Dvarka
Dwarka
દ્વારકા | |
---|---|
qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 38 873 |
Targat | GJ |
Faqja zyrtare | gujaratindia |
Dwarka (shqiptimi (help·info)) është një bashki e distriktit Devbhoomi Dwarka në shtetin veri-përdimor të Guxharatit në Indi. Është i vendosur në bregun perëndimor të Gadishlullit Okhamandal në bregun e djathtë të lumit Gomti. Në vitin 2011, kishte një popullsi prej 38 873 banorësh. Dwarka është një nga katër vendet e shenjta të pelegrinazhit hindu Chardham dhe një nga Sapta Purit, shtatë qytetet e lashta më të shenjta të Indisë. Dwarka identifikohet shpesh me mbretërinë Dwaraka, mbretëria e lashtë e Krishnës, si dhe besohet se ka qenë kryeqyteti i parë i Guxharatit.
Tempulli Dwarkadhish në qytet kushtuar Krishnës u ndërtuar fillimisht rreth 2 500 vjet më parë, por u shkatërrua nga sunduesit Mahmud Begada, sulltani i Guxharatit dhe u rindërtua në vijim në shekullin e XVI. Tempulli është gjithashtu vendndodhja e Dwaraka mathas, e quajtur edhe Sharada Matha/Pitha dhe "Pitha perëndimore",[1][Shënimi 1] një nga katër pithat (Sanskritisht: "qendër fetare") e krijuar nga Adi Shankaracharya. Si një qendër e rëndësishme pelegrinazhi për hindutë, Dwarka ka mjaft tempuj të shquar, duke përfshirë Tempullin Rukmini Devi, Ghatin Gomti dhe Bet Dwarkan. Në skajin e tokës së Dwarkës ndodhet edhe një far.
Ekonomia e Dwarkas bazohet fortësisht te pelegrinazhi dhe turizmi por mbështetet edhe nga prodhimi i melit, gisë (gjalp i përpunuar), farat vajore dhe kripa, që transportohen nëpërmjet portit të saj. Në vitin 2011 nga Qeveria e Guxharatit u propozua një plan zhvillimi afat-gjatë, me investimin e 830 milionë rupive për të ripërtërirë qytetin e Dwarkës dhe për të ndërtuar një urë që lidh qytetin me Okhan dhe Bet Dwarkan. Janmashtami është festa kryesore që kremtohet gjatë gushtit dhe shtatorit. Sharda Peeth Vidya Sabha është një shoqëri arsimore e sponsorizuar nga Sharda Pitha, që ka një kolegj artistik në Dwarka. Dwarka u zgjodh si një qytet trashëgimie nga iniciativa e Qeverisë Indiane Heritage City Development and Augmentation Yojana (HRIDAY).
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Traditat Puranike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dwarka besohet se ka qenë kryeqyteti i parë i Guxharatit.[2] Emri i qytetit në sanskritisht do të thotë "Porta e parajsës", ku dwar do të thotë "portë" ndërsa ka i referohet "Brahmas".[3] Dwarka është përmendur përgjatë historisë së saj si "Mokshapuri", "Dwarkamati" dhe "Dwarkavati".[4] Ajo është përmendur në eposin e hershëm parahistorik të Mahabaratës.[3] Sipas legjendës, Krishna u vendos këtu pasi mundi dhe vrau dajën e tij, Kansa në Mathura.[5] Kjo ngjarje mitologjike e mërgimit të Krishnës në Dwarka nga Mathura është e lidhur ngushtë me Kulturën e Guxharatit.[6] Krishna thuhet gjithashtu se ka pretenduar 12 yojana ose 96 km2 tokë nga deti për të krijuar Dwarkën.[7]
Është diskutuar se Dwarka u krijua nga Arjanët si kryeqendra e Saurashtras gjatë Periudhës Puranike. Yadavat, që kishin mërguar nga Mathura, krijuan mbretërinë e tyre këtu, kur qyteti ishte i njohur si "Kaushathali". Ishte gjatë kësaj periudhe që qyteti iu nënshtrua rindërtimit dhe u emërtua Dwarka.[8] Një popullsi miqësore e Ahirëve i kërkoi gjithashtu Krishnës të vendosej në Dwarka kur ai vendosi, pasi luftoi Jarasandhan, mbretin e Magadhës, për tu tërhequr nga Mathura. Mbretëria, e njohur edhe si Mbretëria Ahir ose Yadav, u krijua nga Krishna dhe lulëzoi duke e zgjeruar pushtetin e saj.[9] Thuhet se Krishna e drejtonte administratën e mbretërisë së tij që nga Dwarka, ndërsa bashkë me familjen e tij jetonte në Bet Dwarka.[10]
