Jump to content

Ngjarjet e Gushtit në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çdo komb bart mbi vete përgjegjësi të caktuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çdo komb bart mbi vete përgjegjësi të caktuara. Ndonëse regjimi i sotëm demokratik në Beograd nuk mund të mbahet përgjegjës për politikat dhe veprimet e regjimit të Millosheviçit, udhëheqësit në Beograd duhet t'i japin fund trashëgimisë së Millosheviqit dhe në këtë drejtim kanë shumë përgjegjësi. 1

Ishte kjo përgjigjja e kryenegociatorit Marti Ahtisari dhënë më 25-26 gusht 2006 pas kritikave të Beogradit se ka fajësuar gjithë popullin serb duke vënë në pikëpyetje paanësinë e tij. Sipas ekipit negociator serb deklarata është bërë gjatë një pritje për këtë delegacion në Vjenë më 8 gusht.

Kjo ishte njëherit edhe në maje të agjendave të politikës serbe gjatë muajit gusht 2006. Reagimet e qeverisë së Serbisë cilësoheshin nga analistët serbë si synim i Beogradit për "skandal diplomatik" dhe "pikë negative" për Ahtisarin"2

Pas kërkesës së shefës së zyrës së qeverisë së Serbisë për mjetet e informimit Srxhana Gjuriq që Marti Ahtisari të i kërkojë falje populit serb dhe se kjo falje të jetë e kjartë dhe e pastër, zyra e Ahtisarit ju kishte përgjegjur kësaj kërkese me thënjet se nuk ka nevojë për një gjë të tillë sepse ai nuk kishte folur për fajin kolektiv të popullit serb. Hua Gjiang zëdhënësi i zyrës së Ahtisarit në një intervist dhënë B92 më 29 gusht 2006 kishte thënë se Ahtisari nuk ka ndërment të merret më me këtë gjë.3

Edhe pse me këtë Ahtisari i vuri kapak kësaj pune nga serbët thënja e tij komentohej në forma të ndryshme.

Problemi i pranimit të fajit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këtë shprehje të Ahtisarit të formuluar paksa më ndryshe e kishte thënë më parë ish qeveritari serbë Gjingjiq. Nuk është e mundshme pa paguar! Asnjë popull që zgjedhë një politik progresive dhe të mos paguaj asgjë. Pas një kohe u vra nga forcat mesjetare të serbëve.

Progresivët serbë janë të çuditur nga populli i tyre që në vend që të marrin mësime nga thënia e Ahtisarit ata i brohorisin Koshtunicës. Dashamirët e politikës së qeverisë ju kundërpërgjigjen atyre me thënien "besimi në të huajin është tradhti". Ndërsa pjesëtarët e ndershëm nga radhët e popullit i komentojnë këtë duke e pranuar që Kosova për Serbin është e humbur mirëpo thënien "Ju jeni fajtor" () nuk dëshirojnë ta pranojnë.

Pas provokimeve dhe masakrimit (therrje me thika) të disa shqiptarve më 26 gusht 2006 nga serbët (supozohet se kryersit e masakrës janë agjent të Beogadit) në rrethana të panjohura në vendin se ku gjindeshin provokatorët dhe kriminelët është hudhur një bombë. Më këtë rastë nëntë persona janë plagosur në mesin e të cilëve ishin edhe një polic britanik dhe një ndërkombëtar përndryshe të tjerët ishin shkije. Policia ka arrestuar një të ri shqiptar si të dyshuar për rastin.

Pas ketij incidenti, disa qindra serbë janë mbledhur para urës kryesore në MItrovicë në shenjë proteste. Policia dhe KFOR-i kanë mbyllur për qarkullim urën që ndan etnikisht qytetin e Mitrovicës.

Qeveria e Kosovës: e ka dënuar ashpër incidentet dhe ka kërkuar nxjerrjen e fajtorëve përpara drejtësisë dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve që vijnë nga ata të cilët në Kosovë duan dhunë dhe vuajtje për të gjithë. Ftesa e qeveris vazhdonë me konsiderimin se sot më shumë se kurrë është i nevojshëm bashkëpunimi i qytetarëve me organet e rendit për identifikimin dhe kapjen e fajtorëve. Qeveria apelon te të gjithë qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve që vijnë nga ata që në Kosovë duan dhunë dhe vuajtje për të gjithë, thuhet në reagimin e everisë së Kosovës.

Kyeadministratori i Kosovës : Incidentin e ka dënuar edhe ushtruesi I detyrës së PSSP –së në Kosovë Stiven Shuk, me fjalët: “Jam i shokuar dhe i zhgënjyer me këtë incident. Është me rëndësi për qytetarët e Kosovës të kuptojnë se aktet e dhunës si kjo, nuk u shërbejnë interesave të askujt në Kosovë”.

Zyra Britanike në Prishtinë :

Qeveria e Serbisë : Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ende pa përfunduar hetimet tha se “ terroristët shqiptarë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të fajsohën për shpërthimin”.

Ekipi negociator serb : Marko Jakshiq një nga anëtarët e ekipit, ka kërkuar që adoleshenti i ndaluar të gjykohët në Beograd.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Lajme të gjetura në faqen e RTKlive në gusht 2006, dokumenti id=34139[lidhje e vdekur]
  2. Lajme të gjetura në faqen e QIK-ut në gusht 2006, dokumenti 32807
  3. Lajme të gjetura në faqen e radios serbe B92 në 31 gusht 2006 fokusu.php?id=24