Xhamia Babri

Coordinates: 26°47′44″N 82°11′40″E / 26.7956°N 82.1945°E / 26.7956; 82.1945
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia Babri
بابری مسجد
Emra alternativMasjid-i-Janmasthan
Informacion i përgjithshëm
Statusie shkatërruar
Tipixhami
VendndodhjaIndi
QytetiAyodhya
ShtetiUttar Pradesh
Koordinatat26°47′44″N 82°11′40″E / 26.7956°N 82.1945°E / 26.7956; 82.1945
Përfundimi1528-9
Demolished1992
Technical details
Materialgurë ranorë

Xhamia Babri (në gjuhën urdu: بابری مسجد; Xhamia e Baburit), ishte një xhami në AyodhyaIndisë. E vendosur në distriktin e Faizabadit, ishte një nga xhamitë më të mëdha në shtetin e Uttar Pradeshit. Sipas mbishkrimeve të xhamisë, ajo ishte ndërtuar në vitin 1528–29 (viti 935 i hixhrës) nga Mir Baqi, me urdhër të perandorit mogul Babur (sipas të cilit është emërtuar).

Xhamia gjendej mbi një kodër të njohur si Ramkot ("fortesa e Ramës"). Sipas hinduve, mogulët shkatërruan një strukturë që shënonte vendin e lindjes së Ramës (Ram Janmabhoomi) për të ndërtuar xhaminë, një konsideratë e kundërshtuar nga myslimanët. Debati dhe mosmarrëveshja politike, historike dhe shoqëroro fetare mbi historinë e sitit dhe nëse ishte shkatërruar ose modifikuar një tempull i mëparshëm për të ndërtuar atë, është bërë i njohur si Mosmarrveshja e Ayodhyas. Duke nisur nga shekulli i XIX, kishte mjaft konflikte dhe kontestime midis hinduve dhe myslimanëve mbi xhaminë. Më 6 dhjetor 1992, Xhamia Babri u shkatërrua nga grupe ekstremiste hindu[1] duke shkaktuar revolta në të gjithë Indinë, që çoi në rreth 2,000 të vdekur.

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri "Xhamia Babri" rrjedh nga emri i perandorit mogul Babur, që thuhet se urdhëroi ndërtimin e saj.[2] Përpara viteve 1940, ajo quhej Masjid-i-Janmasthan ("xhamia e vendit të lindjes"), duke përfshirë dokumentet zyrtare si regjistrat e të ardhurave.[3][4]

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sunduesit e Sulltanatit të Delhit dhe pasuesit e tyre, Mogulët, ishin përkrahës të mëdhenj të artit dhe arkitekturës, duke ndërtuar shumë varre, xhami dhe medrese të rafinuara. Këto kanë një stil dallues që përmban ndikime nga arkitektura e vonë e Dinastisë Tughlaq. Xhamitë përgjatë gjithë Indisë u ndërtuan në stile të ndryshme; stilet më elegante u zhvilluan në zonat ku traditat e artit vendas ishin të forta dhe artizanët vendorë ishin tepër të zotë. Kështu stilet rajonale ose provinciale të xhamive u zhvilluan nga stilet e tempujve ose banesave vendore, që ishin të kushtëzuara nga ana tjetër nga klima, terreni, materialet, duke krijuar në këtë mënyrë ndryshime të mëdha midis xhamive të Bengalit, Kashmirit dhe Guxharatit. Xhamia Babri ndoqi stilin arkitekturor të Sulltanatit të Jaunpurit. E parë nga krahu perëndimor, ajo ngjante me Xhaminë Atala në Jaunpur.[5] Arkitektura e xhamisë është një imitim i xhamive të Sulltanatit të Delhit. Ato ishtin xhami të një stili të veçantë, të ruajtur kryesisht në arkitekturë, i zhvilluar pas Sulltanatit të Delhit e vendosur në rrethinën jugore të qytetit të fortifikuar të Gaurit dhe Xhamia Jamali Kamili e ndërtuar nga Sher Shah Suri. Ky stil ishte pararendësi i stilit Indo-Islam të adoptuar nga Akbari.