Dëshmitë arkeologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Archaeological Survey of India ka kryer studimet arkeologjike në Dwarka, si në tokë ashtu dhe në Detin Arabik. Studimet e para të kryera në tokë në vitin 1963 zbuluan shumë artifakte.[11] Gërmimet e kryera në dy site pranë detit në Dwarka nxorën në dritë vendbanime të mbuluara nga uji, një bankinë guri dhe ankora trekëndore guri me tre vrima. Vendbanimet janë në formën e mureve të jashtme dhe të brendshme dhe kulla fortifikimi. Nga klasifikimi tipologjik i ankorave është konkluduar se Dwarka ka pas lulëzuar si një port gjatë periudhës së Mbretërive të Mesme të Indisë.[7] Erozioni bregdetar ka qenë me gjasa shkaku i shkatërrimit të çfarë ishte një port i lashtë.[12]
Dwarka është përmendur në mbishkrimin e bakrit të datuar nga vitit 574 i e.s. i Simhadityas, ministri i Dinastisë Maitraka i Vallabhit. Ai ishte djali i Varahdas, mbretit të Dwarkas. Ishulli i afërt i Bet Dwarkas është një vend pelegrinazhi fetar dhe një sit i rëndësishëm arkeologjik i Periudhës së vonë Harapane, me datim termoluminishent nga viti 1570 p.e.s.[13]
Historia e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 200 të e.s., mbreti Vasudev II i Dwarkas u mund nga Mahakshatriya Rudradama. Me vdekjen e Rudradamas, gruaja e tij, Dheeradevi, ftoi vëllain e tij Pulumavi, duke kërkuar udhërrëfim për të sunduar. Rudradama kishte përqafuar sektin Vaishnavit dhe adhuronte Krishnën në Dwarka. Vajranabha, pasuesi i tij, ndërtoi një çhatri (një monument në formë ombrelle) dhe vendosi një idhull të Krishnës në të.[14]
Një dëshmi mbishkrimore atribuar Garulaka Simhadityas, djalit të Varahdas, mbretit të Dwarkas, e shkruar mbi një pllakë bakri, dataur nga viti 574 i e.s., u gjet në Palitana. Shkrimtari grek i Periplus i Detit Eritreas i referohet një vendi të quajtur Baraca, që është interpretuar si Dwarka. Një referencë e bërë te Gjeografia e Ptolemeut e identifikon Barake-n si një ishull në Gjirin Kanthil, që është menduar se nënkupton Dwarkën.[7]
Një nga katër dhamët (qendra fetare), që u krijuan nga Adi Shankaracharya (686–717) në katër këndet e vendit, u krijua si një qendër monastike në një kohë kur rryma kryesore e Hinduizmit ishte akoma e pa pranuar; ajo bënte pjesë në Kompleksin Tempullor të Dwarkës.[2][15] Në vitin 885, tempulli u rikonstruktua nga Shree Nrushinhaashrma, kreu i "Shreemad Jagatguru Shankaracharya Pithës".[14]
Nga mesjeta deri tani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1241, Mohamed Shah e pushtoi Dwarkën dhe e dëmtoi tempullin. Gjatë kësaj beteje, u vranë pesë brahminë (Virajee Thakar, Nathu Thakar, Karasan Thakar, Valjee Thakar dhe Devasee Thakar), që luftuan kundër tij dhe u nderuan si dëshmorë. Pranë tempullit, në nder të tyre u ndërtua një faltore që është e njohur si "Panch Peer", që është një emër me origjinë myslimane.[14]
Në vitin 1473, qytetin e plaçkiti dhe shkatërroi tempullin e Dwarkës Sulltani i Guxharatit Mahmud Begada.[16][17] Mandiri Jagat ose Tempulli Dwarakadhisa u rindërtua më vonë.[18]
Vallabha Acharya e mori idhullin e Dwarkadhish-it, që nderohej nga Rukmini. Ai e fsheu atë në një Pus të shkallëzuar, të njohur si Savitri Vav, gjatë pushtimit mysliman, përpara se ta zhvendoste atë në fshatin Ladva. Në vitin 1551, kur Turk Azizi pushtoi Dwarkën, idhulli u zhvendos në ishullin e Bet Dwarkës.[14]
