 prill 2012.
- ^ "Birth of Abhinandanath in Ayodhya" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2012. Marrë më 3 prill 2012.
- ^ "Birth of Sumatinath in Ayodhya" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2012. Marrë më 3 prill 2012.
- ^ "Birth of Anantnath in Ayodhya" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2012. Marrë më 3 prill 2012.
- ^ a b c Bakker, Hans (1982). "The rise of Ayodhya as a place of pilgrimage". Indo-Iranian Journal (në anglisht). 24 (2): 103–26.
- ^ a b Paramasivan, Vasudha (2009). "Yah Ayodhya Vah Ayodhya: Earthly and Cosmic Journeys in the Anand-lahari". përmbledhur nga Heidi R. M. Pauwels (red.). Patronage and Popularisation, Pilgrimage and Procession (në anglisht). Otto Harrassowitz Verlag. fq. 101–16. ISBN 3447057238.
- ^ Bakker, Hans (1991). "Ayodhya: A Hindu Jerusalem". Numen (në anglisht). 38 (1): 80–109. JSTOR 3270005.
- ^ Tarannum Manjul (21 janar 2010). "Korean relative of Kings of Ayodhya goes on evidence hunting" (në anglisht). The Indian Express.
- ^ V. N. Arora (12 shtator 2004). "South Korea's Ayodhya connection" (në anglisht). Times of India. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011.
- ^ San Whan Ahn (12 maj 2000). "Festivities organized to honor Indian princess" (në anglisht). India Abroad. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2012.
- ^ "Plaint Of Ayodhya" (në anglisht). The Financial Express (India). 22 gusht 2004.
- ^ Trudy Ring; Robert M. Salkin; Sharon La Boda (1994). International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania (në anglisht). Taylor & Francis. isbn1 1-884964-05-2, isbn2 9781884964053.
- ^ Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. fq. 3–5. ISBN 8173054517.
- ^ Ghaffar, Maulvi Abdul (1981) [1932]. Gumgamashtah Halat-i Ajodhya [Ngjarjet e Harruara të Ajodhjas] (në urduisht). Nami Press. fq. 61–2. cituar nga Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Delhi: Penman Publishers. fq. 31–2.
- ^ Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Delhi: Penman Publishers. fq. 31.
- ^ "Ram Janm Bhumi Babri Masjid - Ayodhya Bench" (në anglisht). fq. 279. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2010.
- ^ Sita Ram, Avadh-vasi Lala (1932). Ayodhya ka Itihasa [Historia e Ajodhjas] (në indisht). fq. 151. cituar te Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Penman Publishers. fq. 33. dhe Sharma, Dharam Veer (30 gusht 2010). "Judgement in OOS No. 4 of 1989 (Decision of Hon'ble Special Full Bench hearing Ayodhya Matters)" (në anglisht). Allahabad High Court. fq. 281. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 27 dhjetor 2014.
- ^ a b van der Veer, Peter (1987). "'God must be Liberated!' A Hindu Liberation Movement in Ayodhya". Modern Asian Studies (në anglisht). 21 (2): 286. doi:10.1017/s0026749x00013810. JSTOR 312648.
- ^ van der Veer, Peter (1989). Gods on Earth: The Management of Religious Experience and Identity in a North Indian Pilgrimage Centre (në anglisht). fq. 20–1. ISBN 0485195100.
- ^ Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Penman Publishers. fq. 33–4.
- ^ Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Penman Publishers. fq. 34.
- ^ Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. ISBN 8173054517.
- ^ Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. fq. 165–66. ISBN 8173054517.
- ^ Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Penman Publishers. fq. 17.
- ^ Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. fq. 166. ISBN 8173054517.
- ^ Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. fq. 9, 120, 164. ISBN 8173054517.
- ^ Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Penman Publishers. fq. 23–5.
- ^ Layton, R.; Thomas, P. (2003). "Introduction". Destruction and Conservation of Cultural Property (në anglisht). Routledge. fq. 8. ISBN 1134604971.
- ^ Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. fq. 112–4. ISBN 8173054517.
