Jump to content

Teruo Kono

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teruo Terukazu Kono lindi në vitin 1934 në Jokohama të Japonisë, ku mbaroi studimet e arkitekturës. Pas punës në disa firma të mëdha ndërtimore japoneze, nga mesi i viteve ’60 të shekullit të kaluar, shkoi së pari në Angli e në Holandë, për t’u vendosur më së fundi në Gjermani. Kono ishte nxënës i themeluesit të stilit Wado Ryu (Vado Rju), mjeshtrit të madh Hironori Ohtsuka Ocuka).

Midis viteve 1956 dhe 1960 ishte luftëtari më i njohur japonez i karatesë, ndërsa gjatë periudhës 1958 dhe 1964 ishte trajner në shumë klube universitare në Japoni (Nichidai University etj.), për t’u bërë më vonë trajner i kombëtareve të Vado Kai-t të Japonisë Qendrore, Anglisë, Holandës, Jugosllavisë dhe Gjermanisë.

Krahas përhapjes së stilit Vado Kai në Evropë, Teruo Kono i kontribuoi afirmimit të karatesë edhe me librat e tij, që paraqesin një kontribut të rëndësishëm thellimit teorik e praktik të karatesë.

Nga viti 1986 Kono ishte kryetar i Federatës evropiane të Vadfo Kai-t dhe kryeinstruktor i Vado Ryu-së në Gjermani.

Teruo Kono kishte gradën 8 dan në Wado Ryu Karatedo dhe Shinto Yoshinryu Jiujitsu Kempo dhe titullin Hanshi.

Hanshi Teruo terukazu Kono vdiq papritmas më 22 prill të vitit 2000, në moshën 66-vjeçare, nga pneumonia akute.