Dwarka, bashkë me rajonin Okhamandal, qe nën sundimin e shtetit të Gaekwad-it të Barodas gjatë Rebelimit Indian të vitit 1857. Në Okhamandal, në vitin 1858 shpërtheu një luftë midis Vagherëve vendorë dhe britanikëve. Vagherët e fituan betejën dhe sunduan deri në shtator të vitit 1859. Më vonë, pas një sulmi të bashkuar të britanikëve, Gaekwad-ëve dhe trupave të shtetit princëror, në vitin 1859 Vagherët u përzunë. Gjatë këtyre operacioneve, të drejtuara nga koloneli Donovan, tempujt e Dwarkës dhe Bet Dwarkës pësuan dëmtime dhe u plaçkitën. Nga banorët lokalë të Jamnagarit, Porbanderit dhe Kutch-it u bë një ankesë për mizori të kryera nga britanikët që çoi në restaurimin e tyre.[19][20][21] Në 1861, Tempulli Dwarakadhish[14] u rikonstruktua nga Maharaxha Khanderao dhe britanikët, që rinovuan shikharën. Maharaxha Gaikwad-i i Barodas i shtoi një majëz të artë shikharës në vitin 1958 gjatë një rinovimi nga Shankaracharya i Dwarkës. Që nga viti 1960, tempulli mirëmbahet nga Qeveria e Indisë.[14]
Më 7 shtator 1965, gjatë Luftës Indiano-Pakistaneze, qyteti u sulmua përkohësisht nga forcat e marinës pakistaneze në Operacionin Dwarka.[22][23]
Dwarka është një nga 12 qytetet e trashëgimisë i zgjedhur nga programi ‘Heritage City Development and Augmentation Yojana’ (HRIDAY) i Qeverisë së Indisë për të zhvilluar infrastrukturën qytetase.[24] Sudama Setu, një urë mbi lumin Gomti që lidh tokën e Dwarkës (Mandiri Jagat i Dwarkadhish-it) me Panchkui thirtha-n (pesë puset e shenjta), u programua për tu nisur gjat festës Krishna Janmashtami në 2015. Është një urë e mbajtur nga kavo 166 m e gjatë me një gjerësi 2.4 m.[25]
Gjeografia dhe klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dwarka, në grykën e Gjirit të Kutch-it, në bregun perëndimor të Gadishullit Okhamandal, ndodhet në bregun e djathtë të lumit Gomti, që nis nga fshati Bhavda në një vend të njohur si Mul-Gomti, 10 km në lindje. Tani ndodhet nën distriktin e sapoformuar të Devbumi Dwarkës në skajin perëndimor të Gadishullit Saurashtra (Kathiawar), përballë Detit Arabik.[26] Lumi Gomti deri në shekullin e XIX formonte një liman.[7]
Dwarka është e lidhur mirë me pjesën tjetër të Indisë nëpërmjet transportit ajror, hekurudhor dhe rrugor. Ndodhet 131 km me autostradën shtetërore 947 nga Jamnagar-i, ku ndodhet një aeroport kombëtar.[2] Stacioni hekurudhor i Dwarkës është në linjën hekurudhore me binarë të gjerë që operon nga Ahmedabadi në Okha me një largësi prej rreth 137 km nga Jamnagar-i. Dwarka është 217 km larg nga Rajkot-i dhe 378 km nga Ahmedabadi.[4]
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas klasifikimit Köppen-Geiger, Dwarka ka një klimë subtropikale shkretëtirore të ulët, të thatë dhe të nxehtë. Sistemi i zonave jetësore Holdridge i klasifikimit bio-klimatik e identifikon Dwarkën në biomën subtropikale me pyje gjëmbore ose afër saj.[27] Mbi bazën e të dhënave 40 vjeçare klimatike:[28] reshjet mesatare vjetore janë 310 mm të shpërndara në një periudhë shirash prej 29 ditësh të kufizuar në muajt qershor deri në shtator; temperatura mesatare maksimale është 31˚ C me një maksimum historik prej 42˚ C dhe një temperaturë minimale mesatare prej 15˚ C dhe minimale historike 5˚ C; lagështia mesatare vjetore është 72%, me një maksimum prej 80%.
