Pataliputra

Coordinates: 25°36′40″N 85°08′38″E / 25.611°N 85.144°E / 25.611; 85.144
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pataliputra
Emri amëtar
Hindi: पाटलिपुत्र
Pataliputta
Plani i Pataliputras krahasuar me Patnan e sotme
LlojiQytet i lashtë
VendndodhjaPatna, Bihar, Indi
Qyteti më i afërtPatna
Koordinatat25°36′40″N 85°08′38″E / 25.611°N 85.144°E / 25.611; 85.144
Lartësia53
Themeluar më490 p.e.s.[1]

Pataliputra, në afërsi të Patnas moderne, ishte një qytet i Indisë së lashtë, fillimisht i ndërtuar nga sunduesi Magadha, Ajatashatru në vitin 490 p.e.s. si një fortesë e vogël (Pataligrama) pranë lumit Gang.[1]

Në afërsi të Patnas moderne janë bërë gërmime të gjera arkeologjike.[2][3] Gërmimet herët në shekullin e XX përret Patnas treguan dëshmi të qarta të mureve të mëdha fortifikues, duke përfshirë përforcuesit prej druri.[4]

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Etimologjia e Pataliputras është e paqartë. "Putra" do të thotë bir, djal, ndërsa "pāţali" është një lloj orizi ose Bignonia suaveolens.[5][6] Një etimologji tradicionale[7] konsideron se qyteti u emërtua sipas një bime.[8] Sipas një tjetër tradite Pataliputra do të thotë djali i Patalit, që ishte vajza e Raxha Sudarshan-it.[9] Siç dihet, Patali-grama do të thotë "fshati Patali", kështu disa studiues besojnë se Pataliputra është një transformim i Patalipura, "qyteti Patali".[10]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pataliputra kryeqytet, duke treguar ndikime perse dhe veçanërisht helenike, dizajne me volutë, rruazë dhe rrotull, meandër ose palmetë. Periudha e hershme Mauryane, shek. i III p.e.s.

Përpara teksteve të hershme budiste (Kanoni Pali dhe Agamat) Pataliputra nuk përmendet në burime të tjera, ku ai shfaqet si fshati Pataligrama dhe është hequr nga lista e qyteteve të rëndësishme në rajon.[11] Burimet e hershme budiste përmendin një qytet të ndërtuar në afërsi të fshatit nga fundi i jetës së Budës; kjo është përgjithësisht në përputhje me dëshmitë arkeologjike që tregojnë zhvillimin urban që ndodhi në zonë jo më herët se shekulli i III ose i IV p.e.s..[11] Në vitin 303 p.e.s., historiani dhe ambasadori grek Megasthenes e përmend Pataliputran si një qytet në veprën e tij Indika.[12]

Qyteti i Pataliputras u formua nga një fshat i fortifikuar nga sunduesi Haryanka, Bimbisara.[13]

Vendndodhja e saj qendrore në Indinë veri-lindore i çoi sunduesit e dinastive pasuese ta vendosin qendrën e tyre administrative këtu, që nga Dinastia Nanda, Mauryane, Shunga dhe Gupta deri te Perandoria Pala.[14] E vendosur në pikëtakimin e lumenjve Gang, Gandhaka dhe Son, Pataliputra formonte një "fortesë uji, ose jaldurga".[15] Pozicioni i saj e ndihmoi atë të dominonte tregtinë lumore të Ultësirave Indo-Gangetike gjatë Periudhës së hershme perandorake të Magadhas. Ajo ishte një qendër tregtare që tërhiqte tregtarë dhe intelektualë si Chanakya i famshëm, nga e gjithë India.

