Jump to content

Nikollë Mekajshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nikollë Mekajshi (italisht: Nicolò Mechaischi, Latin: Mecansius) ka qenë një frat françeskan që shërbeu si ipeshkëv i Stephanium, (Stefaniakës).[1] Mori pjesë në Kuvendin e Matit më 1594 dhe ishte pjesë e delegacionit negociator me Papën.[2]

I lindur në zonën e Durrësit, Mekajshi shërbeu si peshkop i Stefaniumit (Shtjefni), një rajon që ndodhet midis Elbasanit verior dhe Rrethit të Matit. Në vitet 1601-2 ai dhe Nikollë Bardhi u përpoqën pa sukses të nxisnin një kryengritje të armatosur kundër Perandorisë Osmane.[3] Në vitet 1609-1010 ai i dërgoi një propozim tjetër Papa Palit V në lidhje me një revoltë antiosmane. Sipas planit të tij, 50.000 trupa shqiptare katolike dhe ortodokse me mbështetjen e Filipit III të Spanjës do të fillonin një revoltë me qëllim heqjen e sundimit osman nga vendi.[4] Në vitin 1610, kur ai ndihmoi kryepeshkopin Marin Bici, gjatë përgatitjes së raportit të tij për popullsinë katolike të zonës, Mekajshi ishte bërë peshkopi i fundit katolik i mbetur në Kryepeshkopatë e Durrësit.

  1. ^ Peter Bartl (2011) [1974]. Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane [Der Westbalkan zwischen spanischer Monarchie und osmanischem Reich: zur Türkenkriegsproblematik an der Wende vom 16. zum 17. Jahrhundert]. Përkthyer nga Pëllumb Xhufi. Dituria. fq. 113. ISBN 9789928103093.
  2. ^ Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RSH) (2004). Historia e popullit shqiptar. Toena. fq. 210.
  3. ^ Neue Dokumente zur Geschichte Albaniens im 17. Jahrhundert. Südost-Forschungen (në gjermanisht). S. Hirzel. 1959. fq. 172. Marrë më 12 nëntor 2011.
  4. ^ Malcolm, Noel (1998). Kosovo: a short history (në anglisht). Macmillan. fq. 121. ISBN 978-0-333-66612-8. Marrë më 12 nëntor 2011.