Jump to content

Varri i Mariam-uz-Zamanit

Coordinates: 27°12′55″N 77°56′34″E / 27.21528°N 77.94278°E / 27.21528; 77.94278
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Varri i Mariam-uz-Zamanit, Sikandra, Agra

Varri i Mariam-uz-Zamanit është mauzoleu i Mariam-uz-Zamanit, bashkëshortja hindu e perandorit mogul Akbar.[1][2][3][4] Varri u ndërtua nga Jahangiri, në kujtim të nënës së tij, Mariam-uz-Zamanit.[5][1][2][6][7] Varri është i vendosur në Sikandra, një rrethinë e Agras.[8]

Heer Kunwari ishte një princeshë nga Raxhputi dhe vajza më e madhe e Raxha Bharmalit të Amerit.[2][9] Ajo u martua me perandorin Akbar në vitin 1562.[3][4] Ajo mori titullin e nderit Mariam-uz-Zamani ("Maria e Kohës") pasi lindi Jahangirin.[2][5][10] Ajo vdiq në Agra në vitin 1623[5] dhe djali i saj, Jahangiri midis viteve 1623 dhe 1627 në nder të saj ndërtoi një mauzoleum.[11][12][13] Varri ndodhet vetëm një kilometër nga Varri i Akbarit, i ndërtuar sipas dëshirës së saj, varri i vetëm i afërt nga varret e grave të tjera.[14][15]

Struktura ishte fillimisht një Baradari i hapur (pavijon kënaqsie) nën Sikander Lodin, që e ndërtoi atë në vitin 1495. Ai u përshtat në vitin 1623 nga mogulët si një varr duke bërë një kriptë poshtë kompartamentit qendror dhe duke e rimodeluar thelbësisht.

Mauzoleu përmban tre varre: një nën dhomën mortore, që është varri i vërtetë; cenotafi sipër tij; dhe një tjetër cenota në tarracë.[13]

Kati përdhes konsiston në rreth dyzet dhoma të ndërtuara nga Sikander Lodi, që përmbajnë gjyrmë pikturash në suvatë e mureve. Qendra e katit përdhes bujt cenotafin e Mariamit.[8]

Ky varr katror qëndron në qendër të një kopshti mogul. Ai është ndërtuar mbi një platformë të ngritur me shkallë në anët veriore dhe jugore. Dy korridore që shtrihen nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug e ndajnë strukturën në nëntë seksione, ndahen më tej në të ndara më të vogla.[12] Më e madhja ndodhet në qendër, katër dhomëza të tjera më të vogla ndodhen në kënde dje latër të gjata ndodhen midis tyre. Për të mbajtur harqet e gjerë dhe tavanet e rrumbullaktë janë përdorur mole masive. Varri është ndërtuar me tulla dhe llaç dhe është lëmuar me stuko.[11]

Façata e jashtme e ndërtesës u rikonstruktua me panele guri të kuq ranor dhe një çhaxha me shtimin e duçhatit (katit të ndërmjetëm) në kënde nga mogulët. Në secilën façatë ndodhet një strukturë drejtkëndore, që projektohet përpara dhe ka një hark me majë në të. Ai është përbri dy krahëve, që konsistojnë në tre harqe dhe një seri harqesh të dyfishtë, njëri mbi tjetrin, duke sistemuar kështu një duçhati në secilin kënd të ndërtesës. Krahët janë të mbrojtur nga çhaxhat.[13][11] Duçhatit arrihen nëpërmjet shkallëve.[12]

