Teorema e rosës së shëmtuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Teorema e rosës së shëmtuar është një argument që pohon se klasifikimi është i pamundur pa një lloj paragjykimi. Është emëruar sipas tregimit të Anderesenit Rosa e shëmtuar. U emërua kështu sepse tregon se, kur të gjitha gjërat janë të barabarta, një rosë e shëmtuar është e ngjashme me një mjellmë ashtu siç janë dy mjellma me njëra-tjetrën, edhe pse është një teormë në kuptim joformal. U propozua nga Satosi Watanabe në vitin 1969.[1]

Ideja bazike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Watanabe deshi të thoshte se ekziston një numër i papërcaktuar i vetive të shpërndara në mes të gjithë objekteve, duke e bërë çdo klasifikim paragjykues. Murphy dhe Medin (1985) japin një shembull të dy gjërave klasifikuese të hamendësuara, kumbullën dhe kositësen e barit:

“Supozojmë se dikush liston atributet që kumbullat dhe kositëset i kanë të ngjashme në rrugë të gjykimit të ngjashmërisë së tyre. Është e lehtë të shihet se ajo listë do të ishte e pakufishme: të dyja peshojnë më pak se 10,000 kg (dhe më pak se 10,001 kg), të dyja s’kanë ekzistuar para 10,000,000 vitesh (dhe para 10,000,001 vitesh), asnjëra nuk dëgjon mirë, të dyja mund të këputen, të dyja zënë vend, dhe kështu me radhë. Dhe po ashtu lista e ndryshimeve do të ishte e pakufishme... të dy subjektet mund të jenë arbitrarisht të njëjta ose të kundërta duke ndryshuar kriterin që numëron atributet relevante.”[2]

Vetëm nëse disa veti nuk konsiderohen më të dukshme, ose më të rëndësishme se të tjerat, çdo gjë do të paraqitet e barabartë, kështu Watanabe (1986) shkruar: “çfarëdo objektesh, për aq kohë sa janë të dallueshme, janë po aq të ngjashme”.[3] Megjithatë për aq kohë sa ka numër të pakufisëm të vetive për të zgjedhur, ajo mbetet një zgjidhje arbitrare se çfarë vetive të zgjedhen apo të mos zgjedhen. Kjo e bën klasfifikimin paragjykues.

Zgjidhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një zgjidhje e teoremës së rosës së shëmtuar do të ishte paraqitja e një detyrimi në matjen e ngjashmërisë nga kufizimi i vetive të përfshira në klasifikim, të themi nga A në B. Megjithatë Medin vërejti se kjo nuk e zgjidh problemin e arbitraritetit ose problemit pargjykues pasi sipas saj A është e ngjashme me B: “ndryshon me kontekstin stimulues dhe detyrues, kështu që nuk ka përgjigjje unike, në pyetjen se sa të ngjashme janë dy objekte”.[4][5] Për shembull “një barberpole dhe një zebra do të ishin më të ngjashme sesa një kal dhe një zebra nëse tipari i vijave ka më shumë peshë. Natyrisht, nëse vetitë e peshave do të rregulloeshin, atëherë këto relacione të ngjashmërisë janë më të sforcuara. Akoma vetia “e vijave” si peshë “fikse” ose detyrimi është vet arbitrar, duke nënkuptuar: “përderisa ndonjëri nuk e specifikon ndonjë kriter, atëherë kategorizimin bazohet në atribut, përputhja është pothuajse e zbrazët”.

Stamosi (2003) provoi ta zgjidhte teoremën e rosës së shëmtuar duke treguar se disa gjykime të ngjashmërisë së përgjithshme nuk janë arbirtare në kuptimin që janë të dobishme:

“Me sa duket, perceptimi i njerëzve dhe proceset konceptuale kanë evouluar atë informacion që i duhet nevojave njerëzor dhe qëllimet mund të përafërohen nga një ngjashmëri ndihmëse... Nëse ju jeni në një xhungël dhe shihni një tigër por vendosni të mos klasifikoni (mbase për shkak se besoni që ngjashmëria është mik i rremë), atëherë ju me gjasë tigri do t’ju hajë. Me fjalë të tjera, në botën biologjike, klasifikimi i bazuar në gjykime të vërteta të ngjashmërisë së përgjithshme, statistikisht rezulon në mbijetesë më të madhe dhe sukses riprodhues.” [6]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Watanabe, Satosi (1969). Knowing and Guessing: A Quantitative Study of Inference and Information. New York: Wiley. f. 376–377. 
  2. ^ Murphy, G. L., Medin, D. L. (1985). "The Role of Theories in Conceptual Coherence". Psychological Review. 92(3): 289-316.
  3. ^ Watanabe, S. (1986). “Epistemological Relativity”. Annals of the Japan Association for Philosophy of Science. 7(1): 1-14.
  4. ^ Medin, D. L., Goldstone, R. L., Gentner, D. (1993). “Respects for similarity”. Psychological Review. 100(2): 254-278.
  5. ^ Filozohi Nelson Goodman (1972) erdhi në një konkluzion: "Por rëndësia është një çështje shumë e paqëndrueshme, ndryshon me çdo zhvendosje të kontestit dhe interesave, dhe krejt i paaftë për të mbështetur dallimet fikse që filozofët aq shpesh kërkojnë të zbresin mbi të".
  6. ^ Stamos, D. N. (2003). The Species Problem. Lexington Books. p. 344.