Tigrat e Mompraçemit
Tigrat e Mompraçemit (titulli origjinal: Le Tigri di Mompracem) është një roman aventurash ekzotike i shkruar nga autori italian Emilio Salgari, i botuar në vitin 1900. Simboli i romanit është personazhi im tij kryesor, Sandokani.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Malajzi, viti 1849. Tigrat e Mopraçemit janë një bandë piratësh rebelë në luftë me fuqitë kolonizatore të Perandorisë Britanike dhe asaj Holandeze. Ata drejtohen nga Sandokani, i pathyeshmi Tigri i Malajzisë, dhe miku i tij Janez de Gomera (Yanez de Gomera), një aventurier portugez. Pas dymbëdhjetë vitesh aksion, Sandokani ka arritur majat e fuqisë dhe famës. Por gjithcka fillon të ndryshojë kur pirati merr vesh për të jashtëzakonshmen "Perla e Labuanit".
Personazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sandokani: Tigri i Malajzisë, lideri i Tigrave të Mopraçemit
- Mariana Guilonk (Marianna Guillonk): Perla e Labuanit
- Janez de Gomera: Aventurier portugez, i dyti në komandë pas Sandokanit
- Zoti Xhejms Guilonk (James Guillonk): Xhaxhai i Marianës
- Baroni William Rosental (William Rosenthal): Një zyrtar Britanik
- Patan
- Giro-Batol
- Juioko
Romane të tjerë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romanet në serinë Sandokan:
- Misteri i Xhunglës së Zezë
- Piratët e Malajzisë
- Dy Tigrat
- Mbreti i Detit
- Kërkimi për Fronin
Romanet në serinë Korsarët e Zinj:
- Korsari i Zi
- Mbretëresha e Karaibeve
- Djali i Korsarit të Zi