- ^ Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. fq. 120–1. ISBN 8173054517.
- ^ Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. fq. 121. ISBN 8173054517.
- ^ Layton, R.; Thomas, P. (2003). "Introduction". Destruction and Conservation of Cultural Property (në anglisht). Routledge. fq. 8–9. ISBN 1134604971.
- ^ Sharma, Dharam Veer. "Ram JanmBhoomi Babri Masjid Judgement – Annexure IV" (PDF) (në anglisht). fq. 129–62. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2011. Marrë më 15 prill 2011.
- ^ a b P. Carnegy: A Historical Sketch of Tehsil Fyzabad, Lucknow 1870, cituar nga Harsh Narain (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Nju Delhi: Penman Publications. fq. 8–9. ISBN 81-85504-16-4. dhe nga Peter Van der Veer: Religious Nationalism; fq. 153.
- ^ Ashok Pant (2012). The Truth of Babri Mosque (në anglisht). IUniverse.com. fq. 184. ISBN 1475942907.
- ^ Arshad Islam (2007), "Babri Mosque: A Historic Bone of Contention", Muslim World 97.2 (në anglisht), Academic Search Elite. Web, fq. 259–86
- ^ a b Ashok Malik (24 mars 2003). "Depths of Ayodhya" (në anglisht). India Today.
- ^ Sir Alexander Cunningham (1871). Four Reports Made During the Years 1862-63-64-65 (në anglisht). Government Central Press. fq. 317–27.
- ^ Peter van der Veer (1994). Religious Nationalism: Hindus and Muslims in India (në anglisht). University of California Press. fq. 159. ISBN 978-0-520-08256-4.
- ^ Alois Anton Führer (1891). The monumental antiquities and inscriptions: in the North-Western Provinces and Oudh (në anglisht). Government Press, N.-W.P. and Oudh. fq. 295–300.
- ^ a b Sushil Srivastava (25 tetor 2003). "The ASI Report - a review" (në anglisht). The Hindu.
- ^ a b c "I found pillar bases back in mid-seventies: Prof Lal" (në anglisht). Indian Express. 6 mars 2003. Marrë më 9 gusht 2013.
- ^ "Ayodhya: High Court relies on ASI's 2003 report" (në anglisht). Economic Times. 1 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2014. Marrë më 9 gusht 2013.
- ^ artikull i Braj Basi Lalit te revista "Manthan", tetor 1990; dhe S. P. Gupta (Indian Express, 2 dhjetor 1990) si dhe aneksi 28 i dokumentit VHP dëshmojnë për Ram Janmabhoomi Mandirin
- ^ Artikull i profesor Braj Basi Lalit te gazeta "The Hindu" më 1 korrik 1998
- ^ artikull në gazetën "Indian Express" më 4 korrik 1992
- ^ "Proof of temple found at Ayodhya: ASI report" (në anglisht). Rediff.com. 25 gusht 2003. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2010. Marrë më 30 shtator 2010.
- ^ "Evidence of temple found: ASI" (në anglisht). 25 gusht 2003.
- ^ "Archaeological evidence of Ayodhya" (në anglisht). Ayodhya.com. 18 korrik 1992. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2010. Marrë më 2 tetor 2010.
- ^ "Summary of archaeological findings at Ayodhya" (në anglisht). Hvk.org. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2010. Marrë më 2 tetor 2010.
- ^ a b Nitish K. Singh (16 janar 2011). "Buddhist body lays claim to the disputed Ayodhya site". Sunday Guardian (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2017. Marrë më 3 nëntor 2016.
- ^ a b c d e "Ayodhya: lost and found By Sandhya Jain", Pioneer (në anglisht), 9 shtator 2003
- ^ Ajit Jain (19 mars 2003). "Structure below demolished Masjid: Canadian expert" (në anglisht). rediff.com.
- ^ "Rediff Online News" (në anglisht). Rediff.com. 19 mars 2003. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ a b c d Puratattva, nr. 23, 1992-3, fq. 35.
