Jump to content

Teqja e Vushtrrisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Teqja e Qytetit
Tyrbe
LlojiArkitekturore
VendndodhjaVushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencësX023 (1141/101010)

E njohur nga vendasit si Teqja e Vushtrrisë është një tyrbe, një monument i mbrojtur i trashëgimisë kulturore në qytetin e Vushtrrisë, Kosovë. Quhet teqe për arsye se në afërsi të saj dikur ka ekzistuar një teqe..[1] [2]

Në Vushtrri këtë objekt kulti të gjithë e quajnë “teqe”. Ajo gjendet në parkun e qytetit, afër shkollave të mesme. Arkitektura e saj është në formë të tetëkëndshit, brenda së cilës gjinden gjashtë varre, të cilët konsiderohen të jenë varret e shehlerëve, por ka edhe mendime se këto varreza janë të njerëzve që kanë pasur grada të larta ushtarake në kohën e Perandorisë Osmane. Sidoqoftë, ky është një objekt fetar. Rreth tyrbës është krijuar një kult, ku ndizen qirinjtë dhe gjuhen të holla të metalta brenda saj. Ka njerëz që shkojnë e kërkojnë fat, ndezin qirinj në netët e mëdha, etj.

Rreth teqes kishte varre shqiptare islame deri te fusha e sportit. Këto varre, pas Luftës së dytë Botërore pushteti serb i ka rrafshuar dhe kanë punuar park (që është edhe sot i njëjti destinim). Varre kishte deri vonë edhe në anën perëndimore të Kalasë së Vushtrrisë, të cilat pushteti serb i ka shkatërruar, me siguri për të humbur gjurmët e kulturës materiales shqiptare. Sipas disa të dhënave gojore, të dëgjuara nga një roje i teqës i cili quhej Ajet Havarda, teqja është ndërtuar diku para 200 viteve dhe ka qenë e rrethuar rreth e përqark me varre, të cilat në vitet e 50-ta të shekullit XX janë rrënuar dhe mbi to është punuar parku i qytetit.[3]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Grup autorësh:Vushtrria-Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq. 481
  3. ^ Teqja e qytetit në Vushtrri Arkivuar 15 nëntor 2016 tek Wayback Machine 4.07.2016.
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Teqja e Vushtrrisë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]