Teoria e rangut të mesëm (arkeologji)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Teoria e rangut të mesëm ose Middle-range theory është aplikuar në arkeologjinë e popujve nomad, ndërmjet të tjerave[1]

arkeologji, teoria e rangut të mesëm ose middle range theory i referohet teorisë që lidh sjelljen e njeriut dhe proceset natyrore me mbetjet fizike (artifaktet) me të dhënat akeologjike. Kjo i lejon arkeologët që të nxjerrin konluzione në drejtime të tjera: nga zbulimet arkeologjike në të tashmen, në sjelljet e  të kaluarës. Teoritë e  "Middle range theory"  (Toria e rangut të mesëm) janë marrë nga etnoarkeologjia dhe kërmimet eksperimentale në kombinim me studimet e proceseve tafonimike.

Sfondi dhe zbatimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi u adaptua nga  teoria e rangut të mesëm në arkeologjinë antropologjike nga Lewis Binford. Ai zhvilloi punë etnografike në terren me njerëzit gjuhetar-mbledhës modern,  të tillë si Nunamiut Eskimo, Navajo, dhe Australianët Vendas në mënyrë për të kuptonte modelin e mbetjeve që ata krijonin nga aktivitetet e tyre. Ai më pas i përdori këto të dhëna për të nxjerr përfundime mbi sjelljen e gjuhetarve-mbledhës Paleolitik nga mbeturinat që ata kishin lënë si dëshmi në arkeologji.

Binford dhe shumë prej kolegëve të tij e konsideronin ndërtimin e teorisë së rangut të mesëm si një hap i parë themelor për të kuptuar se si njerëzit në të kaluarën silleshin. Megjithatë, hulumtimet e rangut të mesme  janë  kritikuar se ishin me të meta në interpretimin logjik. Kritikët e saj argumentojnë se ajo mbështetej në supozime të pajustifikuara dhe se nuk kishte një lidhje uniforme ndërmjet sjelljes dhe mbetjeve fizike që përmbanin me vërtetë gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Përfundimet e tij janë argumentuar si të paqëndrueshme sepse për aplikimi e tyre ishte bërë mbi një tautology (thënja e së njëtës gjë me fjalë të ndryshme): dëshmit nga njerëzit bashkëkohor (p.sh. gjuhetarët-mbledhësit modern) që ishin nxjerrë si të aplikueshme edhe për njerëzit në të kaluarën (p.sh. gjuhetarët-mbledhës të Paleolitit) për shkak se mendohej se ata silleshin në një mënyrë të ngjashme, të njëjtat prova janë  përdorur për të ristrukturuar sjelljen e njerëzve të së kaluarës.

Teoria e rangut të mesëm ose Middle range theory (MRT)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Cribb, Roger (1991). Nomads in Archaeology (bot. Repr.). Cambridge [England]: Cambridge University Press. fq. 2-3. ISBN 0-521-32881-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Për lexim të mëtejshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • D.H. Thomas, 2006. Archaeology, 4th Edition. Thomson Wadsworth.
  • C. Pierce, 1989. A Critique of Middle-Range Theory in Archaeology.
  • L. Raab, 1984. Middle-Range Theory in Archaeology: A Critical Review of Origins and Applications, Vol. 49, No. 2