Dy këshilla të hershëm budistë janë regjistruar në tekstet e hershme budiste si të zhvilluar këtu, Këshilli i parë menjëherë pas vdekjes së Budës, ndërsa këshilli i dytë në periudhën e Ashokas. Burimet Xhainiste dhe Brahmanike e identifikojnë Udayabhadra-n, djalin e Ajatashatru-së, si mbretin që e bëri për herë të parë Pataliputran kryeqytet të Mbretërisë Magadha.[11]

Kryeqyteti i Perandorisë Maurya[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbetje Mauryane të palisadës prej druri të zbuluar në sitin Bulandi Bagh të Pataliputras

Gjatë sundimit të perandorit Ashoka në shekullin e III p.e.s., ai ishte një nga qytetet më të mëdhenj në botë, me një popullsi prej 150 000–400 000 banorësh.[16] Qyteti mendohet se kishte një sipërfaqe prej 25.5 km2, një perimetër prej 33.8 kilometrash, ishte i shtrirë në formë paralelogrami dhe kishte 64 porta (që i bie, afërsisht një portë çdo 500 metra).[17] Pataliputra e arriti kulmin e zhvillimit kur ishte kryeqyteti i perandorëve të mëdhenj Mauryan, Chandragupta Maurya dhe Ashoka. Qyteti lulëzoi nën Dinastinë Maurya dhe në të qëndronte një ambasador grek, Megasthenes-i, që la një përshkrim të hollësishëm të shkëlqimit të saj, duke iu referuar asaj si "Palibothra":

"Megasthenes-i thotë se në një anë, ku është më i gjatë ky qytet shtrihet në një gjatësi dhjetë milje, dhe se gjerësia e tij është një milje e treçerek; se qyteti ka qenë i rrethuar me një hendek 183 metra të gjerë dhe 13.7 m; dhe se muret e tij kishin 570 kulla dhe 64 porta". Arriani: "Indica"[18]

Faxiani në rrënojat e Pallatit të Ashokës në Pataliputra në shek. e IV të e.s. (mbresa artistike).

Straboni në veprën e tij ‘’Geographia’’ shton se muret e qytetit ishin bërë prej druri. Ka mendime se ata janë palisadat prej druri të identifikuara gjatë gërmimeve të Patnas.[19]

"Në pikëtakimin e Gangut me një tjetër lum është e vendosur Palibothra, në gjatësinë 80 stade dhe gjerësi 15 stade. Ka formën e një paralelogrami, të rrethuar nga një mur druri me hapje nga mund të lëshohen shigjeta. Përballë ndodhet një hendek, që shërben si mbrojtje dhe shkarkues i ujërave të zeza për qytetin." Straboni, "Geographia"[20]

Claudius Aelianus-i, megjithëse nuk e citon shprehimisht Megasthenes-in as e përmend Pataliputran, i përshkruan pallatet indiane si superior në shkëlqim krahasuar me Suzën ose Ektabanan e Persisë:

"Në rezidencat mbretërore në Indi ku jetojnë mbretërit më të mëdhenj të vendit, ka shumë objekte për admirim si se qyteti i Memnonit, Suza me ekstravagancën e saj, ashtu dhe se madhështia e Ektabanën krahasuar me ta. (...) Në parqe, ku mbahen pallonj të zbutur dhe fazanë". Claudius Aelianus: "Characteristics of animals"[21]


Pallati i Ashokës në Pataliputra dhe kolonat monumentale gjithëkund në Indi u ndërtuan për të imituar pallatet Akemenide dhe kolonat e Persepolit. Arkitektura e rrethimit të Pataliputras dhe kolonat monumentale të Ashokës janë ndikuar nga Arkitektura Akemenide e Persisë.[22] Dizajni i kapitelit pallator të Pataliputras është përshkruar si Perso-Jonik, me një ndikim të fortë stilistik të vonë arkaik grek, duke përfshirë motivet e volutës, rruazës dhe rrotullës, meanderit ose bimës kacavjerrëse.[23]

Kryeqyteti i dinastive të mëvonshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrënoja të Pataliputras në Kumhrar

Qyteti u bë dhe një qendër e lulëzuar budiste që lëvdohej me një numër manastiresh të rëndësishme budiste. Ai mbeti kryeqyteti i Dinastisë Gupta (shekujt e III–VI të e.s.) dhe Dinastisë Pala (shekujt e VIII-XII). Qyteti ishte gjerësisht në rrënoja kur u vizitua nga udhëtari kinez Xuan Zang dhe pësoi dëmtime të mëtejshme nga sulmet myslimane në shekullin e XII.[24] Pastaj, Sher Shah Suri e bëri Pataliputran kryqytetin e tij dhe i ndryshoi emrin në Patnan moderne.

