Jump to content

Tigrat e Mompraçemit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tigrat e Mompraçemit (titulli origjinal: Le Tigri di Mompracem) është një roman aventurash ekzotike i shkruar nga autori italian Emilio Salgari, i botuar në vitin 1900. Simboli i romanit është personazhi im tij kryesor, Sandokani.

Malajzi, viti 1849. Tigrat e Mopraçemit janë një bandë piratësh rebelë në luftë me fuqitë kolonizatore të Perandorisë Britanike dhe asaj Holandeze. Ata drejtohen nga Sandokani, i pathyeshmi Tigri i Malajzisë, dhe miku i tij Janez de Gomera (Yanez de Gomera), një aventurier portugez. Pas dymbëdhjetë vitesh aksion, Sandokani ka arritur majat e fuqisë dhe famës. Por gjithcka fillon të ndryshojë kur pirati merr vesh për të jashtëzakonshmen "Perla e Labuanit".

  • Sandokani: Tigri i Malajzisë, lideri i Tigrave të Mopraçemit
  • Mariana Guilonk (Marianna Guillonk): Perla e Labuanit
  • Janez de Gomera: Aventurier portugez, i dyti në komandë pas Sandokanit
  • Zoti Xhejms Guilonk (James Guillonk): Xhaxhai i Marianës
  • Baroni William Rosental (William Rosenthal): Një zyrtar Britanik
  • Patan
  • Giro-Batol
  • Juioko

Romane të tjerë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romanet në serinë Sandokan:

  • Misteri i Xhunglës së Zezë 
  • Piratët e Malajzisë
  • Dy Tigrat
  • Mbreti i Detit
  • Kërkimi për Fronin

Romanet në serinë Korsarët e Zinj:

  • Korsari i Zi
  • Mbretëresha e Karaibeve
  • Djali i Korsarit të Zi

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]