Të dhënat Klimatike të Dwarkës - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Burimi: [28]
|
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas censusit indian të vitit 2001,[29] Dwarka kishte një popullsi prej 33 614 banorësh, ndërsa sipas censusit të vitit 2011, popullsia ishte 38 873 banorë[30]. Meshkujt përbënin 53% të popullsisë, ndërsa femrat 47%. Dwarka ka një nivel mesatar alfabetizmi prej 64%, më të lartë se mesatarja kombëtare prej 59.5%; alfabetizmi mashkullor është 72%, ndërsa ai femëror është 55%. 13% e popullsisë së qytetit është nën moshën gjashtë vjeçare.[29]
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumica e të ardhurave të Dwarkës rrjedhin nga turizmi, pasi ajo është një vend pelegrinazhi. Ajo prodhon produkte bujqësore si meli, gija (gjalp i përpunuar), fara vajore dhe kripë, që transportohen nga portet e saj.[18] Në vitin 2011 u propozua një plan zhvillimor afat-gjatë me investimin e 830 milionë rupive për të ripërtërirë qytetin dhe për të ndërtuar një urë që e lidh atë me Okha-n dhe Bet Dwarka-n.[31]
Pranë Dwarkës operon një fermë centralesh me erë prej 39.2 MW, e zhvilluar nga AES Saurashtra Windfarms Pvt Ltd (ASW), tani drejtohet nga Tata Power Renewable Energy Ltd (TPREL).[32] Veprimtaria industriale e Dwarka-s është e përqendruar kryesisht rreth prodhimit të çimentos.[18]
Pikat e referimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempujt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I konsideruar si një qytet i shenjtë, Dwarka është e mirënjohur për tempujt e saj dhe si një qendër pelegrinazhi për hindutë. Tempulli Dwarakadhisa, i quajtur edhe Mandiri Jagat, i vendosur në zemër të Dwarkës, është një tempull vaishnavit.[2] Ai u ndërtua nga Raxha Jagat Singh Rathore, prandaj dhe quhet Mandiri Jagat.[33] Tempulli, i drejtuar nga perëndimi, është në një lartësi prej 12.19 m mbi nivelin e detit. Është supozuar se vendndodhja e këtij tempulli është 2 500 vjeçare dhe këtu Krishna ndërtoi qytetin e tij dhe një tempull. Megjithatë, tempulli ekzistues daton nga shekulli i XVI.[2][34] Është një ngrehinë pesë-katëshe e ndërtuar mbi 72 kolona (është përmendur edhe një tempull prej guri ranor me 60 kolona[18]). Majëza e tempullit ngrihet në një lartësi prej 78 m dhe në të është vendosur një flamur i madh me simbolet e diellit dhe hënës.[2][34] Plani i tempullit konsiston në një garbhagriha (Nijamandira ose Harigraha) dhe një antarala (një paradhomë).[35] Idhulli kryesor i vendosur në shenjtërore është ai i Dwarkadish-it, që është i njohur si forma Trivikrama e Vishnut dhe është paraqitur me katër krahë.[34]
-
image_skyline e perëndimit nga bregu i lumit Gomti pranë Sudama Setu-së
-
Mandiri Bhadkeshwar Mahadev pranë pikës së perëndimit, Dwarka
Tempulli Dwarakadhisa është gjithashtu vendodhja e Dvaraka Pithas, të quajtur edhe Sharada Matha/Pitha dhe "pitha perëndimore",[1][Shënimi 1] një nga katër pithat (në sanskritisht: "qendra fetare") të krijuara nga Adi Shankaracharya.
