Jump to content

Gaja

Coordinates: 24°45′N 85°01′E / 24.75°N 85.01°E / 24.75; 85.01
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gaya, Indi)
Gaja
गया
Qytet metropolitan
Pamje nga Tempulli Vishnupad në Gaja
Prejardhja: Gajasura
Vendndodhja e Gajës në Bihar
Vendndodhja e Gajës në Bihar
Koordinatat: 24°45′N 85°01′E / 24.75°N 85.01°E / 24.75; 85.01
VendiIndia
Shteti federalBihari
RajoniMagadha
ProvincaMagadha
DistriktiGaja
Qeveria
 • LlojiKorporatë Bashkiake
 • TrupiNagar Nigami i Gajës
 • Kryetari i bashkisëGanesh Paswan
Sipërfaqja
 • Gjithsej308 km2 (119 sq mi)
Lartësia mbidetare
111 m (364 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Gjithsej470 839 banorë[1]
 • Dendësia9.482/km2 (24,560/sq mi)
Emri i banorëvegajait, gajavi[4]
Gjuhët
 • zyrtarehindi, anglisht
 • të foluramagahi
Zona kohoreUTC+5:30 (Koha Standarde Indiane)
Kodi postar
823001-13
Prefiksi91-631
TargatBR-02
AeroportiAeroporti Ndërkombëtar i Gajës
Faqja zyrtarewww.gaya.bih.nic.in, Apna Gaya Official

Gaja (në gjuhën hindi: गया) është një qytet i lashtë historik dhe me domethënie mitologjike. Ajo është një nga tërheqjet kryesore turistike të shtetit të Biharit në Indi. Gaja është qyteti i dytë më i madh i Biharit, me një popullsi prej 470 839 banorësh dhe është qendra administrative e distriktit të Gajës dhe divizionit Magadha.

Gaja ndodhet 100 km në jug të Patnas, kryeqytetit të Biharit. E vendosur në brigjet e Lumit Phalgu (i përmendur si Niranjana, te eposi i Ramajanas), është një vend i shenjtë për Xhainizmin, Hinduizmin, Islamin dhe Budizmin. Është i rrethuar nga kodra të vogla shkëmbore (Mangla-Gauri, Shringa-Sthan, Ram-Shila dhe Brahmayoni) nga tre krahë dhe rrjedha e lumit në krahun e katërt (lindor). Qyteti ka një përzierje rrethinash natyrore, ndërtesash të vjetra, zonash të gjelbëra dhe rrugicash të ngushta.

Gaja përmendet në eposet e mëdhenj, Ramajana dhe Mahabharata. Rama, bashkë me Sita-n dhe Lakshmana-n, e vizituan Gajën për të ofruar pind-daan babait të tyre Dasharath. Te Mahabharata, vendi përmendet si Gayapuri. Rreth origjinës së emrit ‘Gaja' siç përmendet te Vayu Purana, thuhet se Gaja ishte emri i një demoni (asura), trupi i të cilit ishte i dëlirë, pasi kreu pendesë të rreptë dhe siguroi bekimet e Vishnut.

Gaja e merr emrin e saj nga demoni mitologjik Gajasura (që do të thotë demoni Gaja). Sipas Vayu Puranas, Gaja ishte emri i një demoni (asura), trupi i të cilit ishte i dëlirë pasi ai kreu pendesë të rreptë dhe siguroi bekimet e Vishnut. Thuhet se trupi i Gayasura-s u shndërrua në serinë e kodrave shkëmbore që formojnë peizazhin e Gajës.[5] Thuhet se trupi i Gayasura-s do të vijoi të njihet si Gaya Kshetra.

Historia e lashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tempulli Mahabodhi, Bodh Gaja. Siti ku Gautama Buda arriti ndriçimin.

Gaja është një qytet i lashtë. Historia e dokumentuar e Gajës doton nga periudha e ndriçimit të Gautama Budës. Rreth 11 km nga qyteti i Gajës ndodhet Bodh Gaja, vendi ku Siddharta Gautama arriti ndriçimin. Gautama Buda ishte një i ditur mbi mësimet e të cilit u themelua Besimi Budist. Që atëherë, Gaja ka qenë një vend pelegrinazhi për njerëz nga e gjithë bota. Gaya lulëzoi më pas nën sundimin e dinastive si ajo Mauryane, që sundoi nga Pataliputra ( Patna moderne) dhe që shtrihej përtej kufijve të nënkontinentit indian. Gjatë kësaj periudhe, Gaja qe pjesë e rajonit Magadha.

