Shko te përmbajtja

Toulouse Business School

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Toulouse Business School" (Shkolla e Biznesit e Tuluzës, emri zyrtar është në anglisht) është një shkollë e lartë e administrimit të biznesit me komplekse universitare në Tuluzë, Paris, Londër, Barcelonë dhe Kazablanka të Marokut[1]. Ajo u themelua në vitin 1903 nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së atij qyteti[2] si Grupi i Arsimit të Lartë Këshëllimor (Enseignement Supérieur Consulaire, ESC). Emrin aktual e mban që prej vitit 2013.[2] Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tuluzës mban shumicën e aksioneve të shkollës dhe cakton presidentin e saj. TBS bën pjesë në sistemin e shkollave pasuniversitare të Francës (Grandes Écoles).[3]

Ajo mban vendin e 100-të në renditjen mbarëbotërore për Master në Administrim Biznesi (MBA) në Nivelet Ekzekutive[4]. TBS ofron studime doktorale (PhD) si dhe një sërë programesh Master në fusha të caktuara të menaxhimit si marketing, financë apo sipërmarrje.

Programet e saj janë trefish të akredituara nga sistemet ndërkombëtare AMBA, EQUIS dhe AASCB[5]. Shkolla numëron mbi 40000 ish-studentë në fushat e biznesit dhe politikës, ku përmendet Nicholas Todt (kreu ekzekutiv i ART Grand Prix-it, djali i presidentit aktual të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt)[6].

Shkolla është e njohur dhe për masterin që ofron në administrim të aviacionit (në partneritet me Shkollën e lartë kombëtare të aviacionit civil--École nationale de l'aviation civile)[7].

  1. (frëngjisht) Toulouse Business School amplifie sa stratégie internationale
  2. 1 2 "frëngjisht) Historiku i shkollës në faqen zyrtare TBC". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2015. Marrë më 22 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "(frëngjisht) Philippe Robardey est élu Président de Toulouse Business School" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 janar 2020. Marrë më 22 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. (frëngjisht) Pourquoi l'executive MBA de TBS est dans le top 100 mondial Arkivuar 24 nëntor 2015 tek Wayback Machine
  5. (frëngjisht) TBS conserve sa triple couronne Arkivuar 24 nëntor 2015 tek Wayback Machine
  6. (frëngjisht) Nicolas TODT Arkivuar 23 nëntor 2015 tek Wayback Machine
  7. (frëngjisht) Comment Toulouse Business School et l’ENAC ont monté leur filière aéronautique

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]