Tomë Plezha
Tom Plezha ishte një udhëheqës shqiptar i zgjedhur në Kuvendin e Matit për të negociuar me Papën një aleancë kundër Perandorisë Osmane.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tom Plezha mbante titullin Kapiten në shërbim të Republikës së Venedikut. Mori pjesë në Betejën e Lepantos në vitin 1571 dhe u zu rob lufte nga osmanët. Pasi fitoi lirinë, ai vendosi të mos u shërbente më venedikasve dhe u bashkua me udhëheqësit shqiptarë në organizimin e kryengritjeve shqiptare kundër Perandorisë Osmane.[1] Ai mori pjesë në Kuvendin e Matit që u organizua më 7 nëntor 1594 nga krerët shqiptarë.[2][3] Konventa vendosi që të kërkohej ndihmë nga Papa dhe u zgjodhën për të ndërmarrë negociatat drejtuesit e besuar dhe me përvojë Tom Plezha, Mark Gjini dhe Nikollë Mekajshi.[3]
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Tiranë ka një rrugë që mban emrin e Tom Plezhës në kujtim të kontributit të tij në luftën shqiptare për pavarësi.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lafe, Emil (2009). Fjalor enciklopedik shqiptar: N-Zh dhe një shtojcë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2044.
- ^ Aleks Buda (1985). Fjalor enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH. fq. 585.
- ^ a b Jehona. 1969. fq. 83.
- ^ "Investimi i Bashkisë, rrugë e re në zonën e Astirit". kohajone.com. 4 korrik 2017. Marrë më 26 tetor 2022.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aleks Buda (1985). Fjalor enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH.
- Jehona. 1969.