Kodra Brahmayoni, ku Buda predikoi Adittapariyaya Sutta-n (Predikimi i Zjarrit).

Gaja pa ngritjen dhe rënien e shumë dinastive në rajonin Magadha. Nga shekulli i VI p.e.s. deri në shekullin e XVIII, rreth 2300–2400 vjet, Gaja ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë kulturore të rajonit. Ajo nisi me Dinastinë Sisunaga të themeluar nga Sisunaga, që e ushtronte pushtetin mbi Patna dhe Gaja rreth vitit 600 p.e.s. Bimbisara, i pesti në radhë, që jetonte dhe sundonte rreth vitit 519 p.e.s., e kishte projektuar Gajën në botën e jashtme. Duke marr një vend të rëndësishëm në historinë e qytetërimit, zona përjetoi veprimtarinë e Siddharta Gautamas, Buda, dhe Bhagwan Mahavir-it gjatë mbretërimit të Bimbisara-s. Pas një periudhe të shkurtër të Dinastisë Nanda, Gaja dhe i gjithë rajoni Magadha ranë nën sundimin Mauryan me Ashoka-n (272 – 232 p.e.s.) duke përqafuar Budizmin. Ai vizitoi Gajën dhe ndërtoi tempullin e parë në Bodh Gaja në përkujtim të arritjes së ndriçimit suprem të princit Siddharta Gautama.

Periudha e ripërtëritjes hindu filloi me ardhjen e Dinastisë Gupta gjatë shekullit të IV dhe të V të e.s.. Samudra Gupta i Magadhës e ndihmoi Gajën të vihej në qendër të vëmendjes. Ajo qe qendra e distriktit të Biharit gjatë Perandorisë Gupta.

Gaja pastaj kaloi nën Perandorinë Pala me Gopala-n si sundues. Besohet se tempulli i tanishëm i Bodh Gaja-s u ndërtua gjatë mbretërimit të Dharma Pala-s, djalit të Gopala-s.

Gaja, në shekullin e XII, u pushtua nga Muhamed Baktijar Kilixhi. Ajo mbeti pjesë e Perandorisë Mogule deri sa vendi në fund u kaloi britanikëve pas betejës së Buxar-it në vitin 1764. Gaja, bashkë me pjesë të tjera të vendit, u bë e pavarur në vitin 1947.

Qyteti i Gajës[6] përbëhej nga dy pjesë: njëra rezidenca e priftërinjve, që quhej pikërisht Gaja, dhe tjetra rezidenca e avokatëve dhe tregtarëve, që fillimisht quhej Elahabad, por më vonë, pasi u zhvillua nga kolektori i shquar Mr.Thomas Law, ajo u quajt Sahebgunj. Ajo është vendlindja e atdhetarit të shquar Bihar Vibhuti Dr Anugrah Narain Sinha; zv/kryeministri dhe ministri i parë i financave i Biharit. Sunduesi i fundit i madh i Magadhas ishte maharaxhai i Tekari-t.

Udhëheqësi i Kisan Andolan-it, Swami Sahajanand Saraswati krijoi një ashram në Neyamatpur, Gaya (Bihar) që më vonë u bë qendra e përpjekjeve për pavarësi në Bihar. Shumë udhëheqës të shquar të Kongresit Kombëtar Indian bënë shpesh vizita për të takuar Yadunandan (Jadunandan) Sharma-n, udhëheqësin e Kisan Andolan-it, që qëndronte në ashramin e krijuar nga Swamiji. Yadunandan Sharma u bë udhëheqësi i padiskutuar i fshatarëve në distriktin e Gajës dhe i dyti në komandë pas luftëtarit të lirisë dhe udhëheqësit të fshatarësisë Swami Sahajanand Saraswati.[7] Gaja ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në Lëvizjen e Pavarsisë Indiane.