Ghati Gomti përbëhet nga shkallë që të çojnë në ujin e lumit Gomti, që është edhe një vend i shenjtë pelegrinazhi për të bërë një banjë në lum, përpara vizitimit të Tempullit Dwarakadish. Ghati ka një numër faltoresh të vogla kushtuar Samudras (zoti i detit), Sarasvatit dhe Lakshmit.[2] Tempuj të tjerë të shquar në zonën e ghatit janë Tempulli Samudra Narayana (Sangam Narayana), që ndodhet në grykëderdhjen e lumit Gomti në det, Tempulli Chakra Narayana ku ndodhet një gur me një gjurmë të një chakra-je si një manifestim i Vishnut dhe Tempulli Gomati, që ka një idhull të hyjneshës lumore Gomati që thuhet se është sjell në tokë nga i dituri Vasishta.[34]
Tempulli Rukmini Devi, kushtuar Rukminit, gruas kryesore të Krishnës, është i vendosur 2 km larg nga Dwarka. Tempulli thuhet se është 2 500 vjeçar, por forma e tij e tanishme është vlerësuar se i përket shekullit të XII. Është një tempull i skalitur në mënyrë të pasur me skulptura të hyjnish në pjesën e jashtme me shenjtëroren që bujt idhullin kryesor të Rukminit. Në bazën e kullës janë paraqitur skalitje të naratharave (figura njerëzore) dhe gajathara-ve (elephantë).[36]
Fari dhe liqeni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gadishullin e Dwarkës ndodhet një far, që ofron një pamje panoramike të qytetit. Është një dritë e fiksuar e vendosur 21 m mbi nivelin e detit, drita e të cilit është e dukshme në një largësi prej 16 km. Kulla e farit është 12 m e lartë dhe 107 m nga uji i detit.[37][38] Radiofari që furnizon këtë kullë fari mundësohet nga një modul diellor fotovoltaik.[39]
Në pjesën perëndimore të qytetit ndodhet një liqen ose ujëmbledhës i quajtur Gopi Talab. Një liqen i ngjashëm i njohur për Gopi Chandan, që do të thotë "brumi i sandalit nga Gopi", është i vendosur në Bet Dwarka; kjo baltë gjendet në shtratin e liqenit. Kjo baltë aromatike vendoset si një simbol shenjtërie nga besimtarët hindu në ballin e tyre.[10]
Bet Dwarka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bet Dwarka është një ishull në Detin Arabik pranë bregut të Dwarka-s. I konsideruar si rezidenca origjinale e Krishnës, Bet Dwarka ishte porti i vjetër gjatë periudhës së lashtë të Krishnës përpara se të zhvillohej porti Okha. Tempulli i ndërtuar këtu i atribuohet Guru-së Vallabhacharya të "Pushtimarg Sampradaya-s". Orizi këtu është oferta tradicionale për hyjninë pasi besohet se Sudama i ofroi oriz shokut të tij të fëmijërisë Krishna. Në Bet Dwarka ndodhen gjithashtu faltore më të vogla kushtuar Shivës, Vishnut, Hanumanit dhe Devit.[40] Sipas një legjende, në këtë ishull Vishnu vrau demonin Shankhasura. Ka tempuj të Vishnut në mishërimin e matsya-s, ose peshkut. Faltore të tjera këtu janë ajo e Rukminit, Trivikramas, Devakit, Radhas, Lakshmit, Satyabhama-s, Jambavati-t, Lakshmi Narayan-it dhe shumë zotave të tjerë.[37]
Tempulli Hanuman Dandi është një tjetër tempull i shquar i vendosur në Bet Dwarka, 6 km larg Tempullit Dhwarkadhish. Tempulli përmban shumë imazhe të Hanumanit dhe djalit të tij Makardhwaja. Sipas legjendës së lindjes së një djali të Hanumanit, që ishte beqar, tregon se djersa e Hanumanit u konsumua nga një krokodil femër (Makar në sanskritisht) që pastaj lindi një djal të quajtur Makardhwaja.[40] Klani Jethwa Raxhput i Kshatriyave pretendojnë prejardhjen e tyre nga Makardhwaja.