Sistemi akustik dhe freskues[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Një pëshpërimë nga mihrabi i Xhamisë Babri mund të dëgjohet qartësisht në skajin tjetër, 60 m larg përgjatë gjatësisë dhe gjerësisë së oborrit qendror" sipas Graham Pickford, arkitektit të Lord William Bentinck (1828–33). Akustika e xhamisë u përmend nga ai në librin e tij Historic Structures of Oudhe ku ai thotë se "për një ndërtesë të shekullit të XVI shpërndarja dhe projektimi i zërit nga pulpiti është mjaft i përparuar, shpërndarja unike e tingullit në këtë strukturë do ta mahnisë vizitorin". Arkitektët modernë ia kanë atribuar këtë veçori intriguese akustike një tërheqjeje të madhe në murin e mihrabit dhe mjaft tërheqjeve në muret rrethues që funksiononin si rezonatorë; Ky dizajn ndihmonte çdokënd të dëgjonte folësin në mihrab. Guri ranor i përdorur në ndërtimin e Xhamisë Babri kishte gjithashtu cilësi rezonuese që kontribuan në akustikën unike. Stili Tughluquid i Xhamisë Babri integronte komponente dizajni dhe teknika të tjera, si sistemi i freskimit të ajrit i paraqitur në elementet arkitekturore islame si harqet, kupolat dhe kubetë. Në Xhaminë Babri një sistem pasiv i kontrollit të mjedisit përfshinte tavanet e larta, kubetë dhe gjashtë dritare të mëdha me grila. Sistemi ndihmonte në mbajtjen e brendësisë të freskët duke lejuar ajrimin natyror ashtu dhe dritën e diellit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbishkrimet në hyrjen e Xhamisë Babri pohojnë se xhamia u ndërtua në vitin 935 hixhra (1528–29) nga Mir Baqi sipas porosisë së Baburit. Megjithatë, disa historianë kanë argumentuar se ajo u ndërtua gjatë Periudhës së Sulltanatit të Delhit (Shekujt e XIII-XV) dhe mund të jetë rikonstruktuar gjatë periudhës së Baburit. R. Nath ka pohuar se, duke gjykuar nga arkitektura e xhamisë, ajo duhet të ketë qenë ndërtuar në periudhën para-mogule.[3][4] Sipas një teksti të fillimit të shekullit të XX të Maulvi Abdul Ghaffarit dhe burimeve historike rrethanore të shqyrtuara nga historiani Harsh Narain,[Shpjegimi 1] Baburi i ri erdhi nga Kabuli në Awadh (Ayodhya) i maskuar si një kalandar (asketik sufi), me gjasa si pjesë e një misioni fakt mbledhës. Aty ai takoi shenjtët sufi Shah Jalal dhe Sayyid Musa Ashiqan dhe gjatë kthimit bëri një betim për bekimin e tyre për pushtimin e Hindustanit. Betimi nuk është shkruar në botimin e vitit 1981 të librit të Ghaffarit.[6] Lala Sita Ram, që kishte lexuar botimi më të vjetër të vitit 1932 shkroi se "Fakirët iu përgjigjën se ata do ta bekonin atë nëse ai do t’u premtonte të ndërtonte një xhami pas shkatërrimit të Tempullit të Janmasthanit. Baburi e pranoi ofertën e fakirëve dhe u rikthye në vendin e tij".[7][8][9] Ndërsa mbishkrimi thotë se ajo u ndërtua me urdhër të Baburit në vitin 1528, nuk ka të dhëna që të ta mbështesin ndërtimin e xhamisë në këtë periudhë. Baburnama (Kronikat e Baburit) nuk përmendin as xhaminë as shkatërrimin e një tempulli.[3] Ramcharit Manas i Tulsidasit (1574) dhe Ain-i Akbari i Abu'l-Fazl ibn Mubarakut (1598) nuk e përmendin gjithashtu këtë xhami.[10][11] William Finch, udhëtari anglez që vizitoi Ayodhyan rreth vitit 1611 dhe shkroi rreth "rrënojave të kështjellës Ranichand [Ramachand] shtëpive" ku hindutë besonin se zoti i madh "u mishërua për të parë tamashan e botës". Ai gjeti panda (priftërinjë brahminë) në rrënojat e fortesës, por nuk përmend një xhami.