Gjatë lëvizjes së pavarsisë, sesioni i të gjithë Indisë i Kongresit u mbajt nën presidencën e Deshbandhu Chittaranjan Das-it në 1922, që u ndoq nga veprimtarët dhe udhëheqësit e shquar të Lëvizjes Indiane të Pavarësisë, si Mohandas K. Gandhi, Rajendra Prasad, Anugrah Narayan Sinha, Sardar Patel, Maulana Azad, Jawaharlal Nehru dhe Sri Krishna Sinha. Kryeministri i mëparshëm i Biharit, Satyendra Narain Sinha përshëndeti gjithashtu nga Gaja. Shri Ishwar Chaudhary ishte antëtari i pesët, i gjashtë dhe i nëntë i Lok Sabha-s gjatë viteve 1971-79 dhe 1989-91 si përfaqësues i zonës zgjedhore të Gaya-s në Bihar.

Krijimi i distriktit të Gajës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gaja u krijua në vitin 1865. Më herët Gaja ishte pjesë e distriktit Behar-it të mëparshëm të Ramgarh-ut (tani në shtetin e Xharkandit) deri në vitin 1864. Më 3 tetor 1865 iu dha statusi i distriktit të pavarur. Më pas, në maj 1981, divizioni i Magadhës u krijua nga qeveria e shtetit të Biharit me distriktet e Gajës, Nawada-s, Aurangabad-it dhe Jehanabad-it. Të gjithë këta distrikte ishte në nivelin e nën divizionit, kur u krijua distrikti i Gajës. Gaja ka parë tre distrikte të ndahen nga territori i saj, Aurangabad-i dhe Nawada në 1976; dhe Jehanabad-i në 1988. Distrikti i Gajës zë një sipërfaqe prej 4 976 km2 e krahasueshme me ishullin e Trinidadit.

Duke qenë se Gaja është e rrethuar nga tre krahë nga kodra dhe nga një krah nga lumenj, klima e saj është stinore (dimri është i ftohtë dhe vera e nxehtë). Klima e saj karakterizohet nga temperatura relativisht të larta dhe reshje të shpërndara në mënyrë të rregullt përgjatë gjithë vitit. Nën tipi i klasifikimit klimatik Köppen për Gajën është klimë "e lagësht, subtropikale".[8]


Të dhënat klimatike për Gajën, korrik 2013 - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 24 27 33 39 41 38 33 32 33 32 29 25 Ø 32,2
Temp. Mini. (°C) 10 13 18 23 27 28 26 26 25 22 14 10 Ø 20,2
Reshje (mm) 20 20 13 8 20 137 315 328 206 53 10 3 Σ 1.133
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
24
10
27
13
33
18
39
23
41
27
38
28
33
26
32
26
33
25
32
22
29
14
25
10
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
20
20
13
8
20
137
315
328
206
53
10
3
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Burimi: Baza klimatike[9]

Pas Patnas, Gaja është kontributori i dytë më i madh ekonomik i Biharit. Ajo ka një numër të madh biznesesh familjare si prodhimi i temjanit, prodhimi i tilku-t dhe lai-t, punimi i gurit, avlëmendet me energji, industri të manifakturimit me dorë, industritë e paketimit, industritë e prodhimit të plastikës, industritë e riciklimit dhe avlëmendet me dorë. Gaja funksionon si një qendër shërbimi për qytezat dhe fshatrat përreth. Veprimtaritë komerciale janë të vendosura përgjatë rrugëve të rëndësishme të qytetit. Tregu kryesor i perimeve në qytet është Tregu Kedarnath. Për më tepër qyteti ka një numër të madh dyqanesh informalë. Për shkak se Gaja është një qendër e rëndësishme e turizmit fetar, qyteti ka një numër të madh hotelesh të kushtueshëm dhe të përballueshëm. Gaja ka numrin më të madh të hoteleve në Bihar dhe Xharkand. Një hotel me pesë yje është propozuar edhe në Bodh Gaja. Maha Bodhi Hotel, Resort, Convention Centre është hoteli më i madh dhe më i bukur në Bodh Gaja, ndërsa nga ana tjetër Sambodhi Retreat është rezorti më i mirë i Biharit dhe Xharkandit.[10]

Së fundmi, Gaja ka qenë zgjedhur si një nga qytetet e trashëgimisë për skemën HRIDAY - Heritage City Development and Augmentation Yojana të Qeverisë Indiane.