Mandiri Nageshvara Jyotirlinga është një tempull kushtuar Shivës dhe një nga dymbëdhjetë Jyotirlingat (që do të thotë simbol drite i të Gjithëpushtetshmit) është vendosur këtu në një qelë nëntokësore.[41]
Kultura dhe sportet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janmashtami është festa kryesore që kremtohet gjatë muajve gusht shtator[42] me entuziazëm të madh dhe besim të thellë pas në kohët parahistorike ishte banesa e Krishnës. Festa shënohet nga mjaft celebrime përgjatë natës për të shënuar lindjen e Krishnës. Bhajan-ët dhe predikimet janë pjesë e festimeve. Në mesin e natës vihen në skenë fëmijëria e Krishnës në formën e kërcimeve Garba dhe Raas. Gjatë këtyre kremtimeve, djemtë vendas krijojnë një piramidë dhe një djal i vogël i veshur si Krishna ngjitet në majë të kësaj piramide për të goditur një enë që mban gjalp, një akt që Krishna e kishte kryer djallëzisht me gopit.[2]
‘Sharda Peeth Vidya Sabha’ është një shoqëri arsimore e sponsorizuar nga Sharda Pitha, që drejton një kolegj artistik në Dwarka. Qyeti është gjithashtu shtëpia e Shkollës së Mesme N.D.H. dhe Shkollës së Mesme të Vajzave P.V.M.[43]
Sportet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i lashtë nënujor pranë bregut të Bet Dwarka-s ka qenë propozuar për tu zhvilluar si një vend zhytjesh nënujore. Ky projekt është një nismë e përbashkët e Adventure Sports Ltd (ASL) dhe Qeverisë së Guxharatit, me investimin e 1 300 000 rupive. Kjo konsiderohet si përpjekja e parë diku në botë për të zhvilluar një qytet të fundosur për turizmin.[44] Sportet ujore dhe të plazhit janë gjithashtu duke u promovuar nga qeveria shtetërore dhe ka propozime për të zhvilluar më tej sprotet aero dhe nënujore.[45]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Dvaraka Pitha, e vendosur në perëndim dhe Sringeri Sharada Pitha, e vendosur në jug, quhen të dyja "Sharada Pitha". Në gjuhën telugu, "sharada" (శారద) është emri i hyjneshës hindu të diturisë, muzikës, arteve dhe mësimit, Sarasvati. Sharada Matha/Pitha nuk duhet ngatërruar me Sharada Pithan, një tempull në Kashmir. - Singh & Mishra: Global Encyclopaedia of Indian Philosophy, Volume 1; 2010, fq. 322. David Kinsley: Hindu Goddesses: Vision of the Divine Feminine in the Hindu Religious Traditions; 1988, fq. 55–64.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Sarada pitha pradipa, Volumes 4-6, Indological Research Institute, Dwārka, 1964, fq. 12
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h Anjali H. Desai: India Guide Gujarat; 2007, fq. 285
- ^ a b K. Sridharan: Sea: Our Saviour; 2000, fq. 7
- ^ a b "Dwarka Nagari -Introduction & Importance". Dwarkadish organization. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2012. Marrë më 7 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Journal of the Bombay Branch of the Royal Asiatic Society". The Branch. 1910.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ A. Yagnik & S. Sheth: The Shaping of Modern Gujarat: Plurality, Hindutva, and Beyond; 2005, fq. 3
- ^ a b c d "Special Section: Underwater Cultural Heritage: An ancient harbour at Dwarka: Study based on the recent underwater explorations" (pdf). Current Science Journal. Marrë më 14 prill 2015.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Prakash M. Apte: The Building of Gandhinagar: New Capital of Gujarat, India; 2012, fq. 25, 37
- ^ S. D. S. Yadava: Followers of Krishna: Yadavas of India; 2006, fq. 160
- ^ a b Pilgrim Places of India. Ocean Books. fq. 36. ISBN 978-81-87100-41-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T.S. Subramanian (23 shkurt 2007). "Significant finds at Dwaraka". The Hindu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2007. Marrë më 14 prill 2015.
