Tonin Guraziu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Tonin Guraziu, 1908-1999. I lindur në Shkodër nga një familje tregtari, Tonin Guraziu vendoset në 1912 në Itali, ku kreu shkollën fillore.[1]

I mrekulluar nga arti italian dhe nga koncertet pianistike që mundi të ndiqte së bashku me familjen e tij, Tonin Guraziu dha shenjat e para të tаlentit, рёr t’u lidhur kështu me muzikën, në një dashuri të përjetshme, е cila nuk do ta tradhtonte kurrë. Pasi u diplomua në Akademinë Mbretërore të Bolonjës, ku u vlerësua me notën maksimale (30), në vitin 1931, ai kthehet në Shqipëri, ku do të nisё dhe serinë e koncerteve të раrа që do të shënonin nisjen e veprimtarisë së brezit të parë të artistëve profesionistë shqiptarë.

  • Tonin Guraziu ёshtё pianisti i parë shqiptar.
  • Tonin Guraziu ёshtё koncertmaestri i vënieve të para në skenë të veprave operistike në Shqipëri.
  • Tonin Guraziu ёshtё krijuesi i katedrës së рiаnоs pranё Liceut Artistik në Tiranё.
  • Tonin Guraziu ёshtё krijuesi i katedrës së рiаnоs pranё Institutit të Lartё të Arteve.

Ndërrimi i sistemeve e gjen pianistin e parëe shqiptar, Tonin Guraziun, plot 82 vjeç.

E megjithatë skena mbetet mbretëria e tij. Sfidoi vitet e shumta që mbante mbi shpinë, dhe në moshën 88-vjeçare ngjitet në skenën e qytetit të tij të lindjes për të dhënë një koncert.

Ashtu i mbështetur pas pianos, në celuloid fiksohen këto momente të pakthyeshme edhe për historinë e muzikës.

Koncerti i parë, përkrah Marije Krajes[redakto | përpunoni burim]

Ishte viti i largët 1936, muaji mars. Shënohet mbajtja e të parit koncert operistik në Shqipëri. Salla e kinema “Rozafës” në Shkoder ishte e tejmbushur. Perpara një publiku të tejzgjedhur dhe shumë entuziast, do të shfaqeshin sopranoja Marie Paluca (Kraja) dhe pianisti Tonin Guraziu. Nisi! U shënua koncerti i parë i muzikës klasike edhe në Shqipëri. Jo vetëm kompozitorë të mëdhenj botërorë, si List e Shopen, por edhe disa këngë shkodrane të përpunuara për piano. Sukses i padiskutueshëm! Festa vijoi në Kafen e Madhe, ku shkodranët qenë dëshmitarë të kësaj pike kthese edhe në historinë e muzikës në Shqipëri. Tanimë rruga duket se qe e hapur! Koncerti nuk mbeti vetëm në Shkodër, por shkoi edhe në një tjetër cep të Shqipërisë, ku kultura qe jo pak e zhvilluar. Edhe në Korce, suksesi qe i padiskutueshëm!

Magjia e Tefta Tashko Koços[redakto | përpunoni burim]

Hera e parë që ndjeu zërin e saj ishte viti 1936. Gjendej në Tiranë, ku Tefta Tashko po jepte një koncert. Ai i rrëfehet ditarit të tij: “Ajo këndonte shumë mirë, ishte elegante dhe e shkollueme në Paris”. Më pak se dy vjet më vonë, ata mbajtën një koncert bashkë, në Elbasan. Në fillim të vitit 1939, në prag të pushtimit të Shqipërisë nga fashistët, ata ndërmorën një turne në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Ditarit i rrëfehet vazhdimisht pianisti, e pas këtij turneu nëpër vend, shkruan: “Në Vlonë, publiku ishte ma i ngrohtë”. Këto koncerte në Shqipëri u pasuan nga pjesëmarrja e një grupi artistësh në një veprimtari artistike ndërkombëtare, “Maggio Fiorentino”, në maj të vitit 1939, në Firence.

Krijimet e botuara për herë të parë[redakto | përpunoni burim]

Ndonëse për dekada të tëra, pianisti Tonin Guraziu, i diplomuar në Akademinë Filarmonike të Bolonjës, në vitin e largët 1931, ishte pedagog në konservatorin tonë, krijimet e tij pak janë ngjitur në skenë. Janë pjesë pianistike të krijuara me qëllim, për të lënë jashtë tekstet, duke refuzuar në këtë mënyrë t’i këndojë komunizmit.

Pjesët pianistike të krijuara nga pianisti Guraziu gjatë periudhës së diktaturës së proletariatit në Shqipëri, për të parën herë botohen në librin “Tonin Guraziu, një jetë në piano”.

  • “Oh sa pranë të dy jemi”- Romancë
  • “Rozafa”- Balet me 1 akt
  • “Vallja e zanave”- Vals lento
  • “Mbërritja e Rozafës”- Alegreto
  • “Vokalica e Rozafës”- Lento
  • "Vallja e burrave”- Lento
  • “Lumi i Matit”- Alegro
  • “Kruja”- Epopeja e Gjergj Kastriotit
  • “Gjirokastra”- Fantazi
  • “Fantazi malcore”- maj 1952
  • “Humoreska”- Alegro
  • “Kanga e fyellit”- Kushtuar mbesës
  • “Pastorale”- Lento
  • “Skerco”- Alegreto, nëntor 1956

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

  • Shekulli i pianistit te pare shqiptar [1]
  • Gazeta "Dita Informacion", 30 janar 1994 [2]

Burime të dhëna[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Tonin Guraziu Muri i Berlinit tim me ne