Sipas censusit të vitit 2011, Aglomerati Urban i Gajës kishte një popullsi prej 474 093 banorësh.[11] Aglomerati Urban i Gajës përfshin Korporatën Bashkiake të Gajës, Kaler-in dhe Paharpur-in.[12] Korporata Bashkiake e Gaya-s ka një popullsi prej 468 614 banorësh[13] nga të cilët 247 572 janë meshkuj dhe 221 042 femra me një raport gjinor prej 986 femrash për 1000 meshkuj. Popullsia poshtë moshës 5 vjeçare është 59 669 banorë. Niveli i alfabetizmit për popullsinë mbi 7 vjeçe është 85.74 %.[14]

Besimet në Gaja
Besimi Përqindja
Hindutë
67%
Myslimanët
31%
Të krishterët
0.2%
Xhainistët
1.4%
Të tjerët†
0.4%
Shpërndarja e besimeve
përfshin sikët (0.2%), budistët (<0.2%).

Gaja është e lidhur mirë me pjesën tjetër të Indisë me rrugë, hekurudha dhe linja ajrore. Seksioni ‘Grand Chord’ i hekurudhave indiane kalon përmes Gajës.

Transporti vendor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përgjatë qytetit dhe Bodh Gajas ofrojnë shërbime shumë autobusë dhe taksi. Karrocat tonga, auto rikshout, rikshout pedalues janë të përhapur gjerësisht nëpër qytet dhe për në Bodh Gaja. Vendqëndrimet kryesore të autobusëve janë Vendqëndrimi Qeveritar i Autobusëve, Vendqëndrimi i Autobusëve Sikaria More, Vendqëndrimi i Autobusëve Gaurkashni (Manpur), Vendqëndrimi i Autobusëve Delha etj. Shërbimi i transportit vendor është shumë i mirë. Afërsisht, shumë auto rikshou janë të disponueshëm për destinacione të ndryshme në qytet.

Transporti rrugor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërbime të rregullta autobusësh operojnë nga Gaja për në Patna, Bhagalpur, Munger, Nalanda, Rajgir, Varanasi, Ranchi, Jamshedpur, Hazaribagh, Durgapur, Asansol, Kalkuta dhe Dhanbad. Në vitin 2011, Korporata e Transportit Rrugor e Shtetit të Biharit futi shërbimin e A/C Mercedes-Benz Luxury Services për në Muzaffarpur, Patna, Munger, Bhagalpur, Motihari, Hazaribagh, Koderma dhe Ramgarh.

Autostrada Kombëtare 2, ‘Grand Trunk Road’ nga Kalkuta për në Delhi kalon rreth 30 km nga Gaya. Ajo e lidh Gajën me Patnan, Ranchi-n, Jamshedpur-in, Bokaro-n, Rourkela-n, Durgapur-in, Kalkuta-n (495 km), Varanasin (252 km), Allahabadin, Kanpurin, Delhin, Amritsar-in dhe qytetet pakistaneze të Lahores dhe Peshavarit. Gaja është e lidhur me Patnan (105 km) nga Autostrada Kombëtare 83, me Nawada-n, Rajgir-in (78 km) dhe Bihar Sharifin nëpërmjet Autostradës Kombëtare 82. Është planifikuar të ndërtohet një rrugë me katër korsi nga Gaja për në Patna.

Transporti hekurudhor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stacioni hekurudhor i qytetit është stacioni i nyjës hekurudhore të Gajës. Nyja e Gajës u propozua edhe në listën e 66 stacioneve për tu ndërtuar në standardet ndërkombëtare nga Mamta Banerji në Qeverinë UPA II. Nyja e Gajës ishte stacioni i vetëm në Bihar dhe Xharkand i kualifikuar në listën me 66. Gaja bie nën juridiksionin e Divizionit Hekurudhor të Mughalsarai-t të Zonës së Hekurudhave Qendrore-Lindore. Linja hekurudhore ‘Grand Chord’ që lidh Howrah-un dhe Nju Delhin kalon përmes Gaya-s. Ajo qëndron midis Nyjës së Mughalsarai-t, në anën e Delhit dhe në Nyjën e Dhanbad-it në anën e Howrah-ut. Ajo është e vendosur në koordinatat 24°48′13″N 84°59′57″E / 24.80361°N 84.99917°E / 24.80361; 84.99917.[15] Ajo ka një lartësi prej 117 metrash.[16][17]

