Jump to content

Tirana - sfida e zhvillimit urban

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tirana - sfida e zhvillimit urban
Kopertina e librit.
AutorBesnik Aliaj
Keida Lulo
Genc Myftiu
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
Temaurbanistikë
BotoiCo-Plan & SEDA
Faqe222
ISBNISBN 99927-880-0-3

Tirana - sfida e zhvillimit urban është libër rreth urbanistikës në Shqipëri i shkruar në vitin 2003 nga Besnik Aliaj, Keida Lulo dhe Genc Myftiu.

  • Historia e arkitekturës dhe zhvillimit urban në Tiranë,
  • dëshmi të vlerave arkeologjike të Tiranës dhe përreth saj,
  • Tirana, një vështrim i shkurtër historik,
  • aspekte nga jeta tradicionale e Tiranës,
  • jeta kulturore në Tiranë,
  • Tirana qendër e artit figurativ,
  • turizmi në Tiranë dhe rreth saj.
Besnik Aliaj

Praktike solide profesionale si arkitekt dhe urbanist. Ekspert i planifikimit urban në nivel komuniteti, në qeverisje vendore, dhe në institucione akademike, kërkimore e shkencore. Bashkëpunim i ngushtë me institucione tË qeverisjes lokale dhe qendrore shqiptare, si dhe me organizma ndërkombëtare, përfshi këtu : Banken Boterore, OKB, PNUD, Habitat, UNCHS, FAO, GTZ, USAID, UNMIK, misione diplomatike të akredituara në Tiranë, agjenci joqeveritare ndërkombëtare të zhvillimit, etj.

Ideues për pilotimin dhe zbatimin e projekteve me baze komunitare në fushën e zhvillimit urban dhe ambiental, strehimit, infrastrukturës, legalizimit të ndërtimeve pa leje, pushtetit vendor, dhe arsimit. Praktike pune në struktura drejtuese të pushtetit vendor dhe ne universitet. Ekspertize e mëtejshme në fushat e planifikimit e menaxhimit urban dhe decentralizimit. Eksperience e gjerë në sektorin jo-qeveritar, përfshi çështjet organizative e institucionale, dhe partneritetin me sektorin privat. Marrëdhënie intensive pune me mediat dhe komunikimin me publikun. Trajnues në nivel kombëtar dhe Ballkanik. Ekspert ne fushën e planifikimit urban dhe shoqërinë civile në Shqipëri dhe Kosovë. Studime, praktika profesionale dhe kërkimi shkencor në ShBA, Holandë, Itali, Danimarkë, Norvegji, Kosove, Egjipt, Etiopi, Brazil.

Keida Lulo

Diplomuar si arkitektë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik, Tiranë.

Genc Myftiu

Diplomuar si arkitektë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik, Tiranë.