[12] Raportimi i parë i njohur i një xhamie shfaqet në librin Sahifa-I-Chihil Nasaih Bahadur Shahi, që thuhet se është shkruar nga një vajzë e perandorit Bahadur Shahu I (dhe mbesë e Aurangzebit) në fillim të shekullit të XVIII. Libri përmend xhamitë që ishin ndërtuar pas shkatërrimit të "tempujve të hinduve idhujtarë të vendosur në Mathura, Banaras, Awadh etj". Hindutë thuhet se i kanë quajtur këta tempuj të shkatërruar në Awadh "Sita Rasoi" (kuzhina e Sitas) dhe "shtëpia e Hanumanit".[13][14] Ndërkohë që nuk përmendet Baburi në këtë përshkrim, xhamia e Ayodhyas kishte qenë pranë-vendosur me ato të ndërtuara nga Aurangzebi në Mathura dhe Banaras. Përshkrimi më i hershëm ekzistues i lidhjes së xhamisë me vendin e lindjes së Ramas vjen nga misionari jezuit europian Joseph Tiefenthaler, që e vizitoi sitin gjatë viteve 1766–71. Johann Bernoulli e përktheu këtë përshkrim nga frëngjishtja dhe e përfshiu atë në veprën e tij në vitin 1788. Sipas këtij përshkrimi, Aurangazebi ose Baburi kishin shkatërruar fortesën e Ramkotit, duke përfshirë edhe shtëpitë që konsideroheshin si vendi i lindjes së Ramas nga hindutë. Një xhami u ndërtua në vendin e tyre, por hindutë vijuan të ofrojnë lutje në një platformë dheu që shënonte vendin e lindjes së Ramës. Në vitin 1810, Francis Buchanan vizitoi sitin dhe pohoi se struktura e shkatërruar ishte një tempull kushtuar Ramës, jo një shtëpi. Në vitin 1838, mbikqyrësi britanik Robert Montgomery Martin shkroi se kolonat në xhami ishin marr nga një tempull hindu. Një pjesë e historianëve, si Ram Sharan Sharma, e mohojnë këtë dhe pohojnë se pretendimet për shkatërrimin e tempullit u përhapën vetëm pas shekullit të XVIII.[15] Përveç hinduve, edhe xhainistët dhe budistët kanë pretenduar se siti u ka përkitur atyre. Sipas Jain Samata Vahinit, xhamia ishte ndërtuar mbi një tempull xhainist të shekullit të VI.[16] Në mënyrë të ngjashme, Buddha Education Foundation i Udit Rajit ka pretenduar se xhamia u ndërtua mbi një faltore budiste.[17]

Përpjekjet e viteve 1880 për ndërtimin e tempullit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1853, një grup i armatosur asketikësh hindu që i përkisnin Nirmohi Akharas zaptuan sitin dhe pretenduan pronësinë e strukturës.[18] Në dy vitet në vazhdim shpërtheu dhuna periodike dhe administrata civile ndërmori dy hapa, duke refuzuar lejen për të ndërtuar një tempull ose për ta përdorur si vend adhurimi. Në vitin 1855, pas një përplasjeje hindu - myslimane, u ndërtua një rrethim me kangjella për të shmangur grindje të mëtejshme. Rrethimi me kangjella e ndante rrethimin e xhamisë në dy oborre; myslimanët luteshin në oborrin e brendshëm të xhamisë, ndërsa hindutë adhuronin mbi një platformë të ngritur, të njohur si "Ram Chabutara", në oborrin e jashtëm.[18][19] Në vitin 1883, hindutë nisën një përpjekje për të ndërtuar një tempull mbi platformën. Pas protestave myslimane, komisioneri përfaqësues e ndaloi ndërtimin e ndonjë tempulli më 19 janar 1885. Më 27 janar 1885, Raghubar Dasi, mahanti (prifti) hindu i Ram Chabutaras bëri një padi civile në nën-gjykatën e Faizabadit. Në përgjigje, mutawalli (shoqëria myslimane) e xhamisë argumentoi se e gjithë toka i përkiste xhamisë.