Varri i Akbarit
Varri i Akbarit është mauzoleu i perandorit mogul Akbar dhe një kryevepër e rëndësishme e Arkitekturës Mogule. Ai u ndërtua në vitet 1605–1613 dhe u vendos në një terren prej 48.2 hektarë në Sikandra, një rrethinë e Agras, në Uttar Pradesh të Indisë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Varri i Akbarit u ndërtua nga djali i tij, princi Salim i quajtur Jahangir. Akbari e planifikoi varrin dhe zgjodhi vendin e përshtatshëm për të. Pas vdekjes së tij, ndërtimin e përfundoi djali i tij Jahangiri, në vitet 1605–1613.
Akbari ishte një nga perandorët më të mëdhenj në historinë e Indisë. Megjithatë, gjatë mbretërimit të stërnipit të tij, Aurangzebit, Xhatët kryengritës nën drejtimin e Raxha Ram Xhatit, e grabitën varrin e rafinuar, duke plaçkitur të gjithë xhevahiret prej ari dhe argjendi si dhe tapetet, ndërsa shkatërruan të gjitha gjërat. Madje në mënyrë që të hakmerrej për vdekjen e babait të tij Gokula, ai i mori dhe i dogji edhe kockat e Akbarit. Gjatë kësaj kohe u plackit gjithashtu edhe Taxh Mahali fqinj dhe u grabitën dy porta të Agras. Më vonë ai u dënua me vdekje nga Aurangzebi. Varri mbeti i rrënuar deri në riparimet e gjera që i kryen britanikët nën drejtimin e Lord Curzon-it.
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është i vendosur në Sikandra, në rrethinat e Agras, në rrugën e Mathuras (Autostrada Kombëtare 2), 8 km në drejtimin perëndim – veri-perëndim të qendrës së qytetit. Rreth 1 km largë varrit, qëndron Varri i Mariamit, varri i Mariam-uz-Zamanit, gruas së Akbarit dhe nënës së Jahangirit.[1]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Porta jugore është më e madhja, me katër minare me mermer të bardhë, të kryesuara me çhatri që janë të ngjashme dhe u paraprijnë atyre të Taxh Mahalit. Ajo përbënë hyrjen e zakonshme të varrit. Vetë varri është i rrethuar nga një rrethim me mure 105 m2. Ngrehina e varrit është një piramidë me katër kate, e kryesuar nga një pavijon mermeri që përmban varrin e pavërtetë. Varri i vërtetë, si në mauzoleumet e tjerë, ndodhet në bazament nën të pavërtetin.[2] Ndërtesat janë ndërtuar kryesisht nga një gurë ranor i kuq i zënë, i zbukuruar me mermer të bardhë. Panelet zbukuruese të punuar me gdhendje të këtyre materialeve dhe një rrasë e zezë zbukurojnë varrin dhe kabinën e portës. Dizajnet e paneleve janë gjeometrike, floreale dhe kaligrafike, duke paraqitur dizajnë më të stërholluara dhe të rafinuara që më vonë do të përfshiheshin në Varrin e Itmad-ud-Daulah-ut.[3][4]
Detaje arkitekturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Porta e Varrit të Akbarit
-
Varri i Akbarit
-
Cenotafi i Akbarit brenda mauzoleut, varri i vërtetë sipas traditës ndodhet poshtë tij
-
Një varri i panjohur në kompleksin e Varrit të Akbarit
-
Galeria perimetrike përreth cenotafit
-
Varri i Akbarit, rreth vitit 1905
-
Hyrja kryesore e Kompleksit të Varrit të Akbarit nga brenda.
-
Hollësi të tavanit të varrit, Varri i Akbarit, Sikandra
-
Panele zbukuruese mbi Portën Jugore
-
Hollësi të punimit zbukurues me gdhendje
-
Kaligrafi mbi hyrjen e dhomës kryesore mortore.
-
Varri i vërtetë i Akbarit, në bazamentin e mauzoleut.
-
Kanch Mahali, i ndërtuar nga Jahangiri, si një zonë haremi më vonë e përdorur si një strehim gjuetie.
-
Punimi i brendshëm i Varrit të Akbarit
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Remembering the Great Emperor[lidhje e vdekur]; The Hindu, 27 tetor, 2003.
- ^ "Fascinating monuments, timeless tales". The Hindu. Chennai, Indi. 22 shtator 2003. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2003. Marrë më 21 shkurt 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Akbar's Tomb Arkivuar 19 qershor 2010 tek Wayback Machine Archnet.org.
- ^ Catherine E. B. Asher: Akbar's Tomb - Architecture of Mughal India, Part 1, Volume 4; 1992, fq. 107.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Catherine Ella Blanshard Asher (1992). Architecture of Mughal India, Part 1, Volume 4. Cambridge University Press. ISBN 0-521-26728-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Keene, Henry George (1899). "Sikandra". A Handbook for Visitors to Agra and Its Neighbourhood (bot. 6). Thacker, Spink & Co. fq. 43.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ernest Binfield Havell (1904). "Sikandra". A Handbook to Agra and the Taj, Sikandra, Fatehpur-Sikri, and the Neighbourhood. Longmans, Green & Co., London.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Varri i Akbarit. |