Themudi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Themudi (Arabisht: ثـمـود‎‎) ishin popuj të lashtë të cilët kanë jetuar në Hejaz. Populli i Themudit ka jetuar në veri të gadishullit. Ata kanë jetuar para shumë kohë më parë, poashtu kanë jetuar para Ibrahimit. Paraardhësit e këtij populli ishin Iremi dhe Arsi. Ali ibn al-Athir i përmend Themudin në librin e tij Historia e kompletuar. Si Adin, Kurani e përmend edhe popullin e Themudit në suren Araf. Në këto ajete, Themudi paralajmërohen nga shkatërrimi i popullit Ad. Nuk dihet se çfarë nacionaliteti ka pasur Themudi, por sipas historianit helenë Diodorus Siculus, ata kanë qenë arab.[1]

Abdullah ibn Omer dhe Ibn Kethiri ka thënë se këta njerëz e kanë quajtur rajonin e Themudit si El-Hixhr. Sipas disa burimeve arabe, populli i Themudit kanë qenë fisi i Banu Thaqif të cilët kanë banuar në qytetin e Taifit në jug të Mekës.[2][3][4]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Bibliotheca historica, Volume II, Book III, Page 219
  2. ^ The Detailed History of Arabs before Islam, Prof. Jawwad Ali, Volume: 15, Page: 301
  3. ^ The Historical Record of Ibn Khaldon, Volume: 2, Page: 641
  4. ^ Kitab Al-Aghani, Abu Al-Faraj Al-Asfahani, Volume: 4, Page: 74