- ^ Hans Bakker (1986). Ayodhyā. Groningen Oriental Studies, V. I (në anglisht). ISBN 9069800071.
- ^ "Layers of truth". The Week (në anglisht). 7 shtator 2003. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2005.
- ^ artikull i Sandipan Deb-it te gazeta Outlook India, 23 qershor 2003
- ^ Srivastava, Sushil (25 tetor 2003). "The ASI Report - a review". The Hindu (në anglisht). Marrë më 27 dhjetor 2014.
- ^ ""Countercurrents", ''Outlook''". countercurrents.org (në anglisht). 12 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2007. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ "Deccan Herald" (në anglisht). 8 shtator 2003. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2006.
- ^ Richard M. Eaton. Essays on Islam and Indian History (në anglisht). ISBN 0-19-566265-2.
- ^ artikull në gazetën "Hindustan Times", 8 maj 2003
- ^ Artikull në gazetën "The Hindu", 10 qershor 2003
- ^ Seema Chishti (14 mars 2003). "14 mars 2003" (në anglisht). BBC News. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ "Secrets Of The Shrine | Sandipan Deb" (në anglisht). Outlookindia.com. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ 15th edition of the Encyclopædia Britannica, 1986, zëri "Ayodhya", Chicago: Encyclopædia Britannica Inc.
- ^ "Ram Janambhumi trust chief threatened – The Times of India" (në anglisht). The Times of India. 22 nëntor 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 30 shtator 2010.
- ^ "Census of India, Govt. of India – Ministry of Home Affairs, Official web-site | We also count people in India" (në anglisht). Censusindia.net. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2010. Marrë më 30 shtator 2010.
- ^ "The Hindu: Ram Lalla deity to be taken to Ayodhya" (në anglisht). Hinduonnet.com. 19 janar 2002. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2006. Marrë më 30 shtator 2010.
- ^ Bacchetta, Paola (2000). "Sacred Space in Conflict in India: The Babri Masjid Affair". Growth and Change (në anglisht). 31 (2): 255–84. doi:10.1111/0017-4815.00128.
- ^ Jha, Krishna; Jha, Dhirendra K. (2012). Ayodhya: The Dark Night (në anglisht). HarperCollins India. ISBN 978-93-5029-600-4.
- ^ a b "Timeline: Ayodhya holy site crisis" (në anglisht). BBC News. Marrë më 19 mars 2014.
- ^ van der Veer, Peter (1992). "Ayodhya and Somnath: Eternal Shrines, Contested Histories". Social Research (në anglisht). 59 (1): 98–9. JSTOR 40970685.
- ^ Jaffrelot, Christophe (6 tetor 2014). "The other saffron". Indian Express (në anglisht). Marrë më 6 tetor 2014.
- ^ van der Veer, Peter (1992). "Ayodhya and Somnath: Eternal Shrines, Contested Histories". Social Research (në anglisht). 59 (1): 99. JSTOR 40970685.
- ^ Guha, Ramachandra (2007). India After Gandhi (në anglisht). MacMillan. fq. 633–59.
- ^ Tully, Mark (5 dhjetor 2002). "Tearing down the Babri Masjid". BBC News (në anglisht). Marrë më 29 shtator 2010.
- ^ Guha, Ramachandra (2007). India After Gandhi (në anglisht). MacMillan. fq. 582–98.
- ^ "Report: Sequence of events on December 6" (në anglisht). Ndtv.com. Marrë më 20 qershor 2012.
- ^ "Tearing down the Babri Masjid – Eye Witness BBC's Mark Tully". BBC (në anglisht). 5 dhjetor 2002.
- ^ "Babri Masjid demolition was planned 10 months in advance – PTI" (në anglisht). Newindpress.com. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2008. Marrë më 26 shtator 2010.
- ^ "Article – Untitled Article" (në anglisht). Londër: Archive.guardian.co.uk. 8 dhjetor 1992. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ "Timeline: Ayodhya holy site crisis". BBC News (në anglisht). 30 shtator 2010.