[18] Më 24 dhjetor 1885, gjykatësi Pandit Hari Kishan Singh e pushoi padinë. Më 18 mars 1886, gjykatësi i distriktit F. E. A. Chamier gjithashtu e rrëzoi apelimin e vendimit të gjykatës më të ulët. Ai binte dakord se xhamia ishte ndërtuar në tokën e konsideruar të shenjtë nga hindutë, por urdhëroi mbajtjen e status quo-së, pasi ishte "shumë vonë tani të rregullohej problemi". Një apel pasues në komisionerin gjyqësor W. Young gjithashtu u rrëzua më 1 nëntor 1886.[19] Më 27 mars 1934, në Ayodhya ndodhi një përleshje midis hinduve dhe myslimanëve, e nxitur nga vrasja e lopëve në fshatin e afërt të Shahjahanpurit. Muret rrethues të xhamisë dhe një nga kubetë e saj u dëmtuan gjatë përleshjeve. Këto dëmtime u rikonstruktuan nga qeverisja koloniale britanike.

Mosmarrveshja shiito–synite[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1936, qeverisja britanike nxori aktin U.P. Muslim Waqf Act për administrimin më të mirë të pronave vakëfe në shtet. Në përputhje me këtë akt, Xhamia Babri dhe varrezat e saj të afërta (Ganj-e-Saheedan Qabristan) u regjistruan si Waqf no. 26 Faizabad me U.P. Sunni Central Board of Waqfs. Shiitët e kontestuan pronësinë Synite të xhamisë, duke pretenduar se siti u përkiste atyre pasi Mir Baqi ishte shiit.[18] Komisioneri i vakëfeve nisi një hetim të mosmarrveshjes. Hetimi doli në konkluzionin se xhamia u përkiste synitëve, pasi ishte porositur nga Baburi, që ishte një synit. Raporti përfundimtar u publikua në një gazetë zyrtare në datën 26 shkurt 1944. Në vitin 1945, Shia Central Board e ankimoi këtë vendim në gjykatë. Më 23 mars 1946, gjykatësi S. A. Ahsan vendosi në favor të Sunni Central Board of Waqfs.[19]

Vendosja e idhujve hindu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dhjetor të vitit 1949, organizata hindu Akhil Bharatiya Ramayana Mahasabha organizoi një recitim 9-ditor të pandërprerë të Ramacharitamanas pak jashtë xhamisë. Në fund të këtij eventi, gjatë natës midis 22dhe 23 dhjetorit 1949, një grup prej 50–60 vetash hyri në xhami dhe vendosi idhujt e Ramës deh Sitës. Në mëngjesin e 23 dhjetorit, organizuesit e eventit deklaruan me altoparlante se idhujt ishin shfaqur në mënyrë mrekullibërëse dhe i nxitën besimtarët hindu të vinin në xhami për një darshana (vizitë rituale që kryhet në një tempull hindu). Pasi mijëra hindu filluan të vizitojnë vendin, qeveria e shpalli xhaminë zonë të kontestuar dhe i mbylli portat e saj.[19] Vallabhbhai Pateli dhe kryeministri Jawaharlal Nehru i drejtuan kryeministrit të shtetit Govind Ballabh Pant dhe Lal Bahadur Shastrit të hiqte idhujt nga zona e xhamisë. Panti nuk e zbatoi urdhërin për të hequr idhujt, por komisioneri përfaqësues i Faizabadit K. K. Nayar kishte frikë se hindutë do të hakmerreshin dhe shpalli pamundësinë për të zbatuar urdhrin.[19] Më 16 janar 1950, Gopal Singh Visharadi bëri një padi civile në Gjykatën e Faizabadit, duke kërkuar që hindutë të lejoheshin të adhuronin Raman dhe Sitan në vend. Në vitin 1959, Nirmohi Akhara bëri një tjetër padi duke kërkuar pronësinë e xhamisë. Më 18 dhjetor 1961, Sunni Central Wqaf Board bëri një padi, duke kërkuar gjithashtu pronësinë e sitit dhe heqjen e idhujve nga rrethimi i xhamisë.[19]

Shkatërrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në prill të vitit 1984, Vishwa Hindu Parishad (VHP) nisi një fushatë për të mbledhur njerëz në mbështetje të marrjes së sitit të Xhamisë Babri dhe strukturave të tjera që pretendohej se ishin ndërtuar mbi faltoret hindu. Për të tërhequr vëmendjen e publikut, VHP planifikoi rath yatra (marshime procesionale të karros hyjnore[20]) përgjatë gjithë vendit, i pari nga të cilët u zhvillua në shtator-tetor të vitit 1984, nga Sitamarhi për në Ayodhya. Fushata u pezullua përkohësisht pas vrasjes së Indira Gandhit, por rinisi nga 25 vende më 23 tetor 1985. Më 25 janar 1986, një avokat 28-vjeçar vendor, Umesh Chandra Pandey, apeloi në gjykatë për heqjen e ndalimeve mbi adhurimin hindu në rrethimin e Xhamisë Babri.[19] Për rrjedhojë, qeveria e Rajiv Gandhit urdhëroi që të hiqeshin kyçet e portave të Xhamisë Babri. Më herët, ceremonia e vetme hindu e lejuar në sit ishte një prift hindu që kryente një ritual të përvitshëm puxha. Pas vendimit, të gjithë hindutë lejoheshin të hynin në sit dhe xhamia mori disa funksione si një tempull hindu.[21] Tensioni i përgjithshëm në rajon u përkeqsua kur VHP-ja mori lejen për të kryer një shilanyas (ceremoni e vendosjes së gurit të themeleve) në sitin e kontestuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme kombëtare në nëntor të vitit 1989. Një udhëheqësi vjetër i Partisë Bharatiya Janata (PBJ), L. K. Advani, filloi një rath yatra, duke marshuar në një udhëtim prej 10,000 km duke nisur nga jugu dhe duke përfunduar në Ayodhya. Më 6 dhjetor 1992, drejtuesit e PBJ-së, VHP-së dhe Rashtriya Swayamsevak Sangh-ut (RSS) u grumbulluan në sit për të kryer lutje dhe për të kryer një kar seva simbolik. Në mesditë, një adoleshent kar sevak (vullnetar) u ngjit mbi "kube" dhe sinjalizoi prishjen e kordonit të jashtëm. Menjëherë më pas, një numër i madh kar sevakësh shkatërruan xhaminë.

Pasojat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendi u përfshi nga përleshjet e përgjithshme menjëherë pas shkatërrimit të xhamisë, midis hinduve dhe myslimanëve në të cilat vdiqën më shumë se 2,000 njerëz.[22] Në përleshjet e Bombejit, vdiqën rreth 900 veta.[23][24] Përleshjet u shtrinë në Bangladesh, ku u shkatërruan qindra dyqane, shtëpi dhe tempuj hindu.[25] Shkatërrimin e Xhamisë Babri e përdorën si justifikim shumë degë të të organizatave të ndaluara xhihadiste si Indian Mujahideen për kryerjen e sulmeve terroriste.[26][27] Komisioni Liberhan i krijuar nga qeveria për të hetuar mbi shkatërrimin e më vonë akuzoi 68 persona, duke përfshirë udhëheqësit e vjetër të PBJ-së, RSS-së dhe VHP-së për shkatërrimin.[28] Midis të kritikuarve në raport ishin A.B. Vajpayee, kryetari i partisë L.K. Advani dhe kryeministri Kalyan Singh.[29] Një libër i vitit 2005 nga ish drejtori i Byrosë së Intelligjencës Maloy Krishna Dhar pretendonte se udhëheqësit e vjetër të RSS-së, PBJ-së, VHP-së dhe Bajrang Dali e kishin planifikuar shkatërrimin 10 muaj më parë. Ai sugjeronte gjithashtu se udhëheqësit e Kongresit Kombëtar Indian, duke përfshirë kryeministrin P. V. Narasimha Rao dhe ministrin Shankarrao Chavan, kishin injoruar paralajmërimet rreth shkatërrimit për të nxjerr përfitime politike.[30]