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolonë salle maurjane në sitin e Kumhrar-it të Pataliputras

Megjithëse pjesë të qytetit të lashtë janë gërmuar, shumë nga ai qëndron akoma i mbuluar poshtë Patnas moderne. Janë gërmuar vende të ndryshme duke përfshirë Kumhrar-in dhe Bulandi Bagh-un.

Gjatë Periudhës Maurjane, qyteti përshkruhej si në formë paralelogrami, afërsisht 1.5 milje i gjerë dhe 9 milje i gjatë. Muret e tij prej druri ishin të hapur nga 64 porta. Studimet arkeologjike kanë zbuluar pjesët e mbetura të palisadës prej druri përgjatë mjaft kilometrave, por nuk janë gjetur fortifikime guri.[25]

Sitet e gërmuara të Pataliputras[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kumhrar-i
  • Bulandi Bagh-u
  • Agam Kuan-i
  • Goalghar-i
  • Gurdvara në Gayeghat

Gallery[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Kulke, Hermann; Rothermund, Dietmar (2004), A History of India, 4th edition, Routledge, fq. xii, 448, ISBN 0-415-32920-5 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ""Patna"". Encyclopædia Britannica Online. 13 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Heritage wall for Metro corridor plan". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ V. Hansen & K. Curtis: Voyages in World History; Volume 1 to 1600, 2012, fq. 69
  5. ^ Monier-Williams Sanskrit-English Dictionary: Pāṭali
  6. ^ a junior synonym of Stereospermum colais (http://ecocrop.fao.org/ecocrop/srv/en/cropView?id=10083 Arkivuar 22 korrik 2011 tek Wayback Machine)
  7. ^ Encyclopaedia of Religion and Ethics, fq. 677
  8. ^ Folklore, Vol. 19, No. 3 (30 shtator 1908), fq. 349–50
  9. ^ The Calcutta Review Vol LXXVI (1883), fq. 218
  10. ^ Language, vol. 4, nr. 2 (qershor 1928), fq. 101–05
  11. ^ a b c Sujato, Bhikkhu; Bhikkhu, Brahmali, "1.1.5", The Authenticity of the Early Buddhist Texts (PDF), Oxford Center for Buddhist Studies {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  12. ^ Tripathi, Piyush Kumar (16 korrik 2015). "Realty to broaden horizon". The Telegraph. Kalkuta. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2015. Marrë më 13 mars 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ K.A.N. Sastri: Age of the Nandas and Mauryas; 1988, fq. 11
  14. ^ Romila Thapar: A History of India, Volume 1; 1990, fq. 384
  15. ^ The Pearson Indian History Manual, Pearson Education India, A94.
  16. ^ Christine Preston: The Rise of Man in the Gardens of Sumeria: A Biography of L.A. Waddell[lidhje e vdekur]; 2009, fq. 49
  17. ^ Dieter Schlingloff: Fortified Cities of Ancient India: A Comparative Study; 2014, fq. 49
  18. ^ "Ancient India as described by Arrian, "The Indica"". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 13 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Paul J. Kosmin: The Land of the Elephant Kings: Space, Territory, and Ideology in Seleucid Empire; 2014, fq. 42
  20. ^ Strabo: Geographia; vol. 3, paragrafi 36
  21. ^ Aelian, Characteristics of animals, book XIII, Chapter 18, i cituar edhe te ‘The Cambridge History of India’, Volume 1, fq. 411
  22. ^ "The Analysis of Indian Muria Empire affected from Achaemenid's architecture art". Journal of Subcontinent Researches. 6: 149–74. 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 13 mars 2017. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Laurence Austine Waddell (1903). Report on the excavations at Pātaliputra (Patna); the Palibothra of the Greeks. Kalkuta: Bengal secretariat press. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Scott, David (maj 1995). "Buddhism and Islam: Past to Present Encounters and Interfaith Lessons". Numen. 42 (2): 141–55. doi:10.1163/1568527952598657. JSTOR 3270172. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Excavation sites in Bihar, Archaeological Survey of India, arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2009, marrë më 13 shtator 2009 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]