- ^ Gaur, A.S.; Sundaresh and Sila Tripati (2004). "An ancient harbour at Dwarka: Study based on the recent underwater explorations". Current Science. 86 (9).
{{cite journal}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 2008, fq. 222
- ^ a b c d e f "The Brief History of Trelokya Jagad Mandir" (në anglisht). Dwarkadish.org. Marrë më 17 shtator 2015.
- ^ Norbert Brockman: Encyclopedia of Sacred Places; 2011, fq. 94
- ^ Sailendra Sen: A Textbook of Medieval Indian History; 2013, fq. 115
- ^ A. Yagnik & S. Sheth: The Shaping of Modern Gujarat: Plurality, Hindutva, and Beyond; 2005, fq. 50
- ^ a b c d "Dwarka" (në anglisht). Encyclopedia Britannica. Marrë më 19 prill 2015.
- ^ Ramanlal K. Dharaiya: Gujarat in 1857; 1970, fq. 120
- ^ "Gujarat During The Great Revolt: The Rebellion In Okhmandal" (në anglisht). People's Democracy. 7 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2015. Marrë më 19 prill 2015.
- ^ A. Yagnik & S. Sheth: The Shaping of Modern Gujarat: Plurality, Hindutva, and Beyond; 2005, fq. 94–5
- ^ Ghosh, Anjali (1 shtator 2009). India’s Foreign Policy. Pearson Education India. fq. 63. ISBN 978-81-317-1025-8. Marrë më 20 tetor 2016.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "History" (në anglisht). Pakistan Navy. Marrë më 20 tetor 2016.
- ^ "Government to develop 12 heritage cities; blueprint by 2017". Daily News and Analysis (në anglisht). 22 prill 2015. Marrë më 30 prill 2015.
- ^ "Sudama setu' connecting Dwarka with Panchnad likely to be completed before Janmashtami festival". The Indian Express (në anglisht). 20 qershor 2015. Marrë më 12 shtator 2015.
- ^ Gaur, A.S.; Tripati, Sila. "Ancient Dwarka: Study Based On Recent Underwater Archaeological Investigation" (PDF). National Institute of Oceanography. fq. 56–8. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 17 korrik 2013. Marrë më 7 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dwarka Climate & Temperature". Dwarka.climatemps.com. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2015. Marrë më 7 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Dwarka Climate Record". Weatherbase.com. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2014. Marrë më 9 prill 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Census of India 2001: Data from the 2001 Census, including cities, villages and towns (Provisional)". Census Commission of India. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2004. Marrë më 1 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dwarka Population Census 2011". Census2011.com. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 7 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gujarat draws 34 proposals to boost tourism" (në anglisht). Rediff.com. 7 mars 2011. Marrë më 19 prill 2015.
- ^ "Tata Power acquires 39.2 MW wind farm in Gujarat". The Hindu Business Line (në anglisht). 25 shkurt 2014. Marrë më 19 prill 2015.
- ^ Deepak Bandyopadhyay: Hinduism; 2014, fq. 71
- ^ a b c d Sunita P. Bansal: Hindu Pilgrimage; 2008, fq. 20–3
- ^ Thomasa Paramāra: Temples of Gujarat Built During the Mughal Period; 1996, fq. 87
- ^ "Jamnagar". Government of Gujarat Tourism. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2015. Marrë më 7 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Subodh Kapoor: The Indian Encyclopaedia; 2002, fq. 2103
- ^ Alexander G. Findlay: A Directory for the Navigation of the Indian Ocean; 1876, fq. 825
- ^ S. L. Sah: Renewable and Novel Energy Sources; 1995, fq. 27
- ^ a b Anjali H. Desai: India Guide Gujarat; 2007, fq. 286
- ^ Aruna Deshpande: India: A Divine destination; 2005, fq. 273
- ^ Anjali H. Desai: India Guide Gujarat; 2007, fq. 71
- ^ District Census Handbook. Director, Government Print. and Stationery, Gujarat State. 1964. fq. 43, 183.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Prabhune, Tushar (18 shkurt 2005). "Dwarka under sea! Now you can see". The Economic Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2016. Marrë më 12 shtator 2015.
