Pneumonia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pneumoni në mjeksi është inflamacion i parenkimës mushkërore e shprehur në gjuhën popullore, ndezje e mushkërive. Kjo sëmundje mund të paraqitet si virale apo bakteriale. Varësishtë nga lloji bëhet edhe mjekimi i saj.

Pneumonia bakteriale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artkull i kryesorë Pneumonia bakteriale

Pneumonia bakteriale është inflamacion i parenkimës mushkërore, i shkaktuar nga bakteriet. Në mjekësi dallohen këto lloje të Pneumonisë bakteriale:

  1. Streptococcus pneumoniae është një inflamacion i cili prek zakonisht fëmijët, pleqtë, njerëzit me mangësi imune. Simpromet e kësaj sëmundje në shumicën e rasteve janë pneumoni lobare, pneumoni tipike, sëmundje akute me ethe dhe të dridhura, mund të keqësohet me shpejtësi. Mjekimi i kësaj sëmundje bëhet me Penicilinë ndërdsa për pacientet me alergji ndaj pencilinit si zëvendësim i tij përdorët Eritromicina.
  • 2. Hemophilus:
a. Prek zakonisht fëmijët, pleqtë, njerëzit me mangësi imune
b. Trajtimi: Cefalosporinë.
  • 3. Moraxella catarrhalis:
a. Shkakton rreth 5% të pneumonive jashtëspitalore. Prek shpesh pacientët me emfizemë dhe bronkit kronik, dhe pacientët me mangësi imune.
b. Trajtimi: Bactrim.
  • 4. Staphylococcus aureus:
a. Zakonisht pason gripin, shkakton efuzion pleural.
b. Trajtimi: Penicilinë penicilinazë-rezistente (oxa-, cloxa-, naf-, methicillin).
  • 5. Bacilet gram-negative:
a. Shkaktojnë infeksione spitalore (nozokomiale).
b. Trajtimi: Cefalosporinë.
  • 6. Pseudomonas:
a. Shihet më shpesh në ata që kanë fibrozë cistike, shpesh si infeksion spitalor. Krijon kavitete në mushkëri.
b. Trajtimi: Pseudomonas është natyrshëm rezistente ndaj shumë antibiotikëve. Duhet trajtuar gjithmonë me më shumë se 1 antibiotik, p.sh., piperacilinë + gentamicinë; piperacilina është një nga penicilinat me efekt të mirë kundër pseudomonas.
  • 7. Klebsiella:
a. Shkakton pneumoni në alkoolikët, diabetikët; shkakton infeksione spitalore.
b. Tipik është sputumi me gjak.
c. Trajtimi: Klebsiella është shpesh rezistente ndaj antibiotikëve, prandaj duhen përdorur kombinime, p.sh., cefalosporinë dhe gentamicinë.
  • 8. Bakteret anaerobe:
a. Pneumoni aspirative, pasojë e kalimit të të vjellave në mushkëri.
b. Shihet në alkoolikët, në dementia, në humbjet e vetëdijes.
c. Pneumonia aspirative prek më shpesh lobet e poshtme sepse materiali i kaluar në rrugët e frymëmarrjes përfundon aty; kjo lloj pneumonie mund të përfundojë me abscess pulmonar; sputumit i vjen erë e rëndë.
d. Trajtimi: Metronidazole + clindamycin.