- ^ Nelson, Dean (29 shtator 2010). "India braced for violence ahead of Muslim v Hindu Ayodhya verdict". The Telegraph (në anglisht). Londër. Marrë më 7 korrik 2012.
- ^ "Six more months for Liberhan Commission". The Hindu (në anglisht). 12 mars 2004.
- ^ "Vajpayee, Advani severely indicted by Liberhan Commission – India – DNA" (në anglisht). Dnaindia.com. 24 nëntor 2009. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ "Ram Janambhoomi trust chief threatened". The Times of India (në anglisht). 22 nëntor 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 26 shtator 2010.
- ^ "The Latest 'Indian Mujahideen Mail' | B. Raman" (në anglisht). Outlookindia.com. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ "Blast a revenge for Babri: mail". The Indian Express (në anglisht). 14 shtator 2008. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ "Refworld | Chronology for Hindus in Bangladesh" (në anglisht). UNHCR. 16 tetor 1993. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 3 nëntor 2016.
- ^ "Refworld | World Directory of Minorities and Indigenous Peoples – Bangladesh: Hindus" (në anglisht). UNHCR. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ Obeying court orders only course open: Muslim board, Times of India
- ^ "Ayodhya verdict: Allahabad High Court says divide land in 3 ways" (në anglisht). Ndtv.com. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2010. Marrë më 30 shtator 2010.
- ^ "Ram Janmbhoomi Babri Masjid Judgement" (në anglisht). Rjbm.nic.in. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2010. Marrë më 30 shtator 2010.
- ^ Stella Kramrisch; Raymond Burnier (1946). The Hindu temple (në anglisht). Vëll. 1. Motilal Banarsidass Publ. fq. 3. ISBN 9788120802230.
- ^ Fuller, Christopher John (2004), The Camphor Flame: Popular Hinduism and Society in India (në anglisht), Princeton University Press, fq. 262, ISBN 0-691-12048-X
- ^ Flint, Colin (2005). The geography of war and peace (në anglisht). Oxford University Press. fq. 165. ISBN 978-0-19-516208-0.
- ^ K. Elst (1995). "The Ayodhya Debate". përmbledhur nga Gilbert Pollet (red.). Indian Epic Values: Rāmāyaṇa and Its Impact (në anglisht). Peeters Publishers. fq. 28–9. ISBN 9789068317015.
- ^ K. Jaishankar (2009). "Communal Violence and Terrorism in India: Issues and Introspections". përmbledhur nga Yakov Gilinskiy; Thomas Albert Gilly; Vladimir Sergevnin (red.). The Ethics of Terrorism (në anglisht). Charles C. Thomas. fq. 25–6. ISBN 9780398079956.
- ^ Asgharali (1990). Babri-Masjid Ramjanambhoomi controversy (në anglisht). Ajanta Publications. fq. 37.
- ^ Roma Chatterji (2014). Wording the World: Veena Das and Scenes of Inheritance (në anglisht). Fordham University Press. fq. 275. ISBN 9780823261857.
- ^ Sarvepalli Gopal (1993). Anatomy of a Confrontation: Ayodhya and the Rise of Communal Politics in India (në anglisht). Palgrave Macmillan. fq. 64–77. ISBN 9781856490504.
- ^ "Census of India 2001: Data from the 2001 Census, including cities, villages and towns (Provisional)" (në anglisht). Census Commission of India. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2004. Marrë më 1 nëntor 2008.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Asgharali (1990). Babri-Masjid Ramjanambhoomi controversy (në anglisht). Ajanta Publications.
- Bacchetta, Paola (2000). "Sacred Space in Conflict in India: The Babri Masjid Affair". Growth and Change (në anglisht). 31 (2): 255–84. doi:10.1111/0017-4815.00128.
- Bakker, Hans (1982). "The rise of Ayodhya as a place of pilgrimage". Indo-Iranian Journal (në anglisht). 24 (2): 103–26. doi:10.1007/BF00209819.
- Bakker, Hans T. (1986). Ayodhya. Groningen Oriental Studies, V. I (në anglisht). Groningen: Egbert Forsten. ISBN 9069800071.
