Arkitektura e Uttar Pradeshit
Arkitektura e Uttar Pradeshit është e shquar për larminë e monumenteve të saj të ndryshme fetare. Arkitektura e Uttar Pradeshit është zhvilluar kryesisht Arkitekturën Islamike. Ajo përfshin pallate, fortesa, ndërtesa dhe mauzoleume të ndryshme. Pasi ra nën sundimin mysliman në shekullin e XII, shumë tempuj hindu u shkatërruan dhe në vendin e tyre u ndërtuan xhami.
Shumë krijime arkitekturore në Uttar Pradesh janë përzjerje e elementeve arkitekturore hindu me ato islamike. Trashëgimi të shquara arkitekturore mogule ruhen në qytetin e Fatehpur Sikrit, Taxh Mahali dhe Fortesa e Agras. Ekzemplarë të shquar arkitekturorë hindu mund të gjenden në Brindavan dhe Varanasi. Arkitektura Hindu e Uttar Pradeshit përbëhet kryesisht nga ajo tempullore. Vendet më të rëndësishme të bukurisë arkitekturore të Uttar Pradeshit janë Laknau, Varanasi, Agra dhe Vrindavani.
Mogulët, që sunduan shumicën e nënkontinentit indian, e bënë Agra dhe Delhin kryeqytetet e tyre, ndërsa perandori i tretë mogul, Akbari, u përpoq të ruante harmoninë midis hinduizmit dhe islamit. Ai u përpoq gjithashtu në arkitekturë të përziente shkencat praktike të Hinduizmit me Stilet Arkitekturore Islamike. Ai përfshiu teknologjinë e ndërtimit me kolonë dhe tra të Stilit Arkitekturor Hindu dhe zhvilloi stilin e tij unik të arkitekturës. Ky stil është pasqyruar në varrin e tij në Sikandra, jashtë Agras dhe në qytetin e ri që ndërtoi, të quajtur Fatehpur Sikri. Kopshtet Mogule të ndërtuar nga Babur në Agra janë një shembull i shquar i Arkitekturës Islamike të Uttar Pradeshit. Elementet kryesore të Arkitekturës Mogule ishin guri i kuq ranor dhe mermeri. Arkitektura e Taxh Mahalit është monumenti më mbresëlënës i Uttar Pradeshit. Laknau, kryeqyteti i Uttar Pradeshi është një depo e arkitekturës islamike me Imambarat e Lucknowt si Bara Imambara, Chota Imambara dhe Xhamia e të Premtes Xhami Masxhidi.
Vrindavani është një vend i arkitekturës hindu në Uttar Pradesh. Shumica e tempujve të Vrindavanit u ndërtuan nën sundimin e perandorit mogul Akbar, kështu që në këta tempuj janë futur disa elemente arkitekturore islamike. Në Varanasi ka një përzierje të arkitekturës raxhputase, hindu dhe myslimane.
Ndërtesat koloniale britanike që u ndërtuan për administrim, gjykata, spitale, stacione policie, hekurudha, banka etj. shihen akoma në shumicën e qyteteve; arkitektura e tyre në shumicën e rasteve është thjesht funksionale. Panorama arkitekturore e Uttar Pradeshit është një bashkim bujar i arkitekturës hindu dhe islamike.
Periudha Budiste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumica e ndërtesave dhe strukturave të lashta në Sarnath u dëmtuan ose u shkatërruan nga pushtuesit turq. Megjithatë, mes rrënojave mund të dallohen:
- Stupa Dhamek; është një stupë mbresëlënëse 39 metra e lartë dhe diametër 28.35 metra.
- Stupa Dharmarajika është një nga pakë stupat para ashokane që ka mbetur, megjithëse nga kjo kanë mbetur vetëm themelet.
- Kolona e Ashokës e ngritur këtu, fillimisht e kryesuar nga "Kapiteli Luanor i Ashokës" (tashmë në ekspozim në Sarnath Museum), u thye gjatë pushtimeve turke por baza qëndron akoma në vendin fillestar.
- Muzeu Arkeologjik i Sarnathit bujt kapitelin e famshëm luanor të Ashokës, që i ka mbijetuar në mënyrë të mrekullueshme rënies në tokë nga një lartësi prej 13.7 metrash (nga kreu i Kolonës Ashokane) dhe u bë Emblema Kombëtare dhe simboli kombëtar në Flamurin e Indisë. Muzeu bujt gjithashtu një imazh të famshëm dhe të rafinuar të Budës në posturën Dharmachakra.
Për budistët, Sarnathi (ose Isipatana) është një nga katër qendrat e pelegrinazhit të përcaktuara nga Gautama Buda, ku tre të tjerat janë Kushinagari, Bodh Gaya dhe Lumina.
Monumentet hindu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempuj të famshëm janë Tempulli Kashi Vishvanatha në Varanasi dhe Krishnajanmabhoomi në Mathura.
Arkitektura Islamike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sulltanatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Atala Masjidi i Jaunpurit paraqet mjaft ndikime të Arkitekturës Hindu. Në fakt, ka një ngjashmëri të dukshme të stilit arkitekturor hindu, në të gjithë xhaminë. Arsyeja e kësaj ngjashmërie ka të bëjë me faktin se Atala Masjidi është vendosur mbi sitin e një tempulli të Atala Devit.[1] Në këtë mënyrë, Atala Masjidi në Jaunpur e ka marr emrine e saj po nga ai i këtij tempulli hindu.
Mogule
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Uttar Pradeshi ka tre Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të tre të vendosur në Agra: Taxh Mahalin, Fortesën e Agras dhe Fatehpur Sikrin që ndodhet në afërsi. Fortesa e Allahabadit qëndron në brigjet e Yamunas pranë bashkimit me lumin Gang. Është fortesa më e madhe e ndërtuar nga Akbari.
Oudhi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arkitektura e Lucknowt
Laknau, kryeqyteti i shtetit të Uttar Pradeshit ka mjaft monumente të bukur historikë si Bara Imambara dhe Chhota Imambara.[2][3] Ai ka ruajtur gjithashtu kompleksin e dëmtuar të lagjes së rezidentëve britanikë të periudhës Oudh, që janë duke u restauruar.
Moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]NOIDA është një qytet i planifikuar dhe një zonë IT.
Ndërtesa të shquara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Mulagandhakuti Vihara, tempulli budist në Sarnath
-
Manastiret e lashta budiste pranë sitit të monumentit të Stupës Dhamekh në Sarnath.
-
Tempulli i bashkësisë tibetiane në Sarnath
-
Tempulli xhainist Sridigamber, Singhpuri, Sarnath, pak mbrapa Stupës Dhamek
-
Detaje të pishtakut qendror dhe pishtakut anësor të Atala Masjidit
-
Panch Mahali në Fatehpur Sikri.
-
Ghati Ganga Mahal (I) në Varanasi
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ S. R. Bakshi. Advanced history of medieval India (në anglisht). fq. 247.[lidhje e vdekur]
- ^ List of Monuments - Uttar Pradesh, Archaeological Survey of India, 8 korrik 2012
- ^ "The historical monument called Bara Imambara of Lucknow that is also known as Asfi Imambara" (në anglisht). Lucknow online news. Marrë më 8 korrik 2012.
{{cite web}}
: Nuk lejohet formatim teksti në:|publisher=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- S. R. Bakshi. Advanced history of medieval India (në anglisht).[lidhje e vdekur]