Gërmimet arkeologjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2003, me urdhër të një gjykate indiane, Archaeological Survey of India (ASI) iu kërkua që të zhvillonte një studim të thelluar dhe një gërmim për të vërtetuar tipin e strukturës që ishte nën rrënoja.[31] Gërmimet u zhvilluan nga 12 marsi 2003 deri më 7 gusht 2003, duke rezultuar në 1360 objekte të zbuluara. ASI ja dërgoi raportin e tij Gjykatës së Lartë të Allahabadit.[32] Përmbledhja e raportit të ASI-t tregonte praninë e një tempulli të shekullit të X nën xhami.[33][34] Sipas skuadrës së ASI-t, aktiviteti njerzor në sit datonte që nga shekulli i XIII p.e.s.. Pak shtresat e tjera datonin nga Periudha Shunga (shekulli i I-II p.e.s.) dhe Periudha Kushane. Gjatë periudhës mesjetare (shekulli i XI-XII), një strukturë e stërmadhe por jetë-shkurtër prej rreth 50 metrash me orientim veri-jug ishte ndërtuar. Mbi mbetjet e kësaj strukture, ishte ndërtuar një tjetër strukturë: kjo strukturë kishte të paktën tre faza ndërtimi dhe tre kate pasuese të bashkangjitura me të. Raporti argumentonte se ishte mbi këtë ndërtim që ishte ndërtuar struktura e kontestuar gjatë fillimit të shekullit të XVI.[35] Grupet myslimane e kontestuan menjëherë argumentet e ASI-t. Safdar Hashmi Memorial Trust (Sahmat) e kritikoi raportin duke thënë se ai thoshte se "prania e kockave të kafshëve përgjatë të gjithë vendit ashtu si dhe përdorimi i 'surkhit' dhe llaçit gëlqeror" që ishte gjetur nga ASI janë të gjitha karakteristika të pranisë myslimane "që e hedhin poshtë mundësinë e një tempulli hindu që të ketë qenë poshtë xhamisë". Raporti thoshte nga ana tjetër se bazuar te 'bazat e kolonave' ishte e kontestuar pasi nuk ishte gjetur ndonjë kolonë dhe ekzistenca e pretenduar e 'bazave të kolonave' kishte qenë kontestuar nga arkeologët.[36] Syed Rabe Hasan Nadvi, drejtuesi i All India Muslim Personal Law Board (AIMPLB) pretendonte se ASI nuk përmendëte asnjë dëshmi të një tempulli në raportin e tij të ndërmjetëm dhe e tregoi atë vetëm në raportin përfundimtar, që u hartua gjatë një kohe të tensioneve kombëtare, duke e bërë raportin tepër të dyshimtë.[37] Megjithatë, Gjykata e Lartë e Allahabadit i mori si dëshmi gjetjet e ASI-t.[38]

Verdikti gjyqësor i 2010-ës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Gjykatë e Lartë të Allahabadit u zhvillua një proces mbi pronësinë e sitit, verdikti i të cilit u shpall më 30 shtator 2010. Në verdiktin e tyre, tre gjykatësit e Gjykatës së Lartë të Allahabadit vendosën që terreni prej 1.12 hektarësh (2.77 akre) i Ayodhyas të ndahej më tresh, me 1/3 që i kalonte Ram Lallas ose hyjnia Rama fëmijë i përfaqësuar nga Hindu Maha Sabha për ndërtimin e Tempullit të Ramas, 1/3 i kalonte Sunni Waqf Board dhe pjesa e mbetur prej 1/3 i kalonte shoqërisë fetare hindu Nirmohi Akhara. Ndërsa trupa prej tre gjykatësish nuk ishte unanime në vendimin që struktura e kontestuar ishte ndërtuar pas shkatërrimit të një tempulli, ajoj ishte unanime që një tempull ose një strukturë hindu ishte përpara xhamisë në të njëjtin vend.[39] Gërmimet e Archaeological Survey of India u përdorën gjerësisht si dëshmi nga gjykata që struktura e mëparshme ishte një ndërtesë fetare e stërmadhe hindu.[40]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpjegime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Burimet e cituara nga Harsh Narain: Karim, Maulvi Abdul (1885). Tarikh-i Parnia Madinatul Awliya [Historia e qytetit Parnia të sufive] (në persisht).; Ghaffar, Maulvi Abdul (1981) [1932]. Gumgamashtah Halat-i Ajodhya [Ngjarje të Harruara të Ayodhyas] (në urduisht). Nami Press.; Sita Ram, Avadh-vasi Lala (1932). Ayodhya ka Itihasa [Historia e Ayodhyas] (në indisht).