Pneumonia atipike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Mycoplasma pneumoniae:
    • a. Prek zakonisht të rinjtë.
    • b. Shenjat/simptomat: trakeobronkit, kollë gjatë natës.
    • c. Trajtimi: Doksiciklinë, azithromicinë.
  2. Legionella pneumophila:
    • a. Shihet tek alkoolikët, pacientët me organe të transplantuara, pacientët me emfizemë/bronkit kronik, tumore malinje, diabet; për herë të parë u përshkrua pas një epidemie të vogël si pasojë e infektimit të një sistemi të ajrit të kondicionuar.
    • b. Shenjat/simptomat: hiponatremi, çrregullime të sistemit nervor qendror, diare; LDH mbi 700.
    • c. Trajtimi: Azithromycin, ofloxacin; edhe me trajtim, 25% e të prekurve vdesin.
  3. Chlamydia pneumoniae:
    • a. Shihet zakonisht në pacientët e moshuar.
    • b. Shenjat/simptomat: dhimbje e grykës, ngjirje, sinuzit.
    • c. Trajtimi: Azithromycin, levofloxacin.
  4. Chlamydia psittaci:
    • a. Zakonisht merret nga shpendët, shpesh nga ndonjë papagall; papagalli mund të jetë edhe vetë i sëmurë (p.sh., mund t'i kenë rënë pendët).
    • b. Trajtimi: Doksiciklinë.
  5. Coxiella burnetii:
    • a. Sëmundja merret nga kafshët e blegtorisë (lopë, dele, dhi), nga qumështi ose nga thithja e ajrit me baktere.
    • b. Trajtimi: Tetraciklinë.
  6. Francisella tularensis:
    • a. Zakonisht merret nga lepujt, por edhe nga kafshët e tjera, dhe nga kafshimi i pleshtave; zakonisht prek gjuetarët, kasapët.
    • b. Trajtimi: Streptomicinë.
  7. Actinomyces israelii:
    • a. Shkakton empiemë, shkakton sinuse.
    • b. Trajtimit: Penicilinë për 1 vit.
  8. Nocardia asteroides:
    • a. Ngjan me tuberkulozin; i prek më shpesh të sëmurët me SIDA-AIDS.
    • b. Shenjat/simptomat: ethe, djersë gjatë natës, eozinofili; .
    • c. Trajtimi: Bactrim.

Pneumonia fungale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Pneumocystis carinii:
    • a. Fillon ngadalë me kollë, dispne, infiltrate në të dyja mushkëritë; nuk jep efuzion zakonisht.
    • b. Sinjal i SIDAs (AIDS).
    • c. Diagnoza: analizë e sputumit (ngjyrosje me argjend), LDH e rritur.
    • d. Trajtimi: Bactrim; Baktrima i jepet si profilaksi edhe pacientëve me SIDA që kanë më pak se 200 CD4.
  2. Coccidioides immitis:
    • a. Shkakton ethen e luginës San Joaquin (San Joaquin Valley Fever).
    • b. Prek banorët dhe udhëtarët në jugperëndim të ShBA. Incidenca rritet pas tërmeteve.
    • c. Diagnoza : Citologjia e sputumit.
    • d. Trajtimi: Amphotericin B ose fluconasole.
  3. Histoplasma:
  4. Aspergillus:
    • a. Shihet në pacientët neutropenikë.
    • b. Në grafigjoksit shihet një top myku (lat.fungus ball), aspergillusi ze vend në kavitetet mushkërore (psh kavitetet pas absceseve).
    • c. Trajtimi: Amphotericin B dhe itraconasole, voriconasole.
  5. Cryptococcus:
    • a. Shihet në pacientët me mangësi imunieti, SIDA.
    • b. Trajtimi: Amphotericin B dhe fluconasole

Pneumonia virale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Influenza (gripi):
    • a. Shkaktohet nga virusi i influenzës A, B, ose C. Viruset e influenzës bëjnë pjesë tek ortomiksoviruset.
    • b. Sëmundje e rrezikshme tek të vegjlit dhe tek të moshuarit.
    • c. Diagnoza: vendoset klinikisht në mes të epidemive; egziston edhe analiza serologjike dhe kultura e virusit.
    • d. Trajtimi: Fëmijëve të prekur nuk u jepet aspirinë për shkak të rrezikut të sindromit Reye. Përdoren amantadina, rimantidina, ribavirina, zanamaviri.
  2. Hantavirusi:
    • a. Prek fëmijët, të rinjtë, që janë të ekspozuar ndaj brejtësve në shkretëtirat jugperëndimore të USA.
    • b. Shenjat/simptomat: ethe për 3-6 ditë, sindrom i distresit respirator akut (ARDS).
    • c. Diagnoza: serologji, imunohistokimi, PCR.
    • d. Trajtimi: simptomatik, intubim për ARDS; mbase mund të përdoret dhe ribavirina.
  3. Viruse të tjera:
    • a. RSV, adenoviruset, parainfluenza.
    • b. Shkaktojnë sëmundje më të lehtë se influenza.
    • c. Trajtimi: simptomatik.