I vendosur midis Gajës (7 km) dhe Bodh Gajas (11 km), Aeroporti i Gajës është më i madhi me sipërfaqe dhe i vetmi aeroport ndërkombëtar në Bihar dhe Xharkand. Ai është i lidhur me Jeddah-un, në Arabinë Saudite për të çuar haxhinjtë çdo vit për pelegrinazhin e përvitshëm në qytetin e shenjtë të Mekës; Colombo në Sri Lanka nëpërmjet dy linjave ajrore operuese; Bangkokun, Tailandë; Singaporin dhe Paron, Butan. Thuhet se për tu zhvilluar si një rezervë Aeroportit të Kalkutës.[18]

Ka edhe një aeroport tjetër pranë Bodh Gajas të vendosur në Karmauni (një treg i vogël). Ky aeroport është në shërbim të Ushtrisë Indiane.

Gaja është qendra e dytë e madhe e arsimit të lartë në Bihar. Aty ndodhen dy universitete dhe shumë institute qeveritare dhe private. Universitetet e Gajës janë Universiteti Qendror i Biharit dhe Universiteti Magadha.

Në Gaja ndodhen shumë shkolla private si Shkolla Publike e Delhit dhe shumë shkolla dytësore CBSE. Gjithashtu në Gaja gjendet Kolegji i Gaja-s, Mirza Ghalib College, Kolegji Inxhinierik Gaja dhe Kolegji Mjekësor dhe Spitali Anugrah Narayan Magadha.

  1. ^ "UA/Cities 1 lakh and above" (PDF) (në anglisht). Government of India.
  2. ^ "Gaya Municipal Corporation". The Times of India (në anglisht). 31 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2020. Marrë më 22 nëntor 2020.
  3. ^ "City Development Plan for Gaya: EXECUTIVE SUMMARY" (PDF) (në anglisht). Urban Development and Housing Department, Government of Bihar. fq. 4. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 13 shtator 2014. Marrë më 8 tetor 2012.
  4. ^ "Two Bihar boys in top 10 of civil services" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2016. Marrë më 12 korrik 2016.
  5. ^ "The Hare Krsnas - Battles of Vishnu Avatars - Gayasur" (në anglisht). Harekrsna.com. Marrë më 7 janar 2016.
  6. ^ http://www.bihargatha.in/the-cities-of-bihar-some-200-years-ago/gaya---two-hundred-years-ago Arkivuar 3 qershor 2011 tek Wayback Machine Gaja, in about 1810 AD]
  7. ^ Das, Arvind Narayan (1982). Agrarian Movements in India: Studies on 20th century Bihar (në anglisht). Routledge.
  8. ^ "Climate Summary for Gaya, India" (në anglisht). Weatherbase.com. Marrë më 7 janar 2016.
  9. ^ "Weatherbase.com" (në anglisht). Weatherbase. 2013. Marrë më 31 korrik 2013.
  10. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 12 mars 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ "Urban Agglomerations/Cities having population 1 lakh and above" (PDF). Provisional Population Totals, Census of India 2011 (në anglisht). Marrë më 16 prill 2012.
  12. ^ "Constituents of urban Agglomerations Having Population 1 Lakh & above" (PDF). Provisional Population Totals, Census of India 2011 (në anglisht). Marrë më 16 prill 2012.
  13. ^ [1]
  14. ^ "Cities having population 1 lakh and above" (PDF). Provisional Population Totals, Census of India 2011 (në anglisht). Marrë më 16 prill 2012.
  15. ^ "Gaya Junction" (në anglisht). Wikimapia. Marrë më 1 dhjetor 2011.
  16. ^ "Trains at Gaya" (në anglisht). India Rail Info. Marrë më 1 prill 2012.
  17. ^ "Ghanbad Junction Railway Station Details" (në anglisht). indiantrains.org. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2014. Marrë më 1 prill 2012.
  18. ^ "Airport land issue: Patna's loss, Gaya's gain". The Times of India (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 12 mars 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]