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fuller, Christopher John (2004), The Camphor Flame: Popular Hinduism and Society in India (në anglisht), Princeton University Press, fq. 262, ISBN 0-691-12048-X
  2. ^ Flint, Colin (2005). The geography of war and peace (në anglisht). Oxford University Press. fq. 165. ISBN 978-0-19-516208-0.
  3. ^ a b c K. Elst (1995). "The Ayodhya Debate". përmbledhur nga Gilbert Pollet (red.). Indian Epic Values: Rāmāyaṇa and Its Impact (në anglisht). Peeters Publishers. fq. 28–9. ISBN 9789068317015.
  4. ^ a b K. Jaishankar (2009). "Communal Violence and Terrorism in India: Issues and Introspections". përmbledhur nga Yakov Gilinskiy; Thomas Albert Gilly; Vladimir Sergevnin (red.). The Ethics of Terrorism (në anglisht). Charles C. Thomas. fq. 25–6. ISBN 9780398079956.
  5. ^ Asgharali (1990). Babri-Masjid Ramjanambhoomi controversy (në anglisht). Ajanta Publications. fq. 37.
  6. ^ Ghaffar, Maulvi Abdul (1981) [1932]. Gumgamashtah Halat-i Ajodhya [Ngjarje të Harruara të Ayodhyas] (në urduisht). Nami Press. fq. 61–2. cituar te Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Penman Publishers. fq. 31–2.
  7. ^ Sita Ram, Avadh-vasi Lala (1932). Ayodhya ka Itihasa [Historia e Ayodhyas] (në anglisht). Allahabad. fq. 151.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) cituar te Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Penman Publishers. fq. 33. dhe Allahabad High Court (30 gusht 2010). "Decision of Hon'ble Special Full Bench hearing Ayodhya Matters" (në anglisht). fq. 281. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 27 dhjetor 2014.
  8. ^ van der Veer, Peter (1987). "`God must be Liberated!' A Hindu Liberation Movement in Ayodhya". Modern Asian Studies (në anglisht). 21 (2): 283–301. doi:10.1017/s0026749x00013810. JSTOR 312648.
  9. ^ van der Veer, Peter (1989). Gods on Earth: The Management of Religious Experience and Identity in a North Indian Pilgrimage Centre (në anglisht). Oxford University Press. fq. 20–1. ISBN 0485195100.
  10. ^ Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Penman Publishers. fq. 17.
  11. ^ Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. fq. 165–6. ISBN 8173054517.
  12. ^ >Jain, Meenakshi (2013). Rama and Aydhya (në anglisht). Aryan Books. fq. 9, 120, 164. ISBN 8173054517.
  13. ^ Narain, Harsh (1993). The Ayodhya Temple Mosque Dispute: Focus on Muslim Sources (në anglisht). Penman Publishers. fq. 23–5.
  14. ^ Robert Hugh Layton and Julian Thomas (2003). Destruction and Conservation of Cultural Property (në anglisht). Routledge. fq. 8. ISBN 9781134604982.
  15. ^ Robert Hugh Layton dhe Julian Thomas (2003). Destruction and Conservation of Cultural Property (në anglisht). Routledge. fq. 2–9. ISBN 9781134604982.