- ^ "Adventure and Sports Tourism". Official Gujarat Portal. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2015. Marrë më 12 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Apte, Prakash Madhusudan (2012). The Building of Gandhinagar: New Capital of Gujarat, India. Prakash M Apte. ISBN 978-93-81205-53-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Bandyopadhyay, Deepak (11 qershor 2014). Hinduism. Rupa Publications India Pvt. Ltd 2014. ISBN 978-81-291-3428-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Bansal, Sunita Pant (2008). Hindu Pilgrimage. Pustak Mahal. ISBN 978-81-223-0997-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Brockman, Norbert (13 shtator 2011). Encyclopedia of Sacred Places. ABC-CLIO. ISBN 978-1-59884-655-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Desai, Anjali H. (2007). India Guide Gujarat. India Guide Publications. ISBN 978-0-9789517-0-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Deshpande, Aruna (2005). India: A Divine destination. Crest Publishing House. ISBN 81-242-0556-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Dharaiya, Ramanlal Kakalbhai (1970). Gujarat in 1857. Gujarat University.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Findlay, Alexander George (1876). A Directory for the Navigation of the Indian Ocean: With Descriptions of Its Coasts, Islands, Etc., from the Cape of Good Hope to the Strait of Sunda and Western Australia: Including Also the Persian Gulf, the Winds, Monsoons, and Currents, and the Passages from Europe to Its Various Ports. Richard Holmes Laurie.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gaur, A.S.; Sundaresh and Sila Tripati (2004). "An ancient harbour at Dwarka: Study based on the recent underwater explorations". Current Science. 86 (9).
{{cite journal}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gaur, A.S.; Tripati, Sila. "Ancient Dwarka: Study Based On Recent Underwater Archaeological Investigation" (PDF). National Institute of Oceanography. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 17 korrik 2013. Marrë më 7 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ghosh, Anjali (1 shtator 2009). India’s Foreign Policy. Pearson Education India. fq. 63. ISBN 978-81-317-1025-8. Marrë më 20 tetor 2016.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kapoor, Subodh (2002). The Indian Encyclopaedia. Cosmo Publications. ISBN 978-81-7755-257-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - David Kinsley (1988). Hindu Goddesses: Vision of the Divine Feminine in the Hindu Religious Traditions (në anglisht). University of California Press. ISBN 0-520-06339-2.
- Paramāra, Thomasa (1996). Temples of Gujarat Built During the Mughal Period. Thomas B. Parmar.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sah, S. L. (1995). Renewable and Novel Energy Sources. M.D. Publications Pvt. Ltd. ISBN 978-81-85880-82-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sen, Sailendra (2013). A Textbook of Medieval Indian History. Primus Books. ISBN 978-93-80607-34-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Singh, N.K.; Mishra, A.P. (2010), Global Encyclopaedia of Indian Philosophy, Volume 1, Global Vision Publishing House
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Singh, Upinder (2008). A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century. Pearson Education India. ISBN 978-81-317-1677-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sridharan, K. (2000). Sea: Our Saviour. Taylor & Francis. ISBN 978-81-224-1245-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Yadava, S. D. S. (2006). Followers of Krishna: Yadavas of India. Lancer Publishers. ISBN 978-81-7062-216-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Yagnik, Achyut; Sheth, Suchitra (2005). The Shaping of Modern Gujarat: Plurality, Hindutva, and Beyond. Penguin Books India. ISBN 978-0-14-400038-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sarada pitha pradipa, Volumes 4-6, Indological Research Institute, Dwārka, 1964
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Journal of the Bombay Branch of the Royal Asiatic Society". The Branch. 1910.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Special Section: Underwater Cultural Heritage: An ancient harbour at Dwarka: Study based on the recent underwater explorations" (pdf). Current Science Journal. Marrë më 14 prill 2015.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pilgrim Places of India. Ocean Books. fq. 36. ISBN 978-81-87100-41-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - District Census Handbook. Director, Government Print. and Stationery, Gujarat State. 1964.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Gabime CS1: Mungon botimi periodik
- Gabime CS1: Datë aksesimi pa adresë
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Articles with hAudio microformats
- Commons category link is on Wikidata
- Qytete në Indi
- Hinduizëm