Varri përmban gjithashtu punime që u rimodeluan nga mogulët duke i shtuar çhatri dhe çhaparkhata. Varri ka katër çhatri tetëkëndorë masivë në katër këndet e tij dhe katër çhaparkhata drejtkëndore në qendër të katër faqeve. Çdo çhatri është bërë prej guri të kuq ranor me një kupolë të bardhë dhe qëndron mbi një platformë katrore. Kupolat janë të kurorëzuara me një zambak të përmbysur ose 'padma kosha'. Për të mbajtur konsujt e brendshëm dhe çhaxhat e jashtme janë përdorur kllapa, pesë në çdo kolonë, duke formuar një tërësi prej 40 kllapash në një çhatri. Çdo chhaparkhat është drejtkëndor dhe ka tetë kolona me një tufë të ngjashme kllapash si dhe një çati të bardhë. Çhatrit dhe chhaparkhatat janë zbukurimi më i rëndësishëm i të gjithë kompozimit. Çhaparkhatët me tetë kolonat dhe një tufë kllapash i ngjajnë kupolave këndore. Varri nuk ka një kupolë kryesore. Mauzoleu është i rëndësishëm në kategorinë e Arkitekturës së Varreve Mogule pa kupolë.[11][13][12]

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i varrit është se ai është identik si përpara dhe mbrapa. Ndryshe nga ngrehinat mogule të periudhës, hyrja e mbrapme nuk është false por një hyrje e vërtetë.[16]

Façata prej guri të kuq ranor dhe panelet me një larmi motivesh dekorative, si modelet floreale, tregojnë mjaft rreth shkëlqimit të shkuar të këtij varri. Në trungun e kolonave ka motive zigzage, vazo hardhisht brenda nikeve të zhytura dhe dizajne floreale gjeometrike që zbukurojnë muret mbajtëse midis harqeve. Çhatrit kanë kolana të bukura të gdhendura me baza gjashtëkëndore. Kllapat prej guri zënë hapsirat pak poshtë çaxhas, ndërsa sipër saj ndodhen friza të bukura të skalitura. Poshtë kupolave ndodhen gdhendje zbukuruese në mermer të bardhë. Frizat e çhaparkhatave fillimisht ishin të mbuluara me pllaka të glazuara dhe kanë çati piramidale. Gjurmë të pikturave floreale mund të shihen akoma në kënde, që tregon rreth bukurisë së mëparshme të varrit.[12]

  1. ^ a b Ruby Lal: Domesticity and power in the early Mughal world; 2005, fq. 170
  2. ^ a b c d Syed Firdaus Ashraf (5 shkurt 2008). "Did Jodhabai really exist?". Rediff.com. Marrë më 15 shkurt 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Vincent A. Smith: Akbar the Great Mogul; 1917, fq. 58
  4. ^ a b Abraham Eraly: Emperors of the Peacock Throne, The Saga of the Great Mughals; 2000, fq. 136
  5. ^ a b c "INDIA The Timurid Dynasty GENEALOGY". Royalark.net. Marrë më 8 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Vincent A. Smith: Akbar the Great Mogul; 1917, fq. 102
  7. ^ Abraham Eraly: Emperors of the Peacock Throne, The Saga of the Great Mughals; 2000, fq. 171
  8. ^ a b "Mariam's Tomb, Sikandara, Agra - Ticketed Monument - Archaeological Survey of India". Asi.nic.in. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2013. Marrë më 8 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Barbara Th. Metcalf: A Concise History of Modern India; 2006, fq. 17
  10. ^ Frances Pritchett. "16 Fatahpursikri". Columbia.edu. Marrë më 8 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  11. ^ a b c d "Mariam Tomb Mariam Tomb Agra Mariam Tomb Agra India Fatehpur Sikri Agra India". Egoldentriangle.com. Marrë më 8 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b c d e "Mariam-Zamani Tomb - Mariam-Zamani Tomb Agra - Mariam-Zamani Tomb Agra India". Agraindia.org.uk. Marrë më 8 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ a b c d "Tomb of Mariam Zamani". Agra Redco. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2014. Marrë më 8 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Kronikat e Fatehpur Sikrit
  15. ^ "Was it really a romance Jodha-Akbar?". The Times of India. 1 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2013. Marrë më 6 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Mariam Zamani's tomb: Jodha's rest - Economic Times". Economictimes.indiatimes.com. 6 mars 2008. Marrë më 8 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]