  16. ^ "Jain body jumps into Ayodhya dispute, claims disputed site". The Indian Express (në anglisht). 9 mars 2003. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2012. Marrë më 20 qershor 2012.
  17. ^ Nitish K. Singh (16 janar 2011). "Buddhist body lays claim to the disputed Ayodhya site". Sunday Guardian (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2017. Marrë më 3 nëntor 2016.
  18. ^ a b c d Roma Chatterji (2014). Wording the World: Veena Das and Scenes of Inheritance (në anglisht). Fordham University Press. fq. 275. ISBN 9780823261857.
  19. ^ a b c d e f g Sarvepalli Gopal (1993). Anatomy of a Confrontation: Ayodhya and the Rise of Communal Politics in India (në anglisht). Palgrave Macmillan. fq. 64–77. ISBN 9781856490504.
  20. ^ Jaffrelot, Christophe (1996), The Hindu Nationalist Movement and Indian Politics (në anglisht), C. Hurst & Co. Publishers, fq. 417, ISBN 978-1850653011
  21. ^ "What If Rajiv Hadn't Unlocked Babri Masjid?". Outlook (magazine) (në anglisht). Marrë më 20 qershor 2012.
  22. ^ "Timeline: Ayodhya holy site crisis". BBC News (në anglisht). 30 shtator 2010.
  23. ^ "The Mumbai riots in historic context". The Hindu (në anglisht).
  24. ^ "Why there's no noise about the Mumbai riots" (në anglisht).
  25. ^ "Refworld | Chronology for Hindus in Bangladesh" (në anglisht). United Nations High Commissioner for Refugees. 16 tetor 1993. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 3 nëntor 2016.
  26. ^ "The Latest 'Indian Mujahideen Mail'". Outlook (magazine) (në anglisht). Marrë më 20 qershor 2012.
  27. ^ "Blast a revenge for Babri: mail". The Indian Express (në anglisht). 14 shtator 2008. Marrë më 20 qershor 2012.
  28. ^ "Report: Sequence of events on December 6" (në anglisht). Ndtv.com. Marrë më 20 qershor 2012.
  29. ^ "Uproar over India mosque report: Inquiry into Babri mosque's demolition in 1992 indicts opposition BJP leaders". Al-Jazeera English (në anglisht). 24 nëntor 2009.
  30. ^ "Babri Masjid demolition was planned 10 months in advance – PTI". Indian press (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2008. Marrë më 3 nëntor 2016.
  31. ^ Shereen Ratnagar (2004). "Archaeology at the Heart of a Political Confrontation: The Case of Ayodhya". Current Anthropology (në anglisht). 45 (2): 239–59. doi:10.1086/381044.
  32. ^ "ASI submits report on Ayodhya excavation" (në anglisht). Rediff.com. 22 gusht 2003. Marrë më 20 qershor 2012.
  33. ^ Suryamurthy, R. (26 gusht 2003). "ASI findings may not resolve title dispute". The Tribune (në anglisht).
  34. ^ Prasannan, R. (7 shtator 2003) "Ayodhya: Layers of truth" The Week (India), nga Web Archive
  35. ^ "Proof of temple found at Ayodhya: ASI report" (në anglisht). Rediff.com. 25 gusht 2003. Marrë më 20 qershor 2012.
  36. ^ "Ayodhya verdict yet another blow to secularism: Sahmat". The Hindu (në anglisht). Chennai. 3 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2010. Marrë më 1 nëntor 2010.
  37. ^ Muralidharan, Sukumar (shtator 2003). "Ayodhya: Not the last word yet" (në anglisht). Frontline. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2010. Marrë më 3 nëntor 2016.
  38. ^ Abhinav Garg (9 tetor 2010). "How Allahabad HC exposed 'experts' espousing Masjid cause". The Times of India (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2012. Marrë më 1 nëntor 2010.
  39. ^ "Ram Janm Bhumi Babri Masjid: Gist of Judgments" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011.
  40. ^ "Issues For Briefing" (PDF) (në anglisht). Marrë më 11 qershor 2012.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]