- Bakker, Hans (1991). "Ayodhya: A Hindu Jerusalem". Numen (në anglisht). 38 (1): 80–109. JSTOR 3270005.
- Roma Chatterji (2014). Wording the World: Veena Das and Scenes of Inheritance (në anglisht). Fordham University Press. ISBN 9780823261857.
- Sir Alexander Cunningham (1871). Four Reports Made During the Years, 1862-63-64-65 (në anglisht). Government Central Press.
- Cunningham, Alexander (1871). The Ancient Geography of India, I. The Buddhist Period, including the Campaigns of Alexander, and the Travels of Hwen-Thsang (në anglisht). Trubner and Company.
- Richard M. Eaton. Essays on Islam and Indian History (në anglisht). ISBN 0-19-566265-2.
- K. Elst (1995). "The Ayodhya Debate". përmbledhur nga Gilbert Pollet (red.). Indian Epic Values: Rāmāyaṇa and Its Impact (në anglisht). Peeters Publishers. ISBN 9789068317015.
- Flint, Colin (2005). The geography of war and peace (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-516208-0.
- Fuller, Christopher John (2004), The Camphor Flame: Popular Hinduism and Society in India (në anglisht), Princeton University Press, ISBN 0-691-12048-X
- Alois Anton Führer (1891). The monumental antiquities and inscriptions: in the North-Western Provinces and Oudh (në anglisht). Government Press, N.-W.P. and Oudh.
- Ghaffar, Maulvi Abdul (1981) [1932]. Gumgamashtah Halat-i Ajodhya [Ngjarjet e Harruara të Ajodhjas] (në urduisht). Laknau: Nami Press.
- Sarvepalli Gopal (1993). Anatomy of a Confrontation: Ayodhya and the Rise of Communal Politics in India (në anglisht). Palgrave Macmillan. ISBN 9781856490504.
- Guha, Ramachandra (2007). India After Gandhi (në anglisht). MacMillan.
- Gupta, S. P. (1996). "If only the court had examined the evidence". përmbledhur nga Dasgupta, Swapan (red.). The Ayodhya Reference: Supreme Court Judgement and Commentaries (në anglisht). Voice of India. ISBN 8185990301.
- Hill, John E. (2009). Through the Jade Gate to Rome: A Study of the Silk Routes during the Later Han Dynasty, 1st to 2nd centuries CE (në anglisht). Charleston, Karolina Jugore: BookSurge. ISBN 978-1-4392-2134-1.
- Hill, John E. (2004). The Peoples of the West from the Weilüe 魏略 by Yu Huan 魚豢: Third Century Chinese Account Composed between 239 and 265 CE (në anglisht).
- Arshad Islam (2007), "Babri Mosque: A Historic Bone of Contention", Muslim World 97.2 (në anglisht), Academic Search Elite. Web
- Jain, Meenakshi (2013). Rama and Ayodhya (në anglisht). Nju Delhi: Aryan Books. ISBN 8173054517.
- K. Jaishankar (2009). "Communal Violence and Terrorism in India: Issues and Introspections". përmbledhur nga Yakov Gilinskiy; Thomas Albert Gilly; Vladimir Sergevnin (red.). The Ethics of Terrorism (në anglisht). Charles C. Thomas. ISBN 9780398079956.
- Jha, Krishna; Jha, Dhirendra K. (2012). Ayodhya: The Dark Night (në anglisht). HarperCollins India. ISBN 978-93-5029-600-4.
- Karim, Maulvi Abdul (1885). Tarikh-i Parnia Madinatul Awliya [History of Parnia city of Sufis] (në anglisht). Laknau.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Stella Kramrisch; Raymond Burnier (1946). The Hindu temple (në anglisht). Vëll. 1. Motilal Banarsidass Publ. ISBN 9788120802230.
- Lal, Braj Basi (2008). Rama: His Historicity Mandir and Setu (në anglisht). Aryan Books International. ISBN 8173053456.
