Three Days Grace

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Three Days Grace është një grup rock kanadez, i formuar në Norwood, Ontario, në 1992, nën emrin Groundswell. Pas një ndarjeje në 1995, banda u riformua në 1997 nën emrin e sotëm dhe me kitarist e vokalist kryesor Adam Gontier, baterist dhe vokalist jokryesor Neil Sanderson, dhe basist Brad Walst. Në 2003, Batty Stock u përfshi në këtë grup si kitarist kryesor.

Pas kontratës meJive Records, Three Days Grace realizoi dy albume studioje, Three Days Grace në 2003 dhe One-X2006, të dyja të certifikuara me platinium dhe double platinium në SHBA dhe Kanada, respektivisht. Në 2007, grupi u deklarua si artisti i rokut numër një i vitit dhe dhe numri katër në airplay në Kanada në po të njëjtin vit. Albumi i tretë i grupit Life Starts Now, u lancua në 22 shtator 2009.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e lira (1992–2002)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Paraardhësi" i Three Days Grace, Groundswell, ishte një grup klasik roku që u formua në 1992 në Norwood, Ontario dhe kishte vokalist Adam Gontier, baterist Neil Sanderson, Basist Brad Walst, kitarist Phil Crowe, dhe kitarist te dyte Joe Grant, të cilët të gjithë ishin duke ndjekur shkollën e mesme kur grupi u formua.

Ne 1997, pas dy viteve te ndare, grupi u riformua në Toronto si një trio qe konsistonte në Gontier, Sanderson, And Walst. Ata gjithashtu ndryshuan emrin ne "Three Days Grace". Sipas Gontierit, emri qëndronte për pyetjen : Nëse ju do te kishit tri dite të ndryshonit diçka në jetën tuaj, mund ta bëni. Një herë në Toronto, grupi hyri në kontakt me producentin lokal Gavin Brown, grupi dha disa materiale qe i kishin krijuar që kur ishin formuar si grup, dhe ai zgjodhi "the golden nuggets" sipas GOntierit.

Shtëpia diskografike kërkoi të dëgjonte më shumë material, dhe me producent Brown, banda krijoi një kënge, "I Hate Everything About You", e cila tërhoqi interesin e shume shtëpive të tjera diskografike.

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Three Days Grace (2003)
  • One-X (2006)
  • Life Starts Now (2009)
  • Transit of Venus (2012)
  • Human (2015)
  • Outsider (2018)