Jump to content

Tempulli xhain i Kohimës

Coordinates: 25°40′35″N 94°06′33″E / 25.67639°N 94.10917°E / 25.67639; 94.10917
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tempulli Xhain i Kohimëz
Kohima Jain Temple
Tempulli Xhain i Kohimës
Religion
AffiliationXhainizmi
SectDigambar
HyjnitëMahavira
FestivalsMahavir Jayanti, Paryushan
Location
VendndodhjaKohima, Nagaland
Tempulli xhain i Kohimës is located in Earth
Tempulli xhain i Kohimës
Tempulli xhain i Kohimës (Earth)
Koordinatat gjeografike25°40′35″N 94°06′33″E / 25.67639°N 94.10917°E / 25.67639; 94.10917
Architecture
CreatorShri Hardeo Sethi, Shri Hiralal Sethi
Data e themelimit1920

Tempulli Xhain i Kohimës ndodhet në Kohima, Nagaland . Ky tempull është tempulli më i vjetër xhain në Nagaland i ndërtuar në vitin 1920.

Gjatë epokës së para-pavarësisë, shumica e familjeve xhain në Nagaland u vendosën në Kohima. Tempulli i parë xhain në Nagaland u ndërtua në Kohima në vitin 1920 nga 8 familjet Sethi, patriarkët e të cilëve ishin Shri Hardeo Sethi dhe Shri Hiralal Sethi. Megjithatë këto familje më vonë u shpërngulën në Dimapur në 1944 për shkak të pushtimit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore . [1] Moolnayak (mulnajaku) i tempullit është një idhull i Mahavirës . Më pas, këto familje ndërtuan Tempullin Xhain në Dimapur në 1947, Shkollën SD Xhaine në 1947 dhe Spitalin Bamirës SD Xhain në 1975. Presidenti i parë i Komitetit të Tempullit Xhain të Kohimës ishte Shri Devalal Sethi i ndjekur nga Shri Jethmal Sethi. Shri Phulchand Sethi shërbeu si Sekretar i Tempullit. Shri Phulchand Sethi u bë President i Komitetit të Tempullit në 1947 dhe vazhdoi deri në vitin 1965. Ai u pasua nga Shri Kishanlal Sethi, Shri Gaurilal Sethi, Shri Prakash Chand Sethi dhe Shri Sohanlal Sethi. Shri Pawan Kumar Sethi, djali i Phulchand Sethit është presidenti aktual i Komitetit të Tempullit. [2] [3]

  1. ^ The Morung Express 2021.
  2. ^ Sethi 2021.
  3. ^ Nagaland Post 2021.