- Layton, R.; Thomas, P. (2003). "Introduction". përmbledhur nga Layton, R.; Stone, P.; Thomas, J. (red.). Destruction and Conservation of Cultural Property (në anglisht). Routledge. ISBN 1134604971.
- Legge, James (1965) [1886]. A Record of Buddhistic Kingdoms: Being an account by the Chinese Monk Fa-Hien of his travels in India and Ceylon (A.D. 399–414) in search of the Buddhist Books of Discipline (në anglisht). New York: Paragon Book Reprint Corp.
- Mandal, Dhaneshwar (2003). Ayodhya, Archaeology After Demolition: A Critique of the "new" and "fresh" Discoveries (në anglisht). Orient Blackswan. ISBN 978-81-250-2344-9.
- Maria Misra (2008). Vishnu's Crowded Temple: India Since the Great Rebellion (në anglisht). Penguin Books Limited. ISBN1 0-14-104091-2, isbn2 9780141040912.
- Harsh Narain (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Nju Delhi: Penman Publications. ISBN 81-85504-16-4.
- Ashok Pant (2012). The Truth of Babri Mosque (në anglisht). IUniverse.com. ISBN 1475942907.
- Paramasivan, Vasudha (2009). "Yah Ayodhya Vah Ayodhya: Earthly and Cosmic Journeys in the Anand-lahari". përmbledhur nga Heidi R. M. Pauwels (red.). Patronage and Popularisation, Pilgrimage and Procession (në anglisht). Otto Harrassowitz Verlag. ISBN 3447057238.
- Trudy Ring; Robert M. Salkin; Sharon La Boda (1994). International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN1 1-884964-05-2, isbn2 9781884964053.
- Sharma, Dharam Veer (30 gusht 2010). "Judgement in OOS No. 4 of 1989 (Decision of Hon'ble Special Full Bench hearing Ayodhya Matters)" (në anglisht). Allahabad High Court. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 27 dhjetor 2014.
- Sita Ram, Avadh-vasi Lala (1932). Ayodhya ka Itihasa [Historia e Ayodhya] (në anglisht). Allahabad.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Thomas, F. W. (1944). "Sandanes, Nahapāna, Caṣṭana and Kaniṣka: Tung-li P'an-ch'i and Chinese Turkestan". New Indian Antiquary VII (në anglisht): 90.
- Watters, Thomas (1973) [1904–5]. "On Yuan Chwang's Travels in India". Royal Asiatic Society (në anglisht). Londër: Delhi; Mushiram Manoharlal.
- Peter van der Veer (1994). Religious Nationalism: Hindus and Muslims in India (në anglisht). University of California Press. ISBN 978-0-520-08256-4.
- van der Veer, Peter (1987). "'God must be Liberated!' A Hindu Liberation Movement in Ayodhya". Modern Asian Studies (në anglisht). 21 (2): 283–301. doi:10.1017/s0026749x00013810. JSTOR 312648.
- van der Veer, Peter (1989). Gods on Earth: The Management of Religious Experience and Identity in a North Indian Pilgrimage Centre (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0485195100.
- van der Veer, Peter (1992). "Ayodhya and Somnath: Eternal Shrines, Contested Histories". Social Research (në anglisht). 59 (1): 85–109. JSTOR 40970685.
- "Ajodhya State, and Town". The Imperial Gazetteer of India (në anglisht). 5: 174–5. 1909.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Ajodhja. |
- 26°48′N 82°12′E / 26.800°N 82.200°E
- Encyclopedia Britannica 1911, Ajodhya
- Archaeological Findings of Ayodhya Ruins Arkivuar 16 tetor 2016 tek Wayback Machine
- Ayodhya and the Research on the Temple of Lord Ram
- Ayodhya map Arkivuar 24 janar 2010 tek Wayback Machine
- Decision of Hon'ble Special Full Bench hearing Ayodhya Matters (Allahabad High Court Judgment/Order on Ayodhya Dispute (Ram Janmabhoomi Babri Masjid dispute) Arkivuar 27 gusht 2014 tek Wayback Machine