Trilogjia
Autor | Katherine Arden |
---|---|
Shteti | SHBA |
Gjuha | Anglisht |
Zhanri | Fantazi historike |
Shtëpia botuese | Del Rey Books |
botuar më | 10 janar 2017– 8 Janar 2019 |
Numri i librave | 3 |
Trilogjia Winternight është një seri romanesh fantastike historike për të rritur të shkruara nga autorja amerikane Katherine Arden. Trilogjia përbëhet nga 3 libra : "The Bear and the Nightingale" (2017), "The Girl in the Tower" (2017), dhe "Winter of the Witch" (2019). Në fillim, historia zhvillohet në një fshat mesjetar rus. Vasilisa "Vasya" Petrovna ka marrë një dhuratë shpirtërore, duke e përdorur atë për të parë krijesat fantastike që banojnë në fshatin e saj. Kjo e çon atë në një konflikt me kishën ortodokse e cila është e bindur se ajo është një shtrigë.
Zhvillimi dhe botimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arden thotë se ajo mori frymëzim për serialin nga folklori rus. Ajo ka një diplomë në rusisht dhe kishte jetuar në Moskë para se të transferohej në Hawaii. Në tetor të vitit 2014, Del Rey fitoi të drejtat për librin e parë,"The Bear and the Nightingale", i cili u botua më 10 janar 2017. Ai ishtë libri debutues i Arden. Libri pasardhës , "The Girl in the Tower" , u botua me 5 Dhjetor 2017. Libri i fundit i serisë,"Winter of the Witch" , u botua në 8 Janar 2019.
Pritja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trilogjia Winternight ka marrë vlerësime pozitive. Kritikë nga Publishers Weekly vlerësuan "The Bear and the Nightingale", duke deklaruar se "Debutimi i Ardenit është një letër dashurie tokësore, e shkruar bukur për folklorin rus, me një heroinë të parezistueshme që dëshiron vetëm të jetë e lirë nga lidhjet e vendosura në gjininë e saj dhe të pretendojë fatin e saj në Rusia e shekullit të 14-të ". Kirkus deklaroi, "Arden ka formuar një botë që endet mjeshtërisht në të parën dhe të padukshmen, ku lexuesit do të dëgjojnë jehonë të historive nga fëmijëria ndërsa njohin imagjinatën që e ka shndërruar materialin e vjetër në diçka të freskët", në një përmbledhje me yll. Everdeen Mason i Washington Post, tha "Romani debutues i Ardenit ka aftësinë e një përrallë të bukur por është më i errët dhe lirik".
"Bear dhe Nightingale" u emërua Amazon.com 's "Best Book of January 2017" (libri më i mirë i muajit janar në vitin 2017). [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hoffman, Ellen (3 janar 2017). "These are Amazon's picks for best books this January